{"id":38722,"date":"2025-09-04T07:48:18","date_gmt":"2025-09-04T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/04\/nje-nga-grupet-kriminale-me-te-rrezikshme-ne-planet-media-belge-si-u-shemb-perandoria-e-copjave\/"},"modified":"2025-09-04T07:48:18","modified_gmt":"2025-09-04T07:48:18","slug":"nje-nga-grupet-kriminale-me-te-rrezikshme-ne-planet-media-belge-si-u-shemb-perandoria-e-copjave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/04\/nje-nga-grupet-kriminale-me-te-rrezikshme-ne-planet-media-belge-si-u-shemb-perandoria-e-copjave\/","title":{"rendered":"\u201cNj\u00eb nga grupet kriminale m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb planet\u201d\/ Media belge: Si u shemb perandoria e \u00c7opjave"},"content":{"rendered":"<p>Mafia shqiptare brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gazeta belge\u00a0<a href=\"https:\/\/www.lesoir.be\/696876\/article\/2025-09-03\/lempire-albanais-des-copja-actif-notamment-en-belgique-seffondre\"><em>Le Soir<\/em><\/a> i ka kushtuar nj\u00eb artikull goditjes dhe r\u00ebnies s\u00eb klanit t\u00eb njohur t\u00eb \u00c7opjave, i cili konsiderohet nga autoritetet si nj\u00eb nga grupet kriminale m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb planet.<\/p>\n<p>Operacioni i fundit i policis\u00eb shqiptare, i mb\u00ebshtetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, u zhvillua n\u00eb fillim t\u00eb muajit gusht dhe rezultoi n\u00eb arrestimin e dhjet\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb besuar t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij aksioni u sekuestruan pasuri t\u00eb shumta: nj\u00eb kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente, makina luksoze dhe 120 mij\u00eb euro cash, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej disa milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas gazetar\u00ebve belg, k\u00ebto shuma jan\u00eb vet\u00ebm \u201cmaja e ajsbergut\u201d, duke pasqyruar fuqin\u00eb e madhe dhe aktivitetet kriminale t\u00eb klanit.<\/p>\n<p>N\u00eb artikull p\u00ebrmendet gjithashtu\u00a0se grupi i \u00c7opjave ishte v\u00ebzhguar prej vitesh nga autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos pas zb\u00ebrthimit t\u00eb aplikacionit t\u00eb mesazheve t\u00eb enkriptuara SkyECC n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>Gjithashtu shtohet m\u00eb tej se historia e k\u00ebsaj organizate nisi n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Elbasan nga dy v\u00ebllez\u00ebrit, Franc dhe Hajdar \u00c7opja. N\u00eb artikull p\u00ebrmenden edhe disa nga vrasjet q\u00eb e vendos\u00ebn e b\u00ebn\u00eb klanin e \u00c7opjave objektivin kryesor t\u00eb autoriteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>ARTIKULLI I PLOT\u00cb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb goditje e fundit ndaj nj\u00ebr\u00ebs prej organizatave kriminale m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb planet. Policia shqiptare, e mb\u00ebshtetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, nd\u00ebrmori n\u00eb fillim t\u00eb muajit gusht aksione t\u00eb reja kund\u00ebr pronave t\u00eb klanit t\u00eb tmerrsh\u00ebm \u00c7opja, t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn e narkotrafikut p\u00ebr importimin vet\u00ebm n\u00eb vitin 2020 t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 28 ton\u00ebve kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt Europ\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhjet\u00eb njer\u00ebz t\u00eb besuar t\u00eb organizat\u00ebs dhe sekuestruan nj\u00eb kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, t\u00eb gjitha s\u00eb bashku me vler\u00eb prej disa milion\u00eb eurosh. Gjithashtu u gjet\u00ebn 120 mij\u00eb euro n\u00eb para t\u00eb gatshme. K\u00ebto shuma marramend\u00ebse jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut: klani familjar shqiptar, i drejtuar nga dy v\u00ebllez\u00ebr pa skrupuj, \u00ebsht\u00eb goditur shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe, n\u00eb \u00e7do rast, polic\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb jan\u00eb kthyer nga nd\u00ebrhyrjet me duar plot pasuri.<\/em><\/p>\n<p><em>Tetori 2021 sh\u00ebnoi nj\u00eb nga operacionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha: 1.100 polic\u00eb belg\u00eb sulmuan nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb laborator\u00eb p\u00ebrgatitjeje kokaine n\u00eb gjith\u00eb Belgjik\u00ebn, duke sekuestruar 32 ton\u00eb pluhur t\u00eb bardh\u00eb dhe pasuri luksoze si or\u00eb Cartier e Rolex apo diamante me vler\u00eb 7 milion\u00eb euro (rezultat i nj\u00eb prej hetimeve t\u00eb lidhura me operacionin SkyECC).