{"id":39246,"date":"2025-09-07T12:48:31","date_gmt":"2025-09-07T12:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/dekonspiroi-informacionin-te-kinezet-ducka-keshilltari-i-rames-qe-lidhi-mcgonigal-me-cefc-ne-dhe-xi-jinping\/"},"modified":"2025-09-07T12:48:31","modified_gmt":"2025-09-07T12:48:31","slug":"dekonspiroi-informacionin-te-kinezet-ducka-keshilltari-i-rames-qe-lidhi-mcgonigal-me-cefc-ne-dhe-xi-jinping","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/dekonspiroi-informacionin-te-kinezet-ducka-keshilltari-i-rames-qe-lidhi-mcgonigal-me-cefc-ne-dhe-xi-jinping\/","title":{"rendered":"\u201cDekonspiroi informacionin te kinez\u00ebt\u201d, Du\u00e7ka, k\u00ebshilltari i Ram\u00ebs, q\u00eb lidhi McGonigal me CEFC-n\u00eb dhe Xi Jinping"},"content":{"rendered":"<p><em>Zbulohen detaje t\u00eb reja lidhur me dosjen e ish-agjentit t\u00eb FBI, Charles Mcgonigal. Sam Cooper, nj\u00eb gazetar i njohur investigativ zbulon detaje mbi raportin e inspektorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, zyrtari i lart\u00eb i FBI-s\u00eb, Charles McGonigal (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb) rrodhi informacion sekret mbi hetimin e CEFC, nj\u00eb konglomerat energjetik kinez t\u00eb lidhur me shtetin dhe me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga presidenti kinez\u00a0Xi Jinping. Sipas raportit, McGonigal i dha k\u00ebt\u00eb informacion Dorian Du\u00e7ka-s, q\u00eb punonte si konsulent i CEFC-s\u00eb, i cili m\u00eb pas e p\u00ebrcolli paralajm\u00ebrimin Patrick Ho-s\u00eb, nj\u00eb zyrtar i CEFC-s\u00eb dhe okulist i diplomuar n\u00eb Harvard, i konsideruar si nj\u00eb \u201cmjesht\u00ebr i spiunazhit\u201d brenda rrjeteve t\u00eb ndikimit t\u00eb Xi Jinping.<\/p>\n<p>Madje disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb korrik 2017, Du\u00e7ka u takua me kryetarin e CEFC-s\u00eb, kryetarin e CEFC-s\u00eb, Ye Jianming \u2014 mik i af\u00ebrt i Xi Jinping,-\u00a0n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gusht, Ye i tha Ho-s\u00eb dhe Luft-it n\u00eb Hong Kong se autoritetet amerikane kishin urdh\u00ebr-arreste p\u00ebr kat\u00ebr figura t\u00eb CEFC-s\u00eb: Ho-n\u00eb, dy shtetas kinez\u00eb dhe \u201cnj\u00eb person me origjin\u00eb hebraike i lidhur me CEFC-n\u00eb\u201d evidentohet n\u00eb shkrim, raporton syri.net.<\/p>\n<p>Kujtes\u00eb: Kompania kineze \u201cCEFC Energy\u201d n\u00eb vitin 2015 sponsorizoi ekspozit\u00ebn personale t\u00eb Kryeministrit Edi Rama n\u00eb Hong Kong. Kjo kompani n\u00eb at\u00eb koh\u00eb k\u00ebrkonte marrjen e fushave t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb vendin ton\u00eb, kjo fal nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb Dorjan Du\u00e7k\u00ebs \u2013\u00a0 ish k\u00ebshilltari i jasht\u00ebm i Edi Ram\u00ebs \u2013\u00a0 dhe Charles Mcgonigal, por hetimi n\u00eb SHBA duket se ka prishur planet.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/thebureau.news\/p\/fbi-counterintelligence-leak-tied?utm_campaign=post&amp;utm_medium=web\">The Bureau<\/a>\u00a0Sam Cooper<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i kund\u00ebrzbulimit n\u00eb FBI ka nxjerr\u00eb informacione t\u00eb ndjeshme nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje hetimore p\u00ebr nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb CEFC, konglomeratit energjetik kinez t\u00eb lidhur me shtetin, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb hetimin p\u00ebr ndikimin e Pekinit mbi familjen Biden, sipas nj\u00eb raporti trondit\u00ebs t\u00eb inspektorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Raporti p\u00ebrmend gjithashtu v\u00ebllain e Joe Biden dhe ish-agjent\u00eb t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sekret si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedhje t\u00eb d\u00ebmshme informacioni.