{"id":39840,"date":"2025-09-10T19:48:20","date_gmt":"2025-09-10T19:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/edi-rama-perballe-skuadres-ngjarjet-qe-ndryshuan-lojen-e-ps-se-ne-12-vite\/"},"modified":"2025-09-10T19:48:20","modified_gmt":"2025-09-10T19:48:20","slug":"edi-rama-perballe-skuadres-ngjarjet-qe-ndryshuan-lojen-e-ps-se-ne-12-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/edi-rama-perballe-skuadres-ngjarjet-qe-ndryshuan-lojen-e-ps-se-ne-12-vite\/","title":{"rendered":"Edi Rama p\u00ebrball\u00eb skuadr\u00ebs, ngjarjet q\u00eb ndryshuan \u201cloj\u00ebn\u201d e PS-s\u00eb n\u00eb 12 vite"},"content":{"rendered":"<p>Nga \u201crilindja\u201d e vitit 2013 deri te mandati i kat\u00ebrt q\u00eb pritet t\u00eb nis\u00eb nes\u00ebr, 11 shtator, Partia Socialiste ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb mbushur me Kongrese, Asamble e mbledhje vendimtare.<\/p>\n<p>\u00c7do mandat \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me ngjarje t\u00eb bujshme politike, me ndryshime n\u00eb kabinet apo momente t\u00eb forta elektorale. N\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtij kapitulli t\u00eb ri qeveris\u00ebs, e n\u00eb fakt historik p\u00ebr nj\u00eb parti politike n\u00eb Shqip\u00ebri, ne kemi p\u00ebrmbledhur momentet ky\u00e7e t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb raport me skuadr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Fillimisht do t\u00eb ndalemi te janari i vitit 2013, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pik\u00ebnisja e nj\u00eb rrug\u00ebtimi q\u00eb mbase n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pavar\u00ebsisht \u00e7do lloj ambicieje, nuk perceptohej kaq i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>26 janar 2013 \u2013 Mobilizim p\u00ebr fitoren<br \/>\nPartia Socialiste nisi p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zgjedhjet e 23 qershorit, duke u fokusuar te verifikimi i listave elektorale, mbrojtja e vot\u00ebs dhe zgjerimi i koalicionit. N\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare u diskutua q\u00ebndrimi i PS ndaj vendimeve t\u00eb KQZ-s\u00eb, pas tensioneve mbi rishp\u00ebrndarjen e mandateve q\u00eb kishte shkaktuar debate mes Partis\u00eb Socialiste dhe Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Mbledhja u parapri nga takimi i kryesis\u00eb s\u00eb PS dhe nga konsultimet e kryesocialistit Edi Rama me aleat\u00ebt e partis\u00eb. Pas nj\u00eb fushate t\u00eb zjarrt\u00eb, e me premtimin se projekti i \u201cRilindjes Shqiptare\u201d do t\u00eb shkruante nj\u00eb histori t\u00eb re, m\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, m\u00eb 23 qershor, PS fitoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p>18 korrik 2015 \u2013 Asambleja Komb\u00ebtare e PS dhe analiza e zgjedhjeve<br \/>\nAsambleja Komb\u00ebtare e Partis\u00eb Socialiste u fokusua kryesisht tek analiza e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb 21 qershorit. Rama vler\u00ebsoi fitoren e PS-s\u00eb dhe arritjet e qeveris\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb theksin te ulja e numrit t\u00eb vrasjeve dhe rezultatet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb zbulimin e krimeve, si tregues i pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Rama njoftoi gjithashtu ngritjen e nj\u00eb grupi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e ndryshimeve statutore, ku u p\u00ebrfshin\u00eb Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Taulant Balla, n\u00ebnvizoi se zgjedhjet brenda partis\u00eb do t\u00eb zhvilloheshin sipas modelit t\u00eb Partis\u00eb Laburiste dhe se mandati i kryetarit do t\u00eb konfirmohej automatikisht kur partia fiton zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht p\u00ebr mandatin e kryetarit, pati nj\u00eb debat Rama-Blushi.