{"id":38907,"date":"2025-09-05T07:48:20","date_gmt":"2025-09-05T07:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/tigrin-prej-letre-e-gjeni-vecse-ne-kine\/"},"modified":"2025-09-05T07:48:20","modified_gmt":"2025-09-05T07:48:20","slug":"tigrin-prej-letre-e-gjeni-vecse-ne-kine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/05\/tigrin-prej-letre-e-gjeni-vecse-ne-kine\/","title":{"rendered":"Tigrin prej letre e gjeni ve\u00e7se ne Kin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Edvin Kulluri<\/strong><\/p>\n<p>Samiti q\u00eb u mbajt n\u00eb datat 31gusht dhe 1 shtator \u00a0n\u00eb Pekin me pjeses\u00ebmarrjen e Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Kores\u00eb s\u00eb Veriut, Indis\u00eb e disa v\u00ebndeve t\u00eb \u201cjugut global\u201d, ka ngjallur pasiguri dhe frik\u00eb n\u00eb disa qarqe mediatike e politike n\u00eb per\u00ebndim. N\u00eb mes t\u00eb tentativave p\u00ebr negociata paqeje mes SHBA, BE, Ukrain\u00ebs e Rusis\u00eb, takimi i Pekinit nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb episod i p\u00ebrpjekjes s\u00eb njohur pothuaj 4 vjecare t\u00eb Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Iranit e Kores\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr nj\u00eb rend t\u00eb ri bot\u00ebror multipolar. N\u00eb mes dy blloqeve, atij per\u00ebndimor demokratik t\u00eb udh\u00ebhequr nga SHBA e atij Euro-Aziatik t\u00eb udh\u00ebhequr nga Kina e Rusia, jan\u00eb vendosur dhe disa shtete si India, Afrika e Jugut etj., t\u00eb cil\u00ebt po kerkojn\u00eb edhe ata nj\u00eb vend n\u00eb tryez\u00ebn e madhe t\u00eb \u201cbot\u00ebs s\u00eb re\u201d. Ky bllok i quajtur \u201cjugu global\u201d, q\u00eb isht\u00eb bashkuar BRICS n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb rreshtuar as me \u00a0nj\u00ebr\u00ebn apo tjetr\u00ebn pal\u00eb, por k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb sken\u00ebn e madhe, duke nisur q\u00eb nga K\u00ebshilli i Sigurimit n\u00eb \u00a0OKB e deri n\u00eb nj\u00eb G-20 t\u00eb mundshme q\u00eb do z\u00ebvend\u00ebsonte G-7, megjith\u00ebse G-7 \u00ebsht\u00eb vecse nj\u00eb organizim informal. K\u00ebto v\u00ebnde nuk jan\u00eb linj\u00ebzuar me asnj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb po shfryt\u00ebzojn\u00eb rivalitetin mes dy pal\u00ebve p\u00ebr z\u00ebn\u00eb v\u00ebndin e tyre. Por natyrisht q\u00eb tensioni mes per\u00ebndimit dhe lindjes p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga dy blloqet kryesore e jo nga jugu global. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb konjuktur\u00eb rivaliteti thuajse antagonist, megjith\u00ebse ende n\u00eb nivel retorike apo konfliktesh rajonale, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se tektonika bot\u00ebrore ka p\u00ebsuar disa l\u00ebkundje. \u00a0Dhe zyrtarisht ky rivalitet ka nisur q\u00eb me deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt mes Xi-Ping dhe Putin, vet\u00ebm 3 jav\u00eb para nisjes s\u00eb agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, n\u00eb 2022. Pra samiti i Pekinit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb episod, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shfaqjet dramatike t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb luftrat n\u00eb zhvillim n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ringjallur tensionet n\u00eb nivel global mes fuqive \u00ebsht\u00eb bindja q\u00eb ka krijuar kryesisht Kina se \u00ebsht\u00eb rritur nga fuqi rajonale n\u00eb nj\u00eb fuqi globale. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr. Nd\u00ebrsa Rusia po ashtu po vet\u00ebsugjestionohet si t\u00eb jet\u00eb ringjallur ish Bashkimi Sovjetik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga gjysma e Evrop\u00ebs q\u00eb kishte n\u00ebn influenc\u00ebn e vet e ish republikat e Azis\u00eb Q\u00ebndrore q\u00eb i p\u00ebrfshiu n\u00eb BS gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, tashm\u00eb ka 3 vjet q\u00eb ka pushtuar vet\u00ebm 20% t\u00eb territorit t\u00eb Ukrain\u00ebs me nj\u00eb kosto shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb njrezore, ushtarake e ekonomike. Aq sa ju desh\u00ebn ushtar\u00ebt e Kim Jongut \u201ct\u00eb marr\u00eb borxh\u201d p\u00ebr t\u00eb avancuar dicka n\u00eb linj\u00ebn e luftimit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb, Putini i falenderoi publikisht koreano-verior\u00ebt p\u00ebr heroizmin e treguar n\u00eb betejat n\u00eb prapavij\u00eb e frontit t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb disa fshatra t\u00eb Rusis\u00eb jugore, t\u00eb pushtuara nga ushtria ukrainase! Cfar\u00eb arritjeje!!! Por historia nuk mbaron k\u00ebtu. Vecse fillon. Pasi nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh videot e parad\u00ebs s\u00eb ushtris\u00eb kineze, e tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh seriozisht\u00a0 ndryshimin e rendit bot\u00ebror unilateral sipas Kin\u00ebs e Rusis\u00eb! E kjo k\u00ebrkon nj\u00eb analiz\u00eb e jo parrulla apo parada!<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>S\u00eb pari duhet th\u00ebn\u00eb se rendi bot\u00ebror nuk ndryshohet m\u00eb deklarata,\u00a0 parada apo konflikte lokale si ai n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Izrael. Por me forc\u00eb n\u00eb nivel global! Pra me luft\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrplasje ushtarake e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb mes vet\u00eb fuqive. Por a kan\u00eb boshti Kin\u00eb-Rusi fuqi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb armatosur me SHBA dhe aleat\u00ebt e tyre n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me q\u00ebllimin e shpallur t\u00eb ndryshimit t\u00eb arkitektur\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare? Dhe mbi t\u00eb gjitha, sa shanse kan\u00eb ta fitojn\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb till\u00eb konvencionale n\u00ebse SHBA dhe aleat\u00ebt e tyre nuk d\u00ebgjojn\u00eb k\u00ebrkesat e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb boshtit sfidues? T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb k\u00ebmi p\u00ebr aq sa vlejn\u00eb, na cojn\u00eb drejt p\u00ebrgjigjes thuajse t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb: JO! Biles jemi shum\u00eb larg pritshm\u00ebrive t\u00eb Kin\u00ebs e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari vet\u00ebm SHBA pa llogaritur aleat\u00ebt e tyre, jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb fitojn\u00eb cdo konflikt t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 5 dekadat e ardhshme n\u00eb cdo cep t\u00eb rruzullit. Mjafton t\u00eb shihet numri i bazave ushtarake amerikane nga Japonia e Korea e Jugut, apo Paq\u00ebsori e deri n\u00eb Lindjen e Mesme, Evrop\u00eb e Afrik\u00eb. Sa p\u00ebr kontinentet amerikane nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr koment! E natyrisht q\u00eb aspektet e levizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ushtris\u00eb amerikan\u00eb ne mjete e njer\u00ebz si t\u00eb forcave tok\u00ebsore, detare e atyre ajrore apo dhe kapacitetet godit\u00ebse nga ajri n\u00eb distanca shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, jan\u00eb avantazhe t\u00eb dukshme dhe t\u00eb provuara. SHBA mund t\u00eb spostojn\u00eb n\u00eb pak dit\u00eb mij\u00ebra avion\u00eb bombardues sulmues, stealth e shum\u00ebrol\u00ebsh n\u00eb cdo cep t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebrmes 11 aeroplanmbajt\u00ebsve aktive q\u00eb disponojn\u00eb. Nd\u00ebrsa rival\u00ebt e tyre akoma \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb aeroplambajt\u00ebsen e tret\u00eb, c\u2019ka e limiton shum\u00eb fuqin\u00eb e tyre godit\u00ebse p\u00ebrtej zon\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb influenc\u00ebs! Rasti m\u00eb i fresk\u00ebt ishte goditja e bunker\u00ebve n\u00eb Iran, ku forca ajrore amerikane p\u00ebrmbushi nj\u00eb mision t\u00eb suksessh\u00ebm bombardimi n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb prej af\u00ebrsisht 10 mij\u00eb kilometrash. Por SHBA, kan\u00eb edhe shum\u00eb vantazhe t\u00eb tjera si teknologjike e po aq industriale. Mjafton t\u00eb shihet se sa shpenzojn\u00eb p\u00ebr K\u00ebrkimin Shkencor p\u00ebr t\u00eb kuptuar se SHBA jan\u00eb disa hapa para t\u00eb tjer\u00ebve. Pa llogaritur bashk\u00ebpunimin civilo-ushtarak e sistemet e komunikimit satelitor n\u00eb t\u00eb cilat SHBA jan\u00eb leader absolut.\u00a0 T\u00eb gjitha k\u00ebto kapacitete e t\u00eb tjera jan\u00eb produkt i nj\u00eb buxheti ushtarak thuajse 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb SHBA kundrejt atij t\u00eb Kin\u00ebs e Rusis\u00eb s\u00eb bashku. Dhe e fundit por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia, pozicioni gjeostrategjik\u00a0 q\u00eb e b\u00ebn thuajse t\u00eb papushtueshme fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dob\u00ebsite gjeografike t\u00eb Kin\u00ebs e Rusis\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura prej shekujsh.<\/p>\n<p>Kina dhe Rusia jan\u00eb njohura me keto avntazhe t\u00eb SHBA-ve. Faktet tregojn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, q\u00eb ato nuk kan\u00eb treguar\u00a0 n\u00eb k\u00ebto vite se jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb kryejn\u00eb operacione ushtarake\u00a0 p\u00ebrtej zonave q\u00eb v\u00ebrtiten rreth kufijve t\u00eb tyre. Kina jo e jo, por as Rusia q\u00eb gjith\u00ebsesi ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb lufte dhe nj\u00eb trashegimi t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve ushtarake q\u00eb nga Lufta e Ftoht\u00eb si n\u00eb Hungari e Afganistan. Kur tentuan t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin SHBA p\u00ebrmes raketave\u00a0 balistike n\u00eb Kub\u00eb n\u00eb Kriz\u00ebn e Gjirit t\u00eb Derrave, Hrushovi d\u00ebshtoi me sukses! Rus\u00ebt n\u00eb 15 vitet e fundit kryesisht kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebrmes grupit \u00cbagner duke ndihmuar disa qeveri anti-per\u00ebndimore n\u00eb Lindjen e Mesme e Afrik\u00eb n\u00eb konfliktet e tyre t\u00eb brendshme. Por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr ta konsideruar veten rival t\u00eb SHBA n\u00eb rang global. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbash Asadin n\u00eb pushtet e tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb pushtosh nj\u00eb aleat t\u00eb SHBA. Shk\u00ebrmoqja e p\u00ebrpjekjes s\u00eb Iranit dhe proxy-ve t\u00eb vet p\u00ebr t\u00eb goditur Izraelin q\u00eb nga 7 tetori i 2023, tregon qart\u00eb se tentativa p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar SHBA dhe aleat\u00ebt e tyre u shkrumbua plot\u00ebsisht. Ajo cfar\u00eb ka mbetur \u00ebsht\u00eb rezistenca e Hamasit dhe Houthi n\u00eb Yemen, c\u2019ka nuk p\u00ebrfa\u00ebsojn\u00eb m\u00eb nj\u00eb rrezik iminent p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Izraelit.<\/p>\n<p>E p\u00ebr ti v\u00ebn\u00eb kapak k\u00ebtij diskutimi duhet t\u00eb marrim parasysh dhe indekset ekonomike t\u00eb dy blloqeve. Vet\u00ebm SHBA e BE e kan\u00eb Prodhim Komb\u00ebtar Bruto n\u00eb 2024 rreth 48 trilion\u00eb dollar\u00eb, krahasuar me rreth 22 trilion\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs e Rusis\u00eb t\u00eb marra s\u00eb bashku. E k\u00ebtu nuk po fusim ekonomit\u00eb e vendeve aleate nga Kanadaja deri n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, Japonia apo Izraeli q\u00eb do e b\u00ebnin diferenc\u00ebn akoma m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00eb pothuaj 1:2.5. Dhe mos harrojm\u00eb se aleat\u00eb rreth e p\u00ebrqark Kin\u00ebs e Rusis\u00eb, SHBA kan\u00eb e gjejn\u00eb me boll\u00ebk p\u00ebr sa koh\u00eb shum\u00eb v\u00ebnde ndihen t\u00eb rrezikuar nga ambiciet ekspansioniste t\u00eb dy vendeve autokratike.<\/p>\n<p>Ndaj p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, shanset q\u00eb parada ushtarake n\u00eb Pekin q\u00eb u abandonua nga gjysma e t\u00eb ftuarve, t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real p\u00ebrtej videove n\u00eb Youtube e Tik-Tok, jan\u00eb thuajse zero. Por ka dicka q\u00eb n\u00eb thelb mund t\u00eb merret parasysh n\u00eb muajt e vitet ne vijim. Kina e Rusia nuk jan\u00eb ato t\u00eb 20 apo 30 viteve m\u00eb par\u00eb. Ato kan\u00eb p\u00ebrjetuar nj\u00eb far\u00eb rritjeje \u00a0ekonomike e kapacitetesh ushtarake q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb u ka rritur edhe ambiciet n\u00eb nivel rajonal. Por kalimi nga fuqi rajonale n\u00eb pal\u00eb t\u00eb barabarta globale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb multipolaritet, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hendek shum\u00eb t\u00eb madh. Ndaj paniku virtual q\u00eb vjen si pasoj\u00eb kryesisht e propagand\u00ebs, q\u00eb autokratcit\u00eb e p\u00ebrdorin mjesht\u00ebrisht, mbetet kryesisht virtual. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mesazhi ironik drejtuar Xi-Ping n\u00eb rrjetin Truth Social i Presidentit Trump,\u00a0 \u201ct\u00eb fala Kim Jongut e Vladimit Putinit\u201d, \u00ebsht\u00eb pasqyra m\u00eb e mir\u00eb e raportit real t\u00eb forcave. N\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb Xi-Ping dhe partner\u00ebt e tij ta kujtojn\u00eb shprehjen e shokut Mao \u201cimperialist\u00ebt jan\u00eb tig\u00ebr prej letre\u201d, duke ju drejtuar vetes pik\u00ebs\u00ebpari. A e b\u00ebjn\u00eb dot k\u00ebt\u00eb autokrat\u00ebt, prat \u00eb reflektojn\u00eb? Tradicionalisht jo pasi vendimet n\u00eb autokraci merren t\u00eb papjekura p\u00ebr shka t\u00eb diktatit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e jo konsultimit demokratik. Por kinez\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, jan\u00eb atipik\u00eb. Pragmatist\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha nuk kan\u00eb p\u00ebrfaqsuar as n\u00eb koh\u00ebt e shk\u00eblqimit t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tyre nj\u00eb perandori ekspansioniste. Ndaj t\u00eb shohim se cdo ndodh\u00eb. Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Lufta fitohet me fuqi e jo me propagand\u00eb! K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb studiot televizive duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb oraret e st\u00ebrgjatura t\u00eb transmetimit e duhen paguar shum\u00eb njerez p\u00ebr analiza t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, le t\u00eb themi se ekziston nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim retorik p\u00ebr konflikt bot\u00ebror. Por vet\u00ebm kaq ama!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/tigrin-prej-letre-e-gjeni-vecse-ne-kine\/\">Tigrin prej letre e gjeni ve\u00e7se ne Kin\u00eb!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edvin Kulluri Samiti q\u00eb u mbajt n\u00eb datat 31gusht dhe 1 shtator \u00a0n\u00eb Pekin me pjeses\u00ebmarrjen e Kin\u00ebs, Rusis\u00eb, Kores\u00eb s\u00eb Veriut, Indis\u00eb e disa v\u00ebndeve t\u00eb \u201cjugut global\u201d, ka ngjallur pasiguri dhe frik\u00eb n\u00eb disa qarqe mediatike e politike n\u00eb per\u00ebndim. N\u00eb mes t\u00eb tentativave p\u00ebr negociata paqeje mes SHBA, BE, Ukrain\u00ebs e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38907","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38907\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}