{"id":38852,"date":"2025-09-04T18:48:37","date_gmt":"2025-09-04T18:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/04\/ambasadoret-e-huaj-i-shkojne-ne-takim-kryetarit-te-ri-te-parlamentit-te-kosoves-zbardhen-diskutimet\/"},"modified":"2025-09-04T18:48:37","modified_gmt":"2025-09-04T18:48:37","slug":"ambasadoret-e-huaj-i-shkojne-ne-takim-kryetarit-te-ri-te-parlamentit-te-kosoves-zbardhen-diskutimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/04\/ambasadoret-e-huaj-i-shkojne-ne-takim-kryetarit-te-ri-te-parlamentit-te-kosoves-zbardhen-diskutimet\/","title":{"rendered":"Ambasador\u00ebt e huaj i shkojn\u00eb n\u00eb takim kryetarit t\u00eb ri t\u00eb parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, zbardhen diskutimet"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian n\u00eb Prishtin\u00eb kan\u00eb takuar t\u00eb enjten kryetarin e porsazgjedhur t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Dimal Basha, me t\u00eb cilin, mes tjerash, kan\u00eb biseduar edhe lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e konstituimit t\u00eb organit ligjv\u00ebn\u00ebs t\u00eb vendit, i cili ka nxitur polemika.<\/p>\n<p>Ambasadori britanik n\u00eb Prishtin\u00eb, Jonathan Hargreaves, tha se e uroi Bash\u00ebn p\u00ebr postin e tij dhe se me t\u00eb u \u201cpajtuan\u201d se Kuvendi duhet t\u00eb konstituohet plot\u00ebsisht sa m\u00eb par\u00eb, megjith\u00ebse as Kuvendi e as Basha nuk fol\u00ebn p\u00ebr pajtueshm\u00ebri t\u00eb till\u00eb n\u00eb komunikatat e publikuara pas takimit.<br \/>\n\u201cU pajtuam mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konstituimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kuvendit sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, duke respektuar \u00e7do vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d, shkroi Hargreaves n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Basha e shpalli nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfunduar seanc\u00ebn konstituive t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb diel\u00ebn, pavar\u00ebsisht se nuk u zgjodh n\u00ebnkryetari i pest\u00eb dhe i fundit nga komuniteti joshumic\u00eb serb \u2013 p\u00ebr \u00e7far\u00eb u kritikua nga partit\u00eb e tjera parlamentare.<br \/>\nNga pes\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebt e k\u00ebrkuar me Kushtetut\u00eb, kat\u00ebr u zgjodh\u00ebn \u2013 tre shqiptar\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i pakicave joserbe \u2013 nd\u00ebrsa i pesti, nga komuniteti serb, nuk arriti t\u2019i siguronte votat e mjaftueshme.<br \/>\nKuvendi i Kosov\u00ebs nuk dha shum\u00eb holl\u00ebsi n\u00eb njoftimin e tij p\u00ebr takimin e Bash\u00ebs me ambasadorin Hargreaves dhe bised\u00ebn e tyre n\u00eb lidhje me seanc\u00ebn konstituive, p\u00ebrve\u00e7 asaj se kryetari e njoftoi ambasadorin \u201cp\u00ebr zhvillimet e fundit politike n\u00eb vend, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr procesin e seanc\u00ebs konstituive t\u00eb Kuvendit\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb von\u00eb, Basha shkroi n\u00eb Facebook se me ambasadorin \u201cdiskutuam p\u00ebr zhvillimet e fundit politike n\u00eb vend dhe p\u00ebr p\u00ebrfundimin e seanc\u00ebs konstituive t\u00eb Kuvendit\u201d.<br \/>\nHargreaves tha se shpreson q\u00eb ng\u00ebr\u00e7i politik t\u00eb zgjidhet shpejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kuvendi dhe nj\u00eb qeveri e re t\u00eb mund ta vazhdojn\u00eb pun\u00ebn jetike p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nAi tha se bisedoi me Bash\u00ebn edhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konsultimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me komunitetin serb t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar pjes\u00ebmarrjen e tyre t\u00eb plot\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare.<br \/>\nKuvendi theksoi se Basha e siguroi ambasadorin se Kosova mbetet e pal\u00ebkundur n\u00eb mbrojtjen e interesave dhe t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb Basha e priti n\u00eb zyr\u00ebn e tij edhe shefin e Zyr\u00ebs s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Aivo Orav.<br \/>\n\u201cKryetari dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i BE-s\u00eb diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe biseduan p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb legjislature efektive p\u00ebr realizimin e politikave integruese n\u00eb BE\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb Kuvendit n\u00eb Facebook.<br \/>\nOravo, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shkroi n\u00eb X se me Bash\u00ebn bisedoi p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb respektuar proceset kushtetuese, duke siguruar institucione gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe shumetnike.<br \/>\nAi shtoi se \u201cBE-ja \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Kosov\u00ebn\u201d, dhe se formimi i komiteteve qeveritare dhe parlamentare \u00ebsht\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr avancimin e Planit t\u00eb Rritjes. Bllokada politike pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit po i kushton vendit miliona euro nga Plani i Rritjes i BE-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, me gjith\u00eb dyshimet lidhur me konstituimin e Kuvendit, partia e Bash\u00ebs, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV), ka nd\u00ebr mend t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, pasi ajo pritet ta rikonfirmoj\u00eb liderin e vet dhe kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb vendit.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb e konfirmoi p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i LVV-s\u00eb, Arlind Manxhuka, i cili tha se nj\u00eb mbledhje e partis\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb shkurtit do t\u00eb mbahet t\u00eb diel\u00ebn e 7 shtatorit.<br \/>\nPas asaj mbledhje, LVV-ja do ta d\u00ebrgoj\u00eb te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, emrin e Kurtit p\u00ebr t\u00eb provuar formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<br \/>\nMegjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse presidentja Osmani do ta mandatoj\u00eb kandidatin e LVV-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje.<br \/>\nPresidenca e Kosov\u00ebs tha n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs se ekipi ligjor po e analizon procesin e konstituimit t\u00eb Kuvendit pasi Basha e shpalli at\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar.<br \/>\nAjo nuk iu p\u00ebrgjigj t\u00eb enjten Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse jan\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimet mbi procesin dhe n\u00ebse e vler\u00ebson t\u00eb konstituuar Kuvendin.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Osmani i priti n\u00eb takime Hargreavesin dhe ambasadorin e Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Jorn Rohde.<br \/>\nOsmani tha se, n\u00eb lidhje me konstituimin e institucioneve t\u00eb vendit, do t\u00eb veproj\u00eb \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi\u201d.<br \/>\nI gjith\u00eb procesi i konstituimit t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me kritika p\u00ebr shkelje ligjore dhe aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese.<br \/>\nNj\u00eb vler\u00ebsim i kushtetutshm\u00ebris\u00eb nga kjo gjykat\u00eb pritet edhe p\u00ebr rastin e fundit t\u00eb d\u00ebrguar nga Lista Serbe, e cila e konsideroi shkelje kushtetuese votimin ndaras t\u00eb dy n\u00ebnkryetar\u00ebve nga komuniteti joshumic\u00eb.\/Rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/ambasadoret-e-huaj-i-shkojne-ne-takim-kryetarit-te-ri-te-parlamentit-te-kosoves-zbardhen-diskutimet\/\">Ambasador\u00ebt e huaj i shkojn\u00eb n\u00eb takim kryetarit t\u00eb ri t\u00eb parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, zbardhen diskutimet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe ai i Bashkimit Evropian n\u00eb Prishtin\u00eb kan\u00eb takuar t\u00eb enjten kryetarin e porsazgjedhur t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Dimal Basha, me t\u00eb cilin, mes tjerash, kan\u00eb biseduar edhe lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e konstituimit t\u00eb organit ligjv\u00ebn\u00ebs t\u00eb vendit, i cili ka nxitur polemika. Ambasadori britanik n\u00eb Prishtin\u00eb, Jonathan Hargreaves, tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38852","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38852\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}