{"id":39524,"date":"2025-09-09T08:48:36","date_gmt":"2025-09-09T08:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/09\/ne-paraden-e-29-nentorit-1974-me-urdher-te-mehmet-shehut-tribunen-e-udheheqjes-e-beme-naten-me-beton-kurse-tankeve-qe-parakaluan-ua-hoqem-municionet-pasi-zbulohet-doku\/"},"modified":"2025-09-09T08:48:36","modified_gmt":"2025-09-09T08:48:36","slug":"ne-paraden-e-29-nentorit-1974-me-urdher-te-mehmet-shehut-tribunen-e-udheheqjes-e-beme-naten-me-beton-kurse-tankeve-qe-parakaluan-ua-hoqem-municionet-pasi-zbulohet-doku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/09\/ne-paraden-e-29-nentorit-1974-me-urdher-te-mehmet-shehut-tribunen-e-udheheqjes-e-beme-naten-me-beton-kurse-tankeve-qe-parakaluan-ua-hoqem-municionet-pasi-zbulohet-doku\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb parad\u00ebn e 29 n\u00ebntorit 1974, me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut, tribun\u00ebn e udh\u00ebheqjes e b\u00ebm\u00eb nat\u00ebn me beton, kurse tankeve q\u00eb parakaluan, ua hoq\u00ebm municionet, pasi\u2026\u201d\/ Zbulohet dokumenti i rrall\u00eb i Sigurimit!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>At\u00eb paradite t\u00eb v\u00ebrejtur dhe me shi t\u00eb 29 n\u00ebntorit t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vitit 1974, qindra e qindra ushtar\u00ebve, oficer\u00ebve, kadet\u00ebve t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Oficer\u00ebve \u201cEnver Hoxha\u201d, \u201csk\u00ebnderbegasve\u201d, e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb apo t\u00eb ftuarve n\u00eb parad\u00ebn e madhe q\u00eb u zhvillua at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb 30 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit, si dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb e ndoq\u00ebn at\u00eb nga ekrani i televizorit, nuk do u kishte shkuar kurr\u00eb nd\u00ebr m\u00ebnd, se tribuna e vendosur p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, ku ndodhej Enver Hoxha me an\u00ebtar\u00ebt e Byros\u00eb Politike t\u00eb Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, e t\u00eb ftuarve t\u00eb tjer\u00eb, ishte e nd\u00ebrtuar prej betoni!<\/p>\n<p>Madje edhe sot kur ka kaluar m\u00eb se gjys\u00ebm shekulli nga ajo dit\u00eb dhe 35 vite nga shembja e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij Ramiz Alia, nuk \u00ebsht\u00eb publikuar asnj\u00eb dokument arkivor q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb ditur k\u00ebt\u00eb fakt dhe askush nuk ka d\u00ebshmuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb! T\u00eb pakt\u00ebn publikisht! Por duket se kjo gj\u00eb, pra nd\u00ebrtimi i nj\u00eb tribune me hekur e beton p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, e cila zor t\u00eb ket\u00eb ndodhur edhe n\u00eb vendet m\u00eb diktatoriale t\u00eb para viteve \u201990-t\u00eb, si Koreja e Veriut, etj., ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste!<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb b\u00ebhet e ditur nga nj\u00eb dokument arkivor i vitit 1982, i nxjerr\u00eb nga arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, (tashm\u00eb pjes\u00eb e fondit t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin e Dokumenteve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit), ku nj\u00eb nga ish-ushtarak\u00ebt e lart\u00eb madhor\u00eb t\u00eb asaj periudhe, i arrestuar n\u00eb vitin 1982 me akuz\u00ebn; \u201cpjes\u00ebtar i grupit armiq\u00ebsor t\u00eb Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut\u201d, ka d\u00ebshmuar para hetuesve n\u00eb qelit\u00eb e burgut t\u00eb Tiran\u00ebs (Reparti 313), ku zhvillohej procesi hetimor ndaj t\u00eb tij.<br \/>\nPo t\u00eb kemi parasysh koh\u00ebn kur ka ndodhur kjo ngjarje, pra parad\u00ebn e madhe p\u00ebr nder t\u00eb 30 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit, (20 n\u00ebntor 1974), e cila zhvillohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur kishte filluar goditja ndaj ministrit t\u00eb Mbrojtjes Popullore Beqir Ballukut e vart\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtorin\u00eb Politike t\u00eb Ushtris\u00eb, si Petrit Dume, Hito \u00c7ako, Rrahman Parllaku, etj., (Balluku u arrestua m\u00eb 16 dhjetor 1974), d\u00ebshmia e ish-ushtarakut madhor, duke se \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasi, p\u00ebrve\u00e7se ai tregon edhe disa nga emrat e tjer\u00eb t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij oficer\u00eb, q\u00eb ishin prezent n\u00eb at\u00eb ngjare, t\u00eb cil\u00ebt fare leht\u00eb mund t\u00eb thirreshin nga hetuesit dhe t\u00eb merreshin n\u00eb pyetje, ajo q\u00eb e b\u00ebn plot\u00ebsisht t\u00eb besueshme d\u00ebshmin\u00eb e tij, \u00ebsht\u00eb dhe paranoja e diktatorit komunist Enver Hoxha (sidomos pas ngjarjes n\u00eb Kin\u00eb, me ministrin e Mbrojtjes, Lin Biao, q\u00eb n\u00eb tentativ\u00eb arratisje, e q\u00eblluan dhe ia dogj\u00ebn avionin n\u00eb aj\u00ebr af\u00ebr kufirit me Mongolin\u00eb), si dhe besnik\u00ebria e Mehmet Shehut ndaj tij.