<\/p>\n<p>Rama theksoi se vendimi p\u00ebr konfirmimin e tij do t\u00eb merrej nga Kongresi i janarit 2016, nd\u00ebrsa Blushi e quajti absurd dhe e akuzoi p\u00ebr keqqeverisje, duke u p\u00ebrplasur ashp\u00ebr me kryesocialistin.<\/p>\n<p>19 mars 2016 \u2013 Kongresi i Partis\u00eb Socialiste<br \/>\nKongresi nisi me p\u00ebrsh\u00ebndetjen e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i cili i b\u00ebri thirrje delegat\u00ebve t\u00eb ishin n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dy pikat kryesore ishin fjala e kryetarit Edi Rama dhe diskutimet p\u00ebr ndryshimet statutore q\u00eb priteshin p\u00ebr votim. Ky Kongres sh\u00ebrbeu m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr t\u00eb konsoliduar unitetin e partis\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb miratuar Referendumin mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb Ram\u00ebs<\/p>\n<p>21 mars 2016 \u2013 Debati mbi Referendumin<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar socialist u diskutua p\u00ebr referendumin e miratuar nga Kongresi, i cili do t\u00eb pyeste an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00ebse kryetari i partis\u00eb mund t\u00eb vazhdonte mandatin si kryeminist\u00ebr n\u00eb rast fitoreje t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare.<\/p>\n<p>Arta Dade k\u00ebrkoi informacion nga Gramoz Ru\u00e7i, i cili konfirmoi se vendimi ishte miratuar n\u00eb Kongres dhe nuk kishte vend p\u00ebr paqart\u00ebsi. Ben Blushi, deputet n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pyeti p\u00ebr nisjen e fushat\u00ebs p\u00ebr referendumin, por Ru\u00e7i tha se nuk do t\u00eb kishte fushat\u00eb zyrtare dhe secili mund ta zhvillonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama q\u00ebndroi indiferent ndaj \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrsa Valentina Leskaj shprehu kund\u00ebrshtimin e saj.<\/p>\n<p>29 shkurt 2020 \u2013 Kongresi p\u00ebr mandatin e tret\u00eb<br \/>\nGjat\u00eb Kongresit, Edi Rama deklaroi se p\u00ebr mandatin e tret\u00eb synonte 800 mij\u00eb vota, duke theksuar se mandati i dyt\u00eb kishte qen\u00eb i suksessh\u00ebm dhe me rezultatet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb 30 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Kongresi u fokusua n\u00eb raportimin e politikave qeveris\u00ebse dhe legjislative: rind\u00ebrtimi pas t\u00ebrmetit t\u00eb 26 n\u00ebntorit 2019, pakti p\u00ebr universitetin dhe politikat arsimore, drejt\u00ebsia, energjia dhe infrastruktura, turizmi, e drejta e pron\u00ebs dhe procesi i legalizimeve, si dhe integrimi europian dhe rajonal.<\/p>\n<p>1 mars 2020 \u2013 Kongresi i PS q\u00eb zgjati tre dit\u00eb dhe forumi rinor<br \/>\nKongresi i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u mbajt n\u00eb datat 28, 29 dhe 1 mars 2020. Ky kongres u zhvillua n\u00eb Pallatin e Kongreseve n\u00eb Tiran\u00eb dhe kishte si fokus riorganizimin e partis\u00eb, forcimin e strukturave rinore dhe p\u00ebrfshirjen e gruas n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb kongresit, kryeministri Edi Rama iu drejtua t\u00eb rinjve t\u00eb forumit rinor socialist (FRESSH), duke theksuar se debatet mbi Presidentin Ilir Meta ishin artificiale dhe nj\u00eb humbje kohe.<\/p>\n<p>Ai propozoi q\u00eb Forumi Rinor i partis\u00eb t\u00eb drejtohej nga nj\u00eb djal\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb, me q\u00ebllim pasqyrimin e barazis\u00eb gjinore dhe p\u00ebrfshirjen e t\u00eb rinjve n\u00eb strukturat drejtuese. Ky propozim u miratua nga delegat\u00ebt e Kongresit.