{"id":38939,"date":"2025-09-05T09:48:19","date_gmt":"2025-09-05T09:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/policia-e-shtetit-publikon-planin-e-masave-per-sigurine-ne-shkolla-prani-policore-dhe-kontrolle-te-shtuara-ne-te-gjithe-vendin\/"},"modified":"2025-09-05T09:48:19","modified_gmt":"2025-09-05T09:48:19","slug":"policia-e-shtetit-publikon-planin-e-masave-per-sigurine-ne-shkolla-prani-policore-dhe-kontrolle-te-shtuara-ne-te-gjithe-vendin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/policia-e-shtetit-publikon-planin-e-masave-per-sigurine-ne-shkolla-prani-policore-dhe-kontrolle-te-shtuara-ne-te-gjithe-vendin\/","title":{"rendered":"Policia e Shtetit publikon planin e masave p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla: Prani policore dhe kontrolle t\u00eb shtuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin"},"content":{"rendered":"<p>Me rastin e fillimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka hartuar dhe ka nisur zbatimin e nj\u00eb plani t\u00eb detajuar masash p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Rendit Publik, Drejtues Agron \u00c7eli, b\u00ebri t\u00eb ditur se masat jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb urdhri t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb nxjerr\u00eb nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d dhe Paket\u00ebn p\u00ebr Sigurin\u00eb n\u00eb Shkolla.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7elit, plani parashikon angazhimin e t\u00eb gjitha strukturave t\u00eb policis\u00eb n\u00eb nivel qendror dhe vendor, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Policit\u00eb Bashkiake, oficer\u00ebt e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, drejtuesit e institucioneve arsimore, bordet e prind\u00ebrve dhe aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sistemin arsimor.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, m\u00eb 8 shtator, por edhe p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit shkollor, pritet nj\u00eb prani e shtuar e forcave t\u00eb rendit n\u00eb mjediset p\u00ebrreth shkollave. Komisariatet dhe stacionet e policis\u00eb do t\u00eb angazhojn\u00eb punonj\u00ebsit e territorit, Policin\u00eb n\u00eb Komunitet, Patrull\u00ebn e P\u00ebrgjithshme, Forc\u00ebn e Posa\u00e7me \u201cShqiponja\u201d, Policin\u00eb Rrugore dhe Policin\u00eb Kriminale, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbar\u00ebvajtjen e procesit m\u00ebsimor dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do fenomen q\u00eb cenon sigurin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve dhe stafit m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fokus i ve\u00e7ant\u00eb do t\u2019i kushtohet siguris\u00eb rrugore. Policia Rrugore do t\u00eb monitoroj\u00eb akset pran\u00eb shkollave, sidomos ato t\u00eb vendosura pran\u00eb rrug\u00ebve kryesore. Do t\u00eb kryhen kontrolle rigoroze p\u00ebr drejtuesit e mjeteve q\u00eb transportojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb testet p\u00ebr alkool dhe kontrollin teknik t\u00eb automjeteve. Po ashtu, do t\u00eb vendoset sinjalistik\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb disiplinuar l\u00ebvizjen e automjeteve dhe k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb bashk\u00ebpunim me AKU-n\u00eb, Inspektoratin Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor dhe pushtetin vendor, do t\u00eb nd\u00ebrmerren masa p\u00ebr mbylljen apo largimin e pikave t\u00eb tregtis\u00eb q\u00eb shesin pije alkoolike ose produkte ushqimore t\u00eb skaduara pran\u00eb shkollave, t\u00eb cilat shpeshher\u00eb jan\u00eb burim konfliktesh apo veprimtarish t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, oficer\u00ebt e Policimit n\u00eb Komunitet dhe ndihm\u00ebsit n\u00eb zon\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm me drejtuesit e shkollave dhe oficer\u00ebt e siguris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb monitoruar \u00e7do informacion t\u00eb mundsh\u00ebm mbi fenomene si bullizmi, dhuna, mbajtja e sendeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme apo veprimtari t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve. Kontrollet n\u00eb hyrjet e shkollave do t\u00eb kryhen n\u00eb bashk\u00ebpunim me rojet e siguris\u00eb dhe stafin m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>Strukturat e Policis\u00eb Kriminale, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb intensifikojn\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr parandalimin e \u00e7do ngjarjeje t\u00eb mundshme kriminale q\u00eb lidhet me ambientet shkollore. K\u00ebto struktura do t\u00eb grumbullojn\u00eb informacion dhe do t\u00eb veprojn\u00eb me q\u00ebllim identifikimin dhe ndalimin e individ\u00ebve q\u00eb paraqesin rrezik p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit apo stafin.<\/p>\n<p>Policia ka paralajm\u00ebruar gjithashtu se do t\u00eb nd\u00ebshkohen \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr njoftime t\u00eb rreme apo telefonata q\u00eb shkaktojn\u00eb panik, duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me Prokurorin\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe nd\u00ebshkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me institucionet arsimore dhe organizatat q\u00eb merren me edukimin, do t\u00eb zhvillohen aktivitete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb shkolla dhe ambiente t\u00eb Policis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rritur nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin mbi sigurin\u00eb, rreziqet nga droga, arm\u00ebt, dhuna dhe krimet kibernetike. Gjithashtu, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb SCPA p\u00ebr reduktimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb drogave, alkoolit dhe duhanit, specialist\u00ebt e Policimit n\u00eb Komunitet do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb or\u00eb m\u00ebsimore edukative n\u00eb shkollat 9-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Policia ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb zhvilloj\u00eb analiza t\u00eb rregullta p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar masat dhe p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7do problem q\u00eb mund t\u00eb paraqitet, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me drejtuesit e shkollave dhe pushtetin vendor.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb deklarat\u00ebs, Drejtues \u00c7eli u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve dhe prind\u00ebrve q\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb \u00e7do shqet\u00ebsim apo dyshim n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, p\u00ebr t\u00eb parandaluar \u00e7do veprim q\u00eb mund t\u00eb rrezikoj\u00eb sigurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e Shtetit garanton nj\u00eb angazhim maksimal p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vit shkollor t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe stafet m\u00ebsimore. Mos ngurroni t\u00eb bashk\u00ebpunoni me punonj\u00ebsit tan\u00eb p\u00ebr \u00e7do shqet\u00ebsim q\u00eb keni,\u201d \u2013 p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/policia-e-shtetit-publikon-planin-e-masave-per-sigurine-ne-shkolla-prani-policore-dhe-kontrolle-te-shtuara-ne-te-gjithe-vendin\/\">Policia e Shtetit publikon planin e masave p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla: Prani policore dhe kontrolle t\u00eb shtuara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e fillimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor 2025-2026, Policia e Shtetit ka hartuar dhe ka nisur zbatimin e nj\u00eb plani t\u00eb detajuar masash p\u00ebr garantimin e rendit dhe siguris\u00eb publike n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Rendit Publik, Drejtues Agron [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38939","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38939","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38939"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38939\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38939"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38939"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38939"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}