<\/p>\n<p>Dokumenti n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e dosjes voluminoze q\u00eb u administrua asokohe nga \u201cGrupi Operativ Special\u201d, (q\u00eb u krijua n\u00eb vitin 1982, vet\u00ebm pak dit\u00eb pas arrestimit t\u00eb Kadri Hazbiut), i cili kryesohej nga zv. ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Zylyftar Ramizi, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbante dhe funksionin ne Drejtorit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, ku ish-ushtarakut t\u00eb lart\u00eb, i k\u00ebrkohej t\u00eb d\u00ebshmonte \u201cp\u00ebr veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore t\u00eb Mehmet Shehut, dhe Kadri Hazbiut\u201d!<\/p>\n<p>Si\u00e7 ishte edhe \u201cheqja e municioneve nga tanket\u201d q\u00eb parakaluan n\u00eb parad\u00ebn e madhe t\u00eb 30 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit n\u00eb 29 n\u00ebntor t\u00eb vitit 1974, si dhe nd\u00ebrtimi i tribun\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqjes, me hekur e beton. Por p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebsaj etj., na njeh dokumenti arkivor q\u00eb publikohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga Memorie.al. t\u00eb cilin po e botojm\u00eb bashk\u00eb me fotot e faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR I VITIT 1982, ME D\u00cbSHMIN\u00cb N\u00cb HETUESI T\u00cb ISH-OFICERIT MADHOR, P\u00cbR ND\u00cbRTIMIN E TRIBUN\u00cbS S\u00cb UDH\u00cbHEQJES ME BETON, PAS URDHRIT T\u00cb MEHMET SHEHUT<\/p>\n<p>Proces-verbal mbi pyetjen e t\u00eb pandehurit (\u2026\u2026\u2026..)<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 16.11.1982<\/p>\n<p>Un\u00eb, (B\u2026..I\u2026..), hetues n\u00eb ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, mora n\u00eb pyetje t\u00eb pandehurin (\u2026\u2026\u2026..).<\/p>\n<p>Pyetje: Vazhdoni i pandehur, na shpjegoni mbi veprimtarin\u00eb tuaj armiq\u00ebsore, kund\u00ebr pushtetit popullor?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje: Un\u00eb (\u2026\u2026.), k\u00ebrkova nga hetimi nj\u00eb koh\u00eb prej dy apo dy tre dit\u00eb, t\u00eb mendohesha p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme rreth procesit tim hetimor, ku kam folur p\u00ebr Kadri Hazbiun.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam shpjeguar edhe n\u00eb procesin e par\u00eb hetimor, se Kadri Hazbiu \u00ebsht\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt armiq\u00ebsore me Mehmet Shehun. K\u00ebt\u00eb shpjegim dua ta vazhdoj edhe sot, p\u00ebr sa m\u2019u kujtuan, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb un\u00eb u mendova:<\/p>\n<p>N\u00eb muajin n\u00ebntor 1974, kur po p\u00ebrgatisnim parad\u00ebn, dhe ishte prova e par\u00eb apo e dyt\u00eb, p\u00ebrpara kryeministris\u00eb, nj\u00eb nat\u00eb ishim aty, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe kuadro t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb shihnim provat e parad\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbasi erdhi aty sekretari i Komitetit Qendror, shoku Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu m\u00eb tha q\u00eb t\u2019i shpjegoj un\u00eb shokut Hysni, n\u00eb lidhje me kuadratet, i shpjegova dhe n\u00eb mbarim t\u00eb provave t\u00eb parad\u00ebs un\u00eb q\u00ebndrova aty, kurse shoku Hysni u largua.<\/p>\n<p>Aty ngeli Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Fe\u00e7or Shehu, un\u00eb (\u2026\u2026.) Sami Me\u00e7ollari, Mendu Backa, e disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb tani nuk m\u00eb kujtohet se kush ishin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Mehmet Shehu i dha udh\u00ebzime Mendu Back\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte me beton tribun\u00ebn ku do t\u00eb rrinin udh\u00ebheq\u00ebsit, duke th\u00ebn\u00eb se tribuna t\u00eb b\u00ebhet me beton, q\u00eb tanku po t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb mos e rr\u00ebzoj dot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nd\u00ebrhyra un\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb se neve asnj\u00ebher\u00eb nuk e kemi b\u00ebr\u00eb me beton dhe nuk ka si t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb tanku t\u00eb dal\u00eb nga rreshti dhe t\u00eb vij t\u00eb q\u00eblloj n\u00eb tribun\u00eb!