{"id":39595,"date":"2025-09-09T13:48:17","date_gmt":"2025-09-09T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/09\/shkolla-benardina-qerraxhia-me-standarde-europiane-manastirliu-nje-model-kombetar-per-shkollat-sportive\/"},"modified":"2025-09-09T13:48:17","modified_gmt":"2025-09-09T13:48:17","slug":"shkolla-benardina-qerraxhia-me-standarde-europiane-manastirliu-nje-model-kombetar-per-shkollat-sportive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/09\/shkolla-benardina-qerraxhia-me-standarde-europiane-manastirliu-nje-model-kombetar-per-shkollat-sportive\/","title":{"rendered":"Shkolla \u201cBenardina Qerraxhia\u201d me standarde europiane, Manastirliu: Nj\u00eb model komb\u00ebtar p\u00ebr shkollat sportive"},"content":{"rendered":"<p>Hapet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe cikli nga klasa VI-IX, krahas gjimnazit ekzistues <\/p>\n<p>Durr\u00ebs, 9 shtator- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, s\u00eb bashku me Kryetaren e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Emiriana Sako, vizituan sot shkoll\u00ebn \u201cBenardina Qerraxhia\u201d, e kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks edukativ fal\u00eb nj\u00eb investimi madhor t\u00eb Qeveris\u00eb shqiptare dhe Bashkimit Europian, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit EU4Schools, t\u00eb zbatuar nga UNDP dhe Bashkia Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se ky institucion, me tradit\u00eb 55-vje\u00e7are n\u00eb p\u00ebrgatitjen e sportist\u00ebve elitar\u00eb, sot ofron kushte dhe standarde bashk\u00ebkohore, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr zhvillimin e shkollave me orientim sportiv n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>\u201cJemi t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb tashm\u00eb viti shkollor ka nisur me shkolla t\u00eb reja, me shkolla t\u00eb rehabilituara, por edhe me nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe nga t\u00eb gjitha bashkit\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mir\u00ebmbajtjen e rrjetit t\u00eb shkollave tona. Me mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb shqiptare dhe programit t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr shkollat, shohim t\u00eb finalizuar edhe nj\u00eb vep\u00ebr madhore sikurse \u00ebsht\u00eb kompleksi edukativ \u201cBenardina Qerraxhia\u201d, nj\u00eb shkoll\u00eb me orientim sportiv q\u00eb p\u00ebr 55 vite ka mund\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiten sportist\u00eb elitar\u00eb, dhe sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e cila ofron standarde dhe kushte europiane p\u00ebr zhvillimin dhe shpalosjen e potencialit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb saj. Patjet\u00ebr q\u00eb, duke qen\u00eb nj\u00eb kompleks i till\u00eb edukativ sportiv, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve tan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar prirjet e tyre n\u00eb drejtimin sportiv, por nga ana tjet\u00ebr edhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar shkolla t\u00eb ngjashme edhe n\u00eb bashki t\u00eb tjera t\u00eb vendit.\u201d, tha Manastirliu.<\/p>\n<p>Kompleksi edukativ \u201cBenardina Qerraxhia\u201d \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar dhe zgjeruar me klasa m\u00ebsimi, laborator\u00eb, bibliotek\u00eb, dhom\u00eb sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe terrene sportive t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb reja, p\u00ebrfshir\u00eb 4 palestra moderne p\u00ebr basketboll, volejboll, gjimnastik\u00eb dhe forc\u00eb, t\u00eb konceptuara p\u00ebr aktivitete komb\u00ebtare e rajonale. N\u00eb proces \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrtimi i fush\u00ebs st\u00ebrvitore t\u00eb futbollit, pist\u00ebs atletike, k\u00ebndit t\u00eb hedhjes dhe grop\u00ebs s\u00eb k\u00ebrcimit. Pjes\u00eb e projektit \u00ebsht\u00eb dhe konvikti me kapacitet 150 nx\u00ebn\u00ebs.