{"id":38454,"date":"2025-09-02T12:48:20","date_gmt":"2025-09-02T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/po-ra-sorosi-a-hiqet-non-grata-e-berishes\/"},"modified":"2025-09-02T12:48:20","modified_gmt":"2025-09-02T12:48:20","slug":"po-ra-sorosi-a-hiqet-non-grata-e-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/po-ra-sorosi-a-hiqet-non-grata-e-berishes\/","title":{"rendered":"Po ra Sorosi, a hiqet \u2018non grata\u2019 e Berish\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Indrit Vokshi<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Vendimi i Blinken u publikua n\u00eb 19 maj 2021 por 19 maji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dita e publikimit. Kuptohet qart\u00eb se nongrata nuk u vendos as nga Blinken as nga Biden dhe as n\u00eb 19 maj 2021; nongrata kishte qen\u00eb aty. Biden e Blinken u fut\u00ebn n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb janar 2021, vet\u00ebm 4 muaj para se nongrata t\u00eb publikohej. E nongrata nuk p\u00ebrgatitet p\u00ebr 4 muaj, ai \u00ebsht\u00eb proces m\u00eb i gjat\u00eb. Pra vendimi ka qen\u00eb aty, Antoni Blinken ve\u00e7 e ka publikuar.<br \/>\nN\u00eb 31 janar 2019, Edi Rama n\u00eb parlament pyeti Sali Berish\u00ebn \u201cA e kalon dot Oqeanin\u201d? Nga e dinte Edi Rama ndalimin e viz\u00ebs amerikane qysh n\u00eb vitin 2019, a ia kishte th\u00ebn\u00eb Sorosi? Jo, thjesht n\u00eb vitin 2019 Ambasada Amerikane kishte refuzuar tiu jepte viz\u00eb njer\u00ebzve me lidhje familjare me Sali Berish\u00ebn dhe ai fakt ka qen\u00eb i ditur jo vet\u00ebm nga Rama q\u00eb ka informacion si kryeminist\u00ebr por edhe nga punonj\u00ebs t\u00eb ambasad\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb rr\u00ebfyer n\u00eb rrethe t\u00eb ngushta.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 20 dit\u00eb pas deklarat\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb dmth vet\u00ebm pak jav\u00eb pas refuzimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane, opozita djeg mandatet (20 shkurt 2019). I djeg mandatet dhe shpall protestat komb\u00ebtare si mekaniz\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnimi se refuzimi dhe nxjerrja nga loja e interesave t\u00eb Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe p\u00ebr k\u00ebto interesa e gjith\u00eb opozita \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb protestoj\u00eb, madje t\u00eb shkoj\u00eb edhe m\u00eb larg; t\u00eb rebelohet e t\u00eb krijoj\u00eb rr\u00ebmuja.<\/p>\n<p>Me 28 qershor 2019 (4 muaj pas shpalljes s\u00eb skenarit t\u00eb rebelimit opozitar), zv\/ndihm\u00ebs Sekretari i Shteti p\u00ebr Europ\u00ebn, Matthew Palmer deklaroi se n\u00ebse opozita organizon dhun\u00eb, Amerika do ta shpall\u00eb organizat\u00eb t\u00eb dhunshme. Vini re, \u00ebsht\u00eb viti 2019, president i ShBA \u00ebsht\u00eb Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit \u00ebsht\u00eb Mike Pompeo. Nuk jan\u00eb as Biden, as Blinken, as Soros dhe, edhe pa qen\u00eb k\u00ebta n\u00eb pushtet n\u00eb ShBA, refuzohen viza dhe k\u00ebrc\u00ebnohet opozita me shpalljen organizat\u00eb e dhunshme. Administrata Trump I ka d\u00ebnuar q\u00ebllimet PD.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn kur Lulzim Basha guxoi t\u00eb deklaronte se Partia Demokratike nuk do t\u00eb p\u00ebrdorej m\u00eb si streh\u00eb dhe si infrastruktur\u00eb e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb luftuar nongratan, rebelimi iku prej bulevardit dhe shkoi n\u00eb oborrin e PD. Sali Berisha akuzoi PD-n\u00eb zyrtare si t\u00eb lidhur me Soros, si t\u00eb n\u00ebnshtruar tek Blinken dhe e shitur tek Edi Rama. U thirr\u00ebn militant\u00ebt p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur \u201celit\u00ebn tradh\u00ebtare\u201d dhe p\u00ebr ta \u00e7liruar opozit\u00ebn nga kthetrat e Sorosit i cili kishte b\u00ebr\u00eb \u201copozit\u00ebn\u201d nongrata dhe nuk e lejonte t\u2019i fitonte zgjedhjet. Nongratan e p\u00ebrgatiti administrata Trump I por e v\u00ebrteta nuk pati asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Me 8 n\u00ebntor 2024, vet\u00eb Sali Berisha e pranon se dosja nongrata u p\u00ebrgatit nga administrata republikane e Donald Trump dhe Mike Pompeo por akuzoi Matthew Palmer sikur ai e p\u00ebrgatiti dosjen vet\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e vet, kjo p\u00ebr shkak se gruaja e tij ishte me origjin\u00eb serbe. U tha pra se shteti amerikan merr vendime p\u00ebr interesat e fisit t\u00eb gruas se Mattheu Palmerit. Nj\u00eblloj sikur t\u00eb themi sot se Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb merr vendime p\u00ebr interesat e Sllovenis\u00eb sepse Melania Trump ka origjin\u00eb sllovene.