{"id":38974,"date":"2025-09-05T12:48:21","date_gmt":"2025-09-05T12:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/arratisja-e-bilal-xhaferit-me-1969-n-dokumenti-i-fecor-shehut-eliminimi-ne-cikago-nga-sigurimi-shenimi-qe-la-ne-leter\/"},"modified":"2025-09-05T12:48:21","modified_gmt":"2025-09-05T12:48:21","slug":"arratisja-e-bilal-xhaferit-me-1969-n-dokumenti-i-fecor-shehut-eliminimi-ne-cikago-nga-sigurimi-shenimi-qe-la-ne-leter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/arratisja-e-bilal-xhaferit-me-1969-n-dokumenti-i-fecor-shehut-eliminimi-ne-cikago-nga-sigurimi-shenimi-qe-la-ne-leter\/","title":{"rendered":"Arratisja e Bilal Xhaferit m\u00eb 1969-n, dokumenti i Fe\u00e7or Shehut. Eliminimi n\u00eb \u00c7ikago nga Sigurimi! Sh\u00ebnimi q\u00eb la n\u00eb let\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>HYQMET ZANE<\/p>\n<p>Koh\u00eb pas kohe ka pasur tendenca t\u00eb orientuara nga nj\u00eb dor\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb mbi figur\u00ebn dhe personalitetin e shkrimtarit t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, Bilal Xhaferi. Nuk dua t\u00eb b\u00ebj krahasime, por kur kam pasur mund\u00ebsin\u00eb, i kam pyetur t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb 25 vjet m\u00eb par\u00eb kur punoja n\u00eb TV \u201cDardan\u201d kur ata ishin gjall\u00eb dhe si n\u00eb nj\u00eb unison m\u00eb kan\u00eb shprehur konsiderata t\u00eb larta p\u00ebr Bilalin dhe e kan\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb vepr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Sidomos kritiku Adriatik Kallulli ka pasur nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim brilant p\u00ebr shkrimtarin e etnis\u00eb, si\u00e7 e quante ai. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb u hap nj\u00eb polemik\u00eb me nj\u00eb far\u00eb Meto Kondi, ish-komandant kufiri n\u00eb Konispol p\u00ebr t\u00eb denigruar figur\u00ebn e shkrimtarit t\u00eb shquar, Bilal Xhaferi. Ishin pjes\u00eb e asaj dor\u00ebs s\u00eb zez\u00eb q\u00eb orientonte z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e gam\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb mos dilte kush tjet\u00ebr n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00ebrit q\u00eb kishte ciniz\u00ebm dhe gjente aksesor\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sajesa se si u arratis Bilali n\u00eb at\u00eb fundgushti 1969. E gjith\u00eb kjo ishte lufta e porositur q\u00eb Sigurimi i Shtetit u ka b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ardhur nga \u00c7am\u00ebria.<\/p>\n<p>Ishte modeli i njohur i urrejtjes q\u00eb mbolli diktatura ndaj \u00e7am\u00ebve, shoq\u00ebruar me lig\u00ebsi, injorant\u00ebt e koh\u00ebs, q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk rrin\u00eb pa shp\u00ebrfillur vlerat e shkrimtar\u00ebve jopartiak\u00eb dhe josh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. N\u00eb rastin e Bilal Xhaferrit ka nj\u00eb tejkalim t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb dhe vjelljes s\u00eb vrerit, po aq sa edhe t\u00eb survejimit dhe presionit ndaj nj\u00eb shkrimtari me cil\u00ebsi t\u00eb larta t\u00eb gjenis\u00eb s\u00eb tij. Ka pasur nj\u00eb skenar t\u00eb mir\u00ebkurdisur, q\u00eb t\u00eb hidhet balt\u00eb ndaj shkrimtarit q\u00eb jetoi e vdiq si nj\u00eb antikomist i betuar dhe shum\u00eb kritik ndaj sistemit stalinist.<\/p>\n<p>E them me bindje dhe fakte se nj\u00eb dor\u00eb e zez\u00eb me mend\u00ebsin\u00eb e moslejimit t\u00eb asnj\u00eb figure tjet\u00ebr n\u00eb letrat shqiptare ve\u00e7 t\u00eb atij q\u00eb dinte t\u00eb luante mir\u00eb rolin e nj\u00eb persekutori t\u00eb \u00e7do shkrimtari tjet\u00ebr. Ka histori t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me k\u00ebdo edhe brenda rrethit familjar q\u00eb mbante ai i njohur si shkrimtari i madh. Kishte edhe nj\u00eb dor\u00eb q\u00eb i luante t\u00eb gjitha fijet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij shkrimtari q\u00eb k\u00ebrkonte izolimin e \u00e7do figure tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn e letrave, sidomos ndaj Bilal Xhaferit kjo ka qen\u00eb e theksuar.