{"id":39759,"date":"2025-09-10T13:49:09","date_gmt":"2025-09-10T13:49:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/10-konkluzione-per-kombetaren-aktuale-te-futbollit\/"},"modified":"2025-09-10T13:49:09","modified_gmt":"2025-09-10T13:49:09","slug":"10-konkluzione-per-kombetaren-aktuale-te-futbollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/10-konkluzione-per-kombetaren-aktuale-te-futbollit\/","title":{"rendered":"10 konkluzione p\u00ebr komb\u00ebtaren aktuale t\u00eb futbollit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga ROLAND QAFOKU<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Ndeshja e djeshme me Letonin\u00eb m\u00eb g\u00ebzoi p\u00ebr rezultatin, por jo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si rrodh\u00ebn 90 minutat. Nga e gjith\u00eb ajo q\u00eb pash\u00eb n\u00eb fush\u00eb kam nxjerr\u00eb 10 pika q\u00eb mu feks\u00ebn sapo arbitri v\u00ebrsh\u00eblleu p\u00ebr mbylljen e takimit. <\/p>\n<p>1.Edhe pse cil\u00ebsia e lojtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebtares \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta se asnj\u00ebher\u00eb, ekipi yn\u00eb vuan. Nuk ka vijim\u00ebsi dhe n\u00eb shum\u00eb raste loja \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mbash zemr\u00ebn me dor\u00eb. Skuadra nuk \u00ebsht\u00eb kompakte. Disa futbollist\u00eb duken se vijn\u00eb n\u00eb komb\u00ebtare se thirren nga trajneri dhe kaq. Nuk kan\u00eb krijuar ende nj\u00eb \u201cfeeling\u201d me ekipin dhe ve\u00e7an\u00ebrisht me fanell\u00ebn. Dikush mund ta lidh\u00eb k\u00ebt\u00eb me faktin se komb\u00ebtarja nuk t\u00eb jep para, nd\u00ebrsa klubi i \u201clan\u201d me miliona. At\u00ebher\u00eb po i p\u00ebrgjigjem vet\u00ebm me shembullin e Igli Tares. Kur e th\u00ebrriste komb\u00ebtarja jon\u00eb e varf\u00ebr n\u00eb vitet 1997-1998, edhe bilet\u00ebn ai e priste vet\u00eb dhe n\u00eb fush\u00ebn ishte nj\u00eb luan. Dhe gjigandi yn\u00eb luante n\u00eb Gjermani me Kaiserslautern dhe n\u00eb Itali me Brescia-n, Bologna-n dhe Lazio-n p\u00ebrkrah yjeve Roberto Baggio, Luca Toni, Pep Guardiola, etj. Dhe jo n\u00eb kampionatin iranian apo arab. V\u00ebrtet\u00eb fanella e komb\u00ebtares nuk ka para, por asnj\u00eb fanell\u00eb tjet\u00ebr nuk t\u00eb jep at\u00eb krenari sa ajo kuq e zi kur e ke n\u00eb trup. Nuk jam i sigurt\u00eb n\u00ebse e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb ekipin ton\u00eb. <\/p>\n<p>2.Me Letonin\u00eb fituam dhe u g\u00ebzuam, por fitorja gati nuk p\u00ebrfundoi e hidhur. Shp\u00ebrdoruam 9 raste t\u00eb pastra goli q\u00eb p\u00ebr ne jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb, aq sa t\u00eb gjith\u00eb u habit\u00ebm se si nuk u zbatua rregulli i futbollit \u201cn\u00ebse nuk sh\u00ebnon, do p\u00ebsosh\u201d. U duk sikur n\u00eb nj\u00eb moment Letonia modeste na barazoi. Ky oshilacion duket edhe te statistikat: nd\u00ebrsa mbajtja e topit ishte 63 p\u00ebr qind p\u00ebr ne dhe 37 p\u00ebr qind p\u00ebr Letonin\u00eb, gjuajtjet p\u00ebr gol ishin 13 p\u00ebr Letonin\u00eb dhe 7 p\u00ebr ne. Akoma m\u00eb tej: numri i korneve ishte 4 p\u00ebr Letonin\u00eb dhe 2 p\u00ebr ne. K\u00ebto jan\u00eb fakte, nuk jan\u00eb opinioni im. <\/p>\n<p>3.Loja jon\u00eb nuk ka ndonj\u00eb filozofi t\u00eb qart\u00eb. A jemi ne nj\u00eb ekip mbrojt\u00ebs apo sulmues? Nuk ka bir n\u00ebne q\u00eb ta kuptoj\u00eb dhe ti p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj pyetje. Edhe me Letonin\u00eb q\u00eb na duhej t\u00eb ishim furtun\u00eb, u kthyem n\u00eb mbrojtje sikur p\u00ebrball\u00eb kishim kampion\u00ebt