<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb kompleks i cili vjen me nj\u00eb infrastruktur\u00eb sportive t\u00eb dedikuar jo vet\u00ebm me palestrat e brendshme, jo vet\u00ebm me sallat e p\u00ebrgatitjes fizike, por gjithashtu edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr investim i cili \u00ebsht\u00eb duke u realizuar nga Bashkia e Durr\u00ebsit, nga Federata Shqiptare e Futbollit, p\u00ebr fush\u00ebn e futbollit brenda territorit t\u00eb k\u00ebsaj shkolle. \u00cbsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb qytetit, sepse krijon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb hap\u00ebsira sportive edhe p\u00ebr faktin se kemi stadiumin e ri, i cili do t\u00eb nd\u00ebrtohet k\u00ebtu af\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e cila i sh\u00ebrben p\u00ebrmes qendr\u00ebs rezidenciale, edhe shkollave t\u00eb tjera n\u00eb Durr\u00ebs. Kapacitetet e k\u00ebsaj shkolle n\u00eb num\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsish jan\u00eb rritur fal\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtij investimi p\u00ebr zgjerimin e kapaciteteve t\u00eb klasave. Gjithashtu dhe konvikti q\u00eb pret rreth 150 nx\u00ebn\u00ebs nga qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb, e para p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar talentet dhe profesionist\u00ebt e s\u00eb nes\u00ebrmes n\u00eb fush\u00ebn sportive; e dyta, nj\u00eb mund\u00ebsi fantastike p\u00ebr familjet, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leht\u00ebsi shum\u00eb e madhe p\u00ebr ta dhe sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim p\u00ebr t\u00eb ardhmen.\u201d, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit.<\/p>\n<p>Shkolla \u201cBenardina Qerraxhia\u201d \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e projektit \u201cElite Youth Player Development Academy\u201d t\u00eb FSHF-s\u00eb, q\u00eb synon zhvillimin e talenteve t\u00eb rinj p\u00ebrmes programeve st\u00ebrvitore t\u00eb standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nx\u00ebn\u00ebsit pjes\u00eb e projektit do t\u00eb regjistrohen n\u00eb shkoll\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb akomodim n\u00eb konvikt. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Ministria e Arsimit ka zgjeruar dhe ciklin e edukimit sportiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, duke filluar nga klasa e VI deri n\u00eb klas\u00ebn e IX, krahas gjimnazit ekzistues. Kjo synon t\u00eb identifikoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb talentet q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme.<br \/>\n\u201cNe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si Ministri e Arsimit, e kemi zgjeruar ciklin e edukimit sportiv duke filluar nga klasa e VI n\u00eb klas\u00ebn e IX, p\u00ebrve\u00e7se gjimnazit q\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Kemi vler\u00ebsuar q\u00eb, duke filluar q\u00eb her\u00ebt, pra q\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e VI, ne mund t\u00eb p\u00ebrgatisim edhe m\u00eb mir\u00eb sportist\u00ebt e t\u00eb ardhmes, por nga ana tjet\u00ebr edhe t\u00eb motivojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb ardhur dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e shkollave sportive, shkollave artistike gjithashtu, dhe sigurisht n\u00eb t\u00eb ardhmen jemi duke punuar p\u00ebr t\u00eb pasur shkolla t\u00eb cilat t\u00eb ken\u00eb edhe orientim shkencor dhe inovator, sikurse jemi duke punuar p\u00ebr Liceun Franko-Shqiptar p\u00ebr Shkenc\u00ebn dhe Inovacionin n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, jan\u00eb hapur k\u00ebt\u00eb vit 30 shkolla t\u00eb reja ose t\u00eb rehabilituara, nd\u00ebrsa 40 t\u00eb tjera jan\u00eb aktualisht n\u00eb proces nd\u00ebrtimi apo rikonstruksioni, tha Ministrja Manastirliu, duke shtuar se investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb shoq\u00ebrohen me rritjen e standardeve t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe trajnimin e m\u00ebsuesve.