<\/p>\n<p>Zbulimet e reja tregojn\u00eb detaje t\u00eb forta mbi ato q\u00eb tashm\u00eb dihen nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktakuzash dhe dosjesh gjyq\u00ebsore q\u00eb lidhin presidentin kinez Xi Jinping me aktor\u00eb ky\u00e7 n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb globale spiunazhi, pastrimi parash, trafikim arm\u00ebsh dhe ndikimi politik kinez q\u00eb p\u00ebrfshinte edhe Kombet e Bashkuara dhe synonte elitat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb Hunter dhe James Biden.<\/p>\n<p>Agjenti i korruptuar t\u00eb FBI-s\u00eb paralajm\u00ebroi Patrick Ho \u2014 nj\u00eb zyrtar i CEFC-s\u00eb dhe okulist i diplomuar n\u00eb Harvard, i konsideruar si nj\u00eb \u201cmjesht\u00ebr i spiunazhit\u201d brenda rrjeteve t\u00eb ndikimit t\u00eb Xi Jinping \u2014 para arrestimit t\u00eb tij n\u00eb Nju Jork, duke penguar gjithashtu hetime thelb\u00ebsore kund\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr operativi t\u00eb CEFC-s\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikim arm\u00ebsh dhe shitjen e naft\u00ebs iraniane drejt Kin\u00ebs, i identifikuar vet\u00ebm si \u00a0\u201cTarget 3\u201d (Shqip: Objektivi 3)<\/p>\n<p>\u2018The Bureau\u2019 ka konfirmuar se figura ky\u00e7e e p\u00ebrmendur n\u00eb raportin e inspektorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb Gal Luft, shtetas izraelito-amerikan i akuzuar, banues n\u00eb Maryland, i cili u arratis nga Shtetet e Bashkuara pasi rrjedhja e informacionit komprometoi \u00e7\u00ebshtjen CEFC, duke q\u00ebndruar p\u00ebr vite jasht\u00eb \u2018rrjet\u00ebs\u2019 s\u00eb FBI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i publikuar t\u00eb enjten, konstaton se Charles McGonigal, ish-shefi i kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork, kishte kultivuar lidhje t\u00eb fshehta me t\u00eb huaj nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbik\u00ebqyrte hetime tep\u00ebr t\u00eb ndjeshme. Raporti dallon dy figura kryesore:<\/p>\n<p>\u00b7 Personi A\u201d, nj\u00eb shtetas shqiptar me lidhje me qeverin\u00eb shqiptare, i cili i pagoi McGonigal-it n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete 225 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPersoni B\u201d, nj\u00eb ish-zyrtar i lart\u00eb shqiptar q\u00eb punonte p\u00ebr \u201ckonglomeratin energjetik kinez\u201d dhe q\u00eb kishte lidhje t\u00eb ngushta me kryetarin e CEFC-s\u00eb, Ye Jianming \u2014 mik i af\u00ebrt i Xi Jinping, sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Gal Luft dhe dokumenteve shoq\u00ebruese t\u00eb shqyrtuara nga \u201cThe Bureau\u2019<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb ri dhe burimeve t\u00eb para t\u00eb publikuara nga Ne\u00eb York Times, \u201cPersoni B\u201d rezulton t\u00eb jet\u00eb ish-zyrtari shqiptar Dorian Du\u00e7ka, konsulent i CEFC-s\u00eb me nj\u00eb pages\u00eb mujore prej 50 mij\u00eb dollar\u00ebsh, i cili gjithashtu ndihmoi n\u00eb krijimin e kontakteve biznesore p\u00ebr McGonigal.<\/p>\n<p>Divizioni i kund\u00ebrzbulimit t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb Nju Jork e konsideronte \u00e7\u00ebshtjen CEFC si nj\u00eb nga hetimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shum\u00ebvje\u00e7are. Objektiv ishin CEFC China Energy, dega e saj n\u00eb SHBA dhe drejtuesit si Patrick Ho e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrdorimin e \u201cstatusit k\u00ebshillimor special\u201d t\u00eb CEFC-s\u00eb pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim dhe p\u00ebr t\u00eb korruptuar zyrtar\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Hetuesit zbuluan prova se Patrick Ho, nj\u00eb ish-zyrtar