e bot\u00ebs. Si duhet t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb n\u00eb minut\u00ebn e \u201890-t\u00eb trajneri nxori nga fusha e loj\u00ebs nj\u00eb sulmues dhe futi nj\u00eb qend\u00ebrmbrojt\u00ebs? Ecim m\u00eb tej: B\u00ebjm\u00eb pasime t\u00eb panevojshme horizontale deri n\u00eb m\u00ebrzitje. Ka shum\u00eb pasime t\u00eb vonuara dhe nganj\u00ebher\u00eb duket sikur dy apo tre futbollist\u00eb nuk sakrifikojn\u00eb fare. <\/p>\n<p>4.Komb\u00ebtares son\u00eb i mungon lojtari gol. Q\u00eb nga rekordi i Erjon Bogdanit me 18 gola n\u00eb 75 ndeshje, Shqip\u00ebria nuk ka patur m\u00eb sulmues gol. Madje, aktual\u00ebt nuk po arrijn\u00eb as Bushin, Sadikun, Salihin e Skel\u00ebn me shum\u00eb m\u00eb pak realizime se Bogdani. Po si mund t\u00eb arrij\u00eb synime t\u00eb larta nj\u00eb komb\u00ebtare kur nuk ka nj\u00eb sulmues goli dhe kur ka futbollist\u00eb q\u00eb nuk mbahet mend kur kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Defekti vijon kur arrihet t\u2019i k\u00ebrkohet llogari mbrojt\u00ebsit Gjimishti p\u00ebrse nuk sh\u00ebnoi n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb atij i doli rast\u00ebsisht edhe pse mund\u00ebsia ishte e art\u00eb. Mjaftojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb krahasim me Kosov\u00ebn ton\u00eb: N\u00eb 61 ndeshje Vedat Murriqi ka sh\u00ebnuar 32 gola. Kaq.  <\/p>\n<p>5.Qendra e mbrojtjes q\u00eb dikur ishte pika m\u00eb e fort\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb po kthehet n\u00eb makth. Pothuajse \u00e7do sulm i Letoinis\u00eb ishte i fokusuar n\u00eb qend\u00ebr dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. Rikthimi i Ajetit n\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb zgjedhja m\u00eb e habitshme e Silvinho-s. A mjafton q\u00eb ai heq topa me kok\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb centimetrave q\u00eb ka, kur n\u00eb loj\u00ebn me k\u00ebmb\u00eb l\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira, aq sa dje Gjimshiti n\u00eb shum\u00eb raste i t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen sa na t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen edhe ne tifoz\u00ebve.<\/p>\n<p>6.Mesfusha \u00ebsht\u00eb sektori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se aty shikon edhe mbrojtjen edhe sulmin. N\u00eb aspektin mbrojt\u00ebs l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Mjafton t\u00eb b\u00ebsh krahasime me energjin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb tregon Qazim La\u00e7i nga nj\u00ebra an\u00eb dhe ngatht\u00ebsin\u00eb e Kristian Allsanit nga ana tjet\u00ebr. Asllani padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga talentet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb skuadr\u00ebs son\u00eb. \u00cbsht\u00eb inteligjent dhe luan gati si t\u00eb ishte i laureuar si profesor q\u00eb krijon n\u00eb fush\u00eb figura gjeometrike. Por i mungon nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e ka rritur mjaftuesh\u00ebm veten. Skuadr\u00ebn duhet ta marr\u00eb prej dore dhe t\u00eb zgjidh\u00eb ndeshjen. Ai duhet t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb m\u00eb pasime pa arsye duke t\u00ebrhequr ekipin prapa kur i duhet ta shtyj\u00eb p\u00ebrpara. Edhe nj\u00eb gj\u00eb Kristjan: Mos thuaj \u201cluajta se kisha d\u00ebshir\u00eb\u201d pas nd\u00ebrhyjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtarit. P\u00ebr ne tifoz\u00ebt duhet t\u00eb thoshe: Nuk dola nga fusha sepse p\u00ebr komb\u00ebtaren luaj edhe me nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>7.Armando