<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb 31 korrik 2024, historia u p\u00ebrs\u00ebrit. Europol koordinoi n\u00eb Shqip\u00ebri operacionin \u201cGorgona\u201d \u2013 em\u00ebr i marr\u00eb nga krijesat mitologjike greke q\u00eb gur\u00ebzonin k\u00ebdo q\u00eb i shikonte \u2013 duke arrestuar pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb klanit n\u00eb Tiran\u00eb dhe duke sekuestruar pasuri t\u00eb paluajtshme si dhe 1 milion euro n\u00eb para t\u00eb gatshme.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Pionier\u00ebt e kokain\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme nuk ishin rast\u00ebsi. Klani ishte v\u00ebzhguar prej vitesh nga autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sidomos pas mbylljes s\u00eb aplikacionit t\u00eb mesazheve t\u00eb enkriptuara SkyECC n\u00eb vitin 2021. Duke menduar se ishin t\u00eb mbrojtur, an\u00ebtar\u00ebt e klanit kishin shp\u00ebrndar\u00eb aty qindra mesazhe q\u00eb u dhan\u00eb hetuesve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb gjurmonin nj\u00eb prej v\u00ebllaz\u00ebrive m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb bot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Historia e tyre nis n\u00eb vitin 2007, n\u00eb qytetin e Elbasanit. Qet\u00ebsia e dukshme e k\u00ebsaj komune me 66 mij\u00eb banor\u00eb, e vendosur 40 km n\u00eb jug t\u00eb Tiran\u00ebs, mbulonte nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb delikuent\u00ebsh t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb merreshin me vjedhje dhe tregti droge. Mes tyre ishin dy v\u00ebllez\u00ebrit Franc dhe Hadjar \u00c7opja. Franci, at\u00ebher\u00eb 17-vje\u00e7ar dhe i p\u00ebrshkruar nga hetuesit si \u201cjasht\u00ebzakonisht ambicioz\u201d, u fut n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs, duke e p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb pas edhe v\u00ebllain tet\u00eb vjet m\u00eb t\u00eb madh.<\/em><\/p>\n<p><em>Shum\u00eb shpejt ata zbuluan bot\u00ebn fitimprur\u00ebse t\u00eb kokain\u00ebs p\u00ebrmes lidhjeve me kartelet paraguajane. Dyshja filloi t\u00eb luante me konkurrenc\u00ebn mes tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, duke lidhur madje edhe marr\u00ebveshje me Diego Ben\u00edtez, ish-drejtues i nj\u00eb klubi futbolli n\u00eb Paraguaj dhe truri pas nj\u00eb prej ngarkesave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb \u2013 16 ton\u00eb t\u00eb sekuestruara n\u00eb Hamburg n\u00eb vitin 2021.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u00e7mimi i kokain\u00ebs n\u00eb Per\u00ebndim ra ndjesh\u00ebm, nga 150 euro p\u00ebr gram n\u00eb vitin 1990 n\u00eb vet\u00ebm 60 euro n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2010. Arsyeja: prodhimi i shp\u00ebrthyer n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut dhe hapja masive e tregut europian. \u00c7opjat nuk humb\u00ebn koh\u00eb: ishin nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ngrit\u00ebn laborator\u00eb t\u00eb rafinimit n\u00eb Europ\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb Bruksel, p\u00ebr t\u00eb mbajtur kontroll mbi prodhimin dhe p\u00ebr t\u00eb anashkaluar m\u00eb leht\u00eb doganat. Brenda pes\u00eb vitesh, sipas drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, \u201cata ishin n\u00eb gjendje t\u00eb ndikonin n\u00eb \u00e7mimet e tregut europian\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasurit\u00eb u shtuan shpejt, duke u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb n\u00ebnshtronin bandit\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb zgjeroheshin n\u00eb gjith\u00eb kontinentin. Belgjika dhe Holanda ishin epiqendra e aktivitetit fal\u00eb porteve strategjike t\u00eb Roterdamit dhe Anvers\u00ebs, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve ton\u00eb t\u00eb t\u00ebra kokaine mb\u00ebrrinin nga Amerika Latine, t\u00eb fshehura n\u00eb sapun\u00eb, boj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb ose materiale nd\u00ebrtimi. Metodat ishin klasike: korruptim pun\u00ebtor\u00ebsh, infiltrime nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr mol, kompani t\u00eb rreme import-eksporti.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>\u201c\u00cbndrra emirate\u201d<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vitet 2010, pavar\u00ebsisht milionave t\u00eb p\u00ebrfituara, kokaina nuk mjaftonte m\u00eb. Konkurrenca filloi t\u2019u merrte treg, ndaj \u00c7opjat hyn\u00eb n\u00eb pastrimin e parave dhe trafikun e arm\u00ebve, duke u kthyer n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr grupe t\u00eb tjera kriminale. Ata investuan n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb e Elbasan \u2013 apartamente, nd\u00ebrtesa, bare, restorante, kompani nd\u00ebrtimi \u2013 me q\u00ebllim t\u00eb dyfisht\u00eb: pastrimin e parave dhe krijimin e nj\u00eb imazhi si investitor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve dhe autoriteteve.