{"id":39728,"date":"2025-09-10T11:48:54","date_gmt":"2025-09-10T11:48:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/skandal-ne-rtsh-denoncimi-spaguan-prej-5-muajsh-por-eni-vasili-ka-kaluar-cdo-kufi\/"},"modified":"2025-09-10T11:48:54","modified_gmt":"2025-09-10T11:48:54","slug":"skandal-ne-rtsh-denoncimi-spaguan-prej-5-muajsh-por-eni-vasili-ka-kaluar-cdo-kufi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/10\/skandal-ne-rtsh-denoncimi-spaguan-prej-5-muajsh-por-eni-vasili-ka-kaluar-cdo-kufi\/","title":{"rendered":"Skandal n\u00eb RTSH! Denoncimi: S\u2019paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar \u00e7do kufi!"},"content":{"rendered":"<div class=\"markdown markdown-main-panel enable-updated-hr-color\">\n<p>Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashp\u00ebr ndaj situat\u00ebs n\u00eb Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se institucioni nuk ka shlyer pagesat p\u00ebr 12 nga 14 projektet e saj t\u00eb realizuara prej m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb muajsh. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, ajo drejton gishtin drejt drejtoresh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, Eni Vasili, duke e akuzuar p\u00ebr arroganc\u00eb dhe munges\u00eb transparence.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e saj, Kurti thekson se problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm financiar, por edhe moral. Ajo b\u00ebn nj\u00eb krahasim t\u00eb fort\u00eb mes drejtuesve aktual\u00eb dhe atyre t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt, sipas saj, e kan\u00eb pyetur dhe respektuar gjithmon\u00eb p\u00ebr kontributin e saj.<\/p>\n<p>\u201cRTSH-ja ime nuk \u00ebsht\u00eb ajo e Eni Vasilit,\u201d shkruan Kurti, duke shprehur se ka kontribuar p\u00ebr dekada me projekte t\u00eb veta dhe investime personale, duke pasur si q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm mbrojtjen e vlerave t\u00eb televizioni publik.<\/p>\n<p>Kozeta Kurti tregon se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb kontaktuar me drejtuesit e RTSH-s\u00eb, duke shkruar e k\u00ebrkuar takime, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Ajo thekson se i \u00ebsht\u00eb mohuar takimi me Eni Vasilin, duke shtuar se \u201cndoshta m\u00eb leht\u00eb hyn n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, se tek zyra e Vasilit\u201d.<\/p>\n<p>Ajo ngre pyetjen se si nj\u00eb drejtoresh\u00eb q\u00eb ka moderuar panele politike mbi problemet e qytetar\u00ebve, nuk mbledh dot nj\u00eb panel me autor\u00ebt dhe artist\u00ebt e vet\u00eb institucionit p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn. P\u00ebr Kurtin, mungesa e honorareve financiare \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa arroganca dhe mungesa e respektit ndaj profesionist\u00ebve q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb RTSH.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb reagimit t\u00eb saj, Kozeta Kurti i drejtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte analistit Baton Haxhiu, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb mikes s\u00eb tij, Eni Vasilit, q\u00eb \u201ct\u00eb na jap\u00eb ato lek\u00ebt tona\u201d para se t\u00eb mbyll\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb RTSH-n\u00eb. Ajo paralajm\u00ebron se ndoshta mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa ligjor\u00eb, por e vetmja arsye pse heziton, \u00ebsht\u00eb se nuk d\u00ebshiron q\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb para p\u00ebr \u201ckapri\u00e7o drejtor\u00ebsh arrogant\u00eb e indiferent\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam Kozeta Kurti, me k\u00ebt\u00eb fytyr\u00eb e me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr q\u00eb nuk fshihem pas gishtit,\u201d p\u00ebrfundon ajo, duke theksuar se rrug\u00ebn e saj e ka b\u00ebr\u00eb me pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe pa u varur nga askush.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, nga ana e RTSH apo drejtoresh\u00ebs nuk ka pasur asnj\u00eb reagim lidhur me akuzat e Kurtit.