<br \/>\n\u201cN\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ne kemi punuar intensivisht q\u00eb ky vit t\u00eb na gjej\u00eb me dyer t\u00eb shkollave t\u00eb reja t\u00eb hapura. Jan\u00eb 30 institucione arsimore t\u00eb rehabilituara apo t\u00eb reja, nj\u00ebsoj si kjo shkoll\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb hapur dyert p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb kantier t\u00eb arsimit 40 kantiere, dhe gjithashtu fal\u00ebnderoj bashkit\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn intensive q\u00eb jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto investime n\u00eb infrastruktur\u00ebn shkollore na b\u00ebjn\u00eb q\u00eb neve t\u00eb sigurojm\u00eb jo vet\u00ebm kushte shum\u00eb t\u00eb mira pune p\u00ebr m\u00ebsuesit, p\u00ebr stafet tona m\u00ebsimore, por nga ana tjet\u00ebr edhe kushte dhe standarde bashk\u00ebkohore t\u00eb edukimit, duke rritur k\u00ebshtu cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit tan\u00eb. K\u00ebto shkojn\u00eb paralelisht edhe me edukimin dhe trajnimin n\u00eb vazhdim t\u00eb m\u00ebsuesve. Ne kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00ebsues t\u00eb kurrikul\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme, kemi m\u00eb shum\u00eb m\u00ebsues t\u00eb angazhuar t\u00eb disiplinave sportive. Ndaj jemi duke investuar v\u00ebrtet n\u00eb infrastruktur\u00ebn arsimore, n\u00eb godina, n\u00eb laborator\u00eb smart, n\u00eb laborator\u00ebt e shkencave, n\u00eb terrene ku \u00e7do shkoll\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur kriter q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ambientet sportive t\u00eb saj, terrene sportive dhe palestra, por mbi t\u00eb gjitha jemi duke punuar fort te burimet tona njer\u00ebzore p\u00ebr t\u2019i trajnuar dhe p\u00ebr t\u2019i edukuar ato n\u00eb vazhdim me t\u00eb rejat n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe p\u00ebr t\u00eb ecur me t\u00eb nj\u00ebjtin hap, ashtu sikurse ne duam, p\u00ebr t\u00eb vijuar me programin ton\u00eb ambicioz p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, q\u00eb fillon me arsimin, fillon me kapitalin njer\u00ebzor, i cili duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet dhe t\u00eb siguroj\u00eb dijet q\u00eb i duhen p\u00ebr sot dhe p\u00ebr nes\u00ebr, dhe k\u00ebt\u00eb rol e luan shkolla, e luajn\u00eb m\u00ebsuesit tan\u00eb.\u201d, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.<\/p>\n<p>Viti shkollor n\u00eb Kompleksin Edukativ \u201cBenardina Qerraxhia\u201d ka filluar me 226 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb disiplinat sportive futboll, volejboll, basketboll, atletik\u00eb dhe pesh\u00ebngritje dhe risi e k\u00ebtij viti shkollor \u00ebsht\u00eb edhe hapja e ciklit arsimor 9-vje\u00e7ar, nga klasa e VI-IX, krahas atij t\u00eb mes\u00ebm.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/shkolla-benardina-qerraxhia-me-standarde-europiane-manastirliu-nje-model-kombetar-per-shkollat-sportive\/\">Shkolla \u201cBenardina Qerraxhia\u201d me standarde europiane, Manastirliu: Nj\u00eb model komb\u00ebtar p\u00ebr shkollat sportive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe cikli nga klasa VI-IX, krahas gjimnazit ekzistues Durr\u00ebs, 9 shtator- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, s\u00eb bashku me Kryetaren e Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Emiriana Sako, vizituan sot shkoll\u00ebn \u201cBenardina Qerraxhia\u201d, e kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompleks edukativ fal\u00eb nj\u00eb investimi madhor t\u00eb Qeveris\u00eb shqiptare dhe Bashkimit Europian, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39595","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39595"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39595\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}