{"id":39318,"date":"2025-09-07T19:57:04","date_gmt":"2025-09-07T19:57:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/analiza-hijet-e-90-ave-vucici-dhe-mosangazhimi-i-perendimit\/"},"modified":"2025-09-07T19:57:04","modified_gmt":"2025-09-07T19:57:04","slug":"analiza-hijet-e-90-ave-vucici-dhe-mosangazhimi-i-perendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/analiza-hijet-e-90-ave-vucici-dhe-mosangazhimi-i-perendimit\/","title":{"rendered":"Analiza\/ Hijet e \u201990-ave, Vu\u00e7i\u00e7i dhe mosangazhimi i Per\u00ebndimit"},"content":{"rendered":"<p><span>Vitet \u201890 rikthehen si paralajm\u00ebrim p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili po kalon nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb trazuara politike n\u00eb disa dekada. Nga bllokada institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, te protestat masive n\u00eb Serbi, retorika separatiste n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7arjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u2013 tabloja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik krizash. Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se indiferenca e Per\u00ebndimit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Rusia p\u00ebrpiqet t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e rajonit, mund ta shtyj\u00eb Ballkanin drejt nj\u00eb spiraleje t\u00eb rrezikshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Ballkani ka treguar se nacionalizmi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm retorik\u00eb, por shpesh pararend\u00ebs i luft\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitet \u201890, ideologjia e Sllobodan Millosheviqit ndezi konflikte q\u00eb lan\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella n\u00eb rajon. Sot, hije t\u00eb ngjashme po rikthehen p\u00ebrmes udh\u00ebheq\u00ebsve aktual\u00eb. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb tyre, shum\u00eb v\u00ebzhgues vendosin Aleksandar Vu\u00e7iqin e Serbis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb pushtet nga viti 2014, fillimisht si kryeminist\u00ebr, pastaj si president, ai ndjek nj\u00eb strategji q\u00eb kombinon nacionalizmin me pragmatizmin politik, dhe shtrihet edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Serbis\u00eb: n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes sfidimit t\u00eb autoritetit shtet\u00ebror; n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb hapur p\u00ebr separatizmin e liderit serb, Millorad Dodik; dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrmes ndikimit mbi grupet proserbe.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb kritike, Ivana Stradner nga Fondacioni p\u00ebr Mbrojtjen e Demokracis\u00eb n\u00eb Uashington v\u00ebren se Vu\u00e7iq i p\u00ebrshkall\u00ebzon ose qet\u00ebson vet\u00eb krizat \u2013 jo p\u00ebr stabilitetin e rajonit, por p\u00ebr pushtetin e tij, duke rrezikuar ekuilibrat anek\u00ebnd, sipas saj.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAsgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e izoluar, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur. Gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh tani n\u00eb Serbi lidhet shum\u00eb edhe me at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb Bosnje, me Dodikun, me situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe me polarizimin n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Sepse, fatkeq\u00ebsisht, ajo q\u00eb ndodh n\u00eb Beograd, e p\u00ebrcakton drejtimin e gjith\u00eb rajonit\u201d, thot\u00eb Stradner p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>E, rajoni duket se \u00ebsht\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl krizash q\u00eb po thellohen.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb kaluar mbi 200 dit\u00eb nga zgjedhjet, por institucionet nuk jan\u00eb konstituuar. P\u00ebrplasjet politike e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb Kuvendin pa n\u00ebnkryetar serb, nd\u00ebrsa vendi prej vitesh gjendet edhe n\u00ebn masa nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb, i bllokuar n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shpesh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb perceptuar si t\u00eb pakoordinuar.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb pushtet jan\u00eb partit\u00eb proserbe dhe proruse. Bashk\u00eb me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe, ushqejn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjet etnike dhe k\u00ebrkojn\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb ngushta me Serbin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, situata \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e nxeht\u00eb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, ku lideri serb, Millorad Dodik, sfidon hapur autoritetin e shtetit, duke injoruar vendimin e gjykat\u00ebs q\u00eb i ka hequr mandatin e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai p\u00ebrhap urrejtje etnike, madh\u00ebron kriminel\u00ebt e luft\u00ebs, mohon gjenocidin e Srebrenic\u00ebs dhe lobon hapur p\u00ebr shk\u00ebputjen e Republik\u00ebs S\u00ebrpska nga pjesa tjet\u00ebr e Bosnj\u00ebs dhe bashkimin e saj me Serbin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb krah t\u00eb vetin, Dodik ka edhe Vuciqin, ndon\u00ebse t\u00eb sfiduar nga protestat e student\u00ebve \u2013 q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Serbis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb ndezi zem\u00ebrimin e tyre para dhjet\u00eb muajsh, ishte shembja e \u00e7atis\u00eb s\u00eb nj\u00eb stacioni hekurudhor n\u00eb Novi Sad, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 16 persona. Katastrofa iu atribua korrupsionit qeveritar dhe nxiti thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakoshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Me rritjen e zem\u00ebrimit n\u00eb rrug\u00eb, reagimi i regjimit t\u00eb Vuciqit u b\u00eb m\u00eb drakonian. Pa asnj\u00eb prov\u00eb, ai akuzoi \u2018agjitator\u00ebt e huaj\u2019 p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr revolucion dhe nisi nj\u00eb goditje t\u00eb ashp\u00ebr ndaj organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile me fonde nga jasht\u00eb, nd\u00ebrsa turmat e orkestruara sulmuan protestuesit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDo t\u00eb parandalojm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb na \u00e7uar n\u00eb konflikt qytetar dhe n\u00eb rrezikim t\u00eb siguris\u00eb dhe paqes n\u00eb vendin ton\u00eb. Do t\u2019u themi edhe atyre jasht\u00eb, q\u00eb kan\u00eb organizuar gjith\u00e7ka, se nuk kan\u00eb pasur sukses dhe nuk do t\u00eb ken\u00eb kurr\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq pas nj\u00eb proteste t\u00eb dhunshme n\u00eb gusht.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 1998, autokrati jugosllav, Sllobodan Millosheviq, e em\u00ebroi Vu\u00e7iqin minist\u00ebr t\u00eb Informimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, ai zbatonte disa nga ligjet m\u00eb kufizuese n\u00eb Evrop\u00eb kund\u00ebr liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Gati tri dekada m\u00eb von\u00eb, Vu\u00e7iq kontrollon gjith\u00e7ka n\u00eb Serbi \u2013 nga mediat te gjyq\u00ebsori, nga marr\u00ebveshjet p\u00ebr infrastruktur\u00eb deri tek ato p\u00ebr armatim \u2013 dhe q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u2019i hesht\u00eb protestuesit me \u00e7do mjet, thot\u00eb Maja Bjellosh, nga Qendra e Beogradit p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNjer\u00ebzit e din\u00eb se \u00e7do dalje n\u00eb rrug\u00eb mund t\u00eb rezutoj\u00eb me dhun\u00eb brutale nga policia, por, megjithat\u00eb, dalin dhe i kund\u00ebrvihen regjimit dhe policis\u00eb. Ata ndiejn\u00eb se lufta e tyre p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb legjitime\u201d, thot\u00eb Bjellosh p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Stradner t\u00ebrheq nj\u00eb paralele t\u00eb fort\u00eb midis situat\u00ebs aktuale n\u00eb Ballkan dhe kaosit t\u00eb viteve 1990 q\u00eb \u00e7oi n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00cbsht\u00eb trondit\u00ebse q\u00eb n\u00eb vitin 2025 flasim p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr regjim autoritar \u2013 pothuajse 25 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit. Serbia nuk ka p\u00ebrjetuar protesta t\u00eb tilla q\u00eb nga r\u00ebnia e regjimit t\u00eb Millosheviqit\u2026 Edhe ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Mal t\u00eb Zi me polarizimin etno-nacionalist, n\u00eb Kosov\u00eb me p\u00ebrshkall\u00ebzimet e mundshme, n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb me l\u00ebvizjet e mundshme separatiste, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptoj se nj\u00eb rikthim i viteve \u201990, fatkeq\u00ebsisht, mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb horizont\u201d, thekson Stradner.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo thot\u00eb se nuk parashikon nj\u00eb luft\u00eb si n\u00eb vitet \u201990, por paralajm\u00ebron se p\u00ebrmes formave moderne t\u00eb luft\u00ebs hibride, mund t\u00eb arrihen q\u00ebllime destabilizuese.<\/span><\/p>\n<p><span>David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane n\u00eb Universitetin Johns Hopkins, pajtohet, por po ashtu v\u00ebren se nj\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb ndryshe nga t\u00eb \u201990-tat. At\u00ebher\u00eb thot\u00eb se Shtetet e Bashkuara ishin shum\u00eb t\u00eb fuqishme dhe se Rusia bashk\u00ebpunonte me to, nd\u00ebrsa sot \u2013 p\u00ebrball\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, konfliktit n\u00eb Gaz\u00eb, rrezikut n\u00eb rritje nga Kina \u2013 jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak t\u00eb angazhuara n\u00eb Ballkan.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKjo p\u00ebr disa mund t\u00eb jet\u00eb lajm i mir\u00eb, se fuqit\u00eb e m\u00ebdha nuk jan\u00eb m\u00eb aq dominuese dhe rajoni mund t\u00eb veproj\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00eb. Por, lajmi i keq \u00ebsht\u00eb se, duke vepruar vet\u00eb, rajoni mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij dhe nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet m\u00eb n\u00eb nd\u00ebrhyrjet nga jasht\u00eb\u201d, thot\u00eb Kanin p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, lajmi i keq nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu, thon\u00eb analist\u00ebt, sepse Rusia, duke shfryt\u00ebzuar dob\u00ebsit\u00eb e rajonit dhe munges\u00ebn e angazhimit t\u00eb Per\u00ebndimit, nd\u00ebrhyn me strategji t\u00eb sofistikuara politike dhe ekonomike p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e saj. Nga mb\u00ebshtetja e udh\u00ebheq\u00ebsve serb\u00eb e proserb\u00eb, deri te p\u00ebrdorimi i energjis\u00eb dhe investimeve strategjike si instrument presioni, Mosk\u00ebs i mjafton t\u00eb krijoj\u00eb destabilizim gradual pa p\u00ebrdorur ushtar\u00eb e tanke, thot\u00eb Stradner.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo kujton se, vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit, Vu\u00e7iq ka takuar dy her\u00eb presidentin rus, Vladimir Putin, e ngjash\u00ebm edhe Dodik, i cili ka th\u00ebn\u00eb se, gjat\u00eb tetorit, pritet ta takoj\u00eb s\u00ebrish at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPutin po k\u00ebrkon mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb sfiduar Per\u00ebndimin dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar kaos n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. K\u00ebshtu, ai do t\u00eb mund t\u00eb paraqitej si nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs, dhe pastaj ta shantazhonte Per\u00ebndimin duke i th\u00ebn\u00eb: n\u00ebse nuk doni q\u00eb situata t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kontrollit, do t\u00eb duhet t\u00eb negocioni me mua\u201d, thot\u00eb Stradner.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb anket\u00eb t\u00eb kryer nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan vitin e kaluar, 43% e respondent\u00ebve n\u00eb Serbi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs Per\u00ebndimin p\u00ebr \u201ckonfliktin ushtarak mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs\u201d dhe vet\u00ebm 6% e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Rusin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr krahasim, 73% e t\u00eb anketuarve n\u00eb Kosov\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse Rusin\u00eb dhe vet\u00ebm 8% Per\u00ebndimin.<\/span><\/p>\n<p><span>Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrmes ambasadorit n\u00eb NATO, Matthew Whitaker, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se duan stabilitet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPo ndjekim me shum\u00eb kujdes gjith\u00e7ka q\u00eb po ndodh si n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska, ashtu edhe n\u00eb Serbi. Aktualisht, jemi t\u00eb p\u00ebrqendruar q\u00eb situata t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm rajonal\u201d, tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span>I pyetur n\u00ebse NATO-ja do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb rast t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur, sidomos n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb apo Serbi, Whitaker u p\u00ebrgjigj se aleanca vepron me unanimitet, duke shtuar se \u201cjemi larg nj\u00eb skenari t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>E, p\u00ebr ta mbajtur larg k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, Kanin thot\u00eb se Per\u00ebndimi \u2013 sidomos Bashkimi Evropian \u2013 duhet ta mbaj\u00eb rajonin n\u00eb fokus dhe t\u2019i zbatoj\u00eb premtimet e dh\u00ebna.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, tep\u00ebr burokratik dhe i ngadalsh\u00ebm n\u00eb veprim, nd\u00ebrsa politika e tij e zgjerimit ka humbur besueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vendet e Ballkanit q\u00eb nuk jan\u00eb ende pjes\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr BE-n\u00eb q\u00eb ta an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb Malin e Zi deri m\u00eb 2030. N\u00ebse ky afat shtyhet dhe asnj\u00eb vend tjet\u00ebr nuk pranohet, at\u00ebher\u00eb reputacioni i BE-s\u00eb \u2013 aq sa ka mbetur \u2013 do t\u00eb shkat\u00ebrrohet\u201d, thot\u00eb Kanin.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Serbi, p\u00ebr shembull, Bashkimi Evropian ka leva t\u00eb forta, pasi mbi 60% e investimeve t\u00eb huaja vijn\u00eb prej tij. BE-ja ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrmbajtje nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, por frika se Beogradi mund t\u00eb afrohet m\u00eb shum\u00eb me Rusin\u00eb, duket se e ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u2019i zbus\u00eb kritikat ndaj Vu\u00e7iqit, i cili k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ka paralajm\u00ebruar marr\u00ebveshje t\u00eb reja gazi me Mosk\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Stradner thot\u00eb se tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr shkopinj dhe jo karrota.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavis\u00eb, ajo thot\u00eb se Per\u00ebndimi ka besuar se ekonomit\u00eb e forta dhe tregjet e hapura do t\u2019i parandalonin luft\u00ebrat e reja n\u00eb rajon, porse kjo qasje ka d\u00ebshtuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas saj, Serbia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, por orientimi i saj ideologjik ka mbetur i lidhur me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj, BE-ja duhet t\u00eb flas\u00eb gjuh\u00ebn e sanksioneve me k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon stabilitetin rajonal, thot\u00eb Stradner.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cVu\u00e7iq ka frik\u00eb nga sanksionet per\u00ebndimore dhe gjithashtu ka frik\u00eb nga mungesa e parave per\u00ebndimore, sepse ato jan\u00eb arsyeja e vetme q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn trajektore drejt BE-s\u00eb\u201d, shton ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr Bjelloshin n\u00eb Beograd, Vu\u00e7iq duhet t\u00eb largohet.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201c\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe se kur do t\u00eb ndodh\u00eb kjo. Ajo q\u00eb ka krijuar ai, kjo gjendje jonormale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne jetojm\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as e pranueshme, as e durueshme p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm qytetar\u00ebsh\u201d, thot\u00eb ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>Me fjal\u00ebt e profesorit Kanin, ideja e rikthimit t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb mashtruese, sepse pasiguria \u00ebsht\u00eb norm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon prej shekujsh. Zgjidhja, thot\u00eb ai, nuk q\u00ebndron te stabiliteti i pal\u00ebkundur, por tek ecja p\u00ebrpara drejt di\u00e7kaje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Largimi i Dodikut nga pushteti dhe organizimi i zgjedhjeve t\u00eb lira mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb hap modest p\u00ebrpara \u2013 gjithnj\u00eb n\u00ebse rajoni mbetet n\u00ebn ombrell\u00ebn e Per\u00ebndimit, p\u00ebrfundon njoh\u00ebsi i Ballkanit. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/hijet-e-90-ave-vuciqi-dhe-mosangazhimi-i-perendimit\/33522764.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/07\/analiza-hijet-e-90-ave-vucici-dhe-mosangazhimi-i-perendimit\/\">Analiza\/ Hijet e \u201990-ave, Vu\u00e7i\u00e7i dhe mosangazhimi i Per\u00ebndimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vitet \u201890 rikthehen si paralajm\u00ebrim p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili po kalon nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb trazuara politike n\u00eb disa dekada. Nga bllokada institucionale n\u00eb Kosov\u00eb, te protestat masive n\u00eb Serbi, retorika separatiste n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7arjet n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u2013 tabloja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik krizash. Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se indiferenca e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39318","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39318\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}