nga Hong Kongu me lidhje t\u00eb forta me elitat akademike t\u00eb bregut lindor t\u00eb SHBA-s\u00eb, kishte kanalizuar miliona dollar\u00eb p\u00ebrmes bankave t\u00eb Nju Jorkut p\u00ebr t\u00eb korruptuar zyrtar\u00eb n\u00eb \u00c7ad dhe Ugand\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfitimeve p\u00ebr bizneset e CEFC-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deg\u00eb tjet\u00ebr e k\u00ebtij hetimi t\u00eb gjer\u00eb mbi Ho lidhet me krimin e organizuar kinez dhe me manjantin e zhvillimit t\u00eb Makaut, Ng Lap Seng, si dhe me nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb mafies kineze t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skemat e donacioneve dhe ndikimit politik n\u00eb Australi.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej aferave t\u00eb CEFC-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij raporti t\u00eb ri, FBI dhe Prokuroria e Qarkut Jugor t\u00eb Nju Jorkut gjithashtu hetuan n\u00ebse Ho dhe \u201cTarget 3\u201d \u2014 i identifikuar nga The Bureau si Gal Luft \u2014 ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik arm\u00ebsh dhe shkelje t\u00eb sanksioneve, p\u00ebrfshir\u00eb shitjen e naft\u00ebs iraniane drejt Kin\u00ebs dhe trafikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve kineze.<\/p>\n<p>McGonigal rrjedhi informacionin mbi k\u00ebt\u00eb hetim t\u00eb CEFC-s\u00eb tek Du\u00e7ka, duke e paralajm\u00ebruar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr akuzat e pritshme t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb qershor 2017. Du\u00e7ka ia p\u00ebrcolli paralajm\u00ebrimin Ho-s\u00eb, duke e maskuar burimin si \u201czyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb\u201d. Fillimisht, Ho dyshoi se kryetari i CEFC-s\u00eb, Ye Jianming, ishte objektivi i v\u00ebrtet\u00eb dhe po e ushqente q\u00ebllimisht me informacion t\u00eb rrem\u00eb, duke u sjell\u00eb \u201cxheloz\u201d dhe duke e ekzagjeruar p\u00ebr ta mbajtur Ho-n\u00eb jasht\u00eb vendit dhe larg objektivave kryesor\u00eb t\u00eb Pekinit \u2014 familjes Biden. Por Luft e k\u00ebshilloi ta merrte seriozisht paralajm\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb korrik 2017, Du\u00e7ka u takua me kryetarin e CEFC-s\u00eb, Ye, n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb gusht, Ye i tha Ho-s\u00eb dhe Luft-it n\u00eb Hong Kong se autoritetet amerikane kishin urdh\u00ebr-arreste p\u00ebr kat\u00ebr figura t\u00eb CEFC-s\u00eb: Ho-n\u00eb, dy shtetas kinez\u00eb dhe \u201cnj\u00eb person me origjin\u00eb hebraike i lidhur me CEFC-n\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Raporti shton se rreth k\u00ebsaj kohe, Ye k\u00ebmb\u00ebnguli tek Du\u00e7ka-n p\u00ebr identitetin e izraelitit q\u00eb po hetohej nga FBI, duke pyetur n\u00ebse ishte mik i Ho-s\u00eb apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr izraelit i af\u00ebrt me t\u00eb. Ducka m\u00eb pas u tha hetuesve se i kishte treguar McGonigal-it nj\u00eb foto t\u00eb nj\u00eb t\u00eb njohuri izraelit t\u00eb Ye-s\u00eb; mungesa e reagimit nga McGonigal e bindi Ducka-n se objektivi i FBI-s\u00eb ishte tjetri \u2014 Luft.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb trondit\u00ebse, McGonigal m\u00eb pas k\u00ebrkoi ta konfirmonte identitetin e Luft-it brenda FBI-s\u00eb. M\u00eb 21 gusht 2017, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb nj\u00eb fest\u00eb me Du\u00e7ka-n, ai i d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nj\u00eb vart\u00ebsi, nj\u00eb agjenti koordinues mbik\u00ebqyr\u00ebs, duke shkruar: \u201cSi ishte emri i izraelitit, sepse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb raportin tim.\u201d Agjenti iu p\u00ebrgjigj duke i dh\u00ebn\u00eb emrin: Luft.