<\/p>\n<p>10 maj 2021 \u2013 Asambleja Komb\u00ebtare pas 100 dit\u00ebve qeverisje t\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb<br \/>\nN\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb PS-s\u00eb, Edi Rama analizoi 100 dit\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zbuloi arsyet e ndarjes me LSI-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri tha se ajo ndarje ishte e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb mos kompromentuar Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ai akuzoi opozit\u00ebn PD-LSI se po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb bllokonin procesin e reform\u00ebs dhe rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rama k\u00ebrkoi nga ministrat rezultate konkrete q\u00eb t\u00eb preken n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi se rikandidimi i kryebashkiak\u00ebve socialist\u00eb do t\u00eb kusht\u00ebzohej me suksesin e reform\u00ebs s\u00eb ujit.<\/p>\n<p>Prioritetet e kabinetit, sipas tij, do t\u00eb mbeteshin arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe reforma n\u00eb sistemin e inspektoriateve\u2026Lexo m\u00eb shum\u00eb<\/p>\n<p>2 qershor 2021 \u2013 Asambleja q\u00eb shpalli Kongresin e Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm<br \/>\nAsambleja Komb\u00ebtare e PS-s\u00eb vendosi thirrjen e Kongresit t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm m\u00eb 12 qershor, ku do t\u00eb kremtohej 30-vjetori i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Kongresi kishte si objektiv analizimin e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit dhe p\u00ebrgatitjen e partis\u00eb p\u00ebr sfidat e ardhshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, u miratua nj\u00eb proces riorganizimi dhe hapjeje t\u00eb partis\u00eb, me synimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj dhe gra n\u00eb strukturat drejtuese<\/p>\n<p>Asambleja u zhvillua online, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs (i cili ndodhej n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Turqi), dhe u drejtua nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Taulant Balla\u2026Lexo m\u00eb shum\u00eb<\/p>\n<p>12 qershor 2021 \u2013 Kongresi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i PS dhe 30-vjetori i partis\u00eb<br \/>\nPartia Socialiste mbajti Kongresin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb stadiumin \u201cAir Albania\u201d p\u00ebr t\u00eb festuar 30-vjetorin e themelimit dhe pas fitores s\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb qeveris\u00ebs. Gjat\u00eb forumit, Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e qeveris\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme, duke theksuar se fokusi do t\u00eb jet\u00eb tek kapitali njer\u00ebzor, inovacioni teknologjik dhe nj\u00eb administrat\u00eb e \u00e7liruar nga pun\u00ebsimet jasht\u00eb merit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte t\u00ebrheqja e Gramoz Ru\u00e7it pas 30 vitesh pozicione drejtuese n\u00eb PS; ai njoftoi se me nisjen e legjislatur\u00ebs s\u00eb re n\u00eb shtator nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e forc\u00ebs politike. N\u00eb Kongres mor\u00ebn pjes\u00eb figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrfshir\u00eb themelues dhe lider\u00eb historik\u00eb si Fatos Nano. Rama theksoi gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e K\u00ebshillimit Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar qytetar\u00ebt dhe siguroi se flamuri i PS nuk do t\u00eb mbroj\u00eb asnj\u00eb zyrtar q\u00eb shkel ligjin, duke konfirmuar mb\u00ebshtetjen e partis\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>2 shtator 2021 \u2013 Takimi i par\u00eb me deputet\u00ebt socialist\u00eb<br \/>\nN\u00eb nisje t\u00eb mandatit t\u00eb tret\u00eb, Edi Rama zhvilloi nj\u00eb takim me t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e rinj t\u00eb PS-s\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb qarta p\u00ebr qeverisjen.