{"id":39833,"date":"2025-09-10T18:48:22","date_gmt":"2025-09-10T18:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/ylli-pata-pasojat-politike-ne-pd-te-rikthimit-te-non-gratave-nga-shba\/"},"modified":"2025-09-10T18:48:22","modified_gmt":"2025-09-10T18:48:22","slug":"ylli-pata-pasojat-politike-ne-pd-te-rikthimit-te-non-gratave-nga-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/ylli-pata-pasojat-politike-ne-pd-te-rikthimit-te-non-gratave-nga-shba\/","title":{"rendered":"Ylli Pata: Pasojat politike n\u00eb PD, t\u00eb rikthimit t\u00eb non gratave nga SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb lajm shum\u00eb i madh ka ndodhur sot n\u00eb Washington, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb selin\u00eb e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Sekretari Marco Rubio, ka nxjerr\u00eb stilografin dhe ka firmosur dy shkresa t\u00eb fresk\u00ebta, duke riaktivizuar t\u00eb tmerrshmin 7031(C), aq i njohur n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio ka sanksionuar dy zyrtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Malit t\u00eb Zi, vend i cili ende nuk ishte prekur nga dekreti i \u201cnon gratave\u201d. P\u00ebrkat\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb shpallur non grata, ish-kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Vesna Medenica dhe ish-kryebashkiaku i kryeqendr\u00ebs ekonomike t\u00eb vendit-Budva, Milo Bozhovi\u00e7.<\/p>\n<p>T\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb pandehur dhe mbi ta r\u00ebndojn\u00eb akuza se kan\u00eb p\u00ebrfituar nga krimi i organizuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht trafiku i kokain\u00ebs, si dhe jan\u00eb korruptuar nga pjes\u00eb t\u00eb mafias vendore.<\/p>\n<p>Medenica, politikisht \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e ish-presidentit Milo Gjukanovi\u00e7, i partis\u00eb opozitare Partia e Demokrat\u00ebve Socialist\u00eb, kurse Bozhovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksponent primar i nj\u00eb partive kryesore t\u00eb mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse, Frontit Demokratik, nj\u00eb forc\u00eb pro-serbe dhe pro putiniane, e cila mban postin e kryetarit t\u00eb Parlamentit dhe ka gjysm\u00ebn e qeveris\u00eb, si dhe kontrollon disa bashki.<\/p>\n<p>Rikthimi i aplikimit t\u00eb non gratave nga administrata e presidentit Donald Trump, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb rajon si Ballkani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi politike e l\u00ebnies n\u00eb fuqi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendimeve t\u00eb marra deri tani nga DASH prej administrave t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Edhe pse realisht ndikon n\u00eb opinion propaganda se non gratat jan\u00eb nj\u00eb \u201cshpikje sorosjane\u201d, fakt \u00ebsht\u00eb se shumic\u00ebn e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri i kan\u00eb firmosur sekretar\u00ebt e Shtetit t\u00eb Donald Trump, p\u00ebrkat\u00ebsisht Rex Tillerson dhe Mike Pompeo.<\/p>\n<p>Ky vendim i Uashingtonit p\u00ebr Malin e Zi nuk \u00ebsht\u00eb thjeshte nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb, por nj\u00eb akt i qart\u00eb politik q\u00eb i drejtohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb subjekteve politike q\u00eb mbrojn\u00eb dhe strehojn\u00eb k\u00ebta personave.<\/p>\n<p>Mbani mend kur Sali Berisha u sanksionua n\u00eb 2021 dhe suita e tij mediatike thirri urra kur zyrtari i DASH, Gabriel Escobar takoi Milorad Dodik n\u00eb Bosnj\u00eb? Duke mbrojtur argumentin se n\u00ebse e do populli Amerika nuk ka se \u00e7\u2019b\u00ebn. Sot Milorad Dodik ka adres\u00eb t\u00eb tij\u00ebn vet\u00ebm Mosk\u00ebn e Pekinin.<\/p>\n<p>Vesna Medenica, e zgjedhur n\u00eb koh\u00ebn kur partia e Milo Gjukanovi\u00e7it kishte mazhoranc\u00ebs, nuk u mbrojt nga kjo forc\u00eb politike, e cila deklaroi se mb\u00ebshtesnin drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bozhovi\u00e7, gjithashtu nuk ka pasur nj\u00eb mbrojtje politike nga partia e tij, por ende nuk \u00ebsht\u00eb rononcuar p\u00ebr rastin non grata.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, asnj\u00eb parti politike, duke nisur nga VRMO-ja q\u00eb pati ish-kreun e saj, deri te LSDM-ja apo BDI-ja disa politikan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nuk i ka mbrojtur eksponent\u00ebt e sanksionuar nga SHBA.