{"id":38484,"date":"2025-09-02T15:48:15","date_gmt":"2025-09-02T15:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/ambicia-e-rames-populizem-dw-sa-realiste-eshte-nje-ekonomi-digjitale-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-09-02T15:48:15","modified_gmt":"2025-09-02T15:48:15","slug":"ambicia-e-rames-populizem-dw-sa-realiste-eshte-nje-ekonomi-digjitale-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/ambicia-e-rames-populizem-dw-sa-realiste-eshte-nje-ekonomi-digjitale-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"\u201cAmbicia e Ram\u00ebs, populiz\u00ebm\u201d\/ DW: Sa realiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri\u00a0Edi Rama\u00a0e fitoi mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00ebs n\u00eb majin e k\u00ebtij viti, duke u premtuar qytetar\u00ebve se do ta an\u00ebtar\u00ebsonte vendin n\u00eb\u00a0Bashkimin Europian\u00a0brenda vitit 2030.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e muajit korrik ai njoftoi nj\u00eb tjet\u00ebr plan madhor, sipas tij t\u00eb realizuesh\u00ebm brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb kohore. \u201cKemi nj\u00eb ambicie: deri n\u00eb fundin e k\u00ebsaj dekade, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk p\u00ebrdor par\u00e1 \u201ccash\u201d, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsisht digjitale\u201d \u2013 deklaroi Rama para p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb quajtur \u201cShqip\u00ebria 2030 \u2013 vizioni drejt integrimit europian\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb na nevojitet \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb kualifikim\u201d \u2013 vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri digjitale, aktualisht ekzistojn\u00eb. \u201cBesoj se n\u00ebse ne menaxhojm\u00eb si\u00e7 duhet rrug\u00ebn drejt k\u00ebsaj ambicieje, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i arritsh\u00ebm dhe do ta leht\u00ebsoj\u00eb vendin nga nj\u00eb barr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb praktikash t\u00eb vjet\u00ebruara dhe mungese efikasiteti q\u00eb r\u00ebndon n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme\u201d \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>E gjitha kjo ting\u00ebllon shum\u00eb e thjesht\u00eb dhe e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Por, sa realiste \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cPreferoj t\u00eb paguaj me par\u00e1 n\u00eb dor\u00eb\u201d: N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, Mimoza A., nj\u00eb 62-vje\u00e7are nga Tirana, thot\u00eb se t\u00eb vetmet raste kur ajo p\u00ebrdor kart\u00ebn e bank\u00ebs, \u00ebsht\u00eb kur t\u00ebrheq rrog\u00ebn nga bankomati pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme p\u00ebr njer\u00ebzit e mosh\u00ebs sime q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb me kart\u00eb kur blejn\u00eb ushqime ose tek parukierja. Un\u00eb preferoj t\u00eb paguaj me par\u00e1 n\u00eb dor\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb veproj gjithmon\u00eb\u201d \u2013 i tha ajo Deutsche Welle-s.<\/p>\n<p>Mimoza nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb mendon k\u00ebshtu. Si ajo, mendojn\u00eb shumica e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ambicie \u00ebnd\u00ebrrimtare?<\/strong><\/p>\n<p>Kur Shqip\u00ebria \u201choqi prangat\u201d e regjimit diktatorial 35 vite m\u00eb par\u00eb, vendit i mungonte nj\u00eb sistem bankar dhe financiar modern. Progresi gjat\u00eb tranzicionit ishte i ngadalsh\u00ebm dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bankomatet u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Arben Malaj, i cili sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr i Financave dhe Ekonomis\u00eb nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2005, tashm\u00eb ekspert i lart\u00eb i financave dhe pedagog, mendon se ambicia e Ram\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb ekonomi digjitale, \u00ebsht\u00eb populiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Malaj thot\u00eb, se ekzistojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00ebsh q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nj\u00eb reform\u00eb pa \u201ccash\u201d n\u00eb pes\u00eb vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cShkalla e lart\u00eb e informalitetit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb rajonit. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb jeton n\u00eb zonat rurale. Gjithashtu, pjesa m\u00eb e madhe e parave q\u00eb vijn\u00eb nga emigrant\u00ebt \u2013 miliarda dollar\u00eb n\u00eb vit \u2013 d\u00ebrgohen jasht\u00eb kanaleve zyrtare t\u00eb pagesave. Dhe partner\u00ebt kryesor\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 Turqia, Greqia dhe Italia \u2013 kan\u00eb gjithashtu p\u00ebrqindje t\u00eb larta t\u00eb informalitetit\u201d \u2013 thot\u00eb Malaj p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron, se \u00e7do p\u00ebrparim n\u00eb kufizimin e paras\u00eb n\u00eb dor\u00eb k\u00ebrkon investime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sigurin\u00eb kibernetike.<\/p>\n<p><strong>\u201cAmbicie e rrezikshme\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Eksperti i siguris\u00eb kibernetike, Besmir Semanaj, e konsideron planin e kryeministrit Rama jo vet\u00ebm jorealist, por edhe \u201ct\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Semanaj risjell n\u00eb v\u00ebmendje sulmet kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb shenjest\u00ebr t\u00eb tyre ishte e-Albania, faqet zyrtare t\u00eb Kuvendit dhe Institutit t\u00eb Statistikave.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit Semanaj, k\u00ebto sulme, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb rajon, tregojn\u00eb qartazi se \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ekspozuar ndaj k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe nuk ka ende nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb fort\u00eb rezistence p\u00ebr t\u00eb mbrojtur infrastruktur\u00ebn kritike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb Europ\u00eb, si Suedia apo Norvegjia, po rivler\u00ebsojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb minimum cash-i n\u00eb qarkullim, pik\u00ebrisht p\u00ebr arsye sigurie dhe gatishm\u00ebrie n\u00eb raste emergjencash ose sulmesh kibernetike\u201d \u2013 i tha ai DW-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kombet m\u00eb t\u00eb digjitalizuara po ruajn\u00eb \u201cparashikime offline\u201d, Shqip\u00ebria deklaron se do t\u00eb b\u00ebhet 100% digjitale n\u00eb m\u00eb pak se dhjet\u00eb vjet, pa nd\u00ebrtuar m\u00eb par\u00eb kapacitetet baz\u00eb t\u00eb mbrojtjes kibernetike. Nj\u00eb ekonomi e varur totalisht nga sistemet digjitale, pa alternativ\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj paralizimit total nga nj\u00eb virus apo blackout\u201d \u2013 argumenton Semanaj.<\/p>\n<p><strong>\u201cBizneset e vogla dhe t\u00eb mesme do t\u00eb vuajn\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Hazis I. ka punuar n\u00eb sektorin e turizmit p\u00ebr rreth 40 vite. Sot ai menaxhon nj\u00eb nga hotelet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Tiran\u00ebs, i cili frekuentohet nga turist\u00eb nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Kryesisht, turist\u00ebt e huaj preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin kartat bankare p\u00ebr llogarit\u00eb e tyre. Ky \u00ebsht\u00eb kontrast i fort\u00eb me klient\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt paguajn\u00eb thuajse gjithmon\u00eb me par\u00e1 n\u00eb dor\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton kosto m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr hotelin, pasi bizneseve u duhet t\u00eb paguajn\u00eb komision bankar p\u00ebr \u00e7do transaksion me kart\u00eb.<\/p>\n<p>Hazis I. nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb entuziast rreth planeve t\u00eb kryeministrit p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri pa \u201ccash\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJam kund\u00ebr k\u00ebtij objektivi, sepse mund ta pranojm\u00eb q\u00eb turist\u00ebt duan t\u00eb paguajn\u00eb me kart\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb kafe q\u00eb kushton 1.50 euro. Por si duhet t\u00eb veproj me furnizuesit e perimeve apo djathit?\u201d \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb sezonit t\u00eb ver\u00ebs, p\u00ebr shembull, un\u00eb blej rregullisht shalqinj nga nj\u00eb tregtar i vog\u00ebl q\u00eb shet k\u00ebtu n\u00eb qoshe. Ai nuk i ka p\u00ebrdorur kurr\u00eb pagesat digjitale dhe jam i bindur q\u00eb s\u2019do t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb kurr\u00eb as n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky plan do t\u2019i nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl. Madje dhe ne do t\u00eb vuajm\u00eb shum\u00eb\u201d \u2013 tha ai p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb e objektivave konkrete<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ekspertin e financave Arben Malaj, objektivi p\u00ebr nj\u00eb ekonomi digjitale \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00ebsuar e p\u00ebr pasoj\u00eb, as i matsh\u00ebm. Ai thot\u00eb se qeveria mund t\u00eb vendos\u00eb objektiva konkrete dhe afate t\u00eb detyrueshme, vet\u00ebm pas nj\u00eb studimi t\u00eb thelluar nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, grupet e interesit dhe qarqet akademike.