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thelluar t\u00eb strukturave dhe largimin e atyre q\u00eb nuk kishin arritur objektivat. Rama theksoi se partia do t\u00eb hapej m\u00eb shum\u00eb dhe i ftoi deputet\u00ebt t\u00eb nisnin menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025.<\/p>\n<p>9 prill 2022 \u2013 Kongresi i PS dhe mesazhet e Ram\u00ebs<br \/>\nN\u00eb Kongresin e Partis\u00eb Socialiste, Kryeministri Edi Rama k\u00ebrkoi nga SPAK t\u00eb hetoj\u00eb shpalljen non grata t\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA-t\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se \u00e7do deklarat\u00eb duhet t\u00eb verifikohet dhe t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjigje. Rama gjithashtu theksoi se PS nuk do t\u00eb mbroj\u00eb asnj\u00eb zyrtar q\u00eb shkel ligjin, madje duke paralajm\u00ebruar se vet\u00eb ai mund t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb n\u00eb SPAK socialist\u00ebt q\u00eb abuzojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri diskutoi edhe p\u00ebr legalizimin e kanabisit mjek\u00ebsor si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hapur vende pune dhe paralajm\u00ebroi nj\u00eb referendum t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin vetjak. Ai p\u00ebrmendi gjithashtu situat\u00ebn n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, duke theksuar se Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ket\u00eb opozit\u00eb efektive p\u00ebr sa koh\u00eb ekziston kjo parti.<\/p>\n<p>7 maj 2022 \u2013 Asambleja e PS-s\u00eb dhe thirrja p\u00ebr transformim<br \/>\nN\u00eb Asamblen\u00eb e PS-s\u00eb, Edi Rama k\u00ebrkoi nj\u00eb profil t\u00eb ri politik p\u00ebr partin\u00eb dhe theksoi se socialist\u00ebt duhet t\u00eb shk\u00ebputen nga individ\u00ebt q\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb partin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesa. Ai kritikoi drejtor\u00eb e shefa q\u00eb shfaqen vet\u00ebm n\u00eb fushata, duke i cil\u00ebsuar si \u201carmiq t\u00eb transformimit\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb pranoi se fitorja e mandatit t\u00eb tret\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb trazuar se kurr\u00eb, pasi fitoret, sipas tij, rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin sensin e vet\u00ebkorrigjimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Rama k\u00ebrkoi q\u00eb PS-ja t\u00eb mbaj\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb tok\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr sfidat e radh\u00ebs\u2026Lexo m\u00eb shum\u00eb<\/p>\n<p>4 shtator 2023 \u2013 Asambleja e PS-s\u00eb dhe zhvillimi turistik<br \/>\nN\u00eb Asamblen\u00eb e Partis\u00eb Socialiste, kryeministri Edi Rama vler\u00ebsoi arritjet e qeveris\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs, duke theksuar ve\u00e7an\u00ebrisht bumin turistik dhe zhvillimin e qyteteve bregdetare dhe zonave m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizoi se Shqip\u00ebria 2030 \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb sfid\u00eb n\u00eb zhvillim dhe se progresi i b\u00ebr\u00eb rrit nevoj\u00ebn p\u00ebr dije, aft\u00ebsi dhe vendimmarrje t\u00eb shpejt\u00eb, duke krahasuar Shqip\u00ebrin\u00eb e 2023-it me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb dekade m\u00eb par\u00eb, kur ishte nj\u00eb destinacion i pap\u00ebrfillsh\u00ebm p\u00ebr turizmin evropian.<\/p>\n<p>8 dhjetor 2023 \u2013 Kongresi i Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i PS-s\u00eb<br \/>\nN\u00eb Kongresin e Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqip\u00ebria gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb PS-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb \u00e7mohet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi p\u00ebrparimet e arritura n\u00eb ekonomi, turiz\u00ebm, sh\u00ebrbime digjitale dhe menaxhimin e krizave si t\u00ebrmeti dhe pandemia, duke theksuar se vendi ka fituar respekt nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb, m\u00eb i organizuar dhe m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt mbajt\u00ebn Kongresin duke u fokusuar kryesisht tek sukseset dhe sfidat e qeveris\u00eb. Kryeministri Edi Rama p\u00ebrmbylli punimet me nj\u00eb fjalim 90-minut\u00ebsh, ku theksoi p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ekonomi, turiz\u00ebm, sh\u00ebrbime publike dhe menaxhimin e krizave.