{"id":39115,"date":"2025-09-06T13:01:42","date_gmt":"2025-09-06T13:01:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/pagesat-me-karte-rriten-me-ritme-te-shpejta-ne-vend\/"},"modified":"2025-09-06T13:01:42","modified_gmt":"2025-09-06T13:01:42","slug":"pagesat-me-karte-rriten-me-ritme-te-shpejta-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/pagesat-me-karte-rriten-me-ritme-te-shpejta-ne-vend\/","title":{"rendered":"Pagesat me kart\u00eb rriten me ritme t\u00eb shpejta n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"<p>Pagesat me kart\u00eb bankare regjistruan p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb vitin e kaluar dhe prek\u00ebn vlerat m\u00eb t\u00eb larta historike n\u00eb num\u00ebr dhe n\u00eb vler\u00eb transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb vitit 2024, pagesat me kart\u00eb n\u00eb terminalet POS (pikat elektronike t\u00eb shitjes) arrit\u00ebn n\u00eb pothuajse 19.6 milion\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 35% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me vitin 2020, periudh\u00eb pas s\u00eb cil\u00ebs nisi edhe cikli i rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb turizmit, numri i pagesave me kart\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 237%. N\u00eb vler\u00eb transaksionesh, pagesat me kart\u00eb vitin e kaluar arrit\u00ebn n\u00eb 83.3 miliard\u00eb lek\u00eb, 30% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me vitin 2023 dhe 227% krahasuar me vitin 2020.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2024, volumi i pagesave n\u00eb terminale POS p\u00ebrb\u00ebnte 16% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb veprimeve me karta, nga 14.5% q\u00eb kishte qen\u00eb pesha e k\u00ebtyre veprimeve nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Pagesat me kart\u00eb n\u00eb vitet e fundit jan\u00eb nxitur sidomos nga shtimi i numrit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj. K\u00ebrkesa nga turist\u00ebt e huaj p\u00ebr t\u00eb paguar me kart\u00eb ka shtyr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh biznesesh t\u00eb pranojn\u00eb pagesa me k\u00ebto instrumente.<\/p>\n<h4>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, numri i terminaleve POS p\u00ebr pranimin e pagesave me kart\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar arriti shifr\u00ebn rekord n\u00eb 24 470, n\u00eb rritje me 27.6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/h4>\n<p>Nd\u00ebrsa krahasuar me vitin 2020, numri i terminaleve POS \u00ebsht\u00eb dyfishuar. Megjithat\u00eb, dep\u00ebrtimi i POS-eve ngelet ende i ul\u00ebt. Sipas INSTAT, vitin e kaluar, Shqip\u00ebria kishte af\u00ebrsisht rreth 132 mij\u00eb biznese aktive (duke p\u00ebrjashtuar fermer\u00ebt). Mbi k\u00ebt\u00eb num\u00ebr, mund t\u00eb llogaritet se numri i POS-eve ishte af\u00ebrsisht sa 18.5% e numrit t\u00eb bizneseve aktive.<\/p>\n<p>Por, as kjo shif\u00ebr nuk e tregon nivelin e dep\u00ebrtimit t\u00eb POS-eve, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb kompanit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb shitjes me pakic\u00eb, q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb rrjet t\u00eb zgjeruar t\u00eb dyqaneve.<\/p>\n<p>Znj. Huta thot\u00eb se ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb rritje nga bankat p\u00ebr t\u00eb shtuar numrin e pajisjeve POS, edhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me operator\u00ebt global\u00eb, si Mastercard, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit po zhvillon nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u201cAty ku ne kemi mang\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb taksit\u00eb, nd\u00ebrsa POS-et po shtohen n\u00eb dyqane, hotele dhe restorante.<\/p>\n<h4>Fushata e nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb bashk\u00ebpunim me Mastercard po jep rezultate, nd\u00ebrsa shpresojm\u00eb q\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm, k\u00ebsaj nisme t\u2019i bashkohet edhe Visa. Pra, duhet t\u00eb bindemi se alternativa e duhur nuk \u00ebsht\u00eb ATM-ja, por kalimi n\u00eb pagesa elektronike. K\u00ebtu nuk luftojm\u00eb vet\u00ebm kostot, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht luftojm\u00eb edhe informalitetin, edhe ekonomin\u00eb e cash\u201d,- thot\u00eb ajo.<\/h4>\n<p>Vitin e kaluar, numri i kartave bankare aktive t\u00eb l\u00ebshuara nga sektori bankar shqiptar arriti n\u00eb 1.51 milion\u00eb, n\u00eb rritje me 5.6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Numri i kartave t\u00eb debitit arriti n\u00eb 1.32 milion\u00eb, n\u00eb rritje vjetore me 6.7%. Ky produkt ngelet dominues dhe p\u00ebrb\u00ebn pothuajse 88% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb kartave bankare. Karta e debitit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument baz\u00eb pagese, i lidhur me llogarit\u00eb rrjedh\u00ebse t\u00eb bizneseve dhe individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vitin e kaluar u sh\u00ebnua r\u00ebnie n\u00eb segmentin e kartave t\u00eb kreditit. N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, sektori bankar raportonte pak m\u00eb shum\u00eb se 113 mij\u00eb karta krediti aktive, me nj\u00eb r\u00ebnie vjetore prej 5.3%. Megjith\u00ebse n\u00eb ekonomit\u00eb e zhvilluara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument shum\u00eb i p\u00ebrdorur prej dekadash, n\u00eb Shqip\u00ebri shifrat tregojn\u00eb se karta e kreditit nuk ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdorim shum\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Dep\u00ebrtimi i dob\u00ebt i k\u00ebtij produkti mund t\u00eb lidhet sidomos me faktin se ekonomia shqiptare ka nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb fizike si instrument p\u00ebr transaksionet ekonomike, nd\u00ebrsa karta e kreditit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i lidhur kryesisht me pagesat jo cash.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/06\/pagesat-me-karte-rriten-me-ritme-te-shpejta-ne-vend\/\">Pagesat me kart\u00eb rriten me ritme t\u00eb shpejta n\u00eb vend<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pagesat me kart\u00eb bankare regjistruan p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb vitin e kaluar dhe prek\u00ebn vlerat m\u00eb t\u00eb larta historike n\u00eb num\u00ebr dhe n\u00eb vler\u00eb transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb vitit 2024, pagesat me kart\u00eb n\u00eb terminalet POS (pikat elektronike t\u00eb shitjes) arrit\u00ebn n\u00eb pothuajse 19.6 milion\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 35% [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39115","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39115\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}