{"id":39035,"date":"2025-09-05T18:48:31","date_gmt":"2025-09-05T18:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/berishes-ia-beri-gjemen-baxhanaku-me-non-graten-ska-kujt-ti-qahet\/"},"modified":"2025-09-05T18:48:31","modified_gmt":"2025-09-05T18:48:31","slug":"berishes-ia-beri-gjemen-baxhanaku-me-non-graten-ska-kujt-ti-qahet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/berishes-ia-beri-gjemen-baxhanaku-me-non-graten-ska-kujt-ti-qahet\/","title":{"rendered":"Berish\u00ebs ia b\u00ebri gj\u00ebm\u00ebn \u2018baxhanaku\u2019 me non grat\u00ebn, s\u2019ka kujt t\u2019i qahet"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb \u2018revolucionit\u2019 t\u00eb vjesht\u00ebs, e ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrvitshme nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb PD, sidomos pas humbjeve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb ballafaqimet elektorale, kreu demokrat Berisha si dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij kan\u00eb vendosur ta \u2018mbushin\u2019 hap\u00ebsir\u00ebn e komunikimit mediatik me \u2018shpalljen non grata t\u00eb Xhorxh Sorosit dhe Birit\u201d si armiq t\u00eb kombit amerikan dhe opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri!<br \/>\nKa sh\u00ebrbyer nj\u00eb postim i presidentit amerikan Donald Trump n\u00eb platform\u00ebn me baz\u00eb n\u00eb SHBA \u201cTruth Social\u201d, sipas t\u00eb cilit \u2018George Soros dhe i biri i tij i majt\u00eb radikal duhet t\u00eb gjykohen sipas ligjit RICO p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e protestave t\u00eb dhunshme n\u00eb mbar\u00eb SHBA-n\u00eb. Nuk do t\u2019i lejojm\u00eb k\u00ebta t\u00eb \u00e7mendur t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb Amerik\u00ebn\u201d, q\u00eb Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij t\u00eb marrin zem\u00ebr dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga presidenti amerikan shpalljen \u2018non grata\u2019 t\u00eb manjatit amerikan n\u00eb SHBA. Dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb dhe me mikun e tij n\u00eb Tiran\u00eb, kryeministrin Edi Rama!<br \/>\nNj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb ndaj administrat\u00ebs amerikane t\u00eb Trump kreu i opozit\u00ebs e b\u00ebn me argumentin se Soros ka fuqizuar Ram\u00ebn n\u00eb kurriz t\u00eb opozit\u00ebs dhe Berish\u00ebs, anipse Berisha kur u shpall \u2018non grata\u2019, zyrtarisht s\u2019ishte kryetar i PD dhe opozit\u00ebs, pasi kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen q\u00eb pas humbjes rr\u00ebnuese t\u00eb zgjedhjeve 8 vite para k\u00ebsaj \u2018gj\u00ebm\u00eb\u2019, m\u00eb 2013! Por Berisha e t\u00eb tijt\u00eb nuk \u2018stepen\u2019, pasi p\u00ebr ta r\u00ebnd\u00ebsi ka realiteti paralel i krijuar n\u00eb kok\u00ebn e tyre dhe aspak koha, datat, emrat apo situatat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat ka kaluar shpallja \u2018non grata\u2019 nga DASH, familjarisht, e liderit t\u00eb PD!<br \/>\nBerisha jo pa q\u00ebllim \u2018ngat\u00ebrron\u2019 koh\u00ebt kur u shpall \u2018non grata\u2019 nga DASH, njer\u00ebzit q\u00eb ia kopsit\u00ebn dosjen, madje \u2018ngat\u00ebrron\u2019 si pa dashje edhe administrat\u00ebn e presidentin amerikan, p\u00ebr koh\u00ebn kur u sanksionua familjarisht p\u00ebr korrupsion madhor, minim t\u00eb demokracis\u00eb e shantazhim e zhb\u00ebrje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! Dhe duke vendosur n\u00eb krye t\u00eb sulmeve njer\u00ebzit e projektuar prej tij si \u2018armiq\u2019, Berisha e mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij nuk kursehen n\u00eb akuzat ndaj tyre, deri duke hyr\u00eb n\u00eb detaje familjare, anipse nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me sanksionimin e tij nga DASH! B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb t\u00eb administratave t\u00eb ndryshme n\u00eb SHBA, se n\u00eb Shqip\u00ebri e ka norm\u00eb Berisha, nuk l\u00eb njeri pa sulmuar, pa etiketuar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar! Kur bie ndesh me interesat e tij, kuptohet!<br \/>\nThemi q\u00eb Berisha ngat\u00ebrron koh\u00ebn dhe autor\u00ebt q\u00eb i kopsit\u00ebn dosjen e \u2018non gratas\u2019 n\u00eb SHBA, sepse sanksionimi i Berish\u00ebs nuk filloi n\u00ebn administrat\u00ebn e presidentit demokrat \u2018sorosian\u2019 Biden, por q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb republikanit Trump, \u2018armikut\u2019 t\u00eb betuar t\u00eb Sorosit. Pra \u2018mikut\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs. Amerikan\u00ebt i marrin me nge pun\u00ebt, mbajn\u00eb sh\u00ebnime, pastaj i hedhin n\u00eb t\u00eb \u2018past\u00ebr\u2019, i konfirmojn\u00eb nga t\u00eb gjitha burimet zyrtare t\u00eb vendit t\u00eb tyre, s\u2019kan\u00eb pak, e n\u00eb fund futet n\u00eb \u2018xhiron\u2019 dokumentare p\u00ebr firm\u00eb! Kur t\u2019i vij\u00eb radha, dhe ajo q\u00eb nisi nga ish Sekretari i Shtetit, republikani Pompeo, u firmos si \u2018trash\u00ebgimi\u2019 e tij nga pasuesi demokrat Blinken!<br \/>\nM\u00eb konkretisht, vendimi i sekretarit Blinken p\u00ebr sanksionimin e Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb u publikua n\u00eb 19 maj 2021, por kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb dita protokollare e publikimit t\u00eb vendimit, pasi vendimi p\u00ebr \u2018non grat\u00ebn\u2019 e Berish\u00ebs kishte q\u00ebn\u00eb n\u00eb sirtar\u00ebt e DASH, i \u2018trash\u00ebguar\u2019 i plot\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr firm\u00eb nga paraardh\u00ebsit e Biden dhe Blinken. E themi k\u00ebt\u00eb sepse presidenti Biden e sekretari Blinken u fut\u00ebn n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb janar 2021 sipas Kushtetut\u00ebs amerikane, pra mbi 4 muaj para se \u2018non grata\u2019 e Berish\u00ebs t\u00eb publikohej. Dhe nj\u00eb akt i till\u00eb as n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb nuk shihet asnj\u00eb dokument imt\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nuk mund t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr nj\u00eb afat kohor prej 4 muajsh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb. Vendimi p\u00ebr \u2018non gratan\u2019 ka q\u00ebn\u00eb aty, Blinken vet\u00ebm sa i ka futur firm\u00ebn dhe e ka publikuar. Kaq \u00ebsht\u00eb puna!<br \/>\nN\u00eb fakt ishte kryeministri Edi Rama ai q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb janarit 2019, pra mbi dy vite para publikimit t\u00eb \u2018non grat\u00ebs\u2019 nga DASH, i cili n\u00eb parlament e pyeti befasisht Berish\u00ebn: \u201cA e kalon dot Oqeanin\u201d? E b\u00ebri t\u00eb mekej n\u00eb fakt ish kryeministrin demokrat! Nuk besojm\u00eb se k\u00ebt\u00eb vendim q\u00eb n\u00eb vitin 2019 Ram\u00ebs ia kishte  komunikuar Sorosi, pasi manjati amerikan ishte \u2018armik\u2019 me Trump dhe Pompeon, t\u00eb cil\u00ebt ishte respektivisht nj\u00ebri president i SHBA e tjetri sekretar Shteti!<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, lajmin se Berisha \u00ebsht\u00eb shpallur \u2018non grata\u2019 disa media kan\u00eb publikuar q\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2018, duke dh\u00ebn\u00eb lajmin se supermbes\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, i ishte refuzuar viza, pasi ajo kishte aplikuar p\u00ebr t\u2019u pajisur me viz\u00eb sepse kishte fituar t\u00eb drejt\u00ebn e studimit n\u00eb nj\u00eb nga universitetet m\u00eb t\u00eb mira amerikane! Kishte aplikuar q\u00eb nga Austria ku studioi p\u00ebr arsimimin parauniversitar. Ky ishte sinjali i par\u00eb zyrtar se Berisha ishte person i pad\u00ebshiruar n\u00eb SHBA familjarisht! Dhe kjo kishte ndodhur n\u00eb mesin e mandatit t\u00eb presidentit republikan Donald Trump! Thuhej se vizat ishin refuzuar dhe p\u00ebr familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, duke paralajm\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb faktin se dosja kund\u00ebr tij n\u00eb SHBA ishte kopsitur me koh\u00eb dhe vakt!<br \/>\nBerisha e dinte fort mir\u00eb se ishte shpallur \u2018non grata\u2019, kishte burimet e tij! Ndaj deklaroi para gazetar\u00ebve fill pasi Rama e pyeti n\u00ebse e kalon dot Atlantikun, se mendimi i tij personal ishte p\u00ebr djegjen e mandateve t\u00eb deputetit, pasi opozita nuk mund t\u00eb ishte nj\u00eb fasad\u00eb e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Parlament! M\u00eb von\u00eb, ushtroi presion ndaj Bash\u00ebs asokohe kreu zyrtar i PD q\u00eb t\u00eb digjte mandatet e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb ndodhi, dhe autor ishte vet\u00ebm nj\u00eb, Sali Berisha, p\u00ebr hallin e tij personal, duke tentuar dhe destabilizimin e vendit, p\u00ebrmes protestave t\u00eb dhunshme dhe sulmeve ndaj institucioneve me molotov. Dhe kjo ndodhi n\u00eb vitin 2019, dy vite para se t\u00eb publikohej vendimi i firmosur nga Blinken q\u00eb e shpallte Berish\u00ebn \u2018non grata\u2019 familjarisht n\u00eb SHBA!<br \/>\nPik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2019 dhe n\u00eb kulmin e protestave t\u00eb dhunshme t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs s\u00eb udh\u00ebhequr nga dyshja Berisha-Basha, zv.ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit p\u00ebr Europ\u00ebn, Matthev Palmer k\u00ebrc\u00ebnoi r\u00ebnd\u00eb se, n\u00ebse opozita organizon dhun\u00eb ndaj institucioneve, SHBA do ta shpall\u00eb at\u00eb organizat\u00eb t\u00eb dhunshme. Pra Palmer fliste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb administrat\u00ebs amerikane t\u00eb drejtuar nga presidenti republikan Donald Trump me sekretar t\u00eb DASH, Mike Pompeo. Dy vite p\u00ebrpara se n\u00eb pushtet t\u00eb vinte demokrati \u2018sorosian\u2019 Joe Biden bashk\u00eb me Anthoni Blinken.<br \/>\nZv.Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn, Palmer ka sqaruar dhe m\u00eb von\u00eb se p\u00ebrcaktimi i figurave t\u00eb huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej mjeteve q\u00eb p\u00ebrdorin SHBA-t\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsonin. I pyetur n\u00eb lidhje me koh\u00ebn e daljes s\u00eb njoftimit p\u00ebr ish Presidentin Berisha, Palmer tha se koha s\u2019ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Madje Palmer k\u00ebmb\u00ebnguli se Berisha abuzoi me pozit\u00ebn e besimit t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb pasuruar veten, p\u00ebr t\u00eb pasuruar an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij dhe p\u00ebr t\u00eb pasuruar aleat\u00ebt politik\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye SHBA-t\u00eb e marrin \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit publik shum\u00eb seriozisht. \u201cNe i q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb krah popullit shqiptar kund\u00ebr korrupsionit publik dhe p\u00ebrcaktimi i zotit Berisha, q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pakualifikuar p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb p\u00ebr n\u00eb SHBA, i b\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e af\u00ebrm t\u00eb familjes s\u00eb tij t\u00eb pakualifikuar p\u00ebr viza drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebtij angazhimi\u201d, ka n\u00ebnvizuar Palmer p\u00ebr VOA. Duke treguar qart\u00eb se ishte administrata Trump ajo q\u00eb ia p\u00ebrgatiti me detaje dosjen e \u2018non grata\u2019 Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij!<br \/>\nN\u00eb fakt ishte dhe vet\u00eb Berisha ai q\u00eb para nj\u00eb viti, m\u00eb sakt\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb 2024, m\u00eb n\u00eb fund e pranoi se ka q\u00ebn\u00eb administrata e Presidentit Donald Trump dhe e sekretarit Mike Pompeo ajo q\u00eb ia p\u00ebrgatiti dosjen e shpalljes familjarisht \u2018non grata\u2019, por duke u munduar q\u00eb t\u00eb \u2018seleksionoj\u00eb\u2019 personat e t\u00eb gj\u00ebj\u00eb \u2018armikun\u2019 e duhur e q\u00eb tani nuk i prish pun\u00eb me mendjen e tij, p\u00ebr ta cil\u00ebsuar si autori kryesor dhe i vet\u00ebm! Berisha akuzoi zv.ndihm\u00ebs Sekretarin e Shtetit, Matthev Palmer si personi q\u00eb p\u00ebrgatiti dosjen. Madje e p\u00ebrgatiti pa pyetur ask\u00ebnd n\u00eb DASH, sipas Berish\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e madhe kjo p\u00ebr nj\u00eb zyrtar t\u00eb rangjeve t\u00eb tilla n\u00eb Amerik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk dalin n\u00eb der\u00eb pa nj\u00eb aprovim nga epror\u00ebt, jo m\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime \u2018tin\u00ebzare\u2019!<br \/>\nBerisha k\u00ebmb\u00ebngul se Palmer e b\u00ebri n\u00eb kok\u00ebn e vet dosjen \u201cnon grata\u2019 kund\u00ebr tij, sepse gruaja e tij ishte me origjin\u00eb serbe. Hajde merre vesh Berish\u00ebn, i cili mendon se sikurse ka vepruar ai me shtetin n\u00eb favor familjes dhe t\u00eb fisit t\u00eb gruas, edhe shteti amerikan merr vendime p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb fisit t\u00eb gruas se Palmerit. Berisha e t\u00eb tijt\u00eb vijojn\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite t\u00eb akuzojn\u00eb si autorin e vet\u00ebm t\u00eb kopsitjes s\u00eb dosjes \u2018non grata\u2019 ndaj tij familjarisht, pik\u00ebrisht zv.ndihm\u00ebs sekretarin amerikan t\u00eb shtetit Palmer, duke e lidhur at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u2018sh\u00ebrbim q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb gruas s\u00eb tij me prejardhje serbe\u2019, p\u00ebr t\u00eb \u2018sakrifikuar\u2019 karrier\u00ebn n\u00eb DASH, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb \u2018goditur patriotin e madh Sali Berisha\u2019, i cili t\u00eb vetmen \u2018trim\u00ebri\u2019 q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e vet ka q\u00ebn\u00eb thyerja e embargos s\u00eb naft\u00ebs se v\u00ebn\u00eb nga OKB ndaj Miloshevi\u00e7it duke e furnizuar me karburant makin\u00ebn ushtarake vras\u00ebse t\u00eb \u2018kasapit\u2019 t\u00eb Ballkanit, q\u00eb masakroi boshnjak\u00ebt, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs e kush i doli para, si dhe sh\u00ebrbimin n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt e k\u00ebqija ndaj Serbis\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb ia kan\u00eb k\u00ebrkuar. Kur kan\u00eb pasur hall, me nj\u00eb fjal\u00eb!<br \/>\nDhe meq\u00eb jemi me faktin se Palmer e kishte gruan me oriogjin\u00eb serbe, e ka pranuar dhe vet\u00eb ai se \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Mali i Zi\u2019, dhe duke arsyetuar me \u2018kutin\u2019 e kryetarit t\u00eb PD, i bie q\u00eb Berish\u00ebs ia ka \u2018futur\u2019 me \u2018non grat\u00ebn\u2019 pik\u00ebrisht \u2018baxhanaku\u201d i tij!  E themi k\u00ebt\u00eb sepse dhe vet\u00eb Berisha e ka gruan me origjin\u00eb serbe, madje njer\u00ebzit e saj n\u00eb Beograd kan\u00eb q\u00ebn\u00eb zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret dhe organeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Serbi n\u00eb koh\u00ebn e Miloshevi\u00e7it dhe m\u00eb par\u00eb! Madje, nd\u00ebr miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, edhe f\u00ebmij\u00ebt e Berish\u00ebs kishin pik\u00ebrisht Damir Fazlli\u00e7in, serbo-boshnjakun kontravers t\u00eb \u2018n\u00ebntok\u00ebs s\u00eb zez\u00eb serbe\u2019, i cili kishte futur n\u00eb dor\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare, merrte pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, si dhe asetet ekonomike m\u00eb me p\u00ebrfitime n\u00eb vend. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij raporti t\u00eb fort\u00eb me Fazlli\u00e7, edhe Britania e Madhe e shpalli Berish\u00ebn familjarisht \u2018non grata\u2019!<br \/>\nPrandaj Berisha p\u00ebr \u2018baxhanakun\u2019 Palmer q\u00eb i kopsiti dosjen e \u2018non grat\u00ebs\u2019 n\u00eb SHBA nuk ka kujt i ankohet, \u2018i yti\u2019 ta b\u00ebn gj\u00ebm\u00ebn! Dhe kreu i PD nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur nuk e njeh Palmerin, me t\u00eb cilin t\u00eb dy jan\u00eb \u2018dh\u00ebndra\u2019 n\u00eb familje me origjin\u00eb serbe, si\u00e7 b\u00ebri me baxhanakun tjet\u00ebr q\u00eb i harroi emrin, at\u00eb q\u00eb humbi jet\u00ebn n\u00eb punishten e vdekjes s\u00eb demontimit t\u00eb municioneve themi, ku akuzohet se ka q\u00ebn\u00eb i biri sip\u00ebrmarr\u00ebs. Me t\u00eb vetmin ndryshim q\u00eb Palmeri ishte nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i devotsh\u00ebm e besnik i kombit dhe i shtetit t\u00eb tij, SHBA, p\u00ebr t\u00eb cilin punoi me mish e me shpirt dhe nuk bashk\u00ebpunoi me \u2018fisin e gruas\u2019 p\u00ebr t\u00eb rrjepur shtetin, p\u00ebrkund\u00ebr Berish\u00ebs q\u00eb i ka punuar qindin kombit shqiptar, duke e vjedhur, vrar\u00eb, shkat\u00ebrruar, shitur e duke ia nxjerr\u00eb \u2018themelet\u2019 sa her\u00eb ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr 35 vjet. Ndaj themi se Berisha s\u2019ka kujt t\u2019i qahet, pasi askush nuk ia qan hallin p\u00ebr problemet me \u2018familjar\u00ebt\u2019 e tij! P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, besojm\u00eb se k\u00ebto p\u00ebrrallat me heqje \u2018non grate\u2019 nga Trump dhe goditjen e Ram\u00ebs se ai paska \u2018tradh\u00ebtuar\u2019 kombin amerikan p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit me Sorosin, do t\u00eb kalojn\u00eb shpejt! Berisha i ka p\u00ebr konsum politik k\u00ebto deklarata, pasi e di se \u2018non grata\u2019 n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij nuk hiqet nga asnj\u00eb administrat\u00eb amerikane!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/berishes-ia-beri-gjemen-baxhanaku-me-non-graten-ska-kujt-ti-qahet\/\">Berish\u00ebs ia b\u00ebri gj\u00ebm\u00ebn \u2018baxhanaku\u2019 me non grat\u00ebn, s\u2019ka kujt t\u2019i qahet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena N\u00eb pritje t\u00eb \u2018revolucionit\u2019 t\u00eb vjesht\u00ebs, e ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrvitshme nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb PD, sidomos pas humbjeve t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb ballafaqimet elektorale, kreu demokrat Berisha si dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij kan\u00eb vendosur ta \u2018mbushin\u2019 hap\u00ebsir\u00ebn e komunikimit mediatik me \u2018shpalljen non grata t\u00eb Xhorxh Sorosit dhe Birit\u201d si armiq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39035","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39035"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39035\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}