{"id":39881,"date":"2025-09-11T07:48:59","date_gmt":"2025-09-11T07:48:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/rrefimi-trondites-i-dumanit-shefi-i-policise-zhduku-armen-e-vrasjes-se-ervis-dedes\/"},"modified":"2025-09-11T07:48:59","modified_gmt":"2025-09-11T07:48:59","slug":"rrefimi-trondites-i-dumanit-shefi-i-policise-zhduku-armen-e-vrasjes-se-ervis-dedes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/11\/rrefimi-trondites-i-dumanit-shefi-i-policise-zhduku-armen-e-vrasjes-se-ervis-dedes\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi trondit\u00ebs i Dumanit: Shefi i policis\u00eb zhduku arm\u00ebn e vrasjes s\u00eb Ervis Ded\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarja kishte ndodhur nj\u00eb vit para se t\u00eb urdh\u00ebronte ekzekutimin e Fatmir\u00ebs. Festimi i tregoi Nuredinit me holl\u00ebsi t\u00eb ftoht\u00eb \u00e7do detaj t\u00eb vrasjes s\u00eb Ervisit.<\/p>\n<p>Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb pentitos s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb eliminimi i mamas\u00eb s\u00eb viktim\u00ebs ishte e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebn e ngjarjes q\u00eb kishte ndodh vrasja e Ervis Dedjes, kishte qen\u00eb me shtetasin Henrik Hoxha. Pa shkuar te ngjarja disa or\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara kishin qen\u00eb duke pir\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb k\u00ebnet\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, i themi ne. Aty shesin mish t\u00eb pjek, edhe pin\u00eb raki. Si pijedash\u00ebs q\u00eb jan\u00eb k\u00ebto, shkoshin gjithmon\u00eb aty, edhe n\u00eb pije e sip\u00ebr vendosin q\u00eb t\u00eb niseshin sot p\u00ebr sot, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb. Doli p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb dit\u00eb se kishte edhe nj\u00eb shokun e vet Festim Qoli, q\u00eb ishte me Ervis Ded\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Henrik Hoxh\u00ebn u nis\u00ebn drejt garazhit t\u00eb Agim Gjinit, ku kishte fshehur nj\u00eb fuoristrad\u00eb me targa t\u00eb Kosov\u00ebs. Mjeti ishte vjedhur p\u00ebr raste t\u00eb tilla. Pa humbur koh\u00eb nisen drejt lokalit ku ndodhej objektivi. N\u00eb zon\u00ebn mes Shk\u00ebmbit t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe Golemit.<\/p>\n<p>Dedja sapo kishte hipur n\u00eb makin\u00ebn e tij kur u q\u00ebllua me arm\u00eb \u201cScorpions\u201d, nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli. I pari q\u00eblloi p\u00ebr interes parash, i dyti nga mllefi q\u00eb kishte p\u00ebr viktim\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPasi e vran\u00eb, kan\u00eb shkuar kan\u00eb djegur makin\u00ebn n\u00eb Kod\u00ebr Arapaj. Aty \u00ebsht\u00eb djeg Festimi, sepse ka derdh shum\u00eb benzin\u00eb edhe nuk ka marr\u00eb flak\u00eb direkt. Ai ka shkuar af\u00ebr edhe ajo krijon vakum kur derdh shum\u00eb benzin\u00eb, krijon si tip presioni t\u00eb fort\u00eb, dhe e ka djeg n\u00eb surrat komplet, i ka djegur edhe vetullat\u201d<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb zbardhje sa m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ngjarjes, padiskutim q\u00eb bashk\u00ebpuntori duhet t\u00eb tregoj\u00eb edhe prova ose burimin e provave. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit q\u00eb ka kriminaliteti sot, mos l\u00ebri gjurm\u00eb, prova, apo t\u00eb mundohet ti fshij, apo ti transformoj\u00eb ato, padiskutim q\u00eb edhe krimi sot \u00ebsht\u00eb sofistikuar.\u201du shpreh Kreshnik Myftari, pedagog.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari duhet t\u00eb kemi parasysh rrethanat kur kryhet krimi i par\u00eb, a ka ardhur kryerja e krimit t\u00eb par\u00eb si pasoj\u00eb e nj\u00eb strategjie mbijetese, a \u00ebsht\u00eb kryer ky krim si pasoj\u00eb e nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjeneruar m\u00eb shum\u00eb para, apo ka qen\u00eb motivi kryesor nevoja p\u00ebr kontroll edhe pushtet br\u00ebnda strukturave kriminale\u2019 u shpreh Almeida Xhaferi, psikologe.