{"id":39485,"date":"2025-09-08T20:48:30","date_gmt":"2025-09-08T20:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/08\/presidenti-begaj-pret-ambasadoret-shqiptare-neper-bote-objektivi-strategjik-anetaresimi-i-shqiperise-ne-be\/"},"modified":"2025-09-08T20:48:30","modified_gmt":"2025-09-08T20:48:30","slug":"presidenti-begaj-pret-ambasadoret-shqiptare-neper-bote-objektivi-strategjik-anetaresimi-i-shqiperise-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/08\/presidenti-begaj-pret-ambasadoret-shqiptare-neper-bote-objektivi-strategjik-anetaresimi-i-shqiperise-ne-be\/","title":{"rendered":"Presidenti Begaj pret ambasador\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb: Objektivi strategjik, an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj priti mbr\u00ebmjen e sotme trupin diplomatik shqiptar q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, paraqiti vizionin e tij p\u00ebr nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb mbushur me kriza dhe pasiguri.<\/p>\n<p>\u201cSi nj\u00eb vend i vog\u00ebl n\u00eb madh\u00ebsi, por i madh n\u00eb vullnet, ne kemi treguar se mund t\u00eb kontribuojm\u00eb p\u00ebr stabilitet, p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ky \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb forcon pozit\u00ebn dhe imazhin ton\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si dhe rrit identitetin e Shqip\u00ebris\u00eb si partner i besuesh\u00ebm dhe faktor stabiliteti n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e partneritetit me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe pranin\u00eb n\u00eb NATO, duke u shprehur se \u201cAleanca me SHBA-t\u00eb dhe NATO-n \u00ebsht\u00eb garancia jon\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, mburoja jon\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pasigurt dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, d\u00ebshmi e vlerave dhe orientimit ton\u00eb Euroatlantik\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Begaj u shpreh se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e Evrop\u00ebs dhe synimi madhor mbetet an\u00ebtar\u00ebsimi i plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb objektivi strategjik q\u00eb p\u00ebrmbledh aspiratat e qytetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr zhvillim, mir\u00ebqenie dhe sundim t\u00eb ligjit. Ky \u00ebsht\u00eb horizonti q\u00eb orienton reformat tona dhe garanton rrug\u00ebtimin e pakthyesh\u00ebm t\u00eb vendit drejt familjes evropiane\u201d. <\/p>\n<p>Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu edhe p\u00ebr nxitjen e zgjerimit t\u00eb bllokut evropian n\u00eb rajonin ton\u00eb, duke theksuar se shqiptar\u00ebt mbeten faktor stabiliteti dhe kohezioni.<\/p>\n<p>Duke iu referuar organizimit me sukses t\u00eb Samitit t\u00eb 6-t\u00eb t\u00eb Komunitetit Politik Evropian n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, organizimit t\u00eb Samitit t\u00eb NATO-s q\u00eb pritet n\u00eb vitin 2027, si dhe Kongresit Bot\u00ebror t\u00eb Ligjit po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, Presidenti Begaj theksoi gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se k\u00ebto jan\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb jet\u00eb ur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dialogu dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb Evrop\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Presideti Begaj rikonfirmoi q\u00ebndrimin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr paqe p\u00ebrmes bisedimeve dhe dialogut, si n\u00eb rastin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00ebs, po ashtu edhe n\u00eb shuarjen e konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme. <\/p>\n<p>\u201cPo jetojm\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh dhe tranzicioni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka na shtyn q\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe diplomaci t\u00eb jemi me qasje m\u00eb proaktiv, m\u00eb kritik\u00eb e t\u00eb thelluar n\u00eb analiza, si dhe m\u00eb largpam\u00ebs n\u00eb prognoz\u00ebn e s\u00eb ardhmes\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb pritjes, Presidenti i Republik\u00ebs vler\u00ebsoi rolin e diplomat\u00ebve shqiptar\u00eb duke i cil\u00ebsuar ata si arkitekt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb reja, nd\u00ebrtues t\u00eb urave t\u00eb bashk\u00ebpunimit, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs dhe promovues t\u00eb vlerave shqiptare.<\/p>\n<p>Duke garantuar mb\u00ebshtetjen e shtetit p\u00ebr ta, Presidenti Begaj i k\u00ebshilloi ambasador\u00ebt t\u00eb kujdesen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr dispor\u00ebn shqiptare n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Presidentit Bajram Begaj:<\/p>\n<p>Kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u2019ju mir\u00ebpres n\u00eb institucion.