{"id":39155,"date":"2025-09-06T17:48:17","date_gmt":"2025-09-06T17:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/cmimi-i-karrieres-carlo-bollino-nga-kronika-e-zeze-te-frontet-e-luftes-nje-jete-si-i-derguar-special-sonte-i-dorezohet-cmimi-ne-itali\/"},"modified":"2025-09-06T17:48:17","modified_gmt":"2025-09-06T17:48:17","slug":"cmimi-i-karrieres-carlo-bollino-nga-kronika-e-zeze-te-frontet-e-luftes-nje-jete-si-i-derguar-special-sonte-i-dorezohet-cmimi-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/cmimi-i-karrieres-carlo-bollino-nga-kronika-e-zeze-te-frontet-e-luftes-nje-jete-si-i-derguar-special-sonte-i-dorezohet-cmimi-ne-itali\/","title":{"rendered":"\u00c7MIMI I KARRIER\u00cbS\/ Carlo Bollino, nga kronika e zez\u00eb te frontet e luft\u00ebs, nj\u00eb jet\u00eb si i d\u00ebrguar special, sonte i dor\u00ebzohet \u00e7mimi n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<p>Vendosm\u00ebri, guxim, kuriozitet, zgjedhje p\u00ebr sfidat dhe pasion p\u00ebr pun\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb portreti i Carlo Bollinos \u2013 le\u00e7ez, 64 vje\u00e7, gazetar prej 40 vitesh \u2013 q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb \u00c7mimin prestigjioz p\u00ebr Karrier\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Edicionit XIV t\u00eb \u00c7mimit Komb\u00ebtar t\u00eb Gazetaris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet t\u00eb shtun\u00ebn m\u00eb 6 shtator n\u00eb Alezio.<\/p>\n<p>Karriera e tij \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb nj\u00eb artikull: ka qen\u00eb reporter, korrespondent, shkrimtar, drejtor, botues dhe ideator i projekteve historiko-kulturore. T\u00eb shumta interesat, gazetat dhe mediat ku ka punuar apo ka themeluar, dhe kontekste gjeopolitike \u2013 pothuajse gjithmon\u00eb t\u00eb luft\u00ebs \u2013 ku \u00ebsht\u00eb angazhuar. Sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebrjetoi n\u00eb Shqip\u00ebri, ku mb\u00ebrriti n\u00eb vitin 1992 dhe vendosi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, duke nd\u00ebrtuar nd\u00ebr vite, jo pa v\u00ebshtir\u00ebsi, nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur informacioni t\u00eb pavarur, ende sot t\u00eb lul\u00ebzuar, si dhe duke i\u201cdhuruar\u201d vendit t\u00eb shqiponjave dy muze historik\u00eb p\u00ebr vitet e diktatur\u00ebs komuniste. N\u00eb vitin 1994, n\u00eb Tiran\u00eb, njohu Alb\u00ebn, e cila m\u00eb von\u00eb u b\u00eb gruaja e tij. N\u00eb vitin 2007 lindi Carlotta dhe n\u00eb vitin 2016 mori shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Gazetar profesionist q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 24-vje\u00e7are, iu afruat bot\u00ebs s\u00eb informacionit q\u00eb 13-14 vje\u00e7. I paracaktuar, vizionar apo di\u00e7ka tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb duket \u00e7udi, por si i ri kurioz fillova t\u00eb frekuentoja radio dhe televizione private, q\u00eb po lindnin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Le\u00e7e, sepse m\u00eb t\u00ebrhiqnin teknologjit\u00eb moderne elektronike. M\u00eb p\u00eblqente t\u00eb b\u00ebja teknikun e z\u00ebrit dhe \u00ebndrra ime ishte t\u00eb punoja n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi diskografike. Por n\u00eb nj\u00eb moment u hap\u00ebn p\u00ebr mua dyert e informacionit. M\u00eb d\u00ebrguan n\u00eb spitale n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lajmeve, dhe n\u00eb vitin 1980 p\u00ebr radion me drejtor Alcino Siculella, ndoqa t\u00ebrmetin n\u00eb Bazilikat\u00eb. Gazetaria nd\u00ebrkoh\u00eb u b\u00eb pasion. Pastaj te e p\u00ebrditshmja  \u2018Quotidiano\u2019, sapo e themeluar, dhe aty takova pik\u00ebrisht Antonio Maglion \u2013 emocionuese p\u00ebr mua q\u00eb sot marr nj\u00eb \u00e7mim me emrin e tij \u2013 nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes autoritar dhe i aft\u00eb t\u00eb vler\u00ebsonte t\u00eb rinjt\u00eb. Fillimisht u mora me kronik\u00eb dhe sporte t\u00eb vogla, m\u00eb pas erdhi rasti i rendesishem. Ishte viti 1980, n\u00eb Galatina u vra nj\u00eb grua dhe ishte Antonio q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb vendngjarje. \u201cSot \u00ebsht\u00eb radha jote, kurajo!\u201d, m\u00eb tha. E ndoqa me korrektesi at\u00eb lajm tragjik edhe sepse arrita t\u00eb fotografoj vras\u00ebsin. Ishte nj\u00eb foto ekskluzive dhe ngjarja nuk kaloi pa u v\u00ebn\u00eb re. N\u00eb at\u00eb moment, gazetaria u b\u00eb zgjedhje profesionale dhe jete\u00bb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb pas?<\/p>\n<p>\u00abVazhdova me \u2018Quotidiano\u2019, e m\u00eb pas kalova te \u2018La Gazzetta del Mezzogiorno\u2019, ku punoj kryesisht me kronik\u00eb t\u00eb zez\u00eb, me hetime mbi vrasjen e Renata Fonte (politikane), Sacra Corona Unita-s dhe t\u00eb tjera. N\u00eb vitin 1991, si kryeredaktor qendror, nisa t\u00eb merrem me politik\u00eb t\u00eb jashtme, duke ndjekur konfliktet n\u00eb ish-Jugosllavi, n\u00eb Irak dhe r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb disa vende t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. K\u00ebto p\u00ebrvoja hap\u00ebn rrug\u00eb t\u00eb reja profesionale\u00bb.<\/p>\n<p>Tirana ishte fare pran\u00eb?<\/p>\n<p>\u00abPo. Gjith\u00e7ka nisi nga projekti i \u2018Gazzetta del Mezzogiorno\u2019-s p\u00ebr t\u00eb ringjallur, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, gazet\u00ebn \u2018Gazeta Shqiptare\u2019, e cila kishte qen\u00eb e pranishme n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 1927 deri n\u00eb \u201939. M\u00eb flasin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mbetem i mahnitur dhe ideja p\u00ebr t\u00eb punuar jasht\u00eb m\u00eb ngjall kureshtje, ashtu si edhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar di\u00e7ka t\u00eb re, nj\u00eb sistem informativ n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk njihte lirin\u00eb e shtypit, p\u00ebrve\u00e7se si instrument propagande. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1992 isha n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr kontaktet e para. Disa muaj m\u00eb von\u00eb nis\u00ebn botimet dhe shitjet e \u2018Gazet\u00ebs\u2019-s, q\u00eb u b\u00eb m\u00eb pas lider i nj\u00eb grupi t\u00eb fuqish\u00ebm mediatik me \u2018Radio Rash\u2019, portalin e lajmeve \u2018Balkanweb\u2019 dhe televizionin \u2018News 24\u2019. N\u00eb Shqip\u00ebri solla grafik\u00ebn, kronik\u00ebn e zez\u00eb, sportin, spektaklet dhe at\u00eb shije lirie q\u00eb e b\u00ebnte informacionin t\u00eb besuesh\u00ebm. Kjo gj\u00eb bezdiste qeverin\u00eb e Sali Berish\u00ebs, q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb ndalonte n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb. Por, edhe pse mes v\u00ebshtir\u00ebsish e rrezikesh, vazhdova\u00bb.<\/p>\n<p>Si vazhduat?<\/p>\n<p>\u00abU em\u00ebrova korrespondent p\u00ebr Ballkanin i agjencis\u00eb Ansa, u riktheva si i d\u00ebrguar lufte n\u00eb Somali, ish-Jugosllavi, Kosov\u00eb, Maqedoni, Irak, Izrael, Afganistan e Liban. N\u00eb vitin 2007 mora drejtimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Ansa-s n\u00eb Lindjen e Mesme, n\u00eb 2008 u ktheva n\u00eb Bari si drejtor i \u2018Gazzetta del Mezzogiorno\u2019-s. N\u00eb 2014, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb politike t\u00eb ndryshuar, u ktheva n\u00eb Tiran\u00eb ku themelova nj\u00eb grup t\u00eb ri mediatik (ku sot punojn\u00eb 170 persona) me televizionin \u2018Report Tv\u2019 dhe portalin e t\u00eb p\u00ebrditshmen \u2018Shqiptarja.com\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb ende sot terreni im i pun\u00ebs\u00bb.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq. Jan\u00eb dhe dy muzet\u00eb historik\u00eb t\u00eb ideuar prej jush, t\u00eb cil\u00ebt sot jan\u00eb pika referimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe vende turistike?<\/p>\n<p>\u00abGjith\u00e7ka nisi nga nj\u00eb pun\u00eb gazetareske q\u00eb solli n\u00eb drit\u00eb vitet e err\u00ebta t\u00eb komunizmit, duke ngjallur interes tek qytetar\u00ebt (dyfaqeshi per te persekutuarit te Gazeta Shqiptare). Ideja p\u00ebr nj\u00eb muze kujtese erdhi natyrsh\u00ebm. K\u00ebshtu n\u00eb n\u00ebntor 2014, pas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs, lindi Bunk\u2019Art 1: u hap p\u00ebr publikun nj\u00eb bunker antiatomik (105 dhoma dhe nj\u00eb sall\u00eb parlamenti) n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, i nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet \u201970 n\u00ebn nj\u00eb mal. Fillimisht duhej t\u00eb ishte eksperienc\u00eb e p\u00ebrkohshme, por n\u00eb dit\u00ebt e para pati 70 mij\u00eb vizitor\u00eb \u2013 nj\u00eb bum. Bunk\u2019Art 1 u kthye n\u00eb muze t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, duke hapur rrug\u00eb p\u00ebr Bunk\u2019Art 2, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00ebn Ministrin\u00eb e Brendshme, ku vepronte Sigurimi. Ishte nj\u00eb vend dhune dhe torture ndaj t\u00eb burgosurve politik\u00eb. Sot, gjurm\u00ebt e atyre mizorive jan\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Pulia, af\u00ebr apo larg?<\/p>\n<p>\u00abJo larg, por sigurisht jo m\u00eb af\u00ebr si para 20 vitesh. Marr\u00ebdh\u00ebnia e privilegjuar mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Pulias nuk ekziston m\u00eb; t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb nuk e njohin e nuk e flasin italishten si prind\u00ebrit e tyre, por gjith\u00ebsesi mbetet nj\u00eb lidhje q\u00eb shkon p\u00ebrtej gjeografis\u00eb. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet n\u00eb zhvillim q\u00eb synon Evrop\u00ebn. Tirana po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb qytet per\u00ebndimor dhe kryeministri Rama po i jep kryeqytetit nj\u00eb identitet t\u00eb ri urbanistik me kulla t\u00eb firmosura nga arkitekt\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebror\u00eb dhe me projekte t\u00eb thella rikonceptimi. Mendoj se Shqip\u00ebria dhe Pulia duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb dialogojn\u00eb n\u00eb interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00bb.<\/p>\n<p>Informacioni ka ndryshuar shum\u00eb. \u00c7\u2019mendon nj\u00eb profesionist q\u00eb vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis prej mbi 40 vitesh?<\/p>\n<p>\u00abModeli i vjet\u00ebr organizativ ka r\u00ebn\u00eb, por gazetaria, p\u00ebrve\u00e7se pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb sh\u00ebrbim ndaj shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb afirmuar parimet e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb. P\u00ebrball\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb informacionit profesional, t\u00eb rrethuar nga rrjetet sociale, gazetar\u00ebt duhet t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb konservatorizmin e kategoris\u00eb, q\u00eb ka penguar lidhjen n\u00eb koh\u00eb me teknologjit\u00eb e reja dhe revolucionin dixhital. Edhe botuesit nuk kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, sepse \u2013 si n\u00eb Itali, ndryshe nga SHBA \u2013 japin falas lajmet online, duke varf\u00ebruar sistemin mediatik. K\u00ebshtu, si qeni q\u00eb kafshon bishtin, industria p\u00ebrpiqet t\u00eb kufizoj\u00eb d\u00ebmet duke ulur pagesat e gazetar\u00ebve, por k\u00ebshtu puna b\u00ebhet pak t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr profesionist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. D\u00ebmi \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm, nd\u00ebrsa jemi ende larg nga gjetja e zgjidhjeve q\u00eb mund t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ng\u00ebrthyer gazetaria e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb historike\u00bb.\/ Marr\u00eb nga \u201cQuotidiano di Puglie\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/cmimi-i-karrieres-carlo-bollino-nga-kronika-e-zeze-te-frontet-e-luftes-nje-jete-si-i-derguar-special-sonte-i-dorezohet-cmimi-ne-itali\/\">\u00c7MIMI I KARRIER\u00cbS\/ Carlo Bollino, nga kronika e zez\u00eb te frontet e luft\u00ebs, nj\u00eb jet\u00eb si i d\u00ebrguar special, sonte i dor\u00ebzohet \u00e7mimi n\u00eb Itali<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendosm\u00ebri, guxim, kuriozitet, zgjedhje p\u00ebr sfidat dhe pasion p\u00ebr pun\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb portreti i Carlo Bollinos \u2013 le\u00e7ez, 64 vje\u00e7, gazetar prej 40 vitesh \u2013 q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb \u00c7mimin prestigjioz p\u00ebr Karrier\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Edicionit XIV t\u00eb \u00c7mimit Komb\u00ebtar t\u00eb Gazetaris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet t\u00eb shtun\u00ebn m\u00eb 6 shtator n\u00eb Alezio. Karriera [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39155","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39155","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39155"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39155\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39155"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39155"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39155"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}