{"id":39202,"date":"2025-09-07T08:48:53","date_gmt":"2025-09-07T08:48:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/si-me-ndryshuan-te-cmendurit-e-pd\/"},"modified":"2025-09-07T08:48:53","modified_gmt":"2025-09-07T08:48:53","slug":"si-me-ndryshuan-te-cmendurit-e-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/si-me-ndryshuan-te-cmendurit-e-pd\/","title":{"rendered":"Si m\u00eb ndryshuan t\u00eb \u00e7mendurit e PD?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Indrit Vokshi<\/p>\n<p>Takova nj\u00eb mik, pas do koh\u00ebsh (\u00ebsht\u00eb nja 50 e ca vje\u00e7). E m\u00eb thot\u00eb, po q\u00eb t\u00eb ka ra ty nj\u00eb nur kshu, dukesh m\u00eb i qet\u00eb, ke arrit nj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, m\u00eb i shtruar, je ndryshe disi. Po \u00e7a thua, i them, e ke prej zanatit komplimentimin kot. Jo jo, leji k\u00ebto e kam me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, s\u2019m\u00eb dukesh nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Kur u ndam\u00eb po mendoja, m\u00eb duket se jam b\u00ebr\u00eb v\u00ebrtet tjet\u00ebr njeri, jam tjet\u00ebrsuar por un\u00eb nuk e ndjej, ky e v\u00eb re m\u00eb kollaj, pasi s\u2019jemi takuar.<\/p>\n<p>Po mendoja arsyen! Nuk jam m\u00eb an\u00ebtar partie, nuk merrem me parti, nuk kam p\u00ebr t\u00eb mbrojtur apo akuzuar njeri, sepse skam m\u00eb detyrime partiake, m\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur tjet\u00ebr v\u00ebshtrim, sikur jam \u00e7liruar disi. Kan\u00eb ra t\u00eb gjitha tabut\u00eb, steriotipet, ndarjet apo flet\u00ebt e lakrave q\u00eb i kemi pasur n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Me kan\u00eb ndihmuar shum\u00eb t\u00eb \u00e7mendurit e PD, gjat\u00eb 4 vjet\u00ebve q\u00eb shkuan, gjat\u00eb asaj luft\u00ebs s\u00eb brendshme q\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb spastruar nga partia armiqt\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb fundit ish-komunist. Ata ma nxorr\u00ebn qejfit.<\/p>\n<p>Se edhe t\u00eb \u00e7mendurit e luajn\u00eb nj\u00eb rol p\u00ebr mir\u00eb; t\u00eb kthjellojn\u00eb. Ata m\u00eb b\u00ebn\u00eb mua nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh; pasi un\u00eb sh\u00ebrbeva nja 8 vjet t\u00eb mira me besnik\u00ebri dhe angazhim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb identiteti si demokrat, ngaq\u00eb na e kishin ngulur at\u00eb shiring\u00ebn n\u00eb familje qysh f\u00ebmij\u00eb dhe as e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb se do largohem nga PD, n\u00eb fund ata u rebeluan p\u00ebr virgj\u00ebrin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit dhe, than\u00eb ti nuk je demokrat, je i shitur, i bler\u00eb, i mashtruar, i g\u00ebnjyer e d\u00ebrr d\u00ebrr d\u00ebrr dmth, vet\u00ebm njeri normal nuk kishte shanse t\u00eb ishe n\u00ebse nuk i n\u00ebnshtroheshe oreksit t\u00eb stomakut t\u00eb Sali Berish\u00ebs. N\u00eb fillim m\u00eb ra \u00e7uditsh\u00ebm. Pak koh\u00eb \u201cvuajta\u201d at\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr tua theksuar se un\u00eb jam demokrati, ju jeni delenxhinj q\u00eb iu keni marr\u00eb robve 100 mij\u00eb lek\u00ebsha p\u00ebr firm\u00eb e vul\u00eb, ose jeni filohajdut\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo e kuptova shpejt q\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb ata, dhe se un\u00eb s\u2019mund ta mbaja at\u00eb em\u00ebr, as mundesha t\u00eb b\u00ebhesha patetik e t\u00eb thoja s\u2019ka burr\u00eb n\u00ebne q\u00eb ma heq mua ket\u00eb em\u00ebr, se un\u00eb k\u00ebshtu, e un\u00eb ashtu; sepse ai em\u00ebr, de-fakto i ishte njohur n\u00eb pron\u00ebsi (me legalizim nga shumica) vet\u00ebm nj\u00eb personi, Sali Berish\u00ebs. Mandej ky tipi q\u00eb e fitoi me legalizim, ia heq e ia v\u00eb kujt t\u00eb doj\u00eb at\u00eb em\u00ebr apo titull, sipas interesave momentale. As duhet t\u00eb t\u00eb vij\u00eb keq, as duhet t\u00eb kesh inat, ky \u00ebsht\u00eb realiteti, duhet ta pranosh me nj\u00eb qet\u00ebsi disi ironike. Prandaj edhe s\u2019jam marr\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb mend jo duhet reformuar, jo duhet hapur. Fare. Ta transformojn\u00eb edhe n\u00eb tip teqeje n\u00eb dekadat e ardhshme, t\u2019iu sillen rrotull varreve.