<\/p>\n<p>Inspektori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm konkludoi se kryetari i CEFC-s\u00eb, Ye Jianming \u2014 nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i Xi Jinping sipas aktakuzave t\u00eb lidhura me Gal Luft \u2014 dhe paralajm\u00ebrimet e tij \u201cluajt\u00ebn t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb rol n\u00eb vendimin e \u2018Targetit 3\u201d (Objektivi 3) p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb n\u00ebntor 2017, si\u00e7 ishte parashikuar.\u201d<\/p>\n<p>Luft kishte l\u00ebn\u00eb vendin m\u00eb 15 qershor 2017 dhe nuk u kthye m\u00eb kurr\u00eb. FBI n\u00eb Nju Jork kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb urdh\u00ebr kontrolli p\u00ebr banes\u00ebn dhe pajisjet e tij, n\u00ebse ai do t\u00eb kthehej. \u201cP\u00ebr shkak se Objektivi 3 nuk u kthye si\u00e7 pritej, ekipi i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb FBI nuk k\u00ebrkoi urdh\u00ebr kontrolli p\u00ebr banes\u00ebn apo celularin e tij, si\u00e7 ishte planifikuar, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb humbur p\u00ebr t\u00eb mbledhur prova n\u00eb nj\u00eb hetim penal t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm,\u201d theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti gjithashtu v\u00ebren se Ho \u201cdiskutoi n\u00ebse do t\u00eb kthehej n\u00eb SHBA n\u00eb n\u00ebntor 2017 pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb Kryetarit\u201d. Ai vendosi t\u00eb vinte, i qet\u00ebsuar nga garanci t\u00eb gabuara nga nj\u00eb burim problematik: n\u00eb mesin e n\u00ebntorit, James Biden, v\u00ebllai i presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm Joe Biden, i d\u00ebrgoi email dhe e telefonoi nj\u00eb ish-agjent t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sekret n\u00eb Hong Kong p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00ebse ndaj Ho-s\u00eb kishte urdh\u00ebr-arrest.<\/p>\n<p>Sipas raportit, James Biden d\u00ebrgoi m\u00eb 12 n\u00ebntor 2017 nj\u00eb email me subjektin: \u201cLidhur me \u00e7\u00ebshtjen e re, e dua urgjent \u2014 jam n\u00eb Hong Kong\u201d, ku k\u00ebrkonte informacion p\u00ebr nj\u00eb individ \u201cvet\u00ebm mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje specifike. Shum\u00eb e ngutshme. T\u00eb lutem m\u00eb telefono.\u201d Ish-agjenti i tha FBI-s\u00eb se regjistrat e tij telefonik\u00eb konfirmonin disa thirrje me Biden mes datave 12 dhe 14 n\u00ebntor 2017, p\u00ebr t\u00eb diskutuar situat\u00ebn e Ho-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb tetor 2021, ish-agjenti kujtoi se Biden kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cKemi informacion nga Kina se Ho mund t\u00eb arrestohet\u201d, dhe se Ho donte t\u00eb kthehej n\u00eb SHBA, por kishte frik\u00eb nga nj\u00eb urdh\u00ebr i mundsh\u00ebm arresti. Agjenti dhe nj\u00eb koleg b\u00ebn\u00eb verifikime n\u00eb databaz\u00eb, nuk gjet\u00ebn asgj\u00eb, por paralajm\u00ebruan se urdhrat mund t\u00eb ishin t\u00eb vulosur.<\/p>\n<p>Raporti gjithashtu zbuloi se Biden i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna biografike p\u00ebr Ho-n\u00eb, t\u00eb cilat agjenti i par\u00eb i kaloi nj\u00eb ish-agjenti tjet\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebrbimit Sekret, q\u00eb drejtonte nj\u00eb biznes privat hetimesh. Mesazhet mes tyre, m\u00eb 12 n\u00ebntor 2017, tregojn\u00eb se agjenti i dyt\u00eb shkruante: \u201cKlienti yn\u00eb ka nj\u00eb person q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr aktiv arresti. \u00cbsht\u00eb i lindur jasht\u00eb. Do ta marr informacionin s\u00eb shpejti. Klienti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i interesuar dhe i shqet\u00ebsuar ta dij\u00eb. Do ta d\u00ebrgoj informacionin sapo ta kem. Klienti \u00ebsht\u00eb duke udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit.\u201d M\u00eb pas ai p\u00ebrcolli t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb Ho-s\u00eb dhe shtoi: \u201cMund\u00ebsisht 3 kinez\u00eb dhe 1 izraelit n\u00eb urdh\u00ebr arrest.\u201d<\/p>\n<p>I qet\u00ebsuar nga ky informacion q\u00eb iu p\u00ebrcoll nga Biden, Ho u nis m\u00eb 18 n\u00ebntor 2017 drejt Nju Jorkut dhe u arrestua sapo mb\u00ebrriti n\u00eb aeroportin JFK.<\/p>\n<p>Inspektori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm e p\u00ebrshkroi rolin e McGonigal si \u201ct\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm,\u201d duke theksuar se pothuajse \u00e7oi n\u00eb akuza p\u00ebr pengim drejt\u00ebsie. \u201cP\u00ebrmes skem\u00ebs s\u00eb tij, McGonigal d\u00ebmtoi q\u00ebllimisht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme penale, shkat\u00ebrroi besimin publik dhe kompromentoi integritetin e FBI-s\u00eb,\u201d shkruajn\u00eb hetuesit.<\/p>\n<p>Ye Jianming, kryetari enigmatik i CEFC-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb procedura t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb amerikane si financuesi q\u00eb kultivoi lidhje me Hunter dhe James Biden. Ai i dha Hunter-it nj\u00eb unaz\u00eb diamanti t\u00eb shtrenjt\u00eb, nd\u00ebrsa komunikimet e brendshme nga laptopi i humbur fam\u00ebkeq i Hunter Biden sugjeronin se Joe Biden ishte \u201cbig guy\u201d \u2014 p\u00ebrfitues i fsheht\u00eb i nj\u00eb kuote aksionesh n\u00eb nj\u00eb partneritet t\u00eb mundsh\u00ebm me CEFC.<\/p>\n<p>Nj\u00eb email i majit 2017, i shkruar nga bashk\u00ebpun\u00ebtori i familjes Biden, James Gilliar, i gjetur n\u00eb laptopin e Biden, specifikonte nj\u00eb p\u00ebrqindje prej 10% p\u00ebr \u201cbig guy.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb prej 5,1 milion\u00eb dollar\u00ebsh kaloi drejtp\u00ebrdrejt te entitete t\u00eb lidhura me Hunter dhe James Biden pasi Hunter i shkroi nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb CEFC-s\u00eb n\u00eb korrik 2017: \u201cJam ulur k\u00ebtu me babain tim\u201d dhe po priste pages\u00ebn, raportoi Ne\u00eb York Post, q\u00eb publikoi historin\u00eb e laptopit t\u00eb Biden.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Luft-it, Ye Jianming kishte \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb ngushta me Presidentin Xi Jinping,\u201d nj\u00eb pretendim q\u00eb edhe vet\u00eb Luft e p\u00ebrs\u00ebriste n\u00eb korrespondenc\u00eb teksa k\u00ebrkonte t\u00eb kultivonte figura amerikane.<\/p>\n<p>Misioni i CEFC-s\u00eb ishte t\u00eb zgjaste ndikimin e Pekinit p\u00ebrmes Nism\u00ebs nj\u00eb Brez nj\u00eb Rruga, duke nd\u00ebrthurur energjin\u00eb, infrastruktur\u00ebn dhe ndikimin politik n\u00eb nj\u00eb. Ye gjithashtu u takua me nj\u00eb ish-Drejtor t\u00eb CIA-s \u2014 nj\u00eb figur\u00eb e paakuzuar, por e raportuar gjer\u00ebsisht si James Woolsey \u2014 t\u00eb cilin Luft dhe Ho tentuan ta afronin p\u00ebr nj\u00eb rol n\u00eb administrat\u00ebn Trump. N\u00eb korrespondenc\u00eb private, Luft e p\u00ebrshkruante Ye si \u201ct\u00eb af\u00ebrt me Xi\u201d dhe t\u00eb aft\u00eb t\u00eb sillte strategjin\u00eb gjeopolitike t\u00eb Pekinit direkt n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Luft u akuzua n\u00eb korrik 2023 me tet\u00eb akuza, p\u00ebrfshir\u00eb veprim si agjent i paregjistruar i Kin\u00ebs, trafik arm\u00ebsh dhe g\u00ebnjeshtra ndaj FBI-s\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Bruksel n\u00eb 2019. Ai u arrestua n\u00eb Qipro, por u arratis nd\u00ebrsa ishte me kusht, duke u rishfaqur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pretenduar se ishte sh\u00ebnjestruar sepse kishte ekspozuar lidhjet e Hunter Biden me CEFC-n\u00eb. U ri-arrestua n\u00eb 2024 dhe, sipas nj\u00eb letre t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb ekstradimit n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Patrick Ho u d\u00ebnua n\u00eb dhjetor 2018 p\u00ebr ryshfete ndaj zyrtar\u00ebve afrikan\u00eb p\u00ebrmes CEFC-s\u00eb dhe u d\u00ebnua me tre vite burg. Raporti i inspektorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm thekson se ai kishte \u00eb informacion t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb para arrestimit.