{"id":39168,"date":"2025-09-06T18:48:16","date_gmt":"2025-09-06T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/ylli-pata-betejat-epike-te-shtatorit-qe-digjen-ne-fund-me-benzine\/"},"modified":"2025-09-06T18:48:16","modified_gmt":"2025-09-06T18:48:16","slug":"ylli-pata-betejat-epike-te-shtatorit-qe-digjen-ne-fund-me-benzine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/ylli-pata-betejat-epike-te-shtatorit-qe-digjen-ne-fund-me-benzine\/","title":{"rendered":"Ylli Pata: Betejat epike t\u00eb shtatorit q\u00eb digjen n\u00eb fund me benzin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Demokrat\u00ebt amerikan\u00eb p\u00ebsuan nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare t\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Ata humb\u00ebn edhe vot\u00ebn popullore, edhe zonat zgjedhore, edhe shumic\u00ebn absolute n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, si dhe balanc\u00ebn n\u00eb Senat.<\/p>\n<p>Kjo humbje e demokrat\u00ebve amerikan\u00eb, n\u00eb shifrat absolute nuk \u00ebsht\u00eb aq e thell\u00eb, por n\u00eb fund, i kan\u00eb dhuruar Donald Trumpit dhe MAGA-s nj\u00eb pushtet t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Disfata shkaktoi nj\u00eb t\u00ebrmet politik n\u00eb opozit\u00ebn amerikane, e cila gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb masave alla reality sho\u00eb t\u00eb Presidentit Trump nuk foli fare. Heshtje totale. Mediat q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebrkrahin demokrat\u00ebt fol\u00ebn p\u00ebr \u201cmurosje\u201d, arratisje jasht\u00eb vendit, e versione t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin krejt t\u00eb pav\u00ebrteta. Pasi mjaft eksponent\u00eb dhe influencera t\u00eb k\u00ebtij krahu politik, mor\u00ebn valixhet e u larguan n\u00eb shenj\u00eb frustrimi ndaj vot\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, emrat prominent\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb SHBA, p\u00ebrkat\u00ebsisht senator\u00eb dhe kongresmen\u00eb me pesh\u00eb, nis\u00ebn t\u00eb publikojn\u00eb disa foto t\u00eb To\u00ebn Hall-eve q\u00eb ata po zhvillonin me zgjedh\u00ebs s\u00eb zonave t\u00eb tyre elektorale, p\u00ebrgjith\u00ebsisht votues demokrat\u00eb t\u00eb njohur, por edhe t\u00eb paangazhuar. Me kalimin e dit\u00ebve, k\u00ebto foto u b\u00ebn\u00eb virale. Demokrat\u00ebt p\u00ebrpara se t\u00eb ristartonin politik\u00ebn e tyre, kryen nj\u00eb shkundje me njer\u00ebzit, p\u00ebrkat\u00ebsisht baz\u00ebn, ku si\u00e7 shkruanin mediat e ndryshme amerikane, n\u00eb \u00e7do takim merrnin dush t\u00eb ftoht\u00eb nga njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto diskutime dol\u00ebn edhe betejat e para t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt tani po p\u00ebrvijohen s\u00eb bashku me protagonist\u00ebt e tyre. Duke shfryt\u00ebzuar ligjet e SHBA-ve, u p\u00ebrgatit\u00ebn me qindra padi n\u00eb gjykatat amerikane p\u00ebr Urdhrat Ekzekutiv\u00eb t\u00eb Presidentit Donald Trump. T\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dekrete q\u00eb mund t\u00eb vihen n\u00eb zbatim menj\u00ebher\u00eb, pasi nuk prekin buxhetin apo Bill-in si\u00e7 i thon\u00eb amerikan\u00ebt, t\u00eb cilin e miraton Kongresi.<\/p>\n<p>Sot, kur jemi n\u00eb muajin e tet\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs Trump, gjykatat amerikane kan\u00eb rr\u00ebzuar gati 90% t\u00eb Urdh\u00ebrave t\u00eb tij Ekzekutiv\u00eb. P\u00ebrkat\u00ebsisht, opozita ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb betej\u00eb shhum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Beteja e radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm, ku Trump ka shum\u00eb p\u00ebrkrahje popullore, si dhe bllokimi i ndryshimit t\u00eb hart\u00ebs territoriale zgjedhore n\u00eb Texas dhe California, q\u00eb mund t\u00eb prish\u00eb balancat kongresuale n\u00eb zgjedhjet e midtermit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto beteja kan\u00eb dal\u00eb dy figura q\u00eb shikohen nga shum\u00eb si dy kandidat\u00ebt m\u00eb t\u00eb kuotuar p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ata jan\u00eb Gavin Ne\u00ebsom, Governatori i California-s dhe JB