<\/p>\n<p>Mehmeti m\u00eb tha se; ti je miop, neve do t\u00eb marrin \u00e7do mas\u00eb q\u00eb t\u00eb evitojm\u00eb \u00e7do t\u00eb papritur. Mehmeti vazhdoj t\u00eb jepte udh\u00ebzime duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb tankeve t\u2019ju hiqet municioni i gatishm\u00ebris\u00eb, juve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, do t\u00eb mbani p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb at\u00ebher\u00eb, k\u00ebshtu ne do t\u2019u heqim edhe avion\u00ebve municionin! Mehmeti m\u00eb tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mban ti p\u00ebrgjegj\u00ebsi me kok\u00ebn t\u00ebnde. Mbas k\u00ebsaj neve u ndam\u00eb nga njeri tjetri, duke l\u00ebn\u00eb q\u00eb tribuna t\u00eb b\u00ebhej me beton, tankeve t\u2019u hiqej municioni, kurse avion\u00ebve jo.<\/p>\n<p>Mehmet Shehu u largua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, kurse un\u00eb dhe Kadri Hazbiu u larguam p\u00ebr tek makinat q\u00eb na prisnin tek ura e Lan\u00ebs. Iknin grup me grup, por un\u00eb ikja me Kadrin\u00eb, bashk\u00eb me nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rrug\u00ebs Kadri m\u00eb tha se: \u201cTi (\u2026\u2026..) duhet t\u00eb reagosh mir\u00eb, ata e kam fjal\u00ebn p\u00ebr rastin e sot\u00ebm, por p\u00ebr t\u00eb gjitha duhet d\u00ebgjuar Mehmeti, di m\u00eb shum\u00eb se neve, njeh gjendjen m\u00eb mir\u00eb se neve, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn t\u00ebnde, se pastaj do t\u00eb jet\u00eb von\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb se do ta kem parasysh, dhe ai hipi n\u00eb makin\u00eb dhe u largua p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, kurse un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Tribuna u b\u00eb me beton gjate net\u00ebve, tankeve t\u00eb parad\u00ebs iu hoq municioni, po se kush konkretisht e ka transmetuar urdhrin e Mehmet Shehut, k\u00ebt\u00eb nuk e di, por prezent aty ishte Sami Me\u00e7ollari, Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kurse un\u00eb municionet e avion\u00ebve nuk ia hoqa dhe as ja thash\u00eb njeriu. Mbas dy tre dit\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij urdhri t\u00eb Mehmet Shehut, nj\u00eb dit\u00eb kur do t\u00eb shkonim t\u00eb shikonim provat e parad\u00ebs, hipa n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me A. F., komandantin e tankeve pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Popullore. A\u2026m\u00eb tha: \u201c\u00c7far\u00eb b\u00ebhet k\u00ebshtu, t\u2019u hiqet municioni tankeve t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb\u201d?!<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb se mos diskuto, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebr dhe ai nuk foli m\u00eb gjat\u00eb. A\u2026 i vinte inat, sepse si komandant tankesh nuk e kishin njoftuar. P\u00ebr mua parakalimi i tankeve me municion, nuk kishte asnj\u00eb rrezikshm\u00ebri, sepse shoferi ishte posht\u00eb dhe komandanti i tankut ishte lart dhe nuk kishte se kush t\u2019i vente n\u00eb p\u00ebrdorim arm\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe ishte gj\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebhej, me municion neve kemi parakaluar n\u00eb \u00e7do parad\u00eb, kurse po t\u2019ju hiqja un\u00eb municionin avion\u00ebve, do t\u00eb prishej gatishm\u00ebria e avion\u00ebve dhe do t\u00eb duheshin disa or\u00eb q\u00eb t\u00eb viheshin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb gatishm\u00ebri avion\u00ebt!\/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ne-paraden-e-29-nentorit-1974-me-urdher-te-mehmet-shehut-tribunen-e-udheheqjes-e-beme-naten-me-beton-kurse-tankeve-qe-parakaluan-ua-hoqem-municionet-pasi-zbulohet-doku\/\">\u201cN\u00eb parad\u00ebn e 29 n\u00ebntorit 1974, me urdh\u00ebr t\u00eb Mehmet Shehut, tribun\u00ebn e udh\u00ebheqjes e b\u00ebm\u00eb nat\u00ebn me beton, kurse tankeve q\u00eb parakaluan, ua hoq\u00ebm municionet, pasi\u2026\u201d\/ Zbulohet dokumenti i rrall\u00eb i Sigurimit!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i At\u00eb paradite t\u00eb v\u00ebrejtur dhe me shi t\u00eb 29 n\u00ebntorit t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vitit 1974, qindra e qindra ushtar\u00ebve, oficer\u00ebve, kadet\u00ebve t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar t\u00eb Oficer\u00ebve \u201cEnver Hoxha\u201d, \u201csk\u00ebnderbegasve\u201d, e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb apo t\u00eb ftuarve n\u00eb parad\u00ebn e madhe q\u00eb u zhvillua at\u00eb dit\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb 30 vjetorit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39524","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}