<\/p>\n<p>Sali Berisha vet\u00eb arrin e pranon se nuk ishin Soros dhe Blinken, pranon se nongrata u vendos n\u00ebn presidenc\u00ebn Trump dhe n\u00ebn sekretarin republikan Pompeo. Ky i fundit, Pompeo, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb me 16 maj 2022 mori n\u00eb mbrojtje ambasadoren Yuri Kim dhe tha se ishte krenar p\u00ebr pun\u00ebn e saj. Mir\u00ebpo asgj\u00eb nuk kishte m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb sepse kur Sali Berisha e pranoi se nongratan ia kishte p\u00ebrgatitur administrata Trump, rebelimi i militant\u00ebve demokrat\u00eb kishte ndodhur, partia ishte marr\u00eb n\u00ebn kontroll dhe e v\u00ebrteta nuk i prishte m\u00eb pun\u00eb askujt.<\/p>\n<p>Me fitoren e Donald Trump u rijet\u00ebsua p\u00ebrralla se nongrata do t\u00eb hiqet sepse tashm\u00eb Geroge Sorosi nuk ka m\u00eb pushtet n\u00eb Amerik\u00eb. George Soros u ri-shpall autor i nongrat\u00ebs, duke harruar deklarat\u00ebn e vet\u00eb Berish\u00ebs se nongrata u p\u00ebrgatit nga administrata Trump I. U tha pra se nongrata e vendosur n\u00eb administrat\u00ebn Trump I, do t\u00eb hiqet nga administrata Trump II. Vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb para zgjedhjeve u qarkullua nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr sikur nongrata tashm\u00eb u hoq. Sot at\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr nuk e p\u00ebrmend m\u00eb askush.<\/p>\n<p>Sali Berisha ka lidhur kontrat\u00eb lobimi n\u00eb vler\u00eb 6 milion euro p\u00ebr t\u00eb \u201cinformuar\u201d Amerik\u00ebn e Trump se nongrata \u00ebsht\u00eb vendosur nga Soros kur vet\u00eb administrata e Trump e di shum\u00eb mir\u00eb se nongrata \u00ebsht\u00eb vendosur nga Trump I. E gjith\u00eb partia sot \u00ebsht\u00eb formatuar, orientuar, pozicionuar, vet\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb nongratas.<\/p>\n<p>Partia VMRO n\u00eb Maqedoni nuk mbeti peng i Gruevskit, nd\u00ebrroi lidershipin dhe sot \u00ebsht\u00eb parti n\u00eb pushtet. Edhe partia Bashkimi Demokratik n\u00eb Kroaci nuk mbeti peng i Sanaderit, nd\u00ebrroi lidershipin dhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet. Nd\u00ebrsa Partia Demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri prej vitit 2018 e deri sot, jeton dhe vepron mbi nj\u00eb refuzim t\u00eb viz\u00ebs q\u00eb Amerika i ka b\u00ebr\u00eb ish kryetarit dhe tani kryetarit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ato 6 milion eurot q\u00eb Sali Berisha ka paguar n\u00eb Amerik\u00eb ndoshta munden t\u00eb japin ndonj\u00eb efekt, kuidihet. Mir\u00ebpo u b\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb partia m\u00eb e madhe opozitare i ka humbur reflekset politike, ka humbur lidhjen me realitetin shqiptar, ka prer\u00eb me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb fijet me rregullat klasike t\u00eb politik\u00ebs elektorale duke u formatuar e gjitha dhe thell\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb personi, kryetarit t\u00eb saj. Nuk ka gjetur fuqi ta kaloj\u00eb testin dhe t\u00eb vendos\u00eb vazhdimsin\u00eb e partis\u00eb, mbi fatin e ish liderit, si\u00e7 vepruan fjalavjen VMRO dhe Bashkimi Demokrat i Kroacis\u00eb. Duke mos pasur kapacitete p\u00ebr ta kaluar ket\u00eb test, PD \u00ebsht\u00eb delegjitimuar shum\u00eb keq para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Me deklarat\u00ebn publike q\u00eb Donald Trump l\u00ebshoi kund\u00ebr Sorosit duke e akuzuar si financues t\u00eb trazirave n\u00eb ShBA, n\u00eb Shqip\u00ebri ka ardhur material i ri p\u00ebr tiu hedhur ushqim militant\u00ebve, po paraqitet sikur Trump nuk e akuzoi Sorosin p\u00ebr trazira n\u00eb ShBA por sikur e akuzoi p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Shqip\u00ebri e specifikisht kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse nongrata \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e Soros, heqja e saj do t\u00eb ishte gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Sekretari Marco Rubio sapo t\u00eb zgjohej n\u00eb m\u00ebngjes e t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb zyr\u00eb mund t\u00eb postonte nj\u00eb status n\u00eb X (ish Twitter) dhe t\u00eb lajm\u00ebronte se nongrata tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e pavlefshme pasi ajo ka qen\u00eb vep\u00ebr e Geroge Soros. Mir\u00ebpo Rubio deri tani ka t\u00eb njejtin mendim me Antoni Blinken. A do t\u00eb ndryshoj\u00eb mendim Rubio? A ka nevoj\u00eb Rubio ta informojn\u00eb nga Shqip\u00ebria sepse fatkeq\u00ebsisht mund t\u00eb mos ket\u00eb akses n\u00eb informacion?<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/po-ra-sorosi-a-hiqet-non-grata-e-berishes\/\">Po ra Sorosi, a hiqet \u2018non grata\u2019 e Berish\u00ebs?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Vendimi i Blinken u publikua n\u00eb 19 maj 2021 por 19 maji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dita e publikimit. Kuptohet qart\u00eb se nongrata nuk u vendos as nga Blinken as nga Biden dhe as n\u00eb 19 maj 2021; nongrata kishte qen\u00eb aty. Biden e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38454","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38454\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}