{"id":38506,"date":"2025-09-02T17:48:29","date_gmt":"2025-09-02T17:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/lobimi-miliona-dollaresh-lacivita-e-berisha-ne-versionin-shvejk\/"},"modified":"2025-09-02T17:48:29","modified_gmt":"2025-09-02T17:48:29","slug":"lobimi-miliona-dollaresh-lacivita-e-berisha-ne-versionin-shvejk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/lobimi-miliona-dollaresh-lacivita-e-berisha-ne-versionin-shvejk\/","title":{"rendered":"Lobimi miliona dollar\u00ebsh, LaCivita e Berisha n\u00eb versionin \u2018Shvejk\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Shpallja e rezultatit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zyrtarisht nga KQZ, duke i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb \u2018sag\u00ebs\u2019 s\u00eb diskutimeve themeltare si dhe t\u00eb kontestimeve nominale n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb tyre.<br \/>\nRezultati dihej me koh\u00eb dhe vakt, por kreu i PD dhe opozit\u00ebs shqiptare Sali Berisha u p\u00ebrpoq gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs q\u00eb t\u00eb mbante me gajret militant\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, me alibin\u00eb se nuk ishte ai fajtori q\u00eb kishte sh\u00ebnuar humbjen e radh\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj partie dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj, madje humbjen m\u00eb rr\u00ebnuese n\u00eb 35 vite p\u00ebr PD, por ishte qeveria dhe Edi Rama ata q\u00eb i kishin tjet\u00ebrsuar rezultatin.<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs deklarata t\u00eb tilla, si \u2018rr\u00ebmbimi\u2019 i 33 mandateve t\u00eb opozit\u00ebs nga ana e Ram\u00ebs sipas Berish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb PD dhe opozit\u00ebn me 50 mandate dhe p\u00ebr t\u00eb startuar p\u00ebr mazhoranc\u00ebn nj\u00eb rezultat v\u00ebrtet\u00eb \u2018tenistik\u2019 zgjedhor prej 83 mandatesh, nuk po besohen as nga vet\u00eb militant\u00ebt e PD, jo m\u00eb nga mediat q\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb mos i pasqyrojn\u00eb shum\u00eb k\u00ebto daljet publike t\u00eb Berish\u00ebs me shkop n\u00eb dor\u00eb para hartave elektorale, apo qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb rrethit vicioz t\u00eb indoktrinimit nga berishizmi!<br \/>\nT\u00eb tjet\u00ebrsosh 33 mandate, jan\u00eb shum\u00eb pasi b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb PD dhe opozita p\u00ebr 4 vite nga viti 2021 kan\u00eb humbur 320 mij\u00eb vota neto t\u00eb opozit\u00ebs. Jan\u00eb shum\u00eb mandate q\u00eb as Berisha vaktit kur ishte n\u00eb pushtet, si \u2018usta\u2019 i rrall\u00eb n\u00eb vjedhjen dhe tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs, s\u2019mund t\u2019i b\u00ebnte, pasi tentoi n\u00eb vitin 2013 po nuk ishin 5-6 mandate por shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, dhe b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr 1 milion\u00eb vota kund\u00ebr, q\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrmbyste! Kjo \u2018rrjedhje\u2019 e votave t\u00eb PD e opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, ishin natyrsh\u00ebm n\u00eb vijim t\u00eb \u2018rrjedhjes\u2019 prej 250 mij\u00eb votash opozitare q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb dy viteve n\u00eb par\u00eb! Ishte nj\u00eb thellim i munges\u00ebs s\u00eb besimit tek Berisha!<br \/>\nMe sa duket, tashm\u00eb demokrat\u00ebt dhe opozitar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebr 12 vite me radh\u00eb, dhe kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb vitin e 13-t\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, me justifikimet e humbjeve n\u00eb zgjedhje nga lidershipi i PD dhe i opozit\u00ebs, dhe nuk po b\u00ebjn\u00eb z\u00eb. Disa jan\u00eb pajtuar me k\u00ebt\u00eb historin\u00eb e humbjeve dhe kan\u00eb vendosur t\u00eb merren me pun\u00ebt e veta, disa t\u00eb tjer\u00eb po shohin p\u00ebrtej \u2018gardhit\u2019 politik p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb \u2018kontribut\u2019 p\u00ebr qeverisjen e vendit, disa t\u00eb tjer\u00eb akoma q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb PD thjesht\u00eb p\u00ebr forc\u00eb zakoni, besnik\u00ebri ndaj Berish\u00ebs dhe nostalgji p\u00ebr ato fitoret e shkuara t\u00eb PD t\u00eb drejtuar prej tij e disa t\u00eb tjer\u00eb deri n\u00eb kupol\u00ebn e PD se nuk kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb, pasi nuk i merr njeri \u2018p\u00ebrsip\u00ebr\u2019.