{"id":39418,"date":"2025-09-08T14:08:43","date_gmt":"2025-09-08T14:08:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/08\/ndalimi-i-tiktok-shperfillet-gjeresisht-madje-edhe-nga-njerezit-e-rames\/"},"modified":"2025-09-08T14:08:43","modified_gmt":"2025-09-08T14:08:43","slug":"ndalimi-i-tiktok-shperfillet-gjeresisht-madje-edhe-nga-njerezit-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/08\/ndalimi-i-tiktok-shperfillet-gjeresisht-madje-edhe-nga-njerezit-e-rames\/","title":{"rendered":"Ndalimi i TikTok shp\u00ebrfillet gjer\u00ebsisht, madje edhe nga njer\u00ebzit e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjasht\u00eb muaj pas ndalimit t\u00eb TikTok-ut, edhe nj\u00eb nga aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit Edi Rama vazhdon ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pret gjyqin p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i cili ndodhet n\u00eb burg, poston rregullisht video n\u00eb aplikacion nga qelia.<\/p>\n<p>Dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb p\u00ebrdor nj\u00eb VPN p\u00ebr t\u00eb anashkaluar ndalimin 12-mujor t\u00eb vendosur nga qeveria e Ram\u00ebs n\u00eb mars, pas vrasjes me thik\u00eb t\u00eb nj\u00eb djali 14-vje\u00e7ar n\u00eb dhjetor 2024, pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konfliktesh n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr gazetarin tiranas Ilir Karabrahimi, i cili poston rregullisht p\u00ebr turizmin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 23,000 ndjek\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Edhe pse ka v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb shikimeve, i pyetur n\u00ebse ndalimi ka qen\u00eb efektiv, Karabrahimi u shpreh prer\u00eb: \u201cAbsolutisht jo.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMendoj se ishte p\u00ebr q\u00ebllime elektorale; p\u00ebr momentin, qarkullojn\u00eb video n\u00eb TikTok t\u00eb (ish) kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb paraburgim,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cTikTok-u ndihmon n\u00eb krijimin dhe promovimin e bizneseve dhe turizmit. Mund t\u00eb vendosen disa kufizime dhe politika t\u00eb tjera p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tij, por jo mbyllje.\u201d<\/p>\n<p>Asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr filtrat e premtuar<\/p>\n<p>Ndalimi 12-mujor i TikTok-ut nga Rama hyri n\u00eb fuqi vet\u00ebm dy muaj para zgjedhjeve, n\u00eb t\u00eb cilat Partia Socialiste fitoi nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt radhazi dhe t\u00eb paprecedent\u00eb n\u00eb qeverisje.<\/p>\n<p>Ai tha se vendimi nuk ishte marr\u00eb \u201cme nxitim\u201d, por ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb sondazh me rreth 65,000 prind\u00ebr, 90 p\u00ebr qind e t\u00eb cil\u00ebve \u2013 sipas Ram\u00ebs \u2013 kishin k\u00ebrkuar mbylljen e TikTok-ut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, brenda pak or\u00ebsh, nj\u00eb nga kompanit\u00eb q\u00eb ofron sh\u00ebrbime VPN n\u00eb Shqip\u00ebri njoftoi se p\u00ebrdorimi i tyre ishte rritur ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 13 mars, Shqip\u00ebria i ka urdh\u00ebruar ofruesit e internetit t\u00eb bllokojn\u00eb #TikTok\u201d, shkroi Proton VPN n\u00eb X, ish-Twitter. \u201cP\u00ebrdorimi i #ProtonVPN \u00ebsht\u00eb rritur me 1,200% mbi mesataren dhe ky num\u00ebr po vazhdon t\u00eb rritet pasi shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb qasje n\u00eb nj\u00eb internet t\u00eb hapur dhe t\u00eb lir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria ende nuk ka shpallur masa konkrete p\u00ebr t\u00eb rregulluar p\u00ebrdorimin e TikTok-ut nga adoleshent\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse m\u00eb par\u00eb kishte deklaruar se do ta p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb 12-mujore p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me TikTok-un n\u00eb identifikimin e filtrave q\u00eb do t\u00eb \u201cndalonin promovimin e sjelljeve t\u00eb pad\u00ebshiruara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht, mendoj se ndalimet drastike nuk jan\u00eb efektive\u201d, tha Ermelinda Hoxha, gazetare dhe prind, e cila u angazhua p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb siguri n\u00eb shkolla pas vrasjes me thik\u00eb t\u00eb adoleshentit n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>\u201cMasa m\u00eb t\u00eb strukturuara duhen marr\u00eb, duhet t\u00eb garantohet mbrojtja e t\u00eb dh\u00ebnave, por edhe mbrojtja e f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve nga p\u00ebrmbajtja e dhunshme n\u00eb TikTok, por jo vet\u00ebm kjo, sepse nevojitet edhe edukim digjital p\u00ebr p\u00ebrmbajtje t\u00eb sigurt.\u201d<\/p>\n<p>Hoxha gjithashtu iu referua sfondit politik t\u00eb ndalimit t\u00eb Ram\u00ebs, duke theksuar se kjo ndodhi \u201cpak para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme\u201d.<\/p>\n<p>Sfida n\u00eb gjykat\u00eb<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr rezultatet e pun\u00ebs me TikTok-un mbi masat e reja p\u00ebr t\u00eb filtruar p\u00ebrmbajtjen \u201ce pad\u00ebshiruar\u201d, Ministria e Arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk dha p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cNe, aktualisht, nuk kemi asnj\u00eb analiz\u00eb konkrete nga institucionet shqiptare n\u00eb lidhje me sa efektive ka qen\u00eb mbyllja e TikTok-ut deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb\u201d, tha Isa Myzyraj, kreu i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (AGSH).<\/p>\n<p>Shoqata ka apeluar kund\u00ebr ndalimit t\u00eb TikTok-ut n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se do ta shqyrtoj\u00eb vendimin e qeveris\u00eb n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse qeveria do t\u00eb kishte nj\u00eb plan serioz, ajo do t\u00eb kryente nj\u00eb analiz\u00eb konkrete p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vendimin e saj dhe do t\u00eb paraqiste rezultate konkrete\u201d, tha Myzyraj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cSipas mendimit tim, mbyllja e TikTok-ut nuk ka pasur asnj\u00eb efekt; mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb kuptuar se t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit e TikTok-ut ose jan\u00eb zhvendosur n\u00eb aplikacione t\u00eb tjera si Instagram dhe YouTube, ose kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb TikTok p\u00ebrmes nj\u00eb VPN-je.\u201d<\/p>\n<p>Myzyraj tha se AGSH-ja pret q\u00eb gjykata t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb favor t\u00eb saj \u201cdhe k\u00ebshtu t\u00eb mbroj\u00eb demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb e shprehjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi vendim do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb precedent i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb, por edhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha qeverit\u00eb q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb kufizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shprehjes dhe lirin\u00eb e aksesit n\u00eb internet.\u201d\/ BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/08\/ndalimi-i-tiktok-shperfillet-gjeresisht-madje-edhe-nga-njerezit-e-rames\/\">Ndalimi i TikTok shp\u00ebrfillet gjer\u00ebsisht, madje edhe nga njer\u00ebzit e Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjasht\u00eb muaj pas ndalimit t\u00eb TikTok-ut, edhe nj\u00eb nga aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit Edi Rama vazhdon ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb. Nd\u00ebrsa pret gjyqin p\u00ebr akuzat p\u00ebr korrupsion, pastrim parash dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, i cili ndodhet n\u00eb burg, poston rregullisht video n\u00eb aplikacion nga qelia. Dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39418","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39418\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}