<\/p>\n<p>PAK RETROSPEKTIV\u00cb<\/p>\n<p>A nuk ishte i till\u00eb skenari ndaj Hilmi Seitit, ndaj Taho dhe Teme Sejkos, Tahir Demit dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb \u00e7am\u00eb me t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201cgrup armiq\u00ebsor\u201d, me 11 pushkatime, me 10 vdekje n\u00eb burgje, me 1450 vite burgim dhe me nj\u00eb mb\u00ebshtjellje diskriminimi krahinor? A nuk ishin t\u00eb till\u00eb t\u00eb ashtuquajturit grupe armiq\u00ebsore q\u00eb u kurdis\u00ebn ndaj elit\u00ebs intelektuale shqiptare q\u00eb pas ashtuquajturit \u00e7lirim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e deri n\u00eb ikjen n\u00eb at\u00eb bot\u00eb t\u00eb diktatorit?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nuk u sajua dhe nuk u intrigua ndaj nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe vet\u00eb bllokut komunist q\u00eb e b\u00ebn\u00eb diktatur\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri si m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb paimagjinueshmen. Filozofia anti\u00e7ame e Enver Hoxh\u00ebs ushqehej dhe nga grek\u00ebt e Byros\u00eb, q\u00eb ishin pjes\u00eb e antishqiptarizmit q\u00eb p\u00ebrshkoi si nj\u00eb fill i kuq qeverisjen e nj\u00eb kaste kriminel\u00ebsh q\u00eb mbolli vet\u00ebm zi. Ishte Sigurimi i Shtetit q\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj filozofie q\u00eb nuk rrin\u00eb pa vjell\u00eb vrer ndaj \u00e7do njeriu q\u00eb futej n\u00eb rrethin e kuq t\u00eb \u201csyrit vigjilent\u201d t\u00eb Sigurimit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>DOKUMENTI I SIGURIMIT<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb kurdisej dhe thuhej p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar nga Sigurimi i Shtetit, k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb na e jep vet\u00eb Fe\u00e7or Shehu n\u00eb procesverbalin e mbajtur dhe t\u00eb raportuar p\u00ebr arratisjen e Bilal Xhaferrit, duke hedhur posht\u00eb t\u00eb ashtuquajtura rr\u00ebfenja intrigante t\u00eb Meto Kondit t\u00eb t\u00eb kufirit grek, si\u00e7 e kishte porositur Sigurimi? Nga burime t\u00eb besueshme thuhet se Bilal Xhaferri \u00ebsht\u00eb ndjekur gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij nga sigurimsat q\u00eb e ruanin dhe e spiunonin se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte. Ikja e tij u dogji shum\u00eb atyre, si\u00e7 edhe e thot\u00eb vet\u00eb drejtori i Par\u00eb i Drejtoris\u00eb s\u00eb Hetimit, Fe\u00e7or Shehu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kam d\u00ebgjuar n\u00eb form\u00ebn e thashethemeve q\u00eb kan\u00eb baza t\u00eb v\u00ebrteta se ekzekutimi i Bilal Xhaferrit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb spital t\u00eb \u00c7ikagos nga nj\u00eb njeri i d\u00ebrguar nga Sigurimi enkas p\u00ebr eliminimin e tij. Sipas t\u00eb th\u00ebnave, personi n\u00eb fjal\u00eb me inicialet H.P. nga fshat Pecan i Kuk\u00ebsit ka qen\u00eb ish-i burgosur p\u00ebr disa vrasje dhe q\u00eb me kusht \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga burgu dhe i \u00ebsht\u00eb besuar misioni i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebr t\u00eb realizuar \u201carratisjen\u201d jasht\u00eb shtetit me sh\u00ebrbimin ndaj shtetit diktatorial, ai \u00ebsht\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb lugin\u00ebn e Semanit n\u00eb Fier ku thuhej se ishte baza e st\u00ebrvitjes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebrgoheshin me misione jasht\u00eb shtetit p\u00ebr vepra kriminale.