Pritzker, Governatori i Illinois-it. T\u00eb dy nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb qendr\u00ebn politike n\u00eb SHBA, ata kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb pjes\u00eb e garderob\u00ebs klasike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Tani, beteja duket m\u00eb e qart\u00eb dhe Trump \u00e7do kund\u00ebrl\u00ebvizje apo l\u00ebvizje e b\u00ebn duke llogaritur k\u00ebt\u00eb fakt, e nga pal\u00ebt ka strategji t\u00eb kund\u00ebrta q\u00eb p\u00ebrplasen dhe sjellin her\u00eb fitore p\u00ebr nj\u00ebrin e her\u00eb p\u00ebr tjetrin. Ka nisur t\u00eb rihapet me ngadal\u00eb makineria e sondazheve, p\u00ebr t\u00eb matur opinionin, i cili \u00ebsht\u00eb mjaft dinamik. Kjo \u00ebsht\u00eb politika n\u00eb nj\u00eb vend per\u00ebndimor, ku sado t\u00eb ndryshojn\u00eb nuancat dhe m\u00ebnyra, thelbi \u00ebsht\u00eb po ai. Nj\u00eb l\u00ebvizje ringrihet nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb i duhet pas ringritjes, q\u00eb t\u00eb ec\u00eb dhe t\u00eb fitoj\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e kthyer, natyrisht n\u00eb dimensionin miniaturial t\u00eb gjigandit q\u00eb e kemi model, n\u00eb Shqip\u00ebri, shikojm\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>Opozita jon\u00eb, q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk qe monolite ka pasur rezultatet \u00eb ndryshme m\u00eb 11 maj. Partia Demokratike e Sali Berish\u00ebs ka p\u00ebsuar nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, duke humbur pozicione n\u00eb \u00e7do qark t\u00eb vendit. Partia e Liris\u00eb e Ilir Met\u00ebs thuajse \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar n\u00eb territor. Partit\u00eb e reja kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rezultat jo t\u00eb keq, duke sjell\u00eb n\u00eb Kuvend kat\u00ebr deputet\u00eb. Me probleme e polemika, gjithsesi ky rezultat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb ndryshe q\u00eb i jep pak aj\u00ebr dhom\u00ebs me dritare t\u00eb mbyllura t\u00eb konglomeratit politik antirama.<\/p>\n<p>Por Sali Berisha, deri tani nuk \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar njer\u00ebzit mbi at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb fushat\u00eb. Ai ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm \u201cfatva-n\u201d e tij se zgjedhjet u vodh\u00ebn, e n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij \u201cUrdhri Ekzekutiv\u201d po p\u00ebrpunohen l\u00ebvizjet e m\u00ebpasshme.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrdarja \u201cn\u00eb seri\u201d i t\u00eb ashtuquajturit \u201craport McGonigal\u201d nga media dhe deputet t\u00eb tij, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb lexueshme l\u00ebvizjen e radh\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Parlamenti fringo i 11 majit, do t\u00eb mbushet ndoshta q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e tret\u00eb, me tablot\u00eb \u201chistorike\u201d t\u00eb koleksionit opozitar n\u00ebn \u201cmbret\u00ebrimin\u201d e Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb misterioze, jan\u00eb hedhur versione \u201cenigmatike\u201d n\u00eb eter, si p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb suspance alla Big Brother.<\/p>\n<p>Pra, kemi n\u00eb loj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra: djegien e mandateve, p\u00ebrplasjen e fort\u00eb n\u00eb Kuvend, por edhe \u201cbeteja t\u00eb tjera\u201d. K\u00ebto po thuhen pak a shum\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e ekipit berishjan t\u00eb lidershipit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb kjo, asnj\u00ebra nga k\u00ebto \u201cbeteja\u201d, nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se tasat prej silikoni t\u00eb nxjerra nga frigoriferi, t\u00eb mbushur me \u00e7orb\u00ebn e vjet\u00ebr opozitare, t\u00eb cil\u00ebn as e ka v\u00ebn\u00eb njeri n\u00eb goj\u00eb. Madje edhe kur sapo kishte dal\u00eb nga kazani, jo m\u00eb tani q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb xhelatinoze.