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00ebrpara sado t\u00eb jem munduar un\u00eb ta ruaj veten, prap\u00ebseprap\u00eb kur je pjes\u00eb e nj\u00eb partie t\u00eb \u00e7mendurish e idhujtar\u00ebsh, nuk ke nga shkon pa u dukur edhe ti banal. E kuptoj edhe vet\u00eb q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste jam dukur banal, duke qen\u00eb n\u00ebn dalldin\u00eb e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb partiake. Ose-ose, nj\u00eb identiteti disi qesharak, mbaj un\u00eb flamuj t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb PD t\u00eb vitit 1999 q\u00eb ma pati dhuruar familjari i nj\u00eb d\u00ebshmori t\u00eb 1997; si krenari historike un\u00eb, familje shiksash ne mustaqe q\u00eb luftuan me arm\u00eb p\u00ebr demokraci. Taman si ata partizan\u00ebt fallso me teneqe n\u00eb krah\u00ebror; narrativa identike me ata, ve\u00e7 ngjarjet, koha, motivet, krejt ndryshe. Se fundja s\u2019mund t\u00eb prodhonte narrativ\u00eb tjet\u00ebr dikush i cili ishte rritur duke admiruar partin\u00eb komuniste deri n\u00eb mosh\u00ebn 47 vje\u00e7 kur vendosi t\u00eb vet\u00ebshpallet antikomunist. Nga k\u00ebto lloj budalliqesh kishim n\u00eb kok\u00eb, ngaq\u00eb na pat\u00ebn brumosur sikur kemi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb pambarimt\u00eb me komunist\u00ebt dhe komunizmin. Rekrutoju njer\u00ebzve mendjen, pastaj shifrat e t\u00eb rekrutuarve p\u00ebrdori p\u00ebr biznes. Gjith\u00e7ka biznes.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet q\u00eb sapo shkuan e provuam vet\u00eb bolshevizmin e shartuar me tribaliz\u00ebm katunar. E kuptova nga af\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb pata perceptuar m\u00eb par\u00eb nga larg; se komunist\u00ebt elitar\u00eb bllokmen\u00eb kishin ndejtur n\u00eb PS, nd\u00ebrsa komunist\u00ebt e dor\u00ebs s\u00eb tret\u00eb kishin hedhur rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb PD. Pasi ai tipi, i cili nga komunist fanatik u deklarua demokrat, i kishte dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e vet gjith\u00eb organizat\u00ebs; shaj, fyej, ofendo, posht\u00ebro, k\u00ebrc\u00ebno etj. Stili i pun\u00ebs i till\u00eb, si k\u00ebta trajner\u00ebt e skuadrave q\u00eb preferojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb skem\u00eb loje. Nj\u00eb dit\u00eb mendova, po mua \u00e7far\u00eb m\u00eb lidh me k\u00ebta? Interesa jo, biznese jo, besime e bot\u00ebkuptime t\u00eb ngjashme jo.. \u00c7far\u00eb m\u00eb lidh? Na lidh vet\u00ebm historiku. A do t\u00eb mbetemi skllev\u00ebr t\u00eb historikut? A ia vlen t\u00eb identifikohesh ve\u00e7 prej historis\u00eb? A ia vlen q\u00eb duke pasur gjith\u00eb ato ngjyra e dimensione t\u00eb tjera t\u00eb kufizohesh e identifikohesh si partiak pa pasur interes?<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/si-me-ndryshuan-te-cmendurit-e-pd\/\">Si m\u00eb ndryshuan t\u00eb \u00e7mendurit e PD?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Indrit Vokshi Takova nj\u00eb mik, pas do koh\u00ebsh (\u00ebsht\u00eb nja 50 e ca vje\u00e7). E m\u00eb thot\u00eb, po q\u00eb t\u00eb ka ra ty nj\u00eb nur kshu, dukesh m\u00eb i qet\u00eb, ke arrit nj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje, m\u00eb i shtruar, je ndryshe disi. Po \u00e7a thua, i them, e ke prej zanatit komplimentimin kot. Jo jo, leji [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39202","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39202\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}