<\/p>\n<h4><strong>Reagimi i plot\u00eb i gazetares<\/strong><\/h4>\n<div>\n<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">\n<div><\/div>\n<div>RTSH-ja s\u2019paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar \u00e7do kufi t\u00eb respektit p\u00ebr dinjitetin e njeriut dhe profesionistit<\/div>\n<div><\/div>\n<div>RTSH-ja ime nuk \u00ebsht\u00eb ajo e Eni Vasilit, Aurora Polos, Thoma G\u00ebll\u00e7it, Enkelejdi Jotit apo Martin Lek\u00ebs. K\u00ebta, p\u00ebrve\u00e7 Enit, na kan\u00eb pyetur: a u lodh\u00ebt, a ju nevojitet gj\u00eb. Na kan\u00eb motivuar dhe respektuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb dhe kemi b\u00ebr\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div><\/div>\n<div>P\u00ebrmenda k\u00ebta emra, sepse me k\u00ebta drejtor\u00eb kam punuar her\u00eb pas here n\u00eb RTSH, si autore e moderatore programesh, si skenariste apo z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Festivalit t\u00eb K\u00ebng\u00ebs. RTSH-ja ime \u00ebsht\u00eb ajo e Festivaleve ku mbaja sh\u00ebnim me laps tekstet e k\u00ebng\u00ebve dhe i memorizoja gati p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, \u00ebsht\u00eb ajo e \u201c12 vall\u00ebzime pa nj\u00eb t\u00eb shtun\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb ajo e \u201cMiss Albanias\u201d s\u00eb par\u00eb etj. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj RTSH-je, i kam dhuruar asaj or\u00eb transmetimi prej miliona lek\u00ebsh q\u00eb RTSH s\u2019i prodhon dot vet\u00eb, ciklet e Albania Pop Rock ku s\u2019ka mbet\u2019 yll i ri apo gold pa k\u00ebnduar, me orkestr\u00ebn e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga muzikant\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendi, tributin spektakolar t\u00eb Djemve t\u00eb Detit, dy koncerte t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, dy recitale t\u00eb Artjola Tosk\u00ebs, recitalet e Vesa Lum\u00ebs, Altin Gocit e Adhurim Demirit. E kam b\u00ebr\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur Fred Peza na d\u00ebboi nga salla e orkestr\u00ebs, sikur t\u00eb ishim duke prodhuar dado e bullona dhe jo muzik\u00eb; pagova fatur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb me qera dhe s\u2019e nd\u00ebshkova RTSH-n\u00eb se nuk ishte e Fred Pez\u00ebs. E kam b\u00ebr\u00eb edhe kur z\u00ebvend\u00ebsova n\u00eb sekond t\u00eb fundit regjin\u00eb m\u00eb t\u00eb lodhur q\u00eb na vuri n\u00eb dispozicion RTSH-ja me nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb paguar prej meje dhe kontakteve t\u00eb mia, pik\u00ebrisht se s\u2019doja ta nd\u00ebshkoja RTSH-n\u00eb, pasi ajo nuk \u00ebsht\u00eb e drejtor\u00ebve.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ne profesionist\u00ebt do t\u00eb hyjm\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb RTSH, (n\u00ebse do ta ket\u00eb jet\u00ebn) ashtu sikurse drejtor\u00ebt vet\u00ebm do t\u00eb dalin.<\/div>\n<div>Tani, le t\u00eb kthehemi tek k\u00ebto pagesat e prapambetura. Meq\u00eb ra fjala, un\u00eb dhe stafi im kemi 12 pun\u00eb t\u00eb papaguara nga 14 gjithsej.<\/div>\n<div>(Pa folur p\u00ebr investime personale t\u00eb miat dhe grupit tim t\u00eb pun\u00ebs, se duke qen\u00eb titra e par\u00eb e programit, s\u2019mund t\u2019ja lejoj vetes t\u00eb kthehem 100 vjet prapa).<\/div>\n<div><\/div>\n<div>N\u00eb fillim u p\u00ebrpoqa jo vet\u00ebm vet\u00eb, por duke b\u00ebr\u00eb katalizatorin edhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mi, t\u00eb tregoja mir\u00ebkuptim dhe empati p\u00ebr nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb jan\u00eb rishtar\u00eb, q\u00eb u duhet koh\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb ku kan\u00eb ardhur, t\u00eb analizojn\u00eb situat\u00ebn etj, etj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>M\u00eb von\u00eb nuk lash\u00eb vend pa trokitur; n\u00eb zyr\u00ebn juridike, n\u00eb zyr\u00ebn e financ\u00ebs, n\u00eb zyr\u00ebn e drejtoresh\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb programeve, k\u00ebrkova takim me Drejtoresh\u00ebn e P\u00ebrgjithshme (ndoshta m\u00eb leht\u00eb hyn n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, se tek zyra e Vasilit) shkrova nj\u00eb email t\u00eb gjat\u00eb\u2026 dhe e dini \u00e7far\u00eb k\u00ebrkova? Nuk