<\/p>\n<p>M\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb krijuar alibit\u00eb e tyre, e shtrojn\u00eb n\u00eb spitalin psikiatrik n\u00eb Elbasan dhe m\u00eb n\u00eb fund e d\u00ebrgojn\u00eb me misionin ekstra n\u00eb SHBA. Pasi ka studiuar rrethanat e pun\u00ebs s\u00eb Bilalit, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Sigurimit q\u00eb jetonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe q\u00eb e njihnin mir\u00eb Bilalin, e realizon vrasjen e tij n\u00eb koh\u00ebn kur Bilali ishte i shtruar n\u00eb spital, pas nj\u00eb operacioni. N\u00eb bashk\u00ebpunim, si\u00e7 m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb shtetas shqiptar q\u00eb shkonte n\u00eb \u00c7ikago, me nj\u00eb mjek serb q\u00eb punonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb spital, personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb dhom\u00ebn ku ishte Bilali dhe e ka goditur at\u00eb me nj\u00eb send t\u00eb fort\u00eb hekuri n\u00eb kok\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku ishte b\u00ebr\u00eb operacion, duke i shkaktuar vdekjen e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Thuhet nga i nj\u00ebjti burim n\u00eb \u00c7ikago, mjeku serb dhe vras\u00ebsi nga Shqip\u00ebria jan\u00eb kapur dhe p\u00ebr shqiptarin, meq\u00eb kishte kartel\u00eb psikiatrie e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrsa mjekun serb e kan\u00eb d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. T\u00eb gjitha k\u00ebto dihen nga rrethe t\u00eb ngushta t\u00eb shkrimtar\u00ebve, por nuk thuhen p\u00ebr shkaqe personale, por q\u00eb autori i k\u00ebsaj vrasjeje sot jeton n\u00eb nj\u00eb kryeqytet t\u00eb af\u00ebrt me Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb vendeve europiane.<\/p>\n<p>Ndoshta n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb dalin t\u00eb v\u00ebrtetat e cituara m\u00eb sip\u00ebr dhe do t\u00eb sqarohen t\u00eb gjitha enigmat e t\u00eb v\u00ebrtetave ndaj Bilal Xhaferrit, si\u00e7 m\u2019i ka konfirmuar edhe shkrimtari tjet\u00ebr me orgjin\u00eb nga \u00c7am\u00ebria, Bedri Myftari, mik i Bilalit. Shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit ton\u00eb q\u00eb nga Drit\u00ebro Agolli dhe Ismail Kadare, Teodor La\u00e7o, por edhe Moikom Zeqo, po aq sa mbahet mend se jan\u00eb shprehur, edhe Vath Koreshi dhe Adriatik Kallulli etj., do t\u00eb duhet t\u00eb flasin m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr Bilal Xhaferrin se kan\u00eb qen\u00eb edhe njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur at\u00eb dhe e kan\u00eb konsideruar mik t\u00eb mir\u00eb. E ardhmja pret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb n\u00eb mediat shqiptare dalin lloj-lloj historish banale me sigurimsa, t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr Bilal Xhaferrin \u00ebsht\u00eb detyrim dhe nder p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar t\u00eb madh dhe nj\u00eb meteor, q\u00eb ishte nj\u00ebherazi edhe nj\u00eb kund\u00ebrshtar i regjimit q\u00eb n\u00eb gjen.<\/p>\n<p>E vetmja e v\u00ebrtet\u00eb<\/p>\n<p>Motra e shtrenjt\u00eb e Bilalit, Antika, b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar personalitetin e v\u00ebllait t\u00eb saj, sa ishte gjall\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb shprehur: \u201cUn\u00eb jam motra e vog\u00ebl e shkrimtarit, t\u00eb gjitha motrat e duan v\u00ebllain e tyre, por p\u00ebr mua Bilali ishte tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb, u b\u00eb si nj\u00eb baba p\u00ebr ne kur ngel\u00ebm jetim\u00eb pas pushkatimit t\u00eb babait ton\u00eb Xhaferit. Bilali ishte v\u00ebllai i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, i cili jet\u00ebn e tij e shkriu si qiriri p\u00ebr lirin\u00eb ton\u00eb. Prandaj un\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ne i detyrohemi pafund v\u00ebllait. Ekziston vet\u00ebm nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr Bilalin dhe ajo e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamohueshme.<\/p>\n<p>Bilali u largua nat\u00ebn nga Shqip\u00ebria m\u00eb 1969, pasi sistemi pas shum\u00eb peripecish u kthye n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcenim p\u00ebr jet\u00ebn e tij, me letr\u00ebn n\u00eb xhep, q\u00eb la n\u00eb vij\u00ebn e kufirit, t\u00eb cil\u00ebn e shkroi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. M\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb let\u00ebr vizatimi dhe kur e pyeta se p\u00ebrse e donte vizatimi, pasi qe e v\u00ebshtir\u00eb ta paloste m\u00eb tha: \u2013 \u2018k\u00ebshtu e ka kok\u00ebn dhe ai q\u00eb do e marr\u00eb\u2019. E q\u00eb prej asaj dite kurr\u00eb m\u00eb nuk u pam\u00eb. Kur hyra n\u00eb varrezat e Chicagos q\u00eb do b\u00ebnim zhvarrimin p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb eshtrat e tij n\u00eb atdhe m\u00eb 1995, m\u2019u duk sikur po m\u00eb priste duarhapur. Kalova nj\u00eb hidh\u00ebrim dhe nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb madh dhe sot q\u00eb shkruaj m\u00eb duket sikur kam marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb lapsin e tij e po shkruaj. Trupi i Bilalit erdhi n\u00eb bagazhin e avionit, n\u00eb Rinas, n\u00eb rrug\u00eb shtet\u00ebrore me iniciativ\u00ebn time dhe u mir\u00ebprit fal\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e respektonin si shkrimtar dhe si patriotin e tyre, t\u00eb cil\u00ebt e prit\u00ebn me lot n\u00eb sy si asnj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Aty ishin k\u00ebshilltari i Presidentit Berisha, Kolec Topalli; ministri i kultur\u00ebs Teodor La\u00e7o, Pjet\u00ebr Arbnori dhe shum\u00eb qeveritar\u00eb, ushtarak\u00eb dhe personaliteteve t\u00eb tjer\u00eb duke u p\u00ebrcjell\u00eb me homazhe nga shteti. Ndjehem e indinjuar kur shpesh lexoj tituj gazetash si ajo e dat\u00ebs 02, gusht 2019 ku thot\u00eb: \u2018Kadri Hazbiu n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve disa dit\u00eb pasi iku Bilali: \u2018N\u00ebse nuk do ta vras, nuk do t\u00eb m\u00eb tres\u00eb as dheu\u2019. Edhe pse nuk jeton m\u00eb, Bilali merr respekt edhe pas kaq vitesh si d\u00ebshmi e asaj q\u00eb me plot\u00eb goj\u00eb mund t\u00eb themi se Bilali \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb se t\u00eb gjall\u00ebt\u201d. Ai ka mundur t\u00eb mbijetoj\u00eb denj\u00ebsisht p\u00ebr dje, p\u00ebr sot p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Shkrimtari nuk u largua kurrsesi n\u00eb SHBA p\u00ebr interesa vetjake, as p\u00ebr t\u00eb shijuar parajsat e Amerik\u00ebs, por p\u00ebr dinjitet dhe p\u00ebr t\u00eb shkruar veprat e veta. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kane njohur Bilalin, e dinin se ai nuk jetoi mes rehatis\u00eb s\u00eb privilegjeve q\u00eb jetuan ca e ca. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet edhe poezia e tij:<\/p>\n<p>\u201cTi lul\u00ebzove n\u00eb stin\u00ebn me<br \/>\nrubla,<br \/>\nKur ne t\u00eb tjer\u00ebt ham\u00eb<br \/>\nbalt\u00ebn e k\u00ebnetave,<br \/>\nTi u k\u00ebndon serenata<br \/>\nrrug\u00ebve t\u00eb Mosk\u00ebs,<br \/>\nNatashave, Tatjanave,<br \/>\nKatjenkave,<br \/>\nKur ne t\u00eb tjer\u00ebt ham\u00eb<br \/>\nplumbat e mashinkave<br \/>\nMe kadifen\u00eb e poemave t\u00eb<br \/>\ntua t\u00eb kopjuara<br \/>\nTi u jep xhel\u00e1 \u00e7izmeve t\u00eb<br \/>\nxhelat\u00ebve,<br \/>\n\u00e7izme t\u00eb r\u00ebnda me gozhda<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrgjakura<br \/>\nq\u00eb shkel\u00ebn mbi fytyrat<br \/>\ntona t\u00eb masakruara.<br \/>\nTi vinje nga sallonet e<br \/>\naristokracis\u00eb s\u00eb kuqe,<br \/>\nVinje nga \u201cDasma\u201d i<br \/>\ndehur me lavdi,<br \/>\nUn\u00eb vija drejt nga zemra e<br \/>\npopullit,<br \/>\nVinja nga varrimi i babait<br \/>\nt\u00eb pushkatuar,<br \/>\nVinja nga varrimi i liris\u00eb<br \/>\ns\u00eb kombit.<br \/>\nNe u ndesh\u00ebm n\u00eb err\u00ebsir\u00eb<br \/>\nSi dy re, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me stuhi,<br \/>\nPor q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb<br \/>\nmir\u00eb<br \/>\nQ\u00eb shenja e furis\u00eb sime<br \/>\ns\u2019ishe ti:<br \/>\nUn\u00eb u ndesha atje me<br \/>\ntiranin\u00eb<br \/>\nHodha jet\u00ebn time n\u00eb<br \/>\nkthetrat e ujq\u00ebrve<br \/>\nDhe u shikova me vdekjen<br \/>\ntime sy m\u00eb sy\u201d.<\/p>\n<p>Ja si shkruante Bilali te revista e tij \u201cKrahu i Shqiponj\u00ebs\u201d m\u00eb shtator 1981: \u201cKa pasur p\u00ebrjashtime nga ky rregull? Ka pasur nj\u00eb p\u00ebrjashtim, poetin reaksionar dhe shoven Gjergj Fisht\u00ebn. Dhe ishte pik\u00ebrisht antiserbomalazez shovinizmi i tij. Por \u00e7\u2019b\u00ebri kultura shqiptare m\u00eb k\u00ebt\u00eb poet? Ajo e quajti p\u00ebrher\u00eb at\u00eb mish t\u00eb huaj t\u00eb saj dhe m\u00eb 1944 Shqip\u00ebria e re e ndaloi vepr\u00ebn e tij. Pas vitit 1948 shum\u00eb here marr\u00ebdh\u00ebniet me Jugosllavin\u00eb u acaruan, por asnj\u00ebher\u00eb kultura jon\u00eb nuk thirri n\u00eb sh\u00ebrbim shovinizmi antiserb t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs dhe as ka nd\u00ebrmend ta th\u00ebrras\u00eb kurr\u00eb at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>EPILOG<\/p>\n<p>Bilal Xhaferi ishte nj\u00eb meteor e i till\u00eb do t\u00eb ngel\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e njohin artin e let\u00ebrsis\u00eb, jeta e tij qe e mbushur me dhimbje prej nj\u00eb sistemi, i cili shkaktoi dhimbje n\u00eb gjith\u00eb zemrat e popullit shqiptar. Ai arriti t\u00eb shprehte brend\u00ebsin\u00eb e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb tij, arriti t\u00eb tregonte aft\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb at\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet dinte t\u00eb b\u00ebnte m\u00eb mir\u00eb gjenia e tij, arriti t\u00eb q\u00ebndronte besnik ndaj atdheut t\u00eb tij, arriti t\u00eb ishte i ve\u00e7ante, arriti t\u2019i tregonte bot\u00ebs \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb burgun m\u00eb t\u00eb madh me tre milion\u00eb njer\u00ebz at\u00ebher\u00eb kur askush nuk fliste. Arriti t\u2019i b\u00ebnte k\u00ebto para se t\u2019i merrnin jet\u00ebn. E p\u00ebr aq koh\u00eb sa vdekja e tij ngeli nj\u00eb mister, e v\u00ebrteta e tij do mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb episod i paplot\u00eb i zhytur n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e atyre q\u00eb shkel\u00ebn mbi kufomat e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shndritur sot.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebri 1976<br \/>\nVend i vog\u00ebl,<br \/>\nKoh\u00eb e vog\u00ebl,<br \/>\nRracion i vog\u00ebl.<br \/>\n***<br \/>\nErr\u00ebsir\u00eb e madhe,<br \/>\nFrik\u00eb e madhe,<br \/>\nMjerim i madh.<br \/>\n***<br \/>\nDhe rrug\u00ebve t\u00eb atdheut,<br \/>\nSi kukuvajka n\u00ebn h\u00ebn\u00eb<br \/>\nLeh dhe ul\u00ebrin<br \/>\nGazi 69.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/arratisja-e-bilal-xhaferit-me-1969-n-dokumenti-i-fecor-shehut-eliminimi-ne-cikago-nga-sigurimi-shenimi-qe-la-ne-leter\/\">Arratisja e Bilal Xhaferit m\u00eb 1969-n, dokumenti i Fe\u00e7or Shehut. Eliminimi n\u00eb \u00c7ikago nga Sigurimi! Sh\u00ebnimi q\u00eb la n\u00eb let\u00ebr<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>HYQMET ZANE Koh\u00eb pas kohe ka pasur tendenca t\u00eb orientuara nga nj\u00eb dor\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur balt\u00eb mbi figur\u00ebn dhe personalitetin e shkrimtarit t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, Bilal Xhaferi. Nuk dua t\u00eb b\u00ebj krahasime, por kur kam pasur mund\u00ebsin\u00eb, i kam pyetur t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb 25 vjet m\u00eb par\u00eb kur punoja n\u00eb TV \u201cDardan\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38974","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38974\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}