{"id":39084,"date":"2025-09-06T10:48:27","date_gmt":"2025-09-06T10:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/eni-vasili-kapet-nga-radaret-e-idlir-karkinit-tenderi-sekret-1-1-miliard-leke-per-dvb-t2\/"},"modified":"2025-09-06T10:48:27","modified_gmt":"2025-09-06T10:48:27","slug":"eni-vasili-kapet-nga-radaret-e-idlir-karkinit-tenderi-sekret-1-1-miliard-leke-per-dvb-t2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/06\/eni-vasili-kapet-nga-radaret-e-idlir-karkinit-tenderi-sekret-1-1-miliard-leke-per-dvb-t2\/","title":{"rendered":"Eni Vasili kapet nga radar\u00ebt e Idlir Karkinit: Tenderi sekret 1.1 miliard lek\u00eb p\u00ebr DVB-T2"},"content":{"rendered":"<p>Emri i kompanis\u00eb \u201cIDEA \u2013TEL\u201d e Idlir Karkinit prej dy dekadash lidhet me dy afera: sistemet e radarit detar p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe rrjetin dixhital p\u00ebr RTSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb serial \u00ebsht\u00eb futur s\u00eb fundmi t\u00eb luaj\u00eb rolin e saj edhe drejtoresha e RTSH, Eni Vasili. M\u00eb 22 gusht 2025, ka lidhur kontrat\u00eb me tender sekret n\u00eb favor t\u00eb Idlir Karkinit.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e RTSH zgjodhi procedur\u00ebn \u201cMe negocim, pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Karkinit jo pak, por m\u00eb tep\u00ebr se 1.1 miliard lek\u00eb.<\/p>\n<p>Objekti i tenderit sekret \u00ebsht\u00eb \u201cBlerje sh\u00ebrbimi i mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr Rrjetin e Shp\u00ebrndarjes DVB-T2 p\u00ebr 150 dit\u00eb \u201d<\/p>\n\n<p>Fondi Limit i caktuar nga drejtoria \u00ebsht\u00eb 93,204,982.5 lek\u00eb pa tvsh p\u00ebr 5 muaj sh\u00ebrbim mir\u00ebmbajtje, nd\u00ebrsa vlera totale e kontrat\u00ebs, pas \u201cnegociatave\u201d duke shtuar TVSH shkoi n\u00eb 111.600.000.00 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse u zgjodh kjo procedur\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ky lloj prokurimi b\u00ebhet n\u00eb raste emergjencash sipas ligjit. N\u00eb njoftimin e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar sqarimi se veprimi i drejtoresh\u00eb Eni Vasilit mb\u00ebshtetet n\u00eb Nenin 47, pika 1\/c t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet.<\/p>\n\n<p>\u201cc) kur p\u00ebr arsye t\u00eb nevoj\u00ebs ekstreme, t\u00eb shkaktuar nga ngjarje t\u00eb paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore p\u00ebr procedurat e hapura, procedurat e hapura t\u00eb thjeshtuara, procedurat e kufizuara, sh\u00ebrbimet e konsulenc\u00ebs, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake t\u00eb njoftimit, nuk mund t\u00eb respektohen. Rrethanat e p\u00ebrmendura p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn ekstreme nuk duhet t\u00eb shkaktohen n\u00eb asnj\u00eb rast nga autoriteti ose enti kontraktor.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebr kontratat e n\u00ebnshkruara n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb procedure prokurimi sipas k\u00ebsaj shkronje, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret procedura me negocim, pa shpallje paraprake p\u00ebr mallra, sh\u00ebrbime ose pun\u00eb shtes\u00eb, sipas parashikimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen\u201d, citojm\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i k\u00ebtij neni p\u00ebr justifikim duket si gabim q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb stafi i Vasilit n\u00eb p\u00ebrcaktimin e baz\u00ebs ligjore, sepse m\u00eb sip\u00ebr kufizohet dhe ndalohet kryerja e k\u00ebtij tenderi n\u00eb kushtet q\u00eb ka RTSH p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimit DVB T-2. \u201cEmergjenca\u201d \u00ebsht\u00eb krijuar nga shtyrje dhe anulimet e tenderit, q\u00eb jan\u00eb veprime t\u00eb drejtoresh\u00ebs dhe t\u00eb paraardh\u00ebses s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por le t\u2019ia l\u00ebm\u00eb organeve t\u00eb tjera kontrolluese dhe hetimore ta shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb dhe t\u00eb merremi me rrug\u00ebn se si erdhi deri k\u00ebtu vendimmarrja e Vasilit.