{"id":39192,"date":"2025-09-07T07:48:40","date_gmt":"2025-09-07T07:48:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/kriza-e-fshatit-dhe-kriza-e-arsimit-ne-fshat\/"},"modified":"2025-09-07T07:48:40","modified_gmt":"2025-09-07T07:48:40","slug":"kriza-e-fshatit-dhe-kriza-e-arsimit-ne-fshat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/07\/kriza-e-fshatit-dhe-kriza-e-arsimit-ne-fshat\/","title":{"rendered":"Kriza e fshatit dhe kriza e arsimit n\u00eb fshat"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb vjen shtatori, ka nj\u00eb val\u00eb nostalgjike q\u00eb merret me shkollat e mbyllura n\u00ebp\u00ebr fshatra, me f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak dhe pastaj me thirrje patetike se \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ka m\u00ebsuar filan personalitet\u201d apo \u201cka qen\u00eb m\u00ebsues filan patriot\u201d dhe se duhet mbajtur hapur me \u00e7do \u00e7mim.<\/p>\n<p>Vitin q\u00eb shkoi, n\u00eb vendlindjen time n\u00eb Peshtan kishte 4 nx\u00ebn\u00ebs dhe 6 m\u00ebsues, p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimit ligjor p\u00ebr ciklin 9-vje\u00e7ar.<br \/>\nSivjet kan\u00eb mbetur vet\u00ebm 2 nx\u00ebn\u00ebs.<br \/>\nNatyrisht, kjo nuk e b\u00ebn at\u00eb shkoll\u00eb as cil\u00ebsore, as me ndonj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Mund t\u00eb nis t\u00eb vajtoj pse n\u00eb vitin 1927, sipas nj\u00eb fotografie, ka pasur 60 nx\u00ebn\u00ebs, por kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebzi.<\/p>\n\n<p>Kriza e fshatit nuk \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb e arsimit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb: demografike, ekonomike dhe sociale. Nuk \u00ebsht\u00eb as kriz\u00eb lokale shqiptare, por kriz\u00eb q\u00eb e kan\u00eb kaluar dhe po e kalojn\u00eb t\u00eb gjitha vendet, dhe lidhet me p\u00ebrqendrimin e qytet\u00ebrimeve n\u00eb metropole. Greqia, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raportuar, ka mbyllur k\u00ebt\u00eb vit rreth 700 shkolla fshatrash p\u00ebr shkak t\u00eb boshatisjes s\u00eb tyre dhe kriz\u00ebs demografike. Vendet e tjera t\u00eb rajonit po ashtu.<\/p>\n<p>Ndaj duhet t\u00eb ndajm\u00eb arsyet pse duhet mbajtur fshati i populluar me arsyet e mbylljes s\u00eb shkollave n\u00eb fshatra.<\/p>\n<p>Personalisht jam shum\u00eb kritik me qeverin\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn e fshatit: p\u00ebr shk\u00ebputjen e tij nga v\u00ebmendja e shtetit shqiptar, p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e ekonomis\u00eb bujq\u00ebsore nga mungesa e politikave t\u00eb qarta dhe p\u00ebr humbjen e kontrollit mbi tok\u00ebn bujq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb cop\u00ebzimit nga ligji 7501. \u00cbsht\u00eb po aq urgjente q\u00eb t\u00eb krijohen politika financimi dhe ndihme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb fshat dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ekonomin\u00eb e tyre aty, pasi vet\u00ebm ata mund t\u00eb garantojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs n\u00eb fshatra, edhe pas ikjes s\u00eb brezit t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p>Edhe pse duket si humor, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak vajza q\u00eb duan t\u00eb martohen e t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb fshat, dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak politika q\u00eb stimulojn\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme familjare n\u00eb fshat. Ende nuk ka rregulla t\u00eb thjeshta t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs sociale; ende nuk ka mund\u00ebsi reale investimi, p\u00ebr shkak t\u00eb \u201chorror-it\u201d ligjor t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb fshat, q\u00eb kushtojn\u00eb nj\u00ebsoj si nj\u00eb leje p\u00ebr nd\u00ebrtim kulle n\u00eb Tiran\u00eb; dhe ende nuk ka subvencione q\u00eb t\u00eb akordohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme dhe jo n\u00eb form\u00eb konkurruese e korruptive p\u00ebr ata q\u00eb zgjedhin bujq\u00ebsin\u00eb ose blegtorin\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk kan\u00eb lidhje me nostalgjin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur hapur shkollat e fshatrave. P\u00ebrkundrazi, mendoj se qeveria n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb plan t\u00eb mir\u00ebstudiuar komb\u00ebtar q\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn e fshatrave me infrastruktur\u00eb rrugore, f\u00ebmij\u00ebve t\u2019u paguhet transporti dhe t\u2019u sigurohet nga shteti shkollimi n\u00eb zona urbane t\u00eb grumbulluara, me m\u00eb shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkolla t\u00eb tilla nuk duhen mbajtur hapur me zor, por duhet t\u00eb bashkohen n\u00eb shkolla m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb qendrat e nj\u00ebsive administrative dhe t\u00eb kthehen n\u00eb shkolla normale, me shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klasa. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, f\u00ebmij\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb kujtime m\u00eb t\u00eb pasura shkollore, shok\u00eb t\u00eb klas\u00ebs dhe do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ambjentohen me rregullat e nj\u00eb shkolle t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Kat\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs me gjasht\u00eb m\u00ebsues nuk jan\u00eb as shkoll\u00eb private milioner\u00ebsh, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb qeveria duhet ta eliminoj\u00eb duke krijuar shkolla t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bashkuara, duke financuar transportin dhe, n\u00eb zona t\u00eb thella, pse jo edhe konvikte javore p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Kriza e arsimit n\u00eb fshat lidhet natyrisht me demografin\u00eb, por nuk zgjidhet duke mbajtur me zor shkollat hapur. Zgjidhet duke u dh\u00ebn\u00eb arsim cil\u00ebsor atyre pak f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb kan\u00eb mbetur, nd\u00ebrsa p\u00ebr fshatin duhet menduar seriozisht q\u00eb ta ribashkojm\u00eb si territor me shtetin shqiptar dhe ekonomin\u00eb komb\u00ebtare. Por jo duke d\u00ebgjuar t\u00eb qarat patetike t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb ikur nga fshati dhe q\u00eb sot kan\u00eb \u201cnostalgji\u201d p\u00ebr koh\u00ebn kur ishin nx\u00ebn\u00ebs aty.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/kriza-e-fshatit-dhe-kriza-e-arsimit-ne-fshat\/\">Kriza e fshatit dhe kriza e arsimit n\u00eb fshat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Sa her\u00eb q\u00eb vjen shtatori, ka nj\u00eb val\u00eb nostalgjike q\u00eb merret me shkollat e mbyllura n\u00ebp\u00ebr fshatra, me f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak dhe pastaj me thirrje patetike se \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ka m\u00ebsuar filan personalitet\u201d apo \u201cka qen\u00eb m\u00ebsues filan patriot\u201d dhe se duhet mbajtur hapur me \u00e7do \u00e7mim. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39192","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39192\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}