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmit subjekte q\u00eb kan\u00eb mbrojtur t\u00eb sanksionuarit non grata jan\u00eb partia e Dodikut n\u00eb Bosnj\u00eb dhe PD e Sali Berish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka shum\u00eb gjasa q\u00eb sinjali i ardhur nga Uashingtoni t\u00eb hyj\u00eb nga nj\u00ebri vesh e t\u00eb dal\u00eb nga tjetri n\u00eb mjediset politike t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi mb\u00ebshtet\u00ebs mediatik do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn taktike, duke e injoruar, si dhe kund\u00ebrsulmuar me akuza m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb krahun tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron realisht thelbi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb opozit\u00ebn shqiptare. Brenda saj ka mjaft personazhet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se non grata e Berish\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjet penale ndaj tij, jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr rritjen e saj politike.<\/p>\n<p>Por pas fatit t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs q\u00eb guxoi ta pezulloj\u00eb nga grupi parlamentar, mendojn\u00eb se n\u00eb PD duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e but\u00eb. Nj\u00eb betej\u00eb, ku sulmohen t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb madhit.<\/p>\n<p>Ervin Saljanji, n\u00eb intervistat q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb nisjen e sezonit t\u00eb ri, b\u00ebri t\u00eb ditur se ai mendon dhe do t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje politike. E cila sipas tij duhet b\u00ebr\u00eb duke njohur faktin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00eb dhe pesh\u00ebs politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>I cili, edhe pse nuk e takoi Saljanjin kur doli nga burgu, duke i l\u00ebn\u00eb formalisht vet\u00ebm sall\u00ebn e konferencave, nuk d\u00ebmtohet nga \u201cl\u00ebvizjet e buta\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb politike n\u00eb dukje \u201cinkandeshente\u201d e me debat, synon t\u00eb tregoj\u00eb n\u00eb opinion se n\u00eb PD ka nj\u00eb shoq\u00ebri galvanizuese idesh dhe opinionesh.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fare \u00e7udi, q\u00eb n\u00eb fazat e duhura si\u00e7 jan\u00eb zgjedhjet lokale apo parlamentare, Berisha t\u00eb b\u00ebj\u00eb aleanc\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb \u201celement\u00ebt e l\u00ebvizjeve t\u00eb buta\u201d. Qoft\u00eb kryebashkiaku i Kavaj\u00ebs, Saljanji, Myslim Murrizi apo edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb cil\u00ebt n\u00ebse ndodh kjo do t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb n\u00eb betejat e tij, t\u00eb cilat jan\u00eb apolitike, thjesht nj\u00eb ngjitje pas karrikes duke bllokuar \u00e7do proces.<\/p>\n<p>Duke hedhur n\u00eb opinion nj\u00eb strategji PR, q\u00eb u d\u00ebgjua nga nj\u00eb prej ikonave t\u00eb mediave pran\u00eb tij. Ku cil\u00ebsohen \u201cplehra\u201d t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk pranojn\u00eb se zgjedhjet nuk u vodh\u00ebn m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Opinion, q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb rezultantja e argumenteve n\u00eb panelet e dark\u00ebs apo n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. E megjithat\u00eb, non grata \u00ebsht\u00eb aty dhe do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht. Edhe sigur t\u00eb hetohen apo d\u00ebnohen zyrtar\u00ebt q\u00eb i formos\u00ebn.<\/p>\n<p>Shfrimi ndaj Boris Johnson-it, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i djatht\u00eb konservator dhe aleat i Trump, thjeshte se po hetohet, tregon pik\u00ebrisht orientimin e k\u00ebsaj politike.<\/p>\n<p>Inatin p\u00ebr ndjekjen e doktorit ta shuajn\u00eb me urrejtjen ndaj gjithkuj armiku q\u00eb ka ndonj\u00eb problem n\u00eb pun\u00eb, shtet, apo familje.\/Tema <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ylli-pata-pasojat-politike-ne-pd-te-rikthimit-te-non-gratave-nga-shba\/\">Ylli Pata: Pasojat politike n\u00eb PD, t\u00eb rikthimit t\u00eb non gratave nga SHBA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb lajm shum\u00eb i madh ka ndodhur sot n\u00eb Washington, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb selin\u00eb e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit. Sekretari Marco Rubio, ka nxjerr\u00eb stilografin dhe ka firmosur dy shkresa t\u00eb fresk\u00ebta, duke riaktivizuar t\u00eb tmerrshmin 7031(C), aq i njohur n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Sekretari Rubio ka sanksionuar dy zyrtar\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Malit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39833","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39833","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39833"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39833\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39833"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39833"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39833"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}