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht nuk ka asnj\u00eb ekonomi n\u00eb bot\u00eb me zero \u201ccash\u201d. Dhe n\u00eb vendet me kultur\u00eb t\u00eb dob\u00ebt shtetformuese, me edukim minimal financiar, me nivele t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb njohurive digjitale, n\u00eb vendet ku qeverisja \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, ku cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve thelb\u00ebsore publike \u2013 arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, kohezioni dhe solidariteti social- jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ku perceptimi p\u00ebr korrupsionin \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb arrihen suksese t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\u201d \u2013 thot\u00eb Malaj.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka v\u00ebrejtur rritje t\u00eb pagesave elektronike gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cPubliku ka p\u00ebrfituar nga ulja e kostove, p\u00ebrshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit n\u00eb sh\u00ebrbimet e pagesave, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb nj\u00eb rritje me ritme dyshifrore t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb pagesave elektronike, duke arritur n\u00eb 21 pagesa elektronike p\u00ebr frym\u00eb, nga vet\u00ebm dy pagesa n\u00eb vitin 2015\u201d \u2013 deklaroi guvernatori i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko, n\u00eb nj\u00eb dalje publike vitin e kaluar.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebrpara?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Semanaj, rritja e k\u00ebtyre numrave mbetet gjithsesi shum\u00eb larg standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, ku vendet an\u00ebtare arrijn\u00eb mbi 300 transaksione p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201cE-commerce n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e kufizuar. Platforma nd\u00ebrkomb\u00ebtare si \u2018Stripe\u2019 nuk operojn\u00eb fare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe tregtar\u00ebt e vegj\u00ebl apo bizneset e mesme varen nga disa banka vendase q\u00eb ofrojn\u00eb gateway-t e tyre t\u00eb mbyllura dhe shpesh t\u00eb shtrenjta p\u00ebr integrim. PayPal ekziston si mund\u00ebsi p\u00ebr individ\u00ebt, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje e integruar p\u00ebr bizneset shqiptare. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se tregtia online \u00ebsht\u00eb praktikisht e kufizuar dhe pengon hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb globale digjitale\u201d \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pra, pavar\u00ebsisht se kryeministri Rama d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb kap\u00eb sa m\u00eb shpejt ritmin europian dhe q\u00eb vendi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, duket se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk p\u00ebrdor \u201ccash\u201d dhe do t\u2019i duhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur m\u00eb k\u00ebt\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re financiare.<\/p>\n<p>\/<strong>DW<\/strong>\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ambicia-e-rames-populizem-dw-sa-realiste-eshte-nje-ekonomi-digjitale-ne-shqiperi\/\">\u201cAmbicia e Ram\u00ebs, populiz\u00ebm\u201d\/ DW: Sa realiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi digjitale n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri\u00a0Edi Rama\u00a0e fitoi mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00ebs n\u00eb majin e k\u00ebtij viti, duke u premtuar qytetar\u00ebve se do ta an\u00ebtar\u00ebsonte vendin n\u00eb\u00a0Bashkimin Europian\u00a0brenda vitit 2030. N\u00eb mesin e muajit korrik ai njoftoi nj\u00eb tjet\u00ebr plan madhor, sipas tij t\u00eb realizuesh\u00ebm brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb kohore. \u201cKemi nj\u00eb ambicie: deri n\u00eb fundin e k\u00ebsaj dekade, Shqip\u00ebria [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38484","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38484\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}