{"id":38492,"date":"2025-09-02T14:34:59","date_gmt":"2025-09-02T14:34:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-pritet-te-permbyllet-ne-fund-te-dhjetorit\/"},"modified":"2025-09-02T14:34:59","modified_gmt":"2025-09-02T14:34:59","slug":"gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-pritet-te-permbyllet-ne-fund-te-dhjetorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-pritet-te-permbyllet-ne-fund-te-dhjetorit\/","title":{"rendered":"Gjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrmbyllet n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit"},"content":{"rendered":"<p>Paneli i gjyqtar\u00ebve i Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb tha se mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb paraqitur shkresat p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjykimit para 22 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e publikuar m\u00eb 2 shtator u tha se Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb prova t\u00eb tjera, sikurse edhe mbrojtja t\u00eb paraqes\u00eb prova si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje. Por, pa paragjykuar mund\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkesave t\u00eb tilla, pal\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten q\u00eb t\u00eb paraqesin p\u00ebrmbledhjet p\u00ebrfundimtare deri m\u00eb 22 dhjetor.<\/p>\n<p>Paneli i gjyqtar\u00ebve tha se parasheh q\u00eb deri m\u00eb 14 n\u00ebntor ose nj\u00eb jav\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb rastin e mbrojtjes t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Jakup Krasniqit.<\/p>\n<p>\u201cPaneli i njofton pal\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit se duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur t\u00eb paraqesin p\u00ebrmbledhjet p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjykimit, si dhe deklarat\u00ebn mbi ndikimin e krimeve t\u00eb pretenduara te viktimat pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb procedur\u00eb, para fillimit t\u00eb pushimit gjyq\u00ebsor, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 22 dhjetor 2025\u201d, u tha n\u00eb shkres\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebt Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti iKosov\u00ebs, Rexhep Selimi, akuzohen p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ata mohojn\u00eb akuzat.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 shtator, mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb nis\u00eb paraqitjen e provave.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e fundit statusore t\u00eb mbajtur m\u00eb 19 gusht, mbrojtja e ish-presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, dhan\u00eb data t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta se kur mendojn\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb paraqitjen e rastit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Avokati i Tha\u00e7it, Lluka Mishetiq, tha se idealisht shpreson q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me paraqitjen e provave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve deri n\u00eb fund t\u00eb tetorit, apo m\u00eb s\u00eb largu deri n\u00eb n\u00ebntor. Nd\u00ebrkaq, mbrojtja e Krasniqit tha se parashikon se do t\u2019i duhet nj\u00eb jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr paraqitjen e provave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve. Por, mbrojtja e Krasniqit do t\u00eb nis\u00eb paraqitjen e rastit, pasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar ekipi mbrojt\u00ebs i Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 korrik 2025, ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb Veselit dhe Selimit njoftuan se nuk synojn\u00eb t\u00eb paraqesin ndonj\u00eb d\u00ebshmi mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb shkres\u00ebn e panelit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara \u2013 q\u00eb njihen edhe si Gjykata Speciale \u2013 u paraqit\u00ebn data kur mendohet se do t\u00eb p\u00ebrmbyllet rasti i mbrojtjes t\u00eb Tha\u00e7it dhe Krasniqit.<\/p>\n<p>\u201cPaneli vendos si dat\u00eb t\u00eb synuar p\u00ebr p\u00ebrfundimin e paraqitjes s\u00eb mbrojtjes, si p\u00ebr mbrojtjen e Tha\u00e7it ashtu edhe at\u00eb t\u00eb Krasniqit, 14 n\u00ebntorin 2025 ose nj\u00eb jav\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb fundit t\u00eb mbrojtjes \u2013 cilado q\u00eb t\u00eb ndodh m\u00eb her\u00ebt\u201d, u tha n\u00eb shkres\u00ebn e panelit t\u00eb gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Paneli tha se kjo dat\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00ebsim i tij p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb mbrojtjes dhe \u201cmund t\u00eb zgjatet, sipas nevoj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb fundit statusore, mbrojtja e Tha\u00e7it tha se do t\u2019i duhen 35.5 or\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mbrojtja e Jakup Krasniqit njoftoi se planifikon q\u00eb dy d\u00ebshmitar\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb gjykatore, nd\u00ebrkaq dy t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb japin d\u00ebshmin\u00eb me shkrim dhe k\u00ebtp d\u00ebshmi ve\u00e7se u jan\u00eb dor\u00ebzuar prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj p\u00ebrllogaritje, gjykat\u00ebsi tha se do t\u00eb duhen 35 dit\u00eb pun\u00eb \u2013 pes\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb d\u00ebshmi \u2013 p\u00ebr p\u00ebrfundimin e d\u00ebshmitar\u00ebve, duke parashikuar se d\u00ebshmia e tyre mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb konferenc\u00ebn paraprake statusore, t\u00eb mbajtur m\u00eb 22 korrik, ekipet e mbrojtjes t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u ankuan se nuk kishin koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e rastit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga 4 dhe 5 n\u00ebntori 2020, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit ndodhen n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb, ku jan\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi gjyq\u00ebsor ndaj tyre ka nisur m\u00eb prill t\u00eb vitit 2023. N\u00eb mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar thirri n\u00eb gjykatore 125 d\u00ebshmitar\u00eb si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale.<\/p>\n<p>ZPS-ja deklaroi m\u00eb 16 prill se ka p\u00ebrmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte konfirmuar aktakuz\u00ebn ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2020, por e b\u00ebri publike vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Aktakuza i ngarkon t\u00eb akuzuarit p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u201cpersonale\u201d, por edhe p\u00ebr \u201ckrimet e kryera nga vart\u00ebsit e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, Tha\u00e7i, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte, p\u00ebrfshir\u00eb vrasjen e m\u00eb shum\u00eb se 100 viktimave si dhe mbajtjen n\u00eb paraburgim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme e torturimin e qindra viktimave.<\/p>\n<p>Aktakuza thot\u00eb se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d dhe \u201ckan\u00eb ndar\u00eb q\u00ebllimin e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe ushtruar kontrollin n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn me t\u00eb gjitha mjetet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe frik\u00ebsimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhun\u00ebs dhe eliminimin e atyre q\u00eb i konsideronin kund\u00ebrshtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar \u2013 t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht si Gjykata Speciale \u2013 jan\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por veprojn\u00eb me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/02\/gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-pritet-te-permbyllet-ne-fund-te-dhjetorit\/\">Gjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrmbyllet n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paneli i gjyqtar\u00ebve i Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb tha se mbrojtja e ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb paraqitur shkresat p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjykimit para 22 dhjetorit t\u00eb k\u00ebtij viti. N\u00eb shkres\u00ebn e publikuar m\u00eb 2 shtator u tha se Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38492","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38492\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}