<\/p>\n<p>Ai theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi t\u00eb re, luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebrfshirje t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb prokurime, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi rinovimin e strukturave drejtuese t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pranver\u00eb. Rama adresoi gjithashtu \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00ebnvizoi se vendi ka fituar respekt bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Kongresi p\u00ebrfshiu gjasht\u00eb panele tematike: Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe Lufta kund\u00ebr Korrupsionit, Prioritetet Zhvillimore, Sh\u00ebrbimet Publike, Qeverisja Vendore, Siguria dhe pozicioni i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si dhe vizioni \u201cPartia Socialiste 2030\u201d.<\/p>\n<p>11 qershor 2024 \u2013 Asambleja Komb\u00ebtare online dhe thirrja e Kongresit Zgjedhor<br \/>\nPartia Socialiste mbajti Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare online, ku Kryeministri Edi Rama njoftoi miratimin e vendimit p\u00ebr thirrjen e Kongresit Zgjedhor t\u00eb PS-s\u00eb m\u00eb 20 korrik. Rama theksoi se procesi i \u201crienergjizimit\u201d t\u00eb partis\u00eb kishte sjell\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb dukshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb aktive: 32 mij\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj u regjistruan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, prej t\u00eb cil\u00ebve 11 mij\u00eb e 400 jan\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja nga 18 deri n\u00eb 30 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Nga zgjedhjet p\u00ebr delegat\u00ebt e Kongresit t\u00eb ri jan\u00eb propozuar 10 mij\u00eb kandidat\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn 1 mij\u00eb e 200 delegat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryetar\u00eb bashkish dhe an\u00ebtar\u00eb k\u00ebshillash; 76% e tyre marrin pjes\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kongres. Ky rezultat sh\u00ebnon nj\u00eb objektiv t\u00eb arritur p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e t\u00eb rinjve, duke kaluar 50% t\u00eb Kongresit me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Rama shtoi se e nj\u00ebjta ambicie duhet t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb edhe zgjedhjen e 156 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb re Komb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb zgjidhen nga Kongresi, nd\u00ebrsa 156 t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb zgjidhen me vot\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb; synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb 3\/4 e tyre t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pjes\u00eb e Asambles\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>13 gusht 2024 \u2013 Kongresi Zgjedhor i PS-s\u00eb dhe ndryshimet qeveris\u00ebse<br \/>\nPartia Socialiste mbajti Kongresin Zgjedhor, ku u diskutuan arritjet e qeveris\u00eb, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe pun\u00ebt e brendshme t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime t\u00eb papritura n\u00eb kabinet, duke p\u00ebrfshir\u00eb em\u00ebrimin e Ervin Hoxh\u00ebs minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm, Petrit Malajt n\u00eb Financ\u00eb dhe Pirro Vengun n\u00eb Mbrojtje, si dhe ndryshime n\u00eb poste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u prezantua platforma \u201cDeputeti q\u00eb duam\u201d p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mendimin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb mbi t\u00eb zgjedhurit aktual\u00eb.