k\u00ebrkova lek\u00ebt, por nj\u00eb kontakt ku t\u00eb delegoja t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb punuar dhe bashk\u00ebpunuar me k\u00ebt\u00eb program, se s\u2019po kisha m\u00eb fuqi t\u2019i mbaja. Sa her\u00eb dridhej telefoni, m\u00eb kapte ankthi. Un\u00eb v\u00ebrtet nuk mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore, se \u00e7dokush ka firmosur personalisht, por ama s\u2019e p\u00ebrjashtoj veten nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale, se ndryshe nga znj. Vasili q\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur vet\u00ebm p\u00ebr panelet e saj, un\u00eb me k\u00ebta artist\u00eb e personalitete kam nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb punoj.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Dhe meq\u00eb jemi k\u00ebtu, si ka mund\u00ebsi q\u00eb znj. Vasili ka nd\u00ebrtuar me qindra her\u00eb panele politike me qa\u2019 hallet tona p\u00ebr vendimarrje qeverie, rol opozite etj dhe \u00e7udit\u00ebrisht tani, n\u00eb drejtimim e \u201csht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet\u201d nuk mblidhka dot nj\u00eb panel autor\u00ebsh, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh apo artist\u00ebsh (nga ato q\u00eb Eni Vasili i ka duartrokitur si spektatore edhe n\u00eb event t\u00eb drejtuar prej meje) minimumi p\u00ebr t\u2019i par\u00eb n\u00eb sy; p\u00ebr t\u2019u treguar q\u00eb ua njeh kontributin e se po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Sigurisht q\u00eb secili prej nesh e do kompensimin e vet financiar, sepse p\u00ebr at\u00eb ka punuar (pun\u00ebt vullnetare i b\u00ebjm\u00eb tjet\u00ebr kund dhe s\u2019kemi nevoj\u00eb t\u2019i b\u00ebrtasim), por m\u00eb shum\u00eb se sa mungesa e tyre, m\u00eb dhemb arroganca dhe fakti q\u00eb jemi transparent\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij grupi njer\u00ebzish, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Drejtoresh\u00ebn e P\u00ebrgjithshme t\u00eb institucionit. Personalisht kam shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr respekt p\u00ebr veten time, p\u00ebr pun\u00ebn time, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kam punuar se sa nevoj\u00eb p\u00ebr honorarin tim.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Ndoshta un\u00eb nuk do ta kisha mbajtur kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim, n\u00ebse pushteti i i ri i RTSH-s\u00eb do na \u201cbegeniste\u201d, do na ftonte, madje edhe n\u00ebse do na shuante me rrena shprese; madje edhe po t\u00eb na llastonte duke na p\u00ebrcjell\u00eb: \u201cDo t\u00eb d\u00ebshironim shum\u00eb t\u00eb vazhdonim bashk\u00ebpunimin me ju, por si\u00e7 e shihni ne s\u2019po ju paguajm\u00eb dot p\u00ebr programet e kaluara; si mund t\u2019ju k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb punoni ende?\u201d<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Por jo! Ne, znj. Vasili dhe ju oborrtar\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb rinj nuk jemi borxhlinjt\u00eb q\u00eb ju mbin\u00eb juve n\u00eb der\u00eb. Jemi profesionist\u00ebt q\u00eb e kemi kaluar me koh\u00eb gavet\u00ebn dhe k\u00ebrkojm\u00eb minimumin e respektit dhe edukat\u00ebs qytetare s\u00eb pari dhe patjet\u00ebr edhe kompensimin financiar q\u00eb na takon. Ne kemi n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me institucionin dhe p\u00ebr ne ka pak r\u00ebnd\u00ebsi se kush e p\u00ebrfaq\u00ebson at\u00eb. Prandaj nj\u00eb marr\u00ebveshje dy pal\u00ebshe legjitimohet me vul\u00eb, se p\u00ebrndryshe do mjaftonte nj\u00eb firm\u00eb e secilit prej jush. N\u00ebse s\u2019ju pyesim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje administrative dhe financiare, p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u2019ju pyesim? P\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e programeve tona? Nuk ju pyesim dot! E di pse? Sepse NUK na ndihmoni dot! Un\u00eb dhe koleg\u00ebt e mi autor\u00eb e moderator\u00eb kemi kthyer n\u00eb studiot tona personalitete q\u00eb jo i kishin hequr viz\u00ebn, por i kishin derdhur me koh\u00eb boj\u00ebn e stilografit RTSH-s\u00eb. P\u00ebr sa m\u00eb p\u00ebrket, n\u00eb 14 jav\u00eb