Broja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr komb\u00ebtaren. Nuk vihet n\u00eb diskutim potenciali i tij. Por kush e ndoqi ndeshjen n\u00eb stadium kuptonte q\u00eb n\u00eb nxemje se ai vrapon pak, nuk ka m\u00eb shk\u00eblqimin e dikursh\u00ebm dhe n\u00eb jo pak raste ishte i pasigurt\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe driblimet mw elementar\u00eb kur kishte p\u00ebrball\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kund\u00ebrshtar. Jo m\u00eb kot trajneri i Burnley-t nuk e ka grumbulluar n\u00eb asnj\u00eb ndeshje n\u00eb kampionat. Habia \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ai me komb\u00ebtaren \u00ebsht\u00eb titullar i padiskutuesh\u00ebm. \u00c7farw ironie! Kur luante rregullisht ne kampionatin anglez, nuk ishte titullar me kombwtaren shqiptare. Tani q\u00eb as nuk grumbullohet me ekipin Burnley, \u00ebsht\u00eb titullar me komb\u00ebtaren. Ecim m\u00eb tej akoma: Dy vjet pa sh\u00ebnuar gol jan\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb sulmues t\u00eb Superlig\u00ebs Shqiptare dhe jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb yll t\u00eb Premier League. <\/p>\n<p>8.N\u00ebse duam t\u00eb vijojm\u00eb rrug\u00ebtimin p\u00ebr n\u00eb Bot\u00ebror jemi t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb fitojm\u00eb n\u00eb Beograd n\u00eb tetor. Rregulli i pashkruar n\u00eb t\u00eb tilla raste \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb arrish nj\u00eb kualifikim t\u00eb madh n\u00ebse nuk arrin t\u00eb fitosh nj\u00eb ndeshje t\u00eb madhe. 11 tetori mund t\u00eb shkruaj\u00eb historin\u00eb ton\u00eb n\u00ebse fitojm\u00eb. Por, kujdes! Mund t\u00eb ndodh\u00eb gjith\u00e7ka pas turp\u00ebrimit q\u00eb Anglia i b\u00ebri dje Serbis\u00eb n\u00eb Beograd duke i sh\u00ebnuar 5 gola. Serb\u00ebt do jen\u00eb t\u00eb sforcuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb doemos fitore. Prandaj, atje n\u00eb kryeqytetin serb do vendoset n\u00ebse do jemi af\u00ebr finaleve t\u00eb Bot\u00ebrorit apo do d\u00ebshtojm\u00eb n\u00eb synimin ton\u00eb. Do jet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb ndeshje historike. Sigurisht edhe p\u00ebr arsye komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>9.Deri tani duhet ti jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs trajnerit brazilian Silvinho p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr komb\u00ebtaren. \u00cbsht\u00eb nga trajner\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb rezultativ\u00eb n\u00eb historin\u00eb e komb\u00ebtares. N\u00ebn drejtimin e tij mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Evropian dhe perfomanca e asaj komb\u00ebtareje \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mirat n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Por kaq. Duket sikur Maestro Silvinho nuk ka \u00e7\u2019t\u00eb jap\u00eb m\u00eb. Nuk befason, nuk suprizon, nuk rrezikon dhe kjo ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb jemi nj\u00eb ekip aspak i fresk\u00ebt dhe t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm ide t\u00eb vjetra. Ka koh\u00eb q\u00eb n\u00eb komb\u00ebtare nuk ka m\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb rinj me t\u00eb cil\u00ebt ai dikur rrezikonte, por arriti rezultate si me Jasir Asanin, me t\u00eb cilin fitoi bast me \u00e7do shqiptar t\u00eb mundsh\u00ebm kur e aktivizoi. Ndoshta kaq ishte cikli i Silvinho-s. Sa i tepruar ishte ngaz\u00ebllimi i djesh\u00ebm pas ndeshjes kur festonte si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i lumtur sepse