<\/p>\n<p>Po cilat jan\u00eb ndryshimet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb qeverin\u00eb Rama (2014\u20132024)<br \/>\n2014- Ministri p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, dor\u00ebhiqet. Z\u00ebvend\u00ebsohet nga Ermonela Felaj. Erion Veliaj largohet nga Ministria e Mir\u00ebqenies Sociale p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb. Posti i tij i besohet Blendi Klosit. Nasip Na\u00e7o dor\u00ebhiqet, Ylli Manjani n\u00eb krye t\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>2016<\/p>\n<p>Ministri i Financave Shk\u00eblqim Cani shkarkohet, vendin e tij merr Arben Ahmetaj. Milva Ekonomi em\u00ebrohet Ministre e Ekonomis\u00eb, Turizmit, Tregtis\u00eb dhe Sip\u00ebrmarrjes. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dor\u00ebhiqet, Sokol Dervishaj em\u00ebrohet n\u00eb vend t\u00eb tij.<\/p>\n<p>2017<\/p>\n<p>Shkarkime masive: Saimir Tahiri (Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm), Blendi Klosi (i Mir\u00ebqenie Sociale), Bledi \u00c7u\u00e7i dhe Damian Gjiknuri. Ylli Manjani shkarkohet nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsohet nga Petrit Vasili.<\/p>\n<p>2018<\/p>\n<p>Besa Shahini (Ministria e Arsimit) pasoi Lindita Nikoll\u00ebn pas protestave t\u00eb student\u00ebve. Gent Cakaj (Ministria e Jashtme) pasoi Ditmir Bushatin. Ministra t\u00eb rinj: Anila Denaj, Belinda Balluku, Blendi \u00c7u\u00e7i, Elva Margariti dhe Eduart Shalsi.<\/p>\n<p>Zv\/kryeminist\u00ebr: Erion Bra\u00e7e z\u00ebvend\u00ebson Senida Mesin.<\/p>\n<p>2021<\/p>\n<p>Shtohen ministrit\u00eb e shtetit: Elisa Spiropali, Edona Bilali, Bora Muzhaqi, Milva Ekonomi (Standarde dhe Sh\u00ebrbime). Arben Ahmetaj z\u00ebvend\u00ebson Erion Bra\u00e7en si zv\/kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>2022<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, Arben Ahmetaj shkarkohet nga posti i zv\/kryeministrit (akuzat p\u00ebr incenerator\u00ebt).<\/p>\n<p>Periudha 2023-2024 karakterizohet nga m\u00eb shum\u00eb ndryshime, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb fakti se Ministri i Brendsh\u00ebm ka ndryshuar plot gjasht\u00eb her\u00eb q\u00eb nga 2013-a.<\/p>\n<p>12 vite me dinamik\u00eb, por s\u00ebrish jemi gjith\u00eb sy e vesh\u00eb p\u00ebr emrat e qeveris\u00eb \u201cRama 4\u201d, pasi objektivi sipas kryeministrit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Shqip\u00ebria 2030, pjes\u00eb e familjes evropiane!\/TV KLAN. <\/p>\n<p>*Lajmi \u00ebsht\u00eb punuar nga Tv KLAN <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/edi-rama-perballe-skuadres-ngjarjet-qe-ndryshuan-lojen-e-ps-se-ne-12-vite\/\">Edi Rama p\u00ebrball\u00eb skuadr\u00ebs, ngjarjet q\u00eb ndryshuan \u201cloj\u00ebn\u201d e PS-s\u00eb n\u00eb 12 vite<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga \u201crilindja\u201d e vitit 2013 deri te mandati i kat\u00ebrt q\u00eb pritet t\u00eb nis\u00eb nes\u00ebr, 11 shtator, Partia Socialiste ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb mbushur me Kongrese, Asamble e mbledhje vendimtare. \u00c7do mandat \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me ngjarje t\u00eb bujshme politike, me ndryshime n\u00eb kabinet apo momente t\u00eb forta elektorale. N\u00eb prag t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39840","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39840"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39840\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}