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr influenc\u00eb, ata shp\u00ebrndanin ryshfete t\u00eb majme tek zyrat e k\u00ebmbimit dhe farmacit\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb pas propagandonin imazhin e tyre. Raporte t\u00eb m\u00ebvonshme policore i akuzuan p\u00ebr korrupsion edhe me figura t\u00eb njohura politike e ekonomike.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Franc \u00c7opja zhvendosi selin\u00eb e mafies n\u00eb Dubai, ku nd\u00ebrtoi nj\u00eb vil\u00eb gjigante n\u00eb Dubai Hills, nj\u00eb lagje luksoze. Vlera e sht\u00ebpis\u00eb nuk dihet sakt\u00ebsisht, por n\u00eb zon\u00eb nj\u00eb e till\u00eb kushton mes 1.5 dhe 7.8 milion\u00eb euro. Sipas nj\u00eb gazetareje shqiptare, klani kishte investuar gjithsej 200 milion\u00eb euro n\u00eb Dubai.<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Vrasje n\u00eb seri<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Zhvendosja e tyre ndezi rival\u00ebt. Banda shqiptare Alibej, me deg\u00ebzim deri n\u00eb Molenbeek t\u00eb Brukselit, nisi t\u00eb sfidonte territorin e \u00c7opjave. Konflikti shp\u00ebrtheu pas zhdukjes s\u00eb nj\u00eb ngarkese t\u00eb madhe kokaine n\u00eb brigjet britanike, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00c7opjat akuzuan Ardit Spahiun, kreun e Alibejve. Ky e mohoi, por p\u00ebrplasja degjeneroi n\u00eb p\u00ebrleshje t\u00eb armatosura dhe m\u00eb pas n\u00eb vrasje t\u00eb p\u00ebrgjakshme.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb 1 korrik 2019 u vra Klevi Baho, an\u00ebtar i Alibejve. N\u00eb dhjetor t\u00eb po atij viti, viktim\u00eb ra edhe 26-vje\u00e7ari Andi Zylyfi. N\u00eb total, klani lidhet me t\u00eb pakt\u00ebn n\u00ebnt\u00eb vrasje me pages\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ekzekutimin e vet\u00eb Ardit Spahiut, m\u00eb 27 n\u00ebntor 2020, n\u00eb mes t\u00eb Molenbeekut. Nj\u00eb atentat brutal dhe i rrall\u00eb p\u00ebr Belgjik\u00ebn, autor\u00ebt e t\u00eb cilit m\u00eb pas u kap\u00ebn n\u00eb Spanj\u00eb dhe Gjermani.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto vrasje e b\u00ebn\u00eb klanin objektivin kryesor t\u00eb autoriteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb vitin 2021, mbyllja e SkyECC u dha hetuesve prova t\u00eb reja. N\u00eb vitin 2023, policia e Dubait arrestoi Franc \u00c7opjan \u2013 tashm\u00eb me identitetin Franc Gergely \u2013 dhe e ekstradoi n\u00eb Belgjik\u00eb me avion privat, \u201cp\u00ebr arsye sigurie\u201d. Vitin pasues, edhe v\u00ebllai i tij Hajdar u arrestua n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr momentin, asnj\u00eb vendim gjykate nuk ka dal\u00eb ende. Franc \u00c7opja, i burgosur n\u00eb Belgjik\u00eb, \u00ebsht\u00eb i akuzuar p\u00ebr vrasje, privim lirie, fshehje trupi, k\u00ebrc\u00ebnime, posedim t\u00eb paligjsh\u00ebm eksploziv\u00ebsh e municionesh dhe pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 akuza q\u00eb mund t\u2019i sjellin 21 vjet burg.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, vala e fundit e arrestimeve t\u00eb koordinuara nga Europol ting\u00ebllon si fundi i k\u00ebsaj organizate mafioze\u2026 nj\u00eb vend t\u00eb cilin, me gjas\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb gati ta z\u00ebn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nje-nga-grupet-kriminale-me-te-rrezikshme-ne-planet-media-belge-si-u-shemb-perandoria-e-copjave\/\">\u201cNj\u00eb nga grupet kriminale m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb planet\u201d\/ Media belge: Si u shemb perandoria e \u00c7opjave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mafia shqiptare brenda dhe jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gazeta belge\u00a0Le Soir i ka kushtuar nj\u00eb artikull goditjes dhe r\u00ebnies s\u00eb klanit t\u00eb njohur t\u00eb \u00c7opjave, i cili konsiderohet nga autoritetet si nj\u00eb nga grupet kriminale m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb planet. Operacioni i fundit i policis\u00eb shqiptare, i mb\u00ebshtetur nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38722","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38722","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38722\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}