{"id":38422,"date":"2025-09-02T10:48:20","date_gmt":"2025-09-02T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/krimi-i-organizuar-ballkanik-po-e-kthen-afriken-e-veriut-ne-nje-qender-kokaine\/"},"modified":"2025-09-02T10:48:20","modified_gmt":"2025-09-02T10:48:20","slug":"krimi-i-organizuar-ballkanik-po-e-kthen-afriken-e-veriut-ne-nje-qender-kokaine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/krimi-i-organizuar-ballkanik-po-e-kthen-afriken-e-veriut-ne-nje-qender-kokaine\/","title":{"rendered":"Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrik\u00ebn e Veriut n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kokaine"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb, portet n\u00eb zhvillim t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore dhe n\u00ebntoka kriminale e Ballkanit Per\u00ebndimor duken si dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb i af\u00ebrt brenda nj\u00eb kontenieri me l\u00ebvozhga kakaoje \u2013 nj\u00eb nga eksportet kryesore t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore \u2013 zbulon nj\u00eb ngarkes\u00eb tjet\u00ebr: kokain\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2019, grupet kriminale me origjin\u00eb nga Ballkani Per\u00ebndimor jan\u00eb drejtuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore si nj\u00eb rrug\u00eb ky\u00e7e tranziti p\u00ebr trafikimin e kokain\u00ebs. Ajo q\u00eb fillimisht ishte nj\u00eb pik\u00eb e rast\u00ebsishme trafiku \u2013n\u00eb vitin 2014 kur kokaina d\u00ebrgohej me varka t\u00eb vogla nga verilindja e Brazilit drejt Kepit t\u00eb Gjelb\u00ebr \u2013 \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kokain\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ky ndryshim n\u00eb vazhdim ka kaluar kryesisht pa u v\u00ebn\u00eb re.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport nga Iniciativa Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku kam kontribuar edhe un\u00eb, zbulon se grupet q\u00eb flasin gjuh\u00ebn sllave dhe shqipe \u2013 tradicionalisht t\u00eb vendosura n\u00eb pika ky\u00e7e t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit me kokain\u00eb [Amerika e Jugut dhe Evropa] \u2013 tani po zgjerojn\u00eb ndikimin e tyre duke sh\u00ebnjestruar bregdetet e cenuesh\u00ebm t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb vende si Senegali, Gambia, Guinea-Bisau, Kepi i Gjelb\u00ebr dhe Sierra Leone, grupet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb ngritur infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar ruajtjen, ripaketimin dhe d\u00ebrgimin e kokain\u00ebs. Deti vazhdon t\u00eb jet\u00eb rruga kryesore e trafikut, edhe pse k\u00ebto grupe kan\u00eb filluar t\u00eb eksplorojn\u00eb edhe rrug\u00eb alternative, p\u00ebrfshir\u00eb rrug\u00ebt ajrore me avion\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl.<\/p>\n<p>Grupet nga Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebrdorin kat\u00ebr metoda kryesore trafiku p\u00ebrmes Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Metoda e par\u00eb p\u00ebrfshin rrug\u00ebt detare, ku ngarkesat e kokain\u00ebs udh\u00ebtojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga Amerika e Jugut, p\u00ebrmes Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore, n\u00eb Evrop\u00eb. Megjithat\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe e kokain\u00ebs \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb ngarkesa shum\u00ebton\u00ebshe \u2013 mb\u00ebrrin n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore jasht\u00eb kontenier\u00ebve, me drog\u00ebn t\u00eb fshehur p\u00ebr shembull n\u00eb trupat e anijeve.<\/p>\n<p>Metoda e eksportit jo p\u00ebrmes kontenier\u00ebve kalon n\u00ebp\u00ebr Gjirin e Guines\u00eb, duke shmangur zbarkimin n\u00eb tok\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore. Procesi p\u00ebrfshin gjithashtu importe dhe magazinim n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore, t\u00eb ndjekura nga eksporte drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Metoda e kat\u00ebrt, ku ngarkesat futen n\u00eb kontejner\u00eb brenda Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore, shmang n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive kontrollet e shtuara ndaj eksporteve nga Amerika e Jugut drejt porteve evropiane.<\/p>\n<p>Disa faktor\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore nj\u00eb destinacion t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr grupet nga Ballkani Per\u00ebndimor: ajo ndodhet n\u00eb nj\u00eb vend strategjik mes Brazilit \u2013 nj\u00eb eksportues i madh i kokain\u00ebs \u2013 dhe tregjeve t\u00eb mbipