{"id":39122,"date":"2025-09-06T14:48:52","date_gmt":"2025-09-06T14:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/media-greke-kathimerini-greket-qe-bejne-pushime-ne-rivieren-shqiptare\/"},"modified":"2025-09-06T14:48:52","modified_gmt":"2025-09-06T14:48:52","slug":"media-greke-kathimerini-greket-qe-bejne-pushime-ne-rivieren-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/media-greke-kathimerini-greket-qe-bejne-pushime-ne-rivieren-shqiptare\/","title":{"rendered":"Media greke \u201cKathimerini\u201d: Grek\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime n\u00eb \u201cRivier\u00ebn Shqiptare\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Grek\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime n\u00eb \u201cRivier\u00ebn Shqiptare\u201d<\/strong><br \/>\nP\u00ebrshkruajn\u00eb tek\u00a0\u00abKathimerini\u00bb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs, me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme, nd\u00ebrsa flasin edhe p\u00ebr ato q\u00eb i habit\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend q\u00eb pak vite m\u00eb par\u00eb ishte <em>terra incognita<\/em>\u00a0po e zbulojn\u00eb mij\u00ebra grek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zgjedhin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr pushimet e tyre. Tashm\u00eb askush nuk e mendon Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend misterioz e t\u00eb mbyllur, ku shkojn\u00eb vet\u00ebm udh\u00ebtar\u00ebt e guximsh\u00ebm, por si nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs q\u00eb ofron pushime cil\u00ebsore dhe ekonomikisht t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr \u00e7do shije.<\/p>\n<p>Shifra 700.000 flet vet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Ekonomike dhe Tregtare, numri i mb\u00ebrritjeve turistike n\u00eb Shqip\u00ebri nga Greqia p\u00ebr vitin 2024. Edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr p\u00ebrfshihen ata q\u00eb e p\u00ebrdorin Shqip\u00ebrin\u00eb si vendkalim p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar drejt vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe jo vet\u00ebm ata q\u00eb e zgjedhin si destinacionin kryesor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb do t\u00eb konsiderohej i paimagjinuesh\u00ebm deri para pak vitesh.<\/p>\n<p><strong>\u00abRind\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb i madh\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pushime n\u00eb Shqip\u00ebri flasin p\u00ebr nj\u00eb vend me bregdet t\u00eb bukur dhe t\u00eb organizuar, hotele t\u00eb shk\u00eblqyera q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbimet dhe komoditetet me t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00ebsuar nga pushimet n\u00eb Greqi dhe restorante p\u00ebr \u00e7do shije. Flasin gjithashtu p\u00ebr mikpritjen e banor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr \u201cethet\u201d nd\u00ebrtimore n\u00eb Tiran\u00eb dhe qytete t\u00eb tjera, q\u00eb tregojn\u00eb se vendi po modernizohet me ritme t\u00eb shpejta, por edhe p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb i \u00e7udit\u00ebn. N\u00eb pak fjal\u00eb, besojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ia vlen ta vizitosh.<\/p>\n<p><strong>Mihalis Tsakiris<\/strong>\u00a0ka vizituar dy her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. I p\u00eblqeu \u201cRiviera Shqiptare\u201d, por m\u00eb shum\u00eb e lan\u00eb mbresa qytetet dhe sidomos Tirana.\u00a0Si\u00e7 thot\u00eb p\u00ebr\u00a0\u00abK\u00bb, \u00abn\u00eb mendjen ton\u00eb Shqip\u00ebria ekziston si\u00e7 ishte vite m\u00eb par\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb lidhje me pamjen e sotme t\u00eb saj\u00bb.<\/p>\n<p><strong>Plazhet e Durr\u00ebsit mund t\u2019i krahasoj me ato t\u00eb Halkidikit p\u00ebrsa i p\u00ebrket zhvillimit<\/strong>.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse i p\u00eblqeu shum\u00eb e ashtuquajtura \u201cRiviera Shqiptare\u201d, m\u00eb shum\u00eb e impresionuan qytetet, kryesisht Tirana. \u00abRind\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb i madh n\u00eb Tiran\u00eb. Po nd\u00ebrtohen qiellg\u00ebrvisht\u00ebs me dizajn shum\u00eb modern. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe mikprit\u00ebs. Gjith\u00e7ka ishte e past\u00ebr dhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Greqi. Gjithashtu, ndiheshe i sigurt sepse n\u00eb qytet kishte nj\u00eb prani policore t\u00eb rregullt dhe diskrete\u00bb.<\/p>\n<p><strong>11,7 milion\u00eb turist\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mihalis Tsakiris flet edhe p\u00ebr plazhet e Durr\u00ebsit, t\u00eb cilat mbushen nga turist\u00eb italian\u00eb. \u00abMund t\u2019i krahasoj me ato t\u00eb Halkidikit p\u00ebrsa i p\u00ebrket zhvillimit. Plazhi i qytetit \u00ebsht\u00eb plot me kafene dhe restorante, por mbizot\u00ebron rendi absolut. T\u00eb gjitha karriget e lokaleve duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb mos dalin n\u00eb k\u00ebmb\u00ebsore. Policia vinte dhe b\u00ebnte matje. N\u00ebse konstatonte q\u00eb lokali ishte \u201cshtrir\u00eb\u201d\u00a0m\u00eb tep\u00ebr, i vendoste p\u00ebrs\u00ebri karriget n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u00bb, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Atij i b\u00ebri p\u00ebrshtypje edhe fakti se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb miq\u00ebsore p\u00ebr kafsh\u00ebt sht\u00ebpiake. \u00abKudo q\u00eb shkuam gjet\u00ebm akomodim q\u00eb pranonte qenin ton\u00eb. Na lejuan gjithashtu ta kishim me vete n\u00eb nj\u00eb muze q\u00eb vizituam n\u00eb Gjirokast\u00ebr\u00bb, thekson ai.<\/p>\n<p><strong>Matina Birbili<\/strong>\u00a0tregon fotografin\u00eb e saj n\u00eb Beratin piktoresk, i njohur edhe si Veratio ose Verati, nj\u00eb qytet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jug-qendrore.<\/p>\n<p><strong>Kur shkova n\u00eb Sarand\u00eb, prisja t\u00eb shihja nj\u00eb fshat, por pash\u00eb nj\u00eb qytet.<\/strong><\/p>\n<p>Matina Birbili shkoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shtator 2024. Dy her\u00ebt e para kaloi thjesht p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt Bregut Dalmat, por ato q\u00eb pa \u2013 dhe kryesisht Durr\u00ebsin \u2013 i p\u00eblqyen dhe vendosi t\u2019i kushtoj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb shum\u00eb. \u00abPash\u00eb nj\u00eb zhvillim shum\u00eb t\u00eb madh, shum\u00eb hotele, shum\u00eb plazhe t\u00eb organizuara dhe shum\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb larta q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje. Kur shkova n\u00eb Sarand\u00eb, prisja t\u00eb shihja nj\u00eb fshat, por pash\u00eb nj\u00eb qytet\u00bb, thot\u00eb ajo p\u00ebr \u00abK\u00bb.<\/p>\n<p><strong>\u00abAna e varf\u00ebr t\u00eb kujton Greqin\u00eb e viteve 1970\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si z. Tsakiris, edhe znj. Birbili u impresionua nga zhvillimi i Tiran\u00ebs me qiellg\u00ebrvisht\u00ebsit q\u00eb po nd\u00ebrtohen, por flet edhe p\u00ebr an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00aban\u00ebn e varf\u00ebr q\u00eb t\u00eb kujton Greqin\u00eb e viteve 1970\u00bb.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson gjithashtu se Shqip\u00ebria tashm\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb marr\u00eb turist\u00eb nga Greqia, pasi \u00ebsht\u00eb zgjedhje p\u00ebr italian\u00ebt dhe ballkanasit, por mendon se ka adoptuar edhe disa zakone t\u00eb k\u00ebqija greke. \u00abShezlong\u00ebt dhe \u00e7adrat jan\u00eb kudo dhe kushtojn\u00eb 15-20 euro seti. Na p\u00ebrzun\u00eb nga plazhet kur shkuam me peshqir\u00ebt tan\u00eb\u00bb, thot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga nj\u00ebra an\u00eb sheh lagje q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb dekadat e tjera t\u00eb vendit ton\u00eb, dhe pastaj sheh qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs me qiellg\u00ebrvisht\u00ebs dhe pallate moderne<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jorgos Zotos<\/strong>\u00a0vizitoi n\u00eb shkurt Tiran\u00ebn dhe konstatoi at\u00eb q\u00eb vun\u00eb re t\u00eb gjith\u00eb: zhvillim i madh, por edhe zona q\u00eb mbeten dekada pas. \u00ab\u00cbsht\u00eb sikur t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcim nga vitet 1980 n\u00eb 2025 dhe t\u00eb jet\u00eb zhdukur gjith\u00e7ka nd\u00ebrmjet. Nga nj\u00ebra an\u00eb sheh lagje q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb dekadat e tjera t\u00eb vendit ton\u00eb dhe pastaj sheh qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs ku rind\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb i madh me qiellg\u00ebrvisht\u00ebs dhe pallate moderne\u00bb.<\/p>\n<p>Zotos thot\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb i duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur cil\u00ebsin\u00eb e produktit turistik t\u00eb Greqis\u00eb. Megjithat\u00eb, ai mbeti i k\u00ebnaqur si nga \u00e7mimet, ashtu edhe nga ajo q\u00eb pa. \u00abHoteli n\u00eb qend\u00ebr ishte shum\u00eb i mir\u00eb dhe kushtonte 40 euro me m\u00ebngjes. Do t\u00eb doja t\u00eb shkoja p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr vend t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u00bb, thekson ai.<\/p>\n<p><strong>\u00abN\u00ebse do t\u00eb jetonim n\u00eb Greqin\u00eb e Veriut, ndoshta do t\u00eb shkonim p\u00ebrs\u00ebri. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb se vendi yn\u00eb dhe ka natyr\u00eb t\u00eb bukur, q\u00eb i ngjan asaj greke\u00bb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Dimitris Sakas<\/strong>\u00a0dhe <strong>Maria Griza<\/strong>\u00a0vendos\u00ebn t\u2019i b\u00ebjn\u00eb pushimet n\u00eb Shqip\u00ebri pasi gjykuan se zgjedhja e tyre fillestare \u2013 Halkidiki \u2013 ishte shum\u00eb e shtrenjt\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e 15 gushtit. Q\u00ebndruan n\u00eb nj\u00eb hotel me kat\u00ebr yje n\u00eb Himar\u00eb, i cili u kushtoi 60 euro nata me m\u00ebngjes.<\/p>\n<p><strong>\u00abPothuajse si M<\/strong><strong>y<\/strong><strong>konos\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 thon\u00eb n\u00eb \u00abK\u00bb, Himara iu p\u00eblqeu shum\u00eb, Gjirokastra edhe m\u00eb shum\u00eb, por Saranda nuk i k\u00ebnaqi ve\u00e7an\u00ebrisht. \u00abShum\u00eb qiellg\u00ebrvisht\u00ebs, shum\u00eb hotele, shum\u00eb beach bar-e dhe gjith\u00e7ka p\u00ebr turist\u00ebt italian\u00eb. Ishte p\u00ebrplot. Pothuajse si Mykonos\u00bb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy besojn\u00eb se ka gj\u00ebra q\u00eb duhen p\u00ebrmir\u00ebsuar, por p\u00ebrshtypja e vizit\u00ebs s\u00eb tyre ishte pozitive. \u00abN\u00ebse do t\u00eb jetonim n\u00eb Greqin\u00eb e Veriut, ndoshta do t\u00eb shkonim p\u00ebrs\u00ebri. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb se Greqia dhe ka natyr\u00eb t\u00eb bukur, q\u00eb i ngjan asaj greke. Gjithashtu, u rr\u00ebzua brenda nesh stereotipi se ekziston armiq\u00ebsi mes shqiptar\u00ebve dhe grek\u00ebve\u00bb, thon\u00eb ata.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/media-greke-kathimerini-greket-qe-bejne-pushime-ne-rivieren-shqiptare\/\">Media greke \u201cKathimerini\u201d: Grek\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime n\u00eb \u201cRivier\u00ebn Shqiptare\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grek\u00ebt q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime n\u00eb \u201cRivier\u00ebn Shqiptare\u201d P\u00ebrshkruajn\u00eb tek\u00a0\u00abKathimerini\u00bb nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs, me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme, nd\u00ebrsa flasin edhe p\u00ebr ato q\u00eb i habit\u00ebn. Nj\u00eb vend q\u00eb pak vite m\u00eb par\u00eb ishte terra incognita\u00a0po e zbulojn\u00eb mij\u00ebra grek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt zgjedhin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr pushimet e tyre. Tashm\u00eb askush nuk e mendon Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39122","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39122\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}