{"id":39264,"date":"2025-09-07T13:49:46","date_gmt":"2025-09-07T13:49:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/muaji-gusht-policia-e-shtetit-publikon-bilancin-90-operacione-policore-dhe-mbi-660-te-arrestuar\/"},"modified":"2025-09-07T13:49:46","modified_gmt":"2025-09-07T13:49:46","slug":"muaji-gusht-policia-e-shtetit-publikon-bilancin-90-operacione-policore-dhe-mbi-660-te-arrestuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/muaji-gusht-policia-e-shtetit-publikon-bilancin-90-operacione-policore-dhe-mbi-660-te-arrestuar\/","title":{"rendered":"Muaji gusht\/ Policia e Shtetit publikon bilancin: 90 operacione policore dhe mbi 660 t\u00eb arrestuar"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar bilancin p\u00ebr muajin gusht, duke theksuar se strukturat e saj kan\u00eb vijuar angazhimin maksimal, me prezenc\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb 24\/7 n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji jan\u00eb finalizuar 90 operacione policore p\u00ebr lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtyre veprimeve, jan\u00eb arrestuar gjithsej 664 shtetas p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale, prej t\u00eb cil\u00ebve 61 ishin n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb kund\u00ebr narkotik\u00ebve, jan\u00eb asgj\u00ebsuar rreth 23,200 bim\u00eb dhe fidan\u00eb kanabisi, si dhe jan\u00eb sekuestruar rreth 340 kilogram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike Cannabis Sativa.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb sekuestruar gjithsej 35 arm\u00eb zjarri, 8 arm\u00eb gjahu apo sportive, 3 granata, pjes\u00eb arm\u00ebsh, si dhe dhjet\u00ebra arm\u00eb t\u00eb ftohta.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb proceduar penalisht 21 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve t\u00eb urgjenc\u00ebs dhe l\u00ebvizjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Njoftimi i Policis\u00eb:<\/p>\n<p>Policia e Shtetit, gjat\u00eb muajit gusht 2025<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, prezenc\u00eb 24\/7 n\u00eb terren, bashk\u00ebpunim me qytetar\u00ebt, hetime dhe operacione me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit gusht, sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb kan\u00eb vijuar angazhimin maksimal p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb n\u00eb plazhe dhe n\u00eb vendet turistike, si dhe duke iu ofruar ndihm\u00eb qytetar\u00ebve dhe vizitor\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb kryer pun\u00eb intensive p\u00ebr identifikimin e autor\u00ebve t\u00eb zjarrv\u00ebnieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret, si dhe p\u00ebr goditjen e krimeve kund\u00ebr mjedisit. Krahas pun\u00ebs p\u00ebr identifikimin dhe kapjen e autor\u00ebve sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb evakuan banor\u00ebt n\u00eb disa zona t\u00eb vendit dhe gjat\u00eb evakuimit u d\u00ebmtuan nga zjarri 5 punonj\u00ebs policie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit gusht:<\/p>\n<p>Jan\u00eb finalizuar 90 operacione policore;<\/p>\n<p>Jan\u00eb finalizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt, 22 faza n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacioneve t\u00eb koduara \u201cThe \u00cbanted\u201d dhe \u201cOperacionalja\u201d, p\u00ebr lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>Jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 664 shtetas, p\u00ebr vepra penale t\u00eb ndryshme, 61 nga t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb k\u00ebrkim;<\/p>\n<p>Jan\u00eb asgj\u00ebsuar rreth 23 200 bim\u00eb dhe fidan\u00eb Cannabisi, si dhe jan\u00eb sekuestruar rreth 340 kg Cannabis (320 kg n\u00eb trajt\u00eb bo\u00e7esh, 17 kg n\u00eb trajt\u00eb \u00e7okollate dhe 1.2 kg me p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb TCH), 22.5 litra vaj Cannabisi, rreth 2 kg Kokain\u00eb dhe qindra doza t\u00eb k\u00ebtyre dy l\u00ebnd\u00ebve;<\/p>\n<p>Jan\u00eb sekuestruar 35 arm\u00eb zjarri, 8 arm\u00eb gjahu\/sportive, 3 granata, pjes\u00eb arm\u00ebsh dhe dhjet\u00ebra arm\u00eb t\u00eb ftohta;<\/p>\n<p>Jan\u00eb zbardhur 10 ngjarje kriminale, nd\u00ebr to: vrasje, plagosje me mjete prer\u00ebse, shkat\u00ebrrim prone me eksploziv dhe djegie t\u00eb q\u00ebllimshme pronash;<\/p>\n<p>Jan\u00eb parandaluar 6 ngjarje kriminale, q\u00eb mund t\u00eb kryheshin nga shtetas q\u00eb l\u00ebviznin t\u00eb armatosur;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimi i 9 konflikteve me arm\u00eb apo sende t\u00eb forta, si dhe i 3 rasteve t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr vjedhje;<\/p>\n<p>Jan\u00eb sekuestruar pasuri me vler\u00eb 26 milion\u00eb e 500 000 euro, rreth 6 200 000 para cash n\u00eb valuta t\u00eb ndryshme dhe medikamente t\u00eb kontrabanduara me vler\u00eb 35 000 euro;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacionit t\u00eb koduar \u201cD\u00ebrgesa\u201d, i zhvilluar nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt italian\u00eb, u godit trafikimi i arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, nga Shqip\u00ebria n\u00eb Itali;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacioneve t\u00eb koduara \u201cGrupi\u201d, \u201cShape\u201d, \u201cPako 6\u201d dhe \u201cBashk\u00ebpunimi\u201d, Policia e qarkut Tiran\u00eb goditi veprimtarit\u00eb kriminale n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, q\u00eb kryheshin kryesisht n\u00eb bashk\u00ebpunim;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacioneve t\u00eb koduara \u201cN\u00eb gjurm\u00eb\u201d, \u201cEterna\u201d dhe \u201cStuhia\u201d, Policia e qarkut Vlor\u00eb vuri n\u00eb pranga 3 shtetas me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vrasje\/tentativ\u00eb p\u00ebr vrasje, si dhe 5 shtetas q\u00eb i shoq\u00ebronin t\u00eb armatosur dhe i strehonin;<\/p>\n<p>Jan\u00eb finalizuar 10 operacione p\u00ebr zbardhjen e vjedhjeve dhe jan\u00eb zbardhur 20 vjedhje t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rast u rrezikua seriozisht jeta e punonj\u00ebsve t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs pasi gjat\u00eb ndjekjes s\u00eb dy personave p\u00ebr vjedhje me dhun\u00eb dhe arm\u00eb, autor\u00ebt q\u00eblluan me arm\u00eb zjarri ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb goditur 8 raste n\u00eb fush\u00ebn e kontraband\u00ebs, 6 raste t\u00eb transportimit t\u00eb emigrant\u00ebve q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb kufirin ilegalisht, 4 raste t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb prostitucionit dhe 9 raste t\u00eb organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit;<\/p>\n<p>Jan\u00eb bllokuar 124 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e siguris\u00eb p\u00ebr pushuesit dhe\/ose ishin t\u00eb papajisur me dokumentacionin q\u00eb k\u00ebrkon ligji;<\/p>\n<p>Jan\u00eb konstatuar nga kontrollet e kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim me struktura t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, dhjet\u00ebra raste t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme, si dhe jan\u00eb kryer hetime p\u00ebr identifikimin dhe arrestimin e shtetasve p\u00ebrgjegj\u00ebs;<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet zjarrfik\u00ebse dhe Forcat e Armatosura \u00ebsht\u00eb reaguar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb zjarreve. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin dhe procedimin e 76 autor\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr zjarrv\u00ebnie t\u00eb q\u00ebllimshme apo nga pakujdesia;<\/p>\n<p>Jan\u00eb proceduar penalisht 21 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve t\u00eb urgjenc\u00ebs dhe l\u00ebvizjen e qytetar\u00ebve;<\/p>\n<p>Policia e Tiran\u00ebs dhe policit\u00eb e qarqeve bregdetare kan\u00eb kryer kontrolle t\u00eb p\u00ebrditshme, me mjete teknologjike zhurm\u00ebmat\u00ebse, te subjektet q\u00eb gjenerojn\u00eb muzik\u00eb. Administrator\u00ebt e subjekteve q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb tejkalim t\u00eb nivelit dhe\/ose t\u00eb orarit, u nd\u00ebshkuan penalisht dhe\/ose administrativisht;<\/p>\n<p> Iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb tok\u00eb, n\u00eb det dhe n\u00eb liqene 115 shtetasve (kryesisht turist\u00eb) q\u00eb u gjend\u00ebn n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb bashk\u00ebpunim me qytetar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur gjetja dhe kthimi te familjar\u00ebt, i 8 f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb ishin larguar nga vendet ku pushonin.