<\/p>\n<p>E \u00e7moj mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij takimi p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi rrug\u00ebtimin e vendit ton\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie me demokraci t\u00eb konsoliduar, t\u00eb p\u00ebrparuar dhe s\u00eb shpejti an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj ta filloj me nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr pun\u00ebn tuaj, p\u00ebr p\u00ebrkushtimin q\u00eb tregoni dhe sakrificat q\u00eb b\u00ebni larg vendit dhe shpesh larg familjeve tuaja duke mbajtur lart flamurin dhe emrin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku trazirat politike dhe konfliktet e armatosura po l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb dhimbshme. Lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka rikthyer n\u00eb Evrop\u00eb plag\u00ebt e nj\u00eb historie q\u00eb shpresonim ta kishim l\u00ebn\u00eb pas, duke rrezikuar sigurin\u00eb dhe stabilitetin e kontinentit.<\/p>\n<p>Ne riafirmojm\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr integritetin territorial, sovranitetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Ukrain\u00ebs, me besimin se SHBA-t\u00eb dhe BE-ja do t\u00eb bashk\u00ebrendojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb drejt\u00eb dhe garanci sigurie afatgjata p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Lindja e Mesme vazhdon t\u00eb digjet nga nj\u00eb rreth vicioz dhune q\u00eb merr jet\u00eb t\u00eb pafajshme dhe minon shpres\u00ebn p\u00ebr paqe.<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit n\u00ebp\u00ebrmjet bisedimeve dhe dialogut. Ne jemi t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb bindur se nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrhershme dhe e drejt\u00eb respekton ekzistenc\u00ebn e dy shteteve t\u00eb pavarura, q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n<p>Po jetojm\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ndryshimesh dhe tranzicioni n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka na shtyn q\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e jashtme dhe diplomaci t\u00eb jemi me qasje m\u00eb proaktive, m\u00eb kritik\u00eb e t\u00eb thelluar n\u00eb analiza, si dhe m\u00eb largpam\u00ebs n\u00eb prognoz\u00ebn e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Partneriteti me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebsia n\u00eb NATO p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shtyllat themelore t\u00eb politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb jashtme. Aleanca me SHBA-t\u00eb dhe NATO-n \u00ebsht\u00eb garancia jon\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, mburoja jon\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pasigurt dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, d\u00ebshmi e vlerave dhe orientimit ton\u00eb Euroatlantik. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e Evrop\u00ebs dhe synimi yn\u00eb madhor mbetet an\u00ebtar\u00ebsimi i plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Ky \u00ebsht\u00eb objektivi strategjik q\u00eb p\u00ebrmbledh aspiratat e qytetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr zhvillim, mir\u00ebqenie dhe sundim t\u00eb ligjit. Ky \u00ebsht\u00eb horizonti q\u00eb orienton reformat tona dhe garanton rrug\u00ebtimin e pakthyesh\u00ebm t\u00eb vendit drejt familjes evropiane.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian nuk e shohim si rrug\u00ebtim vetmitar, sepse besojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb rajon t\u00eb integruar n\u00eb BE, me shqiptar\u00ebt si faktor stabiliteti dhe kohezioni. K\u00ebt\u00eb e kemi d\u00ebshmuar n\u00ebp\u00ebrmjet angazhimit ton\u00eb dhe kryesimit t\u00eb iniciativave madhore rajonale.<\/p>\n<p>Suksesi i organizimit t\u00eb Samitit t\u00eb 6-t\u00eb t\u00eb Komunitetit Politik Evropian n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, organizimi i Samitit t\u00eb NATO-s n\u00eb vitin 2027, si dhe Kongresi Bot\u00ebror i Ligjit po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit tregojn\u00eb se vendi yn\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb ur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dialogu dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb Evrop\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria beson fuqimisht n\u00eb multilateraliz\u00ebm, n\u00eb rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla dhe n\u00eb fuqin\u00eb e dialogut. Si nj\u00eb vend i vog\u00ebl n\u00eb madh\u00ebsi, por i madh n\u00eb vullnet, ne kemi treguar se mund t\u00eb kontribuojm\u00eb p\u00ebr stabilitet, p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe p\u00ebr zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ky \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb forcon pozit\u00ebn dhe imazhin ton\u00eb n\u00eb bot\u00eb, si dhe rrit identitetin e Shqip\u00ebris\u00eb si partner i besuesh\u00ebm dhe faktor stabiliteti n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision ju jeni instrumenti yn\u00eb m\u00eb i vyer, sepse roli juaj dhe i diplomacis\u00eb si instrument i politik\u00ebs s\u00eb jashtme \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Diplomati i sot\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues protokollar i shtetit, por ai \u00ebsht\u00eb arkitekt i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb reja, nd\u00ebrtues i urave t\u00eb bashk\u00ebpunimit, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs dhe promovues i vlerave tona n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>N\u00eb pun\u00ebn tuaj keni jo vet\u00ebm mb\u00ebshtetjen e shtetit, por edhe nj\u00eb aleat t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm: shqiptar\u00ebt q\u00eb banojn\u00eb jasht\u00eb atdheut. Ata jan\u00eb nj\u00eb aset i \u00e7muar n\u00ebse angazhohen dhe kontaktet me ta transformohen n\u00eb nj\u00eb rrjet\u00ebzim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Mbajini dyert e hapura t\u00eb ambasad\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebkomb\u00ebsit! Ata nuk jan\u00eb vet\u00ebm statistika, por jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb madhe shqiptare. Ky vit sh\u00ebnoi nj\u00eb hap historik p\u00ebr Diaspor\u00ebn shqiptare, duke iu mund\u00ebsuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shtetasve tan\u00eb votimin nga vendi ku jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kujdesuni q\u00eb ambasadat tona t\u00eb jen\u00eb jo vet\u00ebm qendra graviteti t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis shteteve, por edhe streha t\u00eb sigurta dhe nyje t\u00eb lidhjeve t\u00eb forta midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve kudo ku ata jan\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, sh\u00ebrbime konsullore n\u00eb koh\u00eb dhe me cil\u00ebsi, promovim agresiv t\u00eb vendit dhe mb\u00ebshtetje proaktive p\u00ebr gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn dhe identitetin shqiptar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk e ka luksin t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues diplomatik\u00eb pasiv, q\u00eb presin vizit\u00ebn zyrtare t\u00eb radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb diplomatin, e sidomos tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pragbote t\u00eb re. <\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur bota \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebrthyer nga kriza dhe pasiguri, diplomacia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga mjetet m\u00eb t\u00eb \u00e7muara p\u00ebr mbrojtjen e interesave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb diplomaci proaktive \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri jetike. Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sigurin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zhvillimin ton\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb kontribuuar me dinjitet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet globale.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon, nd\u00ebr t\u00eb tjera, bashk\u00ebpunim, nevojitet m\u00eb shum\u00eb komunikim, m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebrendim hapash. Politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb kur flet me nj\u00eb z\u00eb, kur institucionet tona veprojn\u00eb n\u00eb sinkron dhe kur t\u00eb gjith\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb kushti q\u00eb forcon shtetin dhe q\u00eb i jep z\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por, edhe me nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fuqishme nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, Shqip\u00ebria dhe shqiptaria nuk do t\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar plot\u00ebsisht pa nj\u00eb Kosov\u00eb an\u00ebtare e t\u00eb gjitha organizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Ju duhet t\u00eb vazhdoni t\u00eb punoni n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr njohje t\u00eb reja t\u00eb Kosov\u00ebs dhe integrimin e saj n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb NATO, t\u00eb bindur se Kosova \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb integrale e vendeve dhe shoq\u00ebrive demokratike.<\/p>\n<p>E ardhmja do t\u00eb sjell\u00eb sfida t\u00eb reja dhe t\u00eb paparashikuara, por me p\u00ebrkushtim, me men\u00e7uri dhe me vizion Shqip\u00ebria do t\u00eb dal\u00eb m\u00eb e fort\u00eb, m\u00eb e respektuar dhe m\u00eb e pranishme n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr sh\u00ebrbimin tuaj, p\u00ebr pun\u00ebn e palodhur, p\u00ebr rolin q\u00eb luani n\u00eb rritjen e dinjitetit t\u00eb shtetit ton\u00eb dhe ju siguroj p\u00ebr vijimin e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/presidenti-begaj-pret-ambasadoret-shqiptare-neper-bote-objektivi-strategjik-anetaresimi-i-shqiperise-ne-be\/\">Presidenti Begaj pret ambasador\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb: Objektivi strategjik, an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Bajram Begaj priti mbr\u00ebmjen e sotme trupin diplomatik shqiptar q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, paraqiti vizionin e tij p\u00ebr nj\u00eb z\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb mbushur me kriza dhe pasiguri. \u201cSi nj\u00eb vend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39485","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39485\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}