<\/p>\n<p>The Bureau m\u00eb her\u00ebt ka raportuar se CEFC ishte pasardh\u00ebse e rrjeteve t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs t\u00eb kontrolluara dikur nga Lai Changxing, kontrabandist dhe bos droge nga Kina jugore, q\u00eb nd\u00ebrtoi nj\u00eb nga sindikatat m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, duke kultivuar elitat e Partis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo linj\u00eb \u2014 perandoria e kontraband\u00ebs s\u00eb Lai-t, skemat e ryshfeteve t\u00eb Ho-s\u00eb pran\u00eb OKB-s\u00eb, nd\u00ebrmjet\u00ebsimi i arm\u00ebve nga Luft dhe diplomacia e \u201cNj\u00eb brez nj\u00eb rrug\u00eb\u201d e Ye-s\u00eb \u2014 sugjeron fuqish\u00ebm se CEFC ka vepruar si nj\u00eb platform\u00eb hibride spiunazhi dhe kontrabande q\u00eb i sh\u00ebrben ambicieve globale t\u00eb Pekinit, me drejtues t\u00eb lidhur drejtp\u00ebrdrejt me Presidentin Xi, sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Luft-it dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb The Bureau.<\/p>\n<p>Pas dokumentimit se si McGonigal komprometoi \u00e7\u00ebshtjen CEFC, inspektori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm detajoi edhe aferat e tjera korruptive t\u00eb tij. Sjellja e tij e paligjshme u shtri edhe n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Qarkut Jugor t\u00eb Nju Jorkut, ai dhe nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor u akuzuan p\u00ebr konspiracion p\u00ebr shkelje t\u00eb sanksioneve amerikane dhe pastrim parash duke punuar fshehurazi p\u00ebr Oleg Deripaska, oligark rus i sanksionuar prej koh\u00ebsh dhe i lidhur me rrjetet e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Hetuesit zbuluan se, nd\u00ebrsa ishte ende oficer i lart\u00eb i FBI-s\u00eb, McGonigal kultivoi marr\u00ebdh\u00ebnie me agjentin e Deripask\u00ebs p\u00ebr t\u2019u pozicionuar p\u00ebr interesa biznesi pas daljes n\u00eb pension. N\u00eb gusht 2023, ai u deklarua fajtor p\u00ebr konspiracion n\u00eb shkelje t\u00eb Aktit p\u00ebr Fuqit\u00eb Ekonomike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Emergjente dhe p\u00ebr pastrim parash. N\u00eb dhjetor 2023, ai u d\u00ebnua me 50 muaj burg.<\/p>\n\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dekonspiroi-informacionin-te-kinezet-ducka-keshilltari-i-rames-qe-lidhi-mcgonigal-me-cefc-ne-dhe-xi-jinping\/\">\u201cDekonspiroi informacionin te kinez\u00ebt\u201d, Du\u00e7ka, k\u00ebshilltari i Ram\u00ebs, q\u00eb lidhi McGonigal me CEFC-n\u00eb dhe Xi Jinping<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbulohen detaje t\u00eb reja lidhur me dosjen e ish-agjentit t\u00eb FBI, Charles Mcgonigal. Sam Cooper, nj\u00eb gazetar i njohur investigativ zbulon detaje mbi raportin e inspektorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitin 2017, zyrtari i lart\u00eb i FBI-s\u00eb, Charles McGonigal (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb) rrodhi informacion sekret mbi hetimin e CEFC, nj\u00eb konglomerat energjetik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39246","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39246"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39246\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}