<\/p>\n<p>Policia e Kor\u00e7\u00ebs dhe ajo e Beratit hartuan dhe zbatuan plane masash q\u00eb garantuan mbar\u00ebvajtjen e Fest\u00ebs s\u00eb Birr\u00ebs dhe t\u00eb pelegrinazhit n\u00eb malin e Tomorrit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Rrugore, t\u00eb pajisura me mjete bashk\u00ebkohore, kan\u00eb intensifikuar kontrollet n\u00eb t\u00eb gjitha akset e vendit, me q\u00ebllim konstatimin e shkeljeve rrugore q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs ose b\u00ebhen shkak p\u00ebr ngadal\u00ebsim apo bllokim t\u00eb qarkullimit gjat\u00eb k\u00ebtij muaji me fluks t\u00eb lart\u00eb l\u00ebvizjeje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr gjat\u00eb muajit gusht:<\/p>\n<p>\u2013 jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 244 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 166 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 78 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi;<\/p>\n<p>\u2013 jan\u00eb pezulluar 232 leje drejtimi, p\u00ebr tejkalim t\u00eb normave t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, drejtim mjeti n\u00eb ndikimin e alkoolit apo p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohet kjo mas\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 jan\u00eb vendosur 112 0932 masa administrative p\u00ebr shpejt\u00ebsi mbi norm\u00ebn e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes s\u00eb drejtimit. N\u00eb k\u00ebto raste, drejtuesit e automjeteve kan\u00eb paguar dyfishin e gjob\u00ebs maksimale dhe jan\u00eb penalizuar me zbritje nga 6 deri n\u00eb 12 pik\u00eb nga leja e drejtimit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Kufitare, krahas menaxhimit t\u00eb fluksit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hyrje\/daljeve dhe ofrimit t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi policor t\u00eb shpejt\u00eb dhe me etik\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtij muaji kan\u00eb shtuar vigjilenc\u00ebn dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshm\u00ebrive n\u00eb kufi dhe tentativave p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr jan\u00eb goditur:<\/p>\n<p>\u2013 42 raste t\u00eb kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve;<\/p>\n<p>\u2013 6 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar kufijt\u00eb me dokumente false;<\/p>\n<p>\u2013 7 raste t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb shumave t\u00eb parave;<\/p>\n<p>-12 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb mjeteve motorike dhe 9 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>Ka vijuar monitorimi intensiv nga Nj\u00ebsia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me q\u00ebllim rritjen e parametrave t\u00eb siguris\u00eb detare.<\/p>\n<p>Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve t\u00eb kryera nga Komani n\u00eb Ksamil, gjat\u00eb muajit gusht jan\u00eb bllokuar 135 mjete lundruese p\u00ebr shkelje t\u00eb ndryshme, ku 56 prej tyre jan\u00eb konstatuar duke lundruar brenda perimetrit t\u00eb siguris\u00eb, duke rrezikuar jet\u00ebn e pushuesve. Drejtuesit e tyre jan\u00eb nd\u00ebshkuar me mas\u00eb administrative prej 100.000 lek\u00ebsh secili.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit garanton qytetar\u00ebt se \u00ebsht\u00eb maksimalisht e angazhuar p\u00ebr t\u00eb rritur forc\u00ebn parandaluese dhe godit\u00ebse ndaj krimit, si dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe ndaluar shtetasit q\u00eb cenojn\u00eb rendin dhe sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>???? Me q\u00ebllim p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre objektivave, ftojm\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb me Policin\u00eb, duke denoncuar menj\u00ebher\u00eb \u00e7do paligjshm\u00ebri q\u00eb konstatojn\u00eb, pran\u00eb nj\u00ebsive fizike t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ose n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/muaji-gusht-policia-e-shtetit-publikon-bilancin-90-operacione-policore-dhe-mbi-660-te-arrestuar\/\">Muaji gusht\/ Policia e Shtetit publikon bilancin: 90 operacione policore dhe mbi 660 t\u00eb arrestuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar bilancin p\u00ebr muajin gusht, duke theksuar se strukturat e saj kan\u00eb vijuar angazhimin maksimal, me prezenc\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb 24\/7 n\u00eb terren. Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji jan\u00eb finalizuar 90 operacione policore p\u00ebr lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Si rezultat i k\u00ebtyre veprimeve, jan\u00eb arrestuar gjithsej 664 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39264","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39264\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}