<br \/>\nPavar\u00ebsisht se PD ka ankimuar rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb KQZ p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Kolegjin Zgjedhor, fitorja e PS \u00ebsht\u00eb e certifikuar tashm\u00eb dhe e njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, me plot 83 mandate deputeti. E kan\u00eb nhohur t\u00eb gjitha vendet e BE bashk\u00eb me presidenc\u00ebn e saj, e deri dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb kur e ngarkuara me pun\u00eb e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA i shkoi n\u00eb zyr\u00eb kryeministrit Edi Rama, n\u00eb vigjilje t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit dhe formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re socialiste n\u00eb mandatin e kat\u00ebrt rresht, si p\u00ebr ta \u2018bekuar\u2019 fitoren e PS me 83 mandate deputeti. Shtuar k\u00ebtu dhe aleatin hipotetik PSD me tre mandate deputeti, mazhoranca e kap\u00ebrcen shumic\u00ebn e cil\u00ebsuar n\u00eb Kuvend prej 84 votash, me plot 86 mandate e duke mos pasur nevoj\u00eb t\u2019i ofroj\u00eb asnj\u00eb lloj \u2018pazari\u2019 Berish\u00ebs p\u00ebr ligje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nevojiten p\u00ebr integrimin, apo reformat integruese t\u00eb vendit!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD dhe Berisha me k\u00ebt\u00eb ankimim p\u00ebr rezultatin duan t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndoshta ndonj\u00eb dit\u00eb m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb, jo sepse jan\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrball\u00eb elektoratit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve. \u201cNervi\u201d politik reagues brenda PD ka \u2018vdekur\u2019 me koh\u00eb dhe vakt, deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa tashm\u00eb Berish\u00ebs ia \u2018falin\u2019 humbjen edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr hipotetik\u00eb brenda PD, teksa e \u2018p\u00ebrjashtojn\u00eb\u2019 nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr humbjen e zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, duke e filluar \u2018analiz\u00ebn\u2019 tek numri dy i PD e posht\u00eb. Po ashtu dhe ithtar\u00ebt e tij e p\u00ebrjashtojn\u00eb Berish\u00ebn nga p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Me nj\u00eb fjal\u00eb, parimi i Enverit \u2018uji rrjedh i past\u00ebr n\u00eb burim, turbullohet rrug\u00ebs\u2019!<br \/>\nPo at\u00ebher\u00eb, p\u00ebrderisa dhe vet\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb koshient se dhe marrja e 50 mandateve t\u00eb deputetit m\u00eb 11 maj ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrse po tenton t\u00eb shtyj\u00eb sa m\u00eb larg certifikimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebrmes ankimimit t\u00eb tij n\u00eb Kolegj?!<br \/>\nBerisha dhe PD nuk kan\u00eb aspak hallin e p\u00ebrballjes me pasojat e humbjes s\u00eb zgjedhjeve. Se ka pasur kurr\u00eb Berisha k\u00ebt\u00eb kasavet, pasi PD \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tij, dhe askush nuk i k\u00ebrkon llogari se \u00e7far\u00eb b\u00ebn ai me pron\u00ebn e tij! E ka me \u2018hipotek\u00eb\u2019 PD-n\u00eb Berisha, e l\u00ebshon me \u2018qira\u2019 dhe e merr kur dhe sa her\u00eb t\u00eb doj\u00eb.<br \/>\nHalli i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb diku tjet\u00ebr! Me certifikimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, fillon periudha e deklarimit t\u00eb financimeve t\u00eb fushat\u00ebs elektorale! K\u00ebtu nis halli i Berish\u00ebs, pasi i duhet t\u00eb justifikoj\u00eb milionat e hedhura p\u00ebr lobime n\u00eb SHBA, n\u00eb funksion t\u00eb heqjes s\u00eb \u2018non grat\u00ebs\u2019 apo element\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb leht\u00ebsonin sadopak marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me SHBA-t\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet personale t\u00eb Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij themi, sepse PD para rimarrjes s\u00eb drejtimit prej tij, kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me Uashingtonin!<br \/>\nK\u00ebtu fillon \u2018b\u00eblb\u00ebzimi\u2019 i Berish\u00ebs, n\u00eb lidhje me pagesat miliona dollar\u00ebshe pran\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re amerikane t\u00eb presidentit Trump e mbi t\u00eb gjitha sa para i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejtuesit t\u00eb fushat\u00ebs Chris LaCivita, si shp\u00ebrblim p\u00ebr rolin e strategjistit t\u00eb PD p\u00ebr 11 majin, pavar\u00ebsisht se nga vet\u00eb Berisha u paraqit si lobist pran\u00eb Trump! Madje i dha dhe \u2018primatin\u2019 e fjalimeve n\u00eb disa raste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, nj\u00eb rast i papar\u00eb ky p\u00ebr Berish\u00ebn, i m\u00ebsuar t\u00eb flas\u00eb vet\u00eb si lider i padiskutuesh\u00ebm si dhe t\u00eb shfaqet gjithnj\u00eb \u2018violin\u00eb e par\u00eb\u2019 n\u00eb PD. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb b\u00ebri ndryshe, halli i madh e detyroi!<br \/>\nDisa her\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi kur \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr kontrat\u00ebn me LaCivita, duke th\u00ebn\u00eb se do ta zbardh\u00eb s\u00eb shpejti n\u00eb p\u00ebrputhje me afatet ligjore! P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pavar\u00ebsisht premtimit t\u00eb kreut t\u00eb PD, kontrata me lobistin apo strategjistin si\u00e7 t\u00eb duan ta quajn\u00eb, LaCivita, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar as n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as n\u00eb SHBA, si\u00e7 duhej t\u00eb b\u00ebnte cilado parti politike apo lider politik q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjin dhe mbi t\u00eb gjitha nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur. Praktikisht, referuar fakteve dhe dokumenteve t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb KQZ deri m\u00eb tani, rezulton se marr\u00ebveshja mes PD dhe LaCivit\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pador\u00ebzuar dhe e padeklaruar, madje dhe nga vet\u00eb drejtuesi amerikan i fushat\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb. Berisha jo e jo, b\u00ebn sikur nuk di gj\u00eb, sikur nuk kupton asgj\u00eb nga ajo an\u00eb!<br \/>\nDhe nuk jan\u00eb pak para, pasi LaCivita e ka \u2018dor\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb\u2019, nuk e ul \u2018stek\u00ebn\u2019 e k\u00ebrkesave p\u00ebr pages\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj sh\u00ebrbimi n\u00ebn 20 milion\u00eb dollar\u00eb! Jan\u00eb shum\u00eb para t\u00eb hedhura p\u00ebr nj\u00eb person lobues n\u00eb fushat\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb SPAK dhe organet ligjzbatuese shqiptare duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me ato n\u00eb SHBA, p\u00ebr t\u00eb hetuar me themel! Nuk dihet, ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka shkuar n\u00eb Uashington kreu i SPAK, Altin Dumani tani, megjith\u00ebse pak shpresojm\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrmend\u00eb Berish\u00ebn dhe n\u00eb takimet me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb, madje as n\u00eb gjum\u00eb nuk guxon dot! Por mbi t\u00eb gjitha ajo q\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se hetimin e parave t\u00eb hedhura p\u00ebr lobim e p\u00ebrmban ligji, jo se duam t\u2019i b\u00ebjm\u00eb d\u00ebm Berish\u00ebs. Pasi dhe pa k\u00ebto milionat e lobimit n\u00eb SHBA, kreu i PD ka plot zullume t\u00eb tjera n\u00eb kurriz, p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb jap\u00eb llogari dhe q\u00eb e rrezikojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb qeli! N\u00ebse b\u00ebhet drejt\u00ebsi!<br \/>\nMadje hetimi duhet t\u00eb ndjek\u00eb \u2018gjurm\u00ebn\u2019 e l\u00ebn\u00eb nga njeriu i akuzuar si i af\u00ebrt me Kremlinin, Manafort, sepse PD dhe e Berisha e kan\u00eb kontraktuar q\u00eb dy vite m\u00eb par\u00eb Manafort p\u00ebr t\u00eb lobuar pran\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb re amerikane, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kreut t\u00eb PD t\u2019i hiqet \u2018non grata\u2019 e v\u00ebn\u00eb nga DASH familjarisht p\u00ebr t\u00eb! Organet e hetimit mund t\u00eb kishin nisur dhe me kryesisht hetimin, n\u00ebse kan\u00eb vullnet, apo e th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb, n\u00ebse kan\u00eb guxim p\u00ebr t\u00eb hetuar Berish\u00ebn! Jan\u00eb shum\u00eb para t\u00eb hedhura p\u00ebr nj\u00eb rrogtar si Berisha, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb padeklaruara!<br \/>\nSepse kontrata me LaCivit\u00ebn \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri nga segmentet e lobimit t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr vete n\u00eb SHBA! Themi se jan\u00eb shum\u00eb para, sepse deri m\u00eb tani jan\u00eb deklaruar vet\u00ebm 6 milion\u00eb dollar\u00eb nga \u2018Continental Strategy\u2019 dhe \u2018Continental PLLC\u2019, me argumentimin se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bindur institucionet amerikane q\u00eb t\u00eb heqin \u201cnon grat\u00ebn\u201d e Berish\u00ebs t\u00eb nisur dhe kopsitur nga administrata e par\u00eb e Trump dhe t\u00eb firmosur nga adminisrtata Binden. \u2018Continental Strategy\u2019 e \u2018Continental PLLC\u2019 kan\u00eb deklaruar shum\u00ebn 6 milion\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka pranuar edhe vet\u00eb Berisha. Por me t\u00eb vetmin ndryshim se Berisha thot\u00eb q\u00eb k\u00ebto para do t\u2019i paguaj\u00eb nj\u00eb elektricist i lodhur tropojan n\u00eb SHBA, q\u00eb sipas tij ka krijuar nj\u00eb fondacion patriotik. Megjith\u00ebse ky \u2018patriot\u2019 nuk ka deklaruar asnj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebtij fondacioni si dhe nuk ka dor\u00ebzuar asnj\u00eb fatur\u00eb p\u00ebr derdhjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fondacion, q\u00eb Berisha e cil\u00ebson patriotik!<br \/>\nT\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet e Berish\u00ebs p\u00ebrmes parave t\u00eb hedhura n\u00eb SHBA, dhe nuk jan\u00eb pak por gati 20 milion\u00eb euro, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb heqjes s\u00eb \u2018non gratas\u2019 apo s\u00ebpaku sigurimit t\u00eb nj\u00eb vize qoft\u00eb dhe me koh\u00eb dhe vend t\u00eb kufizuar p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se sanksionimi i Berish\u00ebs n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb hequr! Gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi dhe p\u00ebr fatin e keq t\u00eb Berish\u00ebs as q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb ai t\u00eb \u2018shkel\u00eb\u2019 n\u00eb tok\u00ebn amerikane, qoft\u00eb dhe n\u00eb territorin e caktuar p\u00ebr OKB-n\u00eb apo tjet\u00ebr organizat\u00eb!<br \/>\nTashm\u00eb prapa ka mbetur justifikimi i k\u00ebtyre parave t\u00eb hedhura pa fatur\u00eb dhe pa asnj\u00eb argument! Berisha deklaron se nuk ka paguar asnj\u00eb lek, ka paguar PD, thot\u00eb ai. Sipas versionit s\u00eb Shvejkut, postulati proverbial i t\u00eb cilit ishtet \u201c\u00e7\u2019m\u00eb duhet mua \u00e7far\u00eb b\u00ebj un\u00eb?\u201d Dhe Berisha, si n\u00eb rastin e G\u00ebrdecit apo rasteve t\u00eb tjera ku ka q\u00ebn\u00eb i involvuar direkt n\u00eb ngjarjet e dhimbshme e me \u2018kosto\u2019 burgu apo q\u00eb nuk i intersojn\u00eb, b\u00ebn sikur nuk di asgj\u00eb, nuk njeh ask\u00ebnd, madje as baxhanakun!<br \/>\nNd\u00ebrsa n\u00eb PD, teksa e njohin Berish\u00ebn q\u00eb nuk merr asgj\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr aty ku ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nuk di gj\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb, ka shp\u00ebrthyer alarmi se kush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr lobimet e Berish\u00ebs n\u00eb SHBA. Jan\u00eb shum\u00eb para! N\u00eb PD gdhihen dhe ngrysen me frik\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, se kujt do t\u2019ia l\u00ebr\u00eb fajin Berisha p\u00ebr k\u00ebto milionat e lobimeve. Pasi duhet nj\u00eb \u2018kok\u00eb turku\u2019! \u201cKok\u00eb a pil\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/lobimi-miliona-dollaresh-lacivita-e-berisha-ne-versionin-shvejk\/\">Lobimi miliona dollar\u00ebsh, LaCivita e Berisha n\u00eb versionin \u2018Shvejk\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Shpallja e rezultatit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zyrtarisht nga KQZ, duke i dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb \u2018sag\u00ebs\u2019 s\u00eb diskutimeve themeltare si dhe t\u00eb kontestimeve nominale n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb tyre. Rezultati dihej me koh\u00eb dhe vakt, por kreu i PD dhe opozit\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38506","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38506"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38506\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}