{"id":38496,"date":"2025-09-02T16:48:24","date_gmt":"2025-09-02T16:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/nga-siria-ne-ekran-si-e-godet-ekstremizmi-i-dhunshem-kosoven\/"},"modified":"2025-09-02T16:48:24","modified_gmt":"2025-09-02T16:48:24","slug":"nga-siria-ne-ekran-si-e-godet-ekstremizmi-i-dhunshem-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/nga-siria-ne-ekran-si-e-godet-ekstremizmi-i-dhunshem-kosoven\/","title":{"rendered":"Nga Siria n\u00eb ekran: Si e godet ekstremizmi i dhunsh\u00ebm Kosov\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arton Konushevci dhe Valona Tela, REL<\/p>\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi i ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk lidhet m\u00eb me frontet e luft\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme, por me bot\u00ebn online.<\/p>\n<p>Aty, p\u00ebrmes rrjeteve sociale dhe profileve anonime, ideologjit\u00eb radikale po gjejn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>Rastet e fundit t\u00eb ndjekura nga Prokuroria Speciale tregojn\u00eb se propaganda e frym\u00ebzuar nga grupi militant, Shteti Islamik (ISIS), ruan ende ndikimin e saj mbi disa shtresa t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: a \u00ebsht\u00eb Kosova e p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb version t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit?<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e vendit siguron se bashk\u00ebpunon ngusht\u00eb me policin\u00eb, si dhe me institucione t\u00eb tjera vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb hetimin e rasteve t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, n\u00eb p\u00ebrpunim jan\u00eb dy raste. Nd\u00ebrsa, nga fillimi i vitit 2025 e deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, jan\u00eb ngritur dy aktakuza ndaj dy personave p\u00ebr vepr\u00ebn penale: nxitje e p\u00ebr\u00e7arjes dhe mosdurimit, p\u00ebrmes propagand\u00ebs ideologjike dhe p\u00ebrkrahjes s\u00eb ISIS-it\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb njoftimi t\u00eb k\u00ebtij institucioni, m\u00eb 14 gusht, k\u00ebta dy t\u00eb akuzuar kan\u00eb p\u00ebrdorur rrjetin social, Facebook, p\u00ebr t\u00eb publikuar fotografi dhe video t\u00eb personave t\u00eb radikalizuar, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb materiale me p\u00ebrmbajtje nxit\u00ebse dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr ekstremiz\u00ebm fetar.<\/p>\n<p>Gjithashtu muajin e kaluar, S.C. u d\u00ebnua me 6 muaj burgim p\u00ebr nxitje t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe mosdurimit.<\/p>\n<p>Me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo vep\u00ebr d\u00ebnohet me gjob\u00eb ose me burgim deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Adrian Shtuni, ekspert p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Terrorizmit, thot\u00eb se Kosova p\u00ebrballet me dy forma t\u00eb rrezikshme t\u00eb ekstremizmit, q\u00eb ushqehen online: nj\u00ebri me baz\u00eb fetare dhe tjetri ultranacionalist, supremacist dhe separatist.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb parin thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm dhe trajtohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb debatin publik, nd\u00ebrsa ai ultranacionalist shpesh prezantohet si \u201cpatriotiz\u00ebm i flakt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb mjaft e cenueshme, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb tensioneve t\u00eb shtuara politike dhe polarizimit shoq\u00ebror q\u00eb \u00ebsht\u00eb manifestuar edhe me p\u00ebrplasje nd\u00ebretnike\u201d, thot\u00eb Shtuni p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Sk\u00ebnder Perteshi nga Instituti p\u00ebr Siguri dhe Rezilienc\u00eb \u201cPrevent\u201d, i cili thot\u00eb se radikalizmi me ngjyrime fetare mbetet nd\u00ebr format m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb ekstremizmit n\u00eb Kosov\u00eb, i ndjekur nga ai etno-nacionalist.<\/p>\n<p>Ai shpjegon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se rrjetet sociale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mjeti kryesor i shp\u00ebrndarjes s\u00eb propagand\u00ebs, ku individ\u00eb dhe grupe ekstremiste fshehin aktivitetin e tyre n\u00ebn petkun fetar dhe synojn\u00eb kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb disa grupe t\u00eb mbyllura, ku individ\u00eb t\u00eb caktuar shp\u00ebrndajn\u00eb mesazhe me p\u00ebrmbajtje radikale fetare, nd\u00ebrsa disa jan\u00eb persona q\u00eb vet\u00ebquhen imam\u00eb dhe nuk jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por p\u00ebrmes internetit b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb fetare me ndikim t\u00eb ndjesh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Perteshi.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i tyre, sipas tij, \u00ebsht\u00eb t\u00eb minojn\u00eb sistemin demokratik dhe besimin e qytetar\u00ebve ndaj vlerave per\u00ebndimore dhe aleat\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs theksojn\u00eb se m\u00ebsimet q\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb platformat online, interpretojn\u00eb shpesh doktrina me qasje t\u00eb ngurt\u00eb, dhe ofrojn\u00eb shpjegime, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm q\u00eb keqinformojn\u00eb besimtar\u00ebt mysliman\u00eb, por edhe ushqejn\u00eb radikalizmin.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb veprojn\u00eb k\u00ebshtu, i japin vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb interpretojn\u00eb gjith\u00e7ka, pa marr\u00eb parasysh kontekstin kohor, kulturor, tradicional dhe doktrinor t\u00eb vendit ku jetojn\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Ahmet Sadriu, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Kryesis\u00eb s\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u indoktrinuar \u00ebsht\u00eb reale dhe si e till\u00eb paraqet shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Shtuni thot\u00eb se identifikimi i autor\u00ebve t\u00eb propagand\u00ebs ekstremiste n\u00eb internet nuk \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, ata veprojn\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme: disa jan\u00eb t\u00eb njohur globalisht, disa n\u00eb rajon dhe disa lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre thot\u00eb se shfryt\u00ebzojn\u00eb anonimitetin q\u00eb ofron interneti, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dallimin e duhur t\u00eb grupeve apo individ\u00ebve q\u00eb financojn\u00eb aktivitetet e tyre.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se, nd\u00ebrsa disa grupe shp\u00ebrndajn\u00eb hapur propagand\u00ebn e Shtetit Islamik n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr t\u00eb radikalizuar audiencat e tyre, t\u00eb tjerat p\u00ebrfshihen n\u00eb nxitjen e ndasive dhe konflikteve nd\u00ebretnike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shembull, vende si Rusia (por edhe vende t\u00eb tjera jomike) kan\u00eb platforma propagandistike dezinformuese t\u00eb sofistikuara, q\u00eb kan\u00eb q\u00ebllim polarizimin nd\u00ebretnik n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Ballkan, e q\u00eb kan\u00eb intensifikuar pun\u00ebn q\u00eb pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, m\u00eb 2022\u201d, thot\u00eb Shtuni.<\/p>\n<p>Luke Baumgartner, hulumtues n\u00eb Programin p\u00ebr Ekstremiz\u00ebm t\u00eb Universitetit George Washington, thot\u00eb se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb studime mbi sfondin demografik t\u00eb ekstremist\u00ebve dhe terrorist\u00ebve \u2013 nga t\u00eb djatht\u00ebt ekstrem\u00eb deri te t\u00eb majt\u00ebt ekstrem\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ka nj\u00eb profil t\u00eb vet\u00ebm \u2013 \u201cajo q\u00eb shihet m\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb t\u00eb rinj meshkuj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEkstremist\u00ebt online zakonisht jan\u00eb t\u00eb rinj meshkuj q\u00eb ndihen t\u00eb pasigurt dhe t\u00eb kufizuar nga mund\u00ebsit\u00eb sociale dhe ekonomike\u201d, thot\u00eb Baumgartner p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se k\u00ebrc\u00ebnimi prej tyre \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i pranish\u00ebm, por mjafton nj\u00eb \u2018shk\u00ebndij\u00eb\u2019 nga nj\u00eb ngjarje globale \u2013 si lufta n\u00eb Gaz\u00eb \u2013 p\u00ebr ta p\u00ebrshkall\u00ebzuar ndikimin.<\/p>\n<p>Nga studimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb instituti \u201cPrevent\u201d, Perteshi thot\u00eb se grup-moshat m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnjesteruara n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb adoleshent\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb deri n\u00eb 26 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme v\u00ebrehet edhe globalisht, thot\u00eb Baumgartner.<\/p>\n<p>Ai ve\u00e7on edhe kategorit\u00eb m\u00eb t\u00eb cenueshme, si t\u00eb rinjt\u00eb me probleme mendore ose komunitetet LGBTQ, p\u00ebr t\u00eb cilat thot\u00eb se manipulohen m\u00eb leht\u00eb dhe kthehen n\u00eb abuzues t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb thelb, \u00e7do person q\u00eb ndjehet i p\u00ebrjashtuar ose i izoluar nga shoq\u00ebria rreth tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i prir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet viktim\u00eb\u201d, thot\u00eb Baumgartner.<\/p>\n<p>Platformat q\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr p\u00ebrhapje t\u00eb propagand\u00ebs ekstremiste jan\u00eb rrjetet sociale, si Facebook, TikTok, Telegram e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto platforma, sidomos ato q\u00eb ofrojn\u00eb edhe komunikim n\u00ebp\u00ebrmjet mesazheve t\u00eb kriptuara, p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr planifikim dhe koordinim veprimesh t\u00eb paligjshme dhe financim t\u00eb aktiviteteve t\u00eb ndryshme nga grupet ekstremiste t\u00eb dhunshme\u201d, shpjegon Shtuni.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se sfida nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e siguris\u00eb, por edhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb luftuar radikalizmin online, Kosova, sipas tyre, duhet t\u00eb forcoj\u00eb mbrojtjen e t\u00eb rinjve ndaj propagand\u00ebs, t\u00eb rris\u00eb kapacitetet e institucioneve ligjzbatuese dhe t\u00eb investoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb edukimin qytetar dhe digjital.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb informata dhe jan\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe aktive. N\u00eb baza ditore arrestojn\u00eb persona, mbyllin faqe t\u00eb ndryshme n\u00eb rrjetet sociale, b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsime analitike dhe hetojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Perteshi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Kosova ka miratuar Strategjin\u00eb e re p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit, e cila do t\u00eb vlej\u00eb deri n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>Dokumenti bazohet n\u00eb kat\u00ebr objektiva strategjike: parandalimi, mbrojtja, ndjekja dhe reagimi.<\/p>\n<p>Por, sipas Mentor Vrajollit, nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, fokusi i autoriteteve \u00ebsht\u00eb pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e strukturave paralele serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat, \u00e7\u00ebshtja e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm me baz\u00eb fetare duket se ka humbur v\u00ebmendjen institucionale\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, dhe paralajm\u00ebron se \u201cnj\u00eb largim i till\u00eb i v\u00ebmendjes, n\u00eb plan afatgjat\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb rrezik t\u00eb madh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNdaj, masat parandaluese dhe luftuese ndaj k\u00ebtij fenomeni duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb parreshtura\u201d, thekson Vrajolli.<\/p>\n<p>Baumgartner thot\u00eb se qeverit\u00eb shpesh jan\u00eb t\u00eb pafuqishme p\u00ebr t\u00eb parandaluar radikalizimin online.<\/p>\n<p>Sipas tij, barr\u00ebn kryesore e mbajn\u00eb platformat e mediave sociale, q\u00eb nuk e rregullojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrmbajtjen ekstremiste.<\/p>\n<p>\u201cPlatformat si X jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr neo-nazist\u00ebt dhe ekstremist\u00ebt e djatht\u00eb \u2013 pa asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr moderim m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb. Po ashtu, Meta ka larguar shum\u00eb nga stafi i siguris\u00eb dhe kontrollit t\u00eb fakteve p\u00ebr platformat e saj, si Instagram apo WhatsApp\u201d, thot\u00eb Baumgartner.<\/p>\n<p>Sipas tij, vet\u00ebm Telegram ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb qart\u00eb, duke mbyllur kanale dhe grupe q\u00eb promovojn\u00eb terrorizmin ose strehojn\u00eb organizata terroriste.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shtunin, nj\u00eb nga strategjit\u00eb m\u00eb efektive t\u00eb shtetit p\u00ebrball\u00eb ideologjive ekstremiste \u00ebsht\u00eb ulja e tensioneve politike dhe polarizimit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja m\u00eb e mir\u00eb ndaj ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb adresimi i drejt\u00eb i sfidave politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike me frym\u00eb tolerance e konstruktiviteti\u201d, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/nga-siria-ne-ekran-si-e-godet-ekstremizmi-i-dhunshem-kosoven\/\">Nga Siria n\u00eb ekran: Si e godet ekstremizmi i dhunsh\u00ebm Kosov\u00ebn?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arton Konushevci dhe Valona Tela, REL K\u00ebrc\u00ebnimi i ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk lidhet m\u00eb me frontet e luft\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme, por me bot\u00ebn online. Aty, p\u00ebrmes rrjeteve sociale dhe profileve anonime, ideologjit\u00eb radikale po gjejn\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb. Rastet e fundit t\u00eb ndjekura nga Prokuroria Speciale tregojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38496","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38496\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}