{"id":38532,"date":"2025-09-02T21:48:15","date_gmt":"2025-09-02T21:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/cjemi-ne-agjenci-udhetimi-perplasje-ne-keshillin-e-larte-te-prokurorise-akuza-per-abzium-me-buxhetin\/"},"modified":"2025-09-02T21:48:15","modified_gmt":"2025-09-02T21:48:15","slug":"cjemi-ne-agjenci-udhetimi-perplasje-ne-keshillin-e-larte-te-prokurorise-akuza-per-abzium-me-buxhetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/cjemi-ne-agjenci-udhetimi-perplasje-ne-keshillin-e-larte-te-prokurorise-akuza-per-abzium-me-buxhetin\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7\u2019jemi ne, agjenci udh\u00ebtimi?\u201d\/P\u00ebrplasje n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, akuza p\u00ebr abzium me buxhetin"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb u p\u00ebrfshi nga debatet gjat\u00eb mbledhjes plenare t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb lidhen me drejtimin.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb shkas nga vendimi i kryetares s\u00eb KLP, Mirela Bogdani p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb buxhet shlyerjen e detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, prokurori Sokol Stojani kritikoi ashp\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Bogdani po e drejtonte K\u00ebshillin dhe prioritetet e vendosura prej saj.<\/p>\n<p>Stojani e akuzoi Bogdanin se kishte ushtruar presion ndaj shefes s\u00eb Financ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb penguar zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e ish-sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Ai tha gjithashtu se nj\u00eb email i tij kishte mbetur pa p\u00ebrgjigje, nd\u00ebrsa i ishte b\u00ebr\u00eb me dije se prioritet do t\u00eb ishin pagat dhe organizimi i disa trajnimeve.<\/p>\n<p><em>O Zot! Garantimi i pagave nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar as n\u00eb \u201997-\u00ebn! As n\u00eb \u201997-\u00ebn! Ky \u00ebsht\u00eb vizioni,\u201d<\/em>\u00a0pyeti Stojani n\u00eb diskutimin e dokumentuar me audio n\u00eb faqen e KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cPastaj thot\u00eb se do b\u00ebjm\u00eb parashikime p\u00ebr 15 \u2018retreat\u2019-e\u2026, 15? \u00c7far\u00eb jemi ne, agjenci udh\u00ebtimi? Si do kthehet kjo, n\u00eb KLP Travel?\u201d,<\/em>\u00a0shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, planifikimi i buxhetit \u00ebsht\u00eb problem i K\u00ebshillit dhe se ka pasur veprime nga kryetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb penguar e sfiduar K\u00ebshillin. Sipas tij, Bodani nuk arrin t\u00eb perceptoj\u00eb gj\u00ebra elementare.\u00a0<em>\u201cDetyra duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit\u201d<\/em>, tha Stojani.<\/p>\n<p>Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani nuk replikoi me Stojanin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai ngriti. E pyetur nga BIRN p\u00ebr akuzat, Bogdani tha se K\u00ebshilli ka kultivuar tashm\u00eb praktik\u00ebn e diskutimit mes an\u00ebtar\u00ebve dhe ndarjen e shqet\u00ebsimeve dhe mendimeve p\u00ebr \u00e7do \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cDiskutimet e reflektuara n\u00eb media jan\u00eb pjes\u00eb e debateve dhe optik\u00ebs s\u00eb gjithsecilit prej an\u00ebtar\u00ebve, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb brenda rregullave t\u00eb nj\u00eb komunikimi etik dhe profesional. Secili \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb komentoj\u00eb \u00e7do detaj t\u00eb buxhetit dhe t\u00eb votoj\u00eb pro ose kund\u00ebr,\u201d tha Bogdani p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb aplikacionin Whatsapp.<\/p>\n<p>Bogdani sqaroi se takimet e pun\u00ebs [retreat] ishin propozuar p\u00ebr t\u00eb trajnuar stafin dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar procese diskutimi p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb rregulloreve q\u00eb i kan\u00eb detyrim ligjor, n\u00eb kuadrin e proceseve integruese n\u00eb Bashkimin Evropian. Sipas saj, k\u00ebto takime jan\u00eb menduar edhe si forume shk\u00ebmbimi p\u00ebrvojash me drejtuesit e prokurorive apo edhe prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb sistem p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vler\u00ebsimit etiko -profesional, komunikimin me median dhe publikun, etik\u00ebn etj.<\/p>\n<p><em>\u201cKLP \u00ebsht\u00eb institucion relativisht i ri dhe stafi apo an\u00ebtar\u00ebt do duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb aktivitete profesionale qoft\u00eb edhe me institucione homologe. Deri tani, nj\u00eb pjes\u00eb e aktiviteteve jan\u00eb mbuluar financiarisht nga projekti i BE EU4Justice ose donator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por n\u00eb momentin q\u00eb ata mbarojn\u00eb angazhimin e tyre ne do t\u00eb duhet t\u2019i organizojm\u00eb vet\u00eb k\u00ebto aktivitete dhe kjo fillon me parashikimin n\u00eb buxhet, sipas VKM q\u00eb specifikon kuotat e dietave t\u00eb cilat si mund t\u00eb jeni n\u00eb dijeni jan\u00eb minimale dhe t\u00eb paindeksuara me \u00e7mimet e tregut\u201d<\/em>, tha Bogdani, nd\u00ebrsa shtoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr parashikime q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb miratohen nga Ministria e Financave dhe Kuvendi.<\/p>\n<p>P\u00ebr akuzat e ngritura nga Stojani p\u00ebr ndikim n\u00eb zyr\u00ebn e financ\u00ebs, Bogdani theksoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr diskutime me ta dhe k\u00ebrkes\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb detyrimin p\u00ebr pagimin e pag\u00ebs dhe sigurimeve shoq\u00ebrore p\u00ebr ish-sekretaren e p\u00ebrgjithshme, e cila sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, do duhet t\u2019i paguhet paga deri n\u00eb kthimin e saj n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj, seanca kishte karakteristikat tipike t\u00eb diskutimeve nj\u00eb nj\u00eb organ kolegjial, ku debatet dhe mendimet e ndryshme jan\u00eb t\u00eb pritshme. Q\u00ebndrimi im, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb institucionit, mbetet respektimi i ligjit dhe integritetit profesional n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs me p\u00ebrkushtim nga \u00e7do punonj\u00ebs, n\u00eb \u00e7do nivel, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb pas te nj\u00ebjt\u00ebn qasje edhe nga t\u00eb tret\u00ebt\u201d,<\/em>\u00a0p\u00ebrfundoi Bogdani. \/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/09\/02\/klp-perfshihen-nga-debatet-per-drejtimin-dhe-buxhetin\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/cjemi-ne-agjenci-udhetimi-perplasje-ne-keshillin-e-larte-te-prokurorise-akuza-per-abzium-me-buxhetin\/\">\u201c\u00c7\u2019jemi ne, agjenci udh\u00ebtimi?\u201d\/P\u00ebrplasje n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, akuza p\u00ebr abzium me buxhetin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb u p\u00ebrfshi nga debatet gjat\u00eb mbledhjes plenare t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb shpenzohej buxheti i vitit 2026, por edhe p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb lidhen me drejtimin. Duke marr\u00eb shkas nga vendimi i kryetares s\u00eb KLP, Mirela Bogdani p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb buxhet shlyerjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38532","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38532"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38532\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}