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, Henrik Hoxha \u00ebsht\u00eb paguar me 100 mij\u00eb euro. Nuredin Dumani jep nj\u00eb d\u00ebshmi trondit\u00ebse. Sipas tij, nj\u00eb funksionar i lart\u00eb i policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka marr\u00eb arm\u00ebn e p\u00ebrdorur n\u00eb vrasjen e Dedjas dhe e ka zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cKa shkuar shefi policis\u00eb me marr\u00eb arm\u00ebn q\u00eb e kishin hedh k\u00ebto, ke rruga dyt\u00ebsore ke \u201cShk\u00ebmbi Kavaj\u00ebs\u201d. Pra, nj\u00eb e kishin hedhur 20-30 met\u00ebr para, n\u00eb ferr\u00eb. Tjetr\u00ebn e kishin hedhur tek mbeturinat, se nuk kishin ndaluar fare, ishin n\u00eb ecje. Nazmiu, kishte gjetur vet\u00ebm arm\u00ebn q\u00eb ishte af\u00ebr plehrave. Ka qen\u00eb bashk\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr, por un\u00eb nuk e di kush \u00ebsht\u00eb ai personi tjet\u00ebr. E kan\u00eb hedhur arm\u00ebn af\u00ebr lagjes time. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kanal i ujrave t\u00eb zeza aty. Festa ka qen\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb arm\u00ebn aty, saq\u00eb kur u pastrua kanali kemi ndenjur aty, se mos dali arma ta marrin.\u201d<\/p>\n<p>Edhe pse Ervis Dedja nuk ishte m\u00eb, Qoli e kuptoi se llogarit\u00eb nuk ishin mbyllur ende\u2026. P\u00ebr t\u00eb, Fatmira Dedja nuk ishte m\u00eb thjesht nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte drejt\u00ebsi. Ajo ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real. Dumani tregon se vrasja u p\u00ebrshpejtua p\u00ebr tu realizuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rrotacionit politik.<\/p>\n<p>\u201cFesta e vendosi, dhe ne e vendos\u00ebm q\u00eb do ta b\u00ebjm shpejt. M\u00eb tha mua: Kusho, d\u00ebgjo, m\u00eb dha kapar, nuk e mbaj mend 10 a 15 mij\u00eb euro, e m\u00eb tha un\u00eb do iki jasht\u00eb shtetit q\u00eb t\u00eb mos merret vesh q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb. Ta b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpara se \u00ebsht\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, edhe do nd\u00ebrrohen k\u00ebto shefat e komisariateve, do nd\u00ebrrohen k\u00ebto prokuror\u00ebt e gjyqtar\u00ebt, e \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, ta b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb shpejt. Ishte fjala p\u00ebrpara shtatorit, sepse at\u00ebher\u00eb nd\u00ebrroheshin k\u00ebto\u2026 me nj\u00eb fjal\u00eb institucionet nd\u00ebrroheshin ngaq\u00eb ishte nd\u00ebrruar qeveria, kishte hyr\u00eb PS-ja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb\u2026..\u201d\/Top Channel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/rrefimi-trondites-i-dumanit-shefi-i-policise-zhduku-armen-e-vrasjes-se-ervis-dedes\/\">Rr\u00ebfimi trondit\u00ebs i Dumanit: Shefi i policis\u00eb zhduku arm\u00ebn e vrasjes s\u00eb Ervis Ded\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarja kishte ndodhur nj\u00eb vit para se t\u00eb urdh\u00ebronte ekzekutimin e Fatmir\u00ebs. Festimi i tregoi Nuredinit me holl\u00ebsi t\u00eb ftoht\u00eb \u00e7do detaj t\u00eb vrasjes s\u00eb Ervisit. Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb pentitos s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb eliminimi i mamas\u00eb s\u00eb viktim\u00ebs ishte e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. \u201cDit\u00ebn e ngjarjes q\u00eb kishte ndodh vrasja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39881","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39881"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39881\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}