<\/p>\n<p>Drejtoresha e kishte anuluar tenderin strategjik t\u00eb RTSH p\u00ebr sh\u00ebrbimin DVBT-12 me vler\u00eb afro 10 milion\u00eb euro, pas shum\u00eb ankesave t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Por m\u00eb 21 korrik 2025, Komisioni i Prokurimit Publik ka rr\u00ebzuar vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb RTSH p\u00ebr anulimin e tenderit dhe skualifikimin e nj\u00ebr\u00ebs prej kompanive. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb nisur nga Jonaid Myzyri, por meqen\u00ebse u shkarkua nga SPAK, komisioni ka marr\u00eb vendim n\u00ebn drejtimin e n\u00ebnkryetarit Fiorent Zguro.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cBlerje sh\u00ebrbimi i mir\u00ebmbajtjes p\u00ebr Rrjetin e Shp\u00ebrndarjes DVB-T2 p\u00ebr 48 muaj\u201d, me fond limit 907,816,536.8 lek\u00eb pa TVSH ose 9,156,914.8 euro pa TVSH (bazuar n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 99,14 lek\u00eb\/euro m\u00eb dat\u00eb 06.03.2025). Procedura \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 7 prill 2025, nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, rezulton se n\u00eb dat\u00ebn 28 prill 2025, autoriteti kontraktor ka njoftuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs mbi rezultatet e vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cTBS 96\u201d SHPK 761,420,000 lek\u00eb skualifikuar<\/p>\n<p>\u201cR &amp; T\u201d SHPK 7,998,000 euro skualifikuar<\/p>\n<p>BOE \u201cIdea Tel\u201d SHPK &amp; \u201cReal Com\u201d SHPK 900,000,000 lek\u00eb skualifikuar<\/p>\n<p>Kompania \u201cR &amp; T\u201d SHPK me pronar Renis T\u00ebrshan\u00ebn, sipas vendimit t\u00eb RTSH, nuk ka kapacitet teknik p\u00ebr ta mir\u00ebmbajtur rrjetin. \u201cReferuar ekstraktit t\u00eb QKB, R&amp;T nuk e ka objektin e prokurimit ne objektin e sh\u00ebrbimeve q\u00eb ofron\u201d, citojm\u00eb dokumentin e RTSH.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do operator ekonomik q\u00eb do t\u00eb angazhohet p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e k\u00ebsaj infrastrukture, duhet t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb kapacitete t\u00eb larta teknike, menaxheriale dhe operacionale, t\u00eb d\u00ebshmuara p\u00ebrmes p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb ngjashme n\u00eb menaxhimin e rrjeteve t\u00eb transmetimit televiziv. Pas shqyrtimit t\u00eb kontratave dhe dokumenteve t\u00eb paraqitura nga kompania R&amp;T shpk, konstatohet se:<\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga kontratat e paraqitura nuk d\u00ebshmon eksperienc\u00eb direkte ose t\u00eb ngjashme me mir\u00ebmbajtjen e rrjeteve t\u00eb transmetimit t\u00eb sinjalit televiziv n\u00eb standardin DVB-T2 ose sisteme t\u00eb ngjashme p\u00ebr shembull DVB T2\u201d, shkruhet n\u00eb argumentimin p\u00ebr skualifikimin e kompanis\u00eb s\u00eb Renis T\u00ebrshan\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania gjermane ofruese e rrjetit dhe mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb mir\u00ebmbajtje, u p\u00ebrjashtua pas presioneve dhe mosrespektimit t\u00eb pagesave nga ana e RTSH-s\u00eb. Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur funksional rrjetin, vendimet arbitrare dhe mungesa e transparenc\u00ebs \u00e7uan n\u00eb t\u00ebrheqjen e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania e re e p\u00ebrzgjedhur, sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike, nuk ka as autorizim nga prodhuesi e as trajnim t\u00eb stafit teknik p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e pajisjeve.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, vendimi e konsideron t\u00eb padrejt\u00eb skualifikimin dhe anulimin nga RTSH dhe i jep urdh\u00ebr k\u00ebtij institucioni t\u00eb lidh\u00eb kontrat\u00ebn 4-vje\u00e7are me R&amp;T.