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha tasat e sup\u00ebs frigoriferike jan\u00eb nxjerr\u00eb nga kuzhina e doktorit, ku p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb njohur politike, nuk mungojn\u00eb edhe ato gjyq\u00ebsore, ku m\u00eb voluminozja \u00ebsht\u00eb dosja \u201cPartizani\u201d. E cila do t\u00eb nis\u00eb t\u00eb s\u00ebrviret mjes-drek- dark\u00eb q\u00eb nga fundi i muajit, kur t\u00eb nis\u00eb procesi penal.<\/p>\n<p>Tasat e sup\u00ebs frigoriferike, n\u00ebse do t\u2019i ishin servirur to\u00ebn halle-eve t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb baz\u00ebs, do t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb kosh, pasi ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr vakte t\u00eb fresk\u00ebta, t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebr \u00e7do opozit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri situata \u00ebsht\u00eb sfiduese, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrball\u00eb ndodhet nj\u00eb Edi Rama n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt. I cili ka futur n\u00eb menu-n\u00eb e tij politike t\u00eb k\u00ebtij mandati: an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Rama, nuk e ka m\u00eb shqet\u00ebsimin e rr\u00ebzimit, apo dob\u00ebsimit politik t\u00eb tij, pasi ndodhet n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt, me nj\u00eb mazhoranc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se \u00e7do her\u00eb. Se \u00e7\u2019ndodh pas 4 vjet\u00ebsh nuk se i intereson shum\u00eb, pasi si i thon\u00eb e ka ngr\u00ebn\u00eb livadhin e tij politik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa opozita nga ana tjet\u00ebr, vjen p\u00ebrve\u00e7se me pesh\u00ebn e madhe t\u00eb tasave t\u00eb \u00e7orb\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, edhe me sfid\u00ebn e p\u00ebrballjes me betej\u00eb politik\u00eb t\u00eb flamurit \u201cBE\u201d t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Flamur, cili sado q\u00eb mund t\u00eb tallet e denigrohet nga aspektin i propagand\u00ebs, ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kund\u00ebrbetej\u00eb reale politike p\u00ebr ta p\u00ebrballur.<\/p>\n<p>Por PD, nuk se po p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur me betej\u00eb politike Edi Ram\u00ebn, po p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur kalvarin e r\u00ebnd\u00eb gjyq\u00ebsor t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ndaj, doktori ka ruajtur sup\u00ebn e vjet\u00ebr n\u00eb frigorifer, q\u00eb t\u2019ua shp\u00ebrndaj\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00eb masa fikse si tip kure, t\u00eb hedhur n\u00ebp\u00ebr kavanoz\u00eb dhe etiketa t\u00eb reja. Efekti i k\u00ebtij ila\u00e7i tip mjek\u00ebsie popullore, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kemi par\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Beteja \u201cepike\u201d q\u00eb n\u00eb fund mbyllen me nj\u00eb spektak\u00ebl piroteknik, tip karriket e djegura me benzin\u00eb nga Flamur Noka. Natyrisht k\u00ebto doza do t\u00eb shoq\u00ebrohen edhe me vitamina t\u00eb ndryshme t\u00eb ardhura nga jasht\u00eb dhe kan\u00eb mjaft integrator\u00eb. Si kjo e MecGonigalit, ka shum\u00eb gjasa t\u00eb sillen edhe t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt ndihmojn\u00eb n\u00eb tretjen e sup\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb ngrohet me mikroval\u00eb para konsumimit.\/Tema<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ylli-pata-betejat-epike-te-shtatorit-qe-digjen-ne-fund-me-benzine\/\">Ylli Pata: Betejat epike t\u00eb shtatorit q\u00eb digjen n\u00eb fund me benzin\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Demokrat\u00ebt amerikan\u00eb p\u00ebsuan nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare t\u00eb vitit t\u00eb shkuar. Ata humb\u00ebn edhe vot\u00ebn popullore, edhe zonat zgjedhore, edhe shumic\u00ebn absolute n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, si dhe balanc\u00ebn n\u00eb Senat. Kjo humbje e demokrat\u00ebve amerikan\u00eb, n\u00eb shifrat absolute nuk \u00ebsht\u00eb aq e thell\u00eb, por n\u00eb fund, i kan\u00eb dhuruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39168","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39168\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}