kishte fituar 1-0. Dhe me k\u00eb? Me Letonin\u00eb. Mister Silvinho, mbaro k\u00ebto eleminatore dhe boll m\u00eb! Ndoshta kthimi n\u00eb krye t\u00eb komb\u00ebtares t\u00eb nj\u00eb shqiptari mund ti jepte asaj m\u00eb shum\u00eb grint\u00eb, identitet, zem\u00ebr dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb pak para. <\/p>\n<p>10.Ndeshje t\u00eb komb\u00ebtares pa grupimet e tifoz\u00ebve nuk kan\u00eb asnj\u00eb kuptim. Tifozat \u201cKuq e Zi\u201d por edhe t\u00eb tjert\u00eb jan\u00eb zemra e komb\u00ebtares. Mungesa e tyre dje n\u00eb stadium krijoi nj\u00eb atmosfer\u00eb bosh. Sigurisht ata nuk jan\u00eb engj\u00ebj prapa port\u00ebs. B\u00ebjn\u00eb edhe veprime t\u00eb tepruara. Tw sh\u00ebmtuara n\u00eb disa raste. Por, fundja ata nuk po ndjekin Koncertin e Vjen\u00ebs m\u00eb 1 janar dhe q\u00eb kur duatrokasin jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb ndjekin ritmin e l\u00ebvizjeve t\u00eb shkopit t\u00eb dirigjentit. Megjithat\u00eb, megjithat\u00eb, pa ata ndeshja e komb\u00ebtares \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hi\u00e7. P\u00ebr atmosfer\u00ebn e krijuar n\u00eb stadium, ndeshja e djeshme m\u00eb ngjalli kujtimet e titoz\u00ebris\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb komb\u00ebtares kur kishte ovacione vet\u00ebm kur sh\u00ebnohej gol, sepse \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr konsiderohej shfaqje e huaj dhe na shqet\u00ebsohej udh\u00ebheqja. Dje, pas golit t\u00eb Asllanit ishte qet\u00ebsie deri n\u00eb m\u00ebrzitje. Aq sa teksa b\u00ebnte pun\u00ebn e vet\u00eb, fotoreporti i famsh\u00ebm shqiptar Armando Babani u fiksua n\u00eb foto nga koleg\u00ebt e vet\u00eb teksa hapte goj\u00ebn p\u00ebr gjum\u00eb n\u00eb mes t\u00eb ndeshjes. Nj\u00eb mas\u00eb e konsiderueshme tifoz\u00ebsh hanin fara, pinin cigare dhe rr\u00ebk\u00ebllenin ndonj\u00eb got\u00eb plastike t\u00eb mbushur me birr\u00eb, pa e vrar\u00eb mendjen se \u00e7ndodhte n\u00eb fush\u00eb. P\u00ebr ovacione as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb kishte. Nuk e di deri n\u00eb detaje konfliktin e tyre me Federat\u00ebn, por bindja ime \u00ebsht\u00eb e patundur se pa ata ndeshja i ngjan spartakiadave sportive t\u00eb viteve \u201980-t\u00eb. Rrofshin tifoz\u00ebt \u201cKuq e Zi!<br \/>\n<a href=\"https:\/\/lexo.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/77517dda-b3ad-481f-ba5b-493624802ea9.mov\">77517dda-b3ad-481f-ba5b-493624802ea9<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/10-konkluzione-per-kombetaren-aktuale-te-futbollit\/\">10 konkluzione p\u00ebr komb\u00ebtaren aktuale t\u00eb futbollit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU Ndeshja e djeshme me Letonin\u00eb m\u00eb g\u00ebzoi p\u00ebr rezultatin, por jo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si rrodh\u00ebn 90 minutat. Nga e gjith\u00eb ajo q\u00eb pash\u00eb n\u00eb fush\u00eb kam nxjerr\u00eb 10 pika q\u00eb mu feks\u00ebn sapo arbitri v\u00ebrsh\u00eblleu p\u00ebr mbylljen e takimit. 1.Edhe pse cil\u00ebsia e lojtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebtares \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39759","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39759","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39759"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39759\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39759"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39759"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39759"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}