<\/p>\n\n<p>S\u00eb dyti, eliminohen n\u00eb KPP edhe dy konkurrent\u00ebt e Renis T\u00ebrshan\u00ebs, \u201cIdea Tel\u201d shpk dhe \u201cReal Com\u201d SHPK, t\u00eb cil\u00ebve u rr\u00ebzohet ankesa. Operatori tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, \u201cTBS 96\u201d SHPK, q\u00eb ka ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb ankuar dhe ka pranuar vendimin e RTSH p\u00ebr skualifikim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb tejkaluar vendimin e KPP q\u00eb e urdh\u00ebroin Eni Vasilin t\u00eb kualifikoj\u00eb ofert\u00ebn e Renis T\u00ebrshan\u00ebs, gjendet zgjidhja tek \u201cemergjenca\u201d. Klienti i vjet\u00ebr i tenderave RTSH-s\u00eb, Idlir Karkini, pronar i kompanis\u00eb \u201cIDEA-TEL\u201d shpk, p\u00ebr momentin do t\u00eb marr\u00eb 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Idlir Karkini?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja e pyetjes i jep shpjegim veprimeve t\u00eb drejtoresh\u00ebs Eni Vasili me k\u00ebt\u00eb tender, q\u00eb duken si porosi nga lart. Idlir Karkini \u00ebsht\u00eb raportuar nga KLSH si biznemen q\u00eb ka cenuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare duke mos zbatuar kontrat\u00ebn me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes p\u00ebr mbajtjen n\u00eb funksion t\u00eb radar\u00ebve t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs detare.<\/p>\n<p>Dokumentet zyrtar\u00eb t\u00eb rrjedhur nga Ministria e Mbrojtjes tregojn\u00eb se mir\u00ebmbajtja e sistemit t\u00eb radar\u00ebve detar\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e mbushur me tendera t\u00eb dyshimt\u00eb dhe abuzime t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, kur pas largimit t\u00eb gjigantit amerikan \u201cLockheed Martin\u201d n\u00eb loj\u00eb hyn kompania shqiptare \u201cIdea Tel\u201d me administrator Idlir Karkinin. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2011 komanda e forcave detare p\u00ebrmes nj\u00eb tenderi t\u00eb sekret i jep kompanis\u00eb \u201cIdea Tel\u201d mir\u00ebmbajtjen e radar\u00ebve nj\u00eb periudh\u00eb 4 mujore deri n\u00eb fund t\u00eb vitit me vler\u00eb 487 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr 2010-\u00ebn, sistemi ishte mir\u00ebmbajtur nga \u201cLocked Martin\u201d p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin me vet\u00ebm 330 mij\u00eb dollar\u00eb. Kontrata me \u201cIdea Tel\u201d e forcave detare u gjet n\u00eb shkelje nga nj\u00eb audit i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojt\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 shkeljeve financiare, kontrollet e m\u00ebvonshme p\u00ebr zbatimin e saj treguan se radar\u00ebt nuk mir\u00ebmbaheshin si\u00e7 duhej dhe disa prej tyre ishin jasht\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre shkeljeve Ministria e Mbrojtjes e p\u00ebrjashtoi kompanin\u00eb nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb tenderin p\u00ebr radar\u00ebt. Por \u201cIdea Tel\u201d rikthehet s\u00ebrish n\u00eb loj\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb 2013-\u00ebs, kur kishin p\u00ebrfunduar zgjedhjet por ishte ende n\u00eb pushtet qeveria e Partis\u00eb Demokratike, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi nj\u00eb tjet\u00ebr tender, k\u00ebt\u00eb her\u00eb t\u00eb hapur. P\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e radar\u00ebve dhe riv\u00ebnien e tyre n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb me fond limit 560 mij\u00eb dollar\u00eb. Fituese u shpall kompania shqiptare \u201cAR and TI\u201d.<\/p>\n<p>Por dy jav\u00eb pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb, ish ministrja Mimi Kodheli e anuloi tenderin. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, qeveria miraton nj\u00eb vendim p\u00ebr rib\u00ebrjen e tenderit, sakt\u00ebsisht me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, por fondi limit u rrit me 50 p\u00ebr qind nga 560 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 850 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi sekret u b\u00eb pa gar\u00eb, sipas nj\u00eb procedure ku ministria e mbrojtjes ftoi kompanit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin ofert\u00eb. Nga ftesat u p\u00ebrjashtua \u201cLockheed Martin\u201d dhe tenderi u fitua pik\u00ebrisht nga \u201cIdea Tel\u201d n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb paqart\u00eb me italianen \u201cGem electronica\u201d. \u00c7mimi fitues rezultoi sakt\u00ebsisht sa fondi limit pra 850 mij\u00eb dollar\u00eb ose 50 p\u00ebr qind m\u00eb i lart\u00eb nga tenderi i anuluar vet\u00ebm 4 muaj m\u00eb par\u00eb. Ministria e Mbrojtjes jep pak t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb sepse e klasifikon si sekret.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e radar\u00ebve shp\u00ebrtheu publikisht n\u00eb vitin 2015 kur nj\u00eb audit i KLSH gjeti se procedura ishte e paligjshme. Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes duhet t\u00eb b\u00ebnte tender t\u00eb hapur dhe t\u00eb th\u00ebrriste n\u00eb gar\u00eb kompanin\u00eb \u201cLocked Martin\u201d, e cila p\u00ebrve\u00e7se nd\u00ebrtuesja e sistemit m\u00eb par\u00eb e kishte mir\u00ebmbajtur at\u00eb p\u00ebr vet\u00ebm 220 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Por rritja e kostos nuk ka qen\u00eb abuzimi i vet\u00ebm n\u00eb tender sipas institucioneve shtet\u00ebrore. M\u00eb von\u00eb nj\u00eb raport kontrolli i AKEP gjeti se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e radar\u00ebve t\u00eb instaluar nga \u201cIdea Tel\u201d funksiononin n\u00eb frekuenca t\u00eb paautorizuara, nd\u00ebrsa nj\u00eb audit i vet\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes gjeti se funksionimi i radar\u00ebve ishte problematik.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Karkini shfaqet s\u00ebrish dhe merr tenderin 8.8 milion\u00eb euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit t\u00eb transmetimit dixhital qe ende nuk \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar. Kontrata u dha pa zhvilluar tender, si\u00e7 po vepron drejtoresha Vasili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt 2018, ndaj Idlir Karkinit merret masa e arrestit n\u00eb munges\u00eb nga Gjykata e Kavaj\u00ebs. Karkini akuzohej p\u00ebr tjet\u00ebrsim pronash n\u00eb Spille n\u00eb territorin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes \u201cPoligoni i qitjes\u201d. Abuzim p\u00ebr t\u00eb cilin u lan\u00eb n\u00eb burg pes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Rrogozhin\u00ebs dhe hipotek\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb hetim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe kryebashkiaku i at\u00ebhersh\u00ebm Beqir Nuredini t\u00eb cilit iu bllokua pasaporta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vazhdimi i tenderit strategjik t\u00eb RTSH p\u00ebr transmetimet me dekodera DVBT12 duket nj\u00eb telenovel\u00eb e gjat\u00eb korrupsioni, q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<br \/>\nKy artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/eni-vasili-kapet-nga-radaret-e-idlir-karkinit-tenderi-sekret-1-1-miliard-leke-per-dvb-t2\/\">Eni Vasili kapet nga radar\u00ebt e Idlir Karkinit: Tenderi sekret 1.1 miliard lek\u00eb p\u00ebr DVB-T2<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emri i kompanis\u00eb \u201cIDEA \u2013TEL\u201d e Idlir Karkinit prej dy dekadash lidhet me dy afera: sistemet e radarit detar p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe rrjetin dixhital p\u00ebr RTSH-n\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb serial \u00ebsht\u00eb futur s\u00eb fundmi t\u00eb luaj\u00eb rolin e saj edhe drejtoresha e RTSH, Eni Vasili. M\u00eb 22 gusht 2025, ka lidhur kontrat\u00eb me tender [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39084","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39084\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}