b\u00ebra at\u00eb q\u00eb institucionet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb drejtoni ju sot, nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ngrita nga varri n\u00eb kuptim t\u00eb par\u00eb e metaforik, si t\u00eb doni ju, personazh\u00eb q\u00eb me vet\u00ebdije a jo, ju t\u00eb gjith\u00eb, n\u00eb \u00e7do institucion, ja kishit v\u00ebn\u00eb shqelmin me koh\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Por nuk dua t\u00eb ndalem m\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtu, sepse \u201cp\u00ebr \u00e7do n\u00ebn\u00eb, f\u00ebmija i vet \u00ebsht\u00eb m\u00eb i bukuri n\u00eb planet\u201d.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Uroj shum\u00eb q\u00eb n\u00ebse s\u2019t\u00eb bie ty n\u00eb dor\u00eb ky sh\u00ebnim, (kuptohet, jo se pres ndonj\u00eb reflektim), t\u2019i bjer\u00eb Baton Haxhiut, i cili t\u00eb k\u00ebshillon si mik ta mbyll\u00ebsh nja gjasht\u00eb muaj RTSH-n\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>E n\u00ebse Batonit i bie n\u00eb dor\u00eb ky sh\u00ebnim, a mundesh t\u00eb lutem t\u2019i drejtohesh si mik mikesh\u00ebs t\u00ebnde q\u00eb para se t\u2019i vendos\u00eb at\u00eb drynin e trash\u00eb RTSH-s\u00eb, madje jo p\u00ebr gjasht\u00eb muaj, por p\u00ebrgjithmon\u00eb ndoshta, t\u00eb na jap\u00eb ato lek\u00ebt tona?<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Fundja s\u2019u mor\u00ebm me piramidat sudjane n\u00eb 97-\u00ebn. Pse duhet t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb piramid\u00eb rtshjane t\u00eb 2025-\u00ebs?<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Sa p\u00ebr padi e gjyqe patjet\u00ebr q\u00eb e kam menduar, por s\u2019jam bindur ende n\u00ebse shqiptar\u00ebt e meritojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb para p\u00ebr kapri\u00e7o drejtor\u00ebsh arrogant\u00eb e indiferent\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paguajn\u00eb \u00e7do muaj p\u00ebr t\u00eb par\u00eb at\u00eb q\u00eb prodhojm\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div><\/div>\n<div>P.S. Un\u00eb nuk pres t\u00eb l\u00ebshoj xixa me k\u00ebt\u00eb shkrim, por mbi t\u00eb gjitha e b\u00ebra sepse:<\/div>\n<div><\/div>\n<div>1- S\u2019mund t\u00eb mbaj me shpresa bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi dhe as t\u2019u transferoj m\u00eb rrena korridoresh.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>2- Sepse kam par\u00eb aty-k\u00ebtu, n\u00ebp\u00ebr flet\u00eb rrufe portalesh me artikull shkrues anonim\u00eb, t\u00eb m\u00eb p\u00ebrmendin emrin dhe kan\u00eb folur sikur ta ken\u00eb ata goj\u00ebn time n\u00eb fytyr\u00eb.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Un\u00eb jam Kozeta Kurti, me k\u00ebt\u00eb fytyr\u00eb e me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr q\u00eb nuk fshihem pas gishtit dhe q\u00eb rrug\u00ebn time, aq sa kam b\u00ebr\u00eb, e kam b\u00ebr\u00eb vet\u00eb, pa l\u00ebpir\u00eb tasa pronar\u00ebsh mediash, apo njer\u00ebz t\u00eb veshur me pushtet mediatik a politik. Kjo rrug\u00eb imja \u00ebsht\u00eb e ngjashme me shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb mit\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e pakrahasueshme fare, po fare me shum\u00eb drejtues apo ish drejtues n\u00ebp\u00ebr pun\u00ebrat tona.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/skandal-ne-rtsh-denoncimi-spaguan-prej-5-muajsh-por-eni-vasili-ka-kaluar-cdo-kufi\/\">Skandal n\u00eb RTSH! Denoncimi: S\u2019paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar \u00e7do kufi!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashp\u00ebr ndaj situat\u00ebs n\u00eb Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se institucioni nuk ka shlyer pagesat p\u00ebr 12 nga 14 projektet e saj t\u00eb realizuara prej m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb muajsh. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, ajo drejton gishtin drejt drejtoresh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, Eni Vasili, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39728","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39728\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}