{"id":38937,"date":"2025-09-05T09:48:18","date_gmt":"2025-09-05T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/edeni-i-rames-dhe-mandati-i-katert-i-pushtetit\/"},"modified":"2025-09-05T09:48:18","modified_gmt":"2025-09-05T09:48:18","slug":"edeni-i-rames-dhe-mandati-i-katert-i-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/edeni-i-rames-dhe-mandati-i-katert-i-pushtetit\/","title":{"rendered":"Edeni i Ram\u00ebs dhe mandati i kat\u00ebrt i pushtetit"},"content":{"rendered":"<p>Nga estetika e pushtetit, te integriteti e dinjiteti, deri te prova e madhe n\u00ebse Edeni i Ram\u00ebs do t\u00eb mbetet demokraci apo autokraci Singapori.<\/p>\n<p><strong>Nga Baton Haxhiu<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>E p\u00ebrcolla dhe e shikova intervist\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb Opinion.<br \/>\nNuk ishte nj\u00eb rr\u00ebfim i zakonsh\u00ebm politik, por nj\u00eb shfaqje e menduar me kujdes p\u00ebr t\u00eb projektuar at\u00eb q\u00eb ai do ta quante mandati i kat\u00ebrt si koncept. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb intervista u b\u00eb n\u00eb Kopshtin e Edenit, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb ngritur jo vet\u00ebm si hap\u00ebsir\u00eb estetike, por si metafor\u00eb politike. P\u00ebrmes k\u00ebtij peizazhi t\u00eb kuruar, ai i dha shikuesit perceptimin se Shqip\u00ebria e tij \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs logjik\u00eb, integritet qeveris\u00ebs, dinjitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe imazh i kuruar me kujdes.<\/p>\n<p>Rama e shpjegoi se ministrit\u00eb nuk duhet t\u00eb merren m\u00eb me tendera, por me politika. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korrigjim i kahersh\u00ebm i logjik\u00ebs shqiptare t\u00eb pushtetit, ku \u00e7do dikaster shnd\u00ebrrohej n\u00eb port\u00eb financiare e jo n\u00eb laborator politikash. Dilema \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky model do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb praktik\u00eb ku ministrat me p\u00ebrvoj\u00eb mund t\u00eb humbasin terrenin ku kan\u00eb ushtruar pushtet real, nd\u00ebrsa ministrat e rinj, q\u00eb Rama i sheh si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb integritetit dhe estetik\u00ebs, mund t\u00eb p\u00ebrplasen me rezistenc\u00ebn e nj\u00eb administrate q\u00eb nuk ndryshon me metafora. P\u00ebrpar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se ky ndarje e qart\u00eb midis politik\u00ebs dhe financ\u00ebs krijon nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb re nga korrupsioni, n\u00ebse v\u00ebrtet zbatohet.<\/p>\n<p>N\u00eb b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rr\u00ebfimi q\u00ebndron turizmi. Rama e sheh turizmin si pasqyr\u00eb t\u00eb imazhit komb\u00ebtar. Ai p\u00ebrmendi emra pushtetar\u00ebsh dhe miliarder\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb zgjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar. N\u00eb vizionin e tij, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht ekonomi, por legjitimim nd\u00ebrkomb\u00ebtar i pushtetit. Dilema q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb kjo, turizmi i rritur nuk mund t\u00eb mbuloj\u00eb plag\u00ebt strukturore t\u00eb ekonomis\u00eb, q\u00eb mbeten t\u00eb varura nga remitancat dhe importet. Por p\u00ebrpar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e dukshme sepse Shqip\u00ebria po b\u00ebhet dhe \u00ebsht\u00eb histori suksesi n\u00eb Ballkan, nj\u00eb vend q\u00eb tregon se edhe e vogla mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb kapital dhe kuriozitet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element i ri ishte industria ushtarake. Prodhimi i dron\u00ebve dhe teknologjive mbrojt\u00ebse shfaqet si nj\u00eb ambicie e madhe p\u00ebr nj\u00eb vend pa industri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb synon t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb identitetin shtet\u00ebror, duke e lidhur Shqip\u00ebrin\u00eb me teknologjit\u00eb e s\u00eb ardhmes. Por dilema \u00ebsht\u00eb n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e realizueshme n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kapitalit dhe dijes lokale. P\u00ebrpar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb te perceptimi se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm vend turistik, por edhe aktor teknologjik e strategjik, edhe n\u00ebse p\u00ebrmasa e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij prodhimi mbetet e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia u shfaq\u00ebn si projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rama premtoi se ato do t\u00eb lidhen me standarde t\u00eb huaja, jo me rrjetet e vjetra t\u00eb tender\u00ebve vendor\u00eb. K\u00ebtu shfaqet nj\u00eb tjet\u00ebr kontrast: d\u00ebshira p\u00ebr integritet nga nj\u00ebra an\u00eb dhe realiteti i munges\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesve e mjek\u00ebve nga ana tjet\u00ebr. P\u00ebrpar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb q\u00eb duke i lidhur k\u00ebto fusha me projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ai i jep nj\u00eb dimension t\u00eb ri besueshm\u00ebris\u00eb. Dilema \u00ebsht\u00eb se qytetari i zakonsh\u00ebm nuk jeton me projekt, por me shkoll\u00ebn e lagjes dhe spitalin ku mungojn\u00eb barnat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr risi ishte intelegjenca artificiale si instrument i sistemit t\u00eb prokurimit. Rama e p\u00ebrmendi k\u00ebt\u00eb jo vet\u00ebm si teknologji, por si filozofi t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb. Si nj\u00eb algorit\u00ebm pa interesa personale q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb proceset e ndjeshme financiare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzier mitin e transparenc\u00ebs digjitale me qeverisjen reale. Dilema q\u00ebndron n\u00ebse kjo mund t\u00eb b\u00ebhet pa deformuar funksionet e shtetit dhe pa mbivendosur pushtetin mbi nj\u00eb teknologji q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb e brisht\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi e perceptimit kur Rama lidhet me fjal\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb dekad\u00ebs, inteligjenc\u00ebn artificiale.<\/p>\n<p>Intervista ishte pra nj\u00eb ese vizuale ku Rama p\u00ebrpiqej t\u00eb tregonte se pushteti i tij nuk \u00ebsht\u00eb konsumuar, por \u00ebsht\u00eb transformuar n\u00eb nj\u00eb estetik\u00eb qeveris\u00ebse. Simboli i Edenit nuk ishte dekor, por nj\u00eb mesazh p\u00ebr shikuesin se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me k\u00ebt\u00eb kopsht, e kuruar, e rregulluar, me shije, me integritet. Por dilema m\u00eb e madhe mbetet e pazgjidhur: a mundet q\u00eb kjo Shqip\u00ebri simbolike t\u00eb p\u00ebrputhet me Shqip\u00ebrin\u00eb reale t\u00eb plehrave,(edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Pik\u00ebrisht Golemi q\u00eb ai p\u00ebrmendi ka probleme serioze me uj\u00ebra t\u00eb zeza dhe plehra pa fund) ikjes s\u00eb t\u00eb rinjve dhe munges\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimeve baz\u00eb?<\/p>\n<p>U pa qart\u00eb se mandati i kat\u00ebrt i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar politik\u00ebn n\u00eb nj\u00eb art t\u00eb pushtetit, ku imazhi dhe integriteti b\u00ebhen instrumente t\u00eb qeverisjes. Por suksesi i tij nuk do t\u00eb matet n\u00eb Eden, as n\u00eb projekte dron\u00ebsh, as n\u00eb algoritme, por n\u00ebse qytetari do ta ndjej\u00eb k\u00ebt\u00eb estetik\u00eb t\u00eb pushtetit n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme. Rilindja urbane e arriti q\u00ebllimin dhe e ndryshoi shijen shqiptare. <\/p>\n<p>N\u00eb fund, mandati i kat\u00ebrt i Ram\u00ebs mb\u00ebshtetet mbi tri shtylla q\u00eb ai i ngre si gur\u00eb themeli: integritetin qeveris\u00ebs, shijen estetike dhe dinjitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ministrat dhe projektet e tij nuk jan\u00eb thjesht rotacion administrativ, por pjes\u00eb e nj\u00eb narrative ku pushteti duhet t\u00eb duket i past\u00ebr dhe i bukur, nj\u00ebsoj si peizazhi i Edenit ku ai zgjodhi t\u00eb fliste. Historia e njeh k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb me kryeministrin Lee Kuan Yew qe ktheu Singaporin nga nj\u00eb port i rr\u00ebmujsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pasuris\u00eb dhe disiplin\u00ebs, ku moderniteti dhe integriteti shtet\u00ebror u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb identiteti komb\u00ebtar. Por modeli i Singaporit ishte i mb\u00ebshtetur mbi autoritariz\u00ebm. Pyetja q\u00eb ngrihet p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ai mund ta mbaj\u00eb shijen, integritetin dhe dinjitetin si busull t\u00eb qeverisjes, por pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb tundimin e nj\u00eb autokracie singaporiane. Dhe k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do Rama, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duan edhe shqiptar\u00ebt: nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb t\u00eb ngjan me Edenin, por q\u00eb t\u00eb mbetet brenda demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/edeni-i-rames-dhe-mandati-i-katert-i-pushtetit\/\">Edeni i Ram\u00ebs dhe mandati i kat\u00ebrt i pushtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga estetika e pushtetit, te integriteti e dinjiteti, deri te prova e madhe n\u00ebse Edeni i Ram\u00ebs do t\u00eb mbetet demokraci apo autokraci Singapori. Nga Baton Haxhiu E p\u00ebrcolla dhe e shikova intervist\u00ebn e Ram\u00ebs n\u00eb Opinion. Nuk ishte nj\u00eb rr\u00ebfim i zakonsh\u00ebm politik, por nj\u00eb shfaqje e menduar me kujdes p\u00ebr t\u00eb projektuar at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38937","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38937"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38937\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}