{"id":39034,"date":"2025-09-05T18:48:30","date_gmt":"2025-09-05T18:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/skandali-me-ndalimin-e-filmit-shqiptar-ne-podgorice-reagon-presidenti-i-malit-te-zi\/"},"modified":"2025-09-05T18:48:30","modified_gmt":"2025-09-05T18:48:30","slug":"skandali-me-ndalimin-e-filmit-shqiptar-ne-podgorice-reagon-presidenti-i-malit-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/skandali-me-ndalimin-e-filmit-shqiptar-ne-podgorice-reagon-presidenti-i-malit-te-zi\/","title":{"rendered":"Skandali me ndalimin e filmit shqiptar n\u00eb Podgoric\u00eb, reagon presidenti i Malit t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p>Kabineti i presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, k\u00ebrkoi q\u00eb filmi \u201cLejleku\u201d i regjisorit kosovar, Isa Qosja, t\u00eb shfaqet s\u00ebrish p\u00ebr publikun, pasi shfaqja e tij m\u00eb 3 shtator u nd\u00ebrpre me forc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrprerja ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb reagimit t\u00eb disa qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00ebsa dukej, nuk e pranuan faktin q\u00eb filmi ishte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<br \/>\n\u201cPresim q\u00eb policia dhe Zyra e Prokurorit t\u2019i identifikojn\u00eb autor\u00ebt dhe t\u2019i ndjekin penalisht. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mund\u00ebsohet s\u00ebrish shfaqja e filmit\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e l\u00ebshuar nga kabineti i Millatoviqit.<\/p>\n<p>Policia e Malit t\u00eb Zi nuk doli me ndonj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, por Radios Evropa e Lir\u00eb iu tha jozyrtarisht se ajo ende \u201cpo mbledh informacione\u201d dhe se \u201cpo vepron sipas urdhrave t\u00eb prokurorit\u201d.<br \/>\nOrganizator\u00ebt e festivalit Xhada, n\u00eb t\u00eb cilin po shfaqej \u201cLejleku\u201d, konfirmuan se kishte ndodhur nj\u00eb \u201csituat\u00eb e pak\u00ebndshme\u201d dhe se shfaqja e filmit ishte nd\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr arsye sigurie.<br \/>\nAta nuk desh\u00ebn t\u00eb komentonin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<br \/>\nDisa parti politike dhe shoq\u00ebria civile u b\u00ebn\u00eb thirrje autoriteteve q\u00eb ta nd\u00ebshkojn\u00eb urgjentisht k\u00ebt\u00eb lloj sjelljeje t\u00eb dhunshme dhe t\u00eb mbrojn\u00eb dinjitetin e artist\u00ebve, qytetar\u00ebve dhe hap\u00ebsir\u00ebs publike.<br \/>\n\u00c7far\u00eb tha nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt?<br \/>\nJasmin Muriq, i cili ishte pjes\u00eb e audienc\u00ebs, e p\u00ebrshkroi rrjedh\u00ebn e ngjarjes p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb:<br \/>\n\u201cPas sken\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe fjal\u00ebve t\u00eb para t\u00eb th\u00ebna n\u00eb shqip, disa njer\u00ebz u larguan nga shfaqja, duke b\u00ebr\u00eb komente t\u00eb k\u00ebqija. Pas 20 minutash, nj\u00eb grup njer\u00ebzish q\u00eb q\u00ebndronin aty pran\u00eb, filluan t\u00eb b\u00ebrtisnin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb shfaqja t\u00eb nd\u00ebrpritej\u201d.<br \/>\nAi tha se nj\u00eb prej organizator\u00ebve u k\u00ebrkoi atyre t\u00eb heshtnin dhe t\u00eb lejonin vazhdimin e filmit, por se ata \u201ce k\u00ebrc\u00ebnuan dhe e fyen\u201d, e madje i b\u00ebn\u00eb edhe \u201cme shenja t\u00eb sulmit fizik\u201d.<br \/>\nSipas Muriqit, situata u qet\u00ebsua pak, por rreth 15 minuta m\u00eb von\u00eb, \u201cu shfaq nj\u00eb grup tjet\u00ebr prej shtat\u00eb ose tet\u00eb personash, t\u00eb mosh\u00ebs midis 20 dhe 40 vje\u00e7\u201d.<br \/>\n\u201cAta k\u00ebrkuan me agresivitet dhe me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb shfaqja e filmit t\u00eb nd\u00ebrpritej menj\u00ebher\u00eb. Ata b\u00ebrtit\u00ebn: \u2018Ndaleni menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb film\u2019, \u2018Asnj\u00eb film shqip n\u00eb [lagjen] Zabjello\u2019, \u2018Un\u00eb jetoj k\u00ebtu dhe nuk mund t\u00eb m\u00eb shfaqni film shqip\u201d, rr\u00ebfeu Muriq.<br \/>\n\u201cOrganizator\u00ebt vepruan menj\u00ebher\u00eb sipas \u2018urdhrit\u2019. Policia q\u00eb ishte aty pran\u00eb \u2013 dy makina n\u00eb fillim dhe n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs \u2013 nuk reagoi derisa un\u00eb isha atje\u201d, tha ai.<br \/>\n\u201cKjo nuk ka filluar dje\u201d<br \/>\nNj\u00eb nga producent\u00ebt e filmit \u201cLejleku\u201d, Ivan Gjuroviq, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se askush nga institucionet qeveritare kompetente nuk e ka kontaktuar pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb filmit \u2013 \u201casnj\u00ebrin nga ekipi i filmit\u201d.<br \/>\nAi tha se \u00ebsht\u00eb i befasuar, por nuk i faj\u00ebson ata q\u00eb e shkaktuan incidentin.<br \/>\n\u201cNuk i faj\u00ebsoj k\u00ebta persona. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e helmuar. Me t\u00eb gjitha informacionet ndaj t\u00eb cilave ekspozohet, me k\u00ebt\u00eb lloj indoktrinimi, helmimi, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e habitshme\u201d, tha ai.<br \/>\nSipas tij, \u201cLejleku\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr pozit\u00ebn e grave n\u00eb zonat e izoluara, p\u00ebrfshir\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<br \/>\n\u201cN\u00eb film kan\u00eb punuar njer\u00ebz nga vende t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Malin e Zi. N\u00eb ekip ka pasur malazez\u00eb, serb\u00eb dhe shqiptar\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr ta. Regjisori Isa Qosja ka lindur n\u00eb fshatin Vuthaj, n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Logjike \u00ebsht\u00eb q\u00eb filmi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d, u shpreh Gjuroviq.<br \/>\nAi e sheh incidentin si nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, sepse \u201cshteti nuk i ka kushtuar aspak koh\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d.<br \/>\nSipas tij, shoq\u00ebria ndodhet n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb krize serioze.<br \/>\n\u201cKjo nuk ka filluar dje. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e neglizhuar prej koh\u00ebsh. Lejohet q\u00eb kushdo t\u00eb veproj\u00eb sipas d\u00ebshir\u00ebs, dhe askush nuk merret seriozisht me luft\u00ebn kund\u00ebr k\u00ebtyre \u00e7rregullimeve\u201d, tha Gjuroviq.<br \/>\nThirrje drejtuar autoriteteve p\u00ebr t\u2019i identifikuar autor\u00ebt<br \/>\nNd\u00ebrprerja e dhunshme e filmit u d\u00ebnua nga nj\u00eb pjes\u00eb e publikut, sektori joqeveritar, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb jet\u00ebs politike dhe fetare.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb filmi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet dhe autor\u00ebt t\u00eb identifikohen, Zyra e Presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi tha se nd\u00ebrprerja e dhunshme e shfaqjes s\u00eb filmit paraqet diskriminim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe jotoleranc\u00eb t\u00eb hapur, \u201cvet\u00ebm sepse filmi \u00ebsht\u00eb xhiruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d.<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm se vlerat themelore shoq\u00ebrore po p\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb goditje serioze\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<br \/>\nKryetari i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Rifat Fejziq, tha se nd\u00ebrprerja e filmit \u00ebsht\u00eb \u201csulm ndaj diversitetit kulturor\u201d t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<br \/>\nSipas z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe ministrit t\u00eb Zhvillimit Ekonomik n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Nik Gjeloshaj, nd\u00ebrprerja e dhunshme e shfaqjes s\u00eb filmit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e komunitetit shqiptar, por \u00e7\u00ebshtje e Malit t\u00eb Zi.<br \/>\n\u201cAta q\u00eb jan\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr reagimin dhe sigurimin e shfaqjes s\u00eb filmit, jan\u00eb: presidenti i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Fatkeq\u00ebsisht, reagimi i tyre mungon\u201d, tha Gjeloshaj.<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebskryetari i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Nikoll\u00eb Camaj, tha se pret nj\u00eb reagim vendimtar nga institucionet dhe njoftoi se \u201cdo t\u00eb sigurohet personalisht q\u00eb autoritetet t\u2019i gjejn\u00eb organizator\u00ebt dhe autor\u00ebt e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb neveritshme\u201d.<br \/>\nDelegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Mal t\u00eb Zi, i cili mb\u00ebshteti financiarisht festivalin Xhada, l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb rrjetin X, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cliria e shprehjes artistike \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe nj\u00eb nga vlerat thelb\u00ebsore demokratike\u201d.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/skandali-me-ndalimin-e-filmit-shqiptar-ne-podgorice-reagon-presidenti-i-malit-te-zi\/\">Skandali me ndalimin e filmit shqiptar n\u00eb Podgoric\u00eb, reagon presidenti i Malit t\u00eb Zi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kabineti i presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, k\u00ebrkoi q\u00eb filmi \u201cLejleku\u201d i regjisorit kosovar, Isa Qosja, t\u00eb shfaqet s\u00ebrish p\u00ebr publikun, pasi shfaqja e tij m\u00eb 3 shtator u nd\u00ebrpre me forc\u00eb. Nd\u00ebrprerja ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb reagimit t\u00eb disa qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00ebsa dukej, nuk e pranuan faktin q\u00eb filmi ishte n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-39034","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=39034"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/39034\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=39034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=39034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=39034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}