{"id":39303,"date":"2025-09-07T18:13:47","date_gmt":"2025-09-07T18:13:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/film-di-stato-nje-film-unik-per-enver-hoxhen-per-shtetin-dhe-pushtetin\/"},"modified":"2025-09-07T18:13:47","modified_gmt":"2025-09-07T18:13:47","slug":"film-di-stato-nje-film-unik-per-enver-hoxhen-per-shtetin-dhe-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/film-di-stato-nje-film-unik-per-enver-hoxhen-per-shtetin-dhe-pushtetin\/","title":{"rendered":"\u201cFilm di Stato\u201d: Nj\u00eb film unik p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, per shtetin dhe pushtetin"},"content":{"rendered":"<p><span>Edhe pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb dokumentar\u00eb p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, ky film flet n\u00eb gjuh\u00ebn m\u00eb lakonike dhe universale t\u00eb mundshme, pasi komunikon vet\u00ebm p\u00ebrmes gjuh\u00ebs filmike. Ajo q\u00eb e b\u00ebn akoma m\u00eb autorial k\u00ebt\u00eb film \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm mbi imazhin dhe z\u00ebrin, pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje letrare. Nuk ka asnj\u00eb tekst \u201covervoice\u201d q\u00eb i mbivendoset imazheve, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb filmat e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Sejkos. Kemi vet\u00ebm audion origjinale ose audio t\u00eb tjera t\u00eb krijuara me mjesht\u00ebri t\u00eb madhe, aq sa shpesh her\u00eb imazhi kthehet thjesht n\u00eb ilustrues t\u00eb asaj q\u00eb d\u00ebgjohet. Heshtja \u00ebsht\u00eb shpesh protagoniste hijer\u00ebnd\u00eb mbi imazhet q\u00eb parakalojn\u00eb pa zhurm\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mirfillt\u00eb filmike n\u00eb kuptimin material, pasi bazohet t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb materiale arkivore t\u00eb realizuara n\u00eb pelikul. S\u00eb dyti, Film di Stato \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr thell\u00ebsisht autoriale filmike, si nga konceptimi ashtu edhe nga struktura kompozicionale.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/10\/corriere-della-sera-filmi-i-sejkos-ditari-i-nje-diktature\/\">Corriere della Sera: Filmi i Sejkos, ditari i nj\u00eb diktature<\/a><br \/>\n<span>Filmi ka struktur\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebnge: ka nj\u00eb fillim, disa refrene dhe nj\u00eb mbarim. Ai fillon me njer\u00ebz q\u00eb nderojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrlotur mbi varrin e Enver Hoxh\u00ebs. Fatin e tij e m\u00ebsojm\u00eb duke ju referuar materialeve arkivore gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij politike, duke filluar nga momenti i \u00e7lirimit t\u00eb vendit dhe marrjes s\u00eb pushtetit n\u00eb vitin 1945, deri n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e sh\u00ebndetit dhe vdekjen e tij n\u00eb vitin 1985. Pik\u00ebrisht planet e para t\u00eb filmit korespondojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb moment, vdekjen, p\u00ebr t\u00eb kaluar pas titrave n\u00eb prezantimin e startit t\u00eb tij politik, n\u00ebp\u00ebrmjet planeve spektalolare arkivore.<\/span><br \/>\n<span>Hapja dhe mbyllja e filmit, q\u00eb tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi pas vdekjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dy kulme t\u00eb forta emocionale dhe pasqyrojn\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje, por n\u00eb dy k\u00ebndv\u00ebshtrime totalisht t\u00eb ndryshme. N\u00eb t\u00eb par\u00ebn, n\u00eb hapje, populli qan d\u00ebshp\u00ebrimisht p\u00ebr vdekjen e tij, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn, n\u00eb mbyllje te filmit, i nj\u00ebjti popull p\u00ebrdhunon agresivisht ate cka kishte mbetur nga monumenti i tij. N\u00eb rrotullimin p\u00ebrpara kamer\u00ebs t\u00eb monumentit t\u00eb varur n\u00eb kavot e \u00e7elikut, kemi mund\u00ebsi t\u00eb shohim boshll\u00ebkun brenda guask\u00ebs s\u00eb bronzt\u00eb si alegori e nje pushteti kallp te cilin ai ndertoi. Midis k\u00ebtyre dy pikave t\u00eb fillimit dhe mbarimit t\u00eb k\u00ebsaj trajektoreje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, jan\u00eb rreshtuar me kujdes momentet vizualisht m\u00eb pikante, t\u00eb dokumentuara n\u00eb materialet e pasura t\u00eb koh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Marshimi Politik<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Filmi fillon vrullsh\u00ebm me parad\u00ebn e partizan\u00ebve para tij, menjeher\u00eb pas \u00e7lirimit. Fjalimi q\u00eb ai mban me z\u00eb dhe figur\u00eb parathot\u00eb paradoksalisht at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb 40 viteve t\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb tij politik. Ai k\u00ebrkon n\u00eb at\u00eb fjalim bindjen pa kushte t\u00eb popullit ndaj pushtetit q\u00eb do t\u00eb pasonte, sikund\u00ebr ata m\u00eb par\u00eb ju ishin bindur urdh\u00ebrave gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/span><br \/>\n<span>N\u00eb kushtet e luft\u00ebs predominon e ashtuquajtura \u201ccorte marziale\u201d. Pra n\u00eb fjalimin e clirimit t\u00eb vendit u komunikua vazhdimi i luft\u00ebs, i asaj p\u00ebr pushtet politik me nj\u00ebri tjetrin, q\u00eb rezultoi shum\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr se sa ajo kund\u00ebr okupatorit t\u00eb huaj.<\/span><br \/>\n<span>Parakalimi i tij triumfues me t\u00eb gjith\u00eb ushtarak\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb e ndjekin, parathot\u00eb gjithashtu marshimin e gjat\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb jet\u00ebn e tij politike, me hap t\u00eb vendosur ushtarak. Her\u00eb pas here, ky marshim z\u00ebvend\u00ebsohet nga nj\u00eb ecje me makin\u00eb, me kamer\u00ebn q\u00eb e ndjek nga pas, rrethuar nga turma gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e m\u00eb t\u00eb ndezura n\u00eb entuziaz\u00ebm, q\u00eb duartrokasin dhe brohorasin p\u00ebr t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/19\/me-film-di-stato-kinemaja-e-propagandes-kthehet-ne-nje-autodenoncim-te-fuqishem\/\">Me film di stato kinemaja e propagand\u00ebs kthehet n\u00eb nj\u00eb autodenoncim t\u00eb fuqish\u00ebm<\/a><br \/>\n<span>Tre momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vijne n\u00eb form\u00ebn e refrenit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marshim dhe mbajn\u00eb simbolikisht emrat Tito, Stalini dhe Mao, ku ilustrohet forca gravitacionale q\u00eb k\u00ebto emra kan\u00eb ushtruar n\u00eb komet\u00ebn politike t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. N\u00eb secil\u00ebn prej k\u00ebtyre tre qasjeve, si me Jugosllavin\u00eb, me Bashkimin Sovjetik dhe Republiken Popullore t\u00eb Kines, kemi t\u00eb dokumentuar momentet e para t\u00eb atraksionit fatal, ndaj tyre, t\u00eb dor\u00ebzimit pa kushte, me fjalime t\u00eb zjarrta, n\u00eb t\u00eb cilat deklarohet nj\u00eb dashuri dhe besnik\u00ebri e ndjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb situatat e kthes\u00ebs, t\u00eb cilat shoq\u00ebrohen me fjalime demaskuese dhe triumfuese mbi ta duke i konsideruar armiq dhe tradh\u00ebtar\u00eb t\u00eb vij\u00ebs Marksiste Leniniste sejcilin prej tyre.<\/span><br \/>\n<span>Kur armiqt\u00eb e jasht\u00ebm u konsumuan, i erdhi rradha armiqve t\u00eb brendsh\u00ebm. Ishin pik\u00ebrisht ata q\u00eb e kishin shoq\u00ebruar dhe mb\u00ebshtetur gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/span><br \/>\n<span>Jan\u00eb disa plane brilante gati statike t\u00eb heshtura t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut t\u00eb cilet jan\u00eb xhiruar gjat\u00eb nj\u00eb procesioni gjuetie. Kan\u00eb arm\u00eb n\u00eb duar dhe jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb pres\u00eb. Vet\u00eb Mehmeti n\u00eb fakt ishte preja e radh\u00ebs s\u00eb Enverit dhe kjo kulmon vetmine e tij.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Vetmia<\/strong><\/span><br \/>\n<span>Filmi tregon se si kallaball\u00ebku i jet\u00ebs s\u00eb tij politike, i mbushur me personazhe miq, shok\u00eb, koleg\u00eb, ndjek\u00ebs dhe popull, fillon ngadal\u00eb t\u00eb rrallohet deri n\u00eb esenc\u00eb, kur Enverin e shohim t\u00eb shoq\u00ebruar vet\u00ebm nga e shoqja, Nexhmija. Vetmia dhe heshtja kthehen n\u00eb protagoniste hijer\u00ebnd\u00eb dhe pashmangsh\u00ebm na shtyjn\u00eb drejt refleksionit. Pse e gjitha kjo? Pse u krijua nj\u00eb shtet i t\u00ebri p\u00ebr ta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata ishin vet\u00ebm? Dhe mendja t\u00eb shkon te \u201cPrinci i Vog\u00ebl\u201d i Antoine de Saint-Exup\u00e9ry, n\u00eb episodin e mbretit q\u00eb kishte nj\u00eb mbret\u00ebri, por nuk kishte popull dhe i lutej atij, princit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb mos ikte, sepse kjo do ta b\u00ebnte t\u00eb ndihej i vetmuar.<\/span><br \/>\n<span>Personazhi kryesor, Enver Hoxha, gjithmon\u00eb e m\u00eb shpesh drejt fundit t\u00eb filmit, shfaqet me t\u00eb shoqen, n\u00eb nj\u00eb vetmi t\u00eb dokumentuar vizualisht, ku \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i plakur dhe duksh\u00ebm i s\u00ebmur\u00eb. N\u00eb k\u00ebto plane konstatojm\u00eb tre element\u00eb: vetmin\u00eb, statizmin e personazheve dhe heshtjen gjithnj\u00eb e m\u00eb prezente, karakteristika k\u00ebto t\u00eb nj\u00eb vdekjeje p\u00ebr s\u00eb gjalli t\u00eb personazhit kryesor dhe atyre q\u00eb e rrethonin.<\/span><br \/>\n<span>\u201cFilm di stato\u201d p\u00ebrkthehet \u201cfilm i shtetit\u201d, por n\u00eb italisht \u201cstato\u201d p\u00ebrkthehet edhe \u201cgjendje\u201d, dhe ky dualiz\u00ebm i jep titullit nj\u00eb dimension t\u00eb plot\u00eb sa i takon \u201cshtetit\u201d dhe \u201cgjendjes\u00e8\u00e8\u0155 q\u00eb ilustron m\u00eb s\u00eb miri esenc\u00ebn e filmit.<\/span><br \/>\n<span>Pjesa d\u00ebrmuese e materialeve intime familjare t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, jan\u00eb realizuar nga truproja dhe asistenti i tij, Sulo Gradeci. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, kam reflektuar mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb personazh i till\u00eb n\u00eb dokumentimin e prapasken\u00ebs politike dhe jet\u00ebs intime t\u00eb njeriut, t\u00eb cilin e kemi par\u00eb shum\u00eb, por pak e njohim.<\/span><\/p>\n<p><span>Mb\u00ebshtetja e Institucioneve p\u00ebr Kinematografin\u00eb Shqiptare<\/span><br \/>\n<span>Nj\u00eb delegacion i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga drejtuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb kultur\u00ebs dhe kinematografis\u00eb (Lira Pipa, zv. Ministre n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit; Jonid Jorgji, Kryetar i Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Kinematografis\u00eb; Rina Plaku, Drejtore Ekzekutive n\u00eb QKK dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtuese e Media Desk Albania Creative Europe \u2013 Programi Media; Elian Tanini, Drejtor i Arkivit Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb Filmit dhe Marinela Ndria, ish Drejtoresha e k\u00ebtij institucioni) mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb prezantim si mb\u00ebshtetje dhe konfirmim t\u00eb nj\u00eb strategjie ambicioze, jo vet\u00ebm p\u00ebr suportin, p\u00ebrkrahjen dhe promovimin e kineast\u00ebve shqiptar\u00eb, por edhe si nj\u00eb garanci p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kinematografis\u00eb n\u00eb vazhdim. Personalisht, e shoh me optimiz\u00ebm k\u00ebt\u00eb prani, sepse pa hedhur k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb par\u00eb, q\u00eb lidhet ngusht\u00ebsisht me v\u00ebmendjen q\u00eb institucionet duhet t\u2019i tregojn\u00eb sukseseve t\u00eb kineast\u00ebve dhe kinematografis\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb konkretizojm\u00eb hapa t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb pas, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me p\u00ebrkrahjen m\u00eb t\u00eb madhe financiare, kaq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb histori suksesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori, t\u00eb mundshme si n\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p>*<strong>Marr\u00eb nga Facebook i autorit Ilir Butka<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/07\/film-di-stato-nje-film-unik-per-enver-hoxhen-per-shtetin-dhe-pushtetin\/\">\u201cFilm di Stato\u201d: Nj\u00eb film unik p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, per shtetin dhe pushtetin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb dokumentar\u00eb p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn, ky film flet n\u00eb gjuh\u00ebn m\u00eb lakonike dhe universale t\u00eb mundshme, pasi komunikon vet\u00ebm p\u00ebrmes gjuh\u00ebs filmike. Ajo q\u00eb e b\u00ebn akoma m\u00eb autorial k\u00ebt\u00eb film \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar vet\u00ebm mbi imazhin dhe z\u00ebrin, pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje letrare. Nuk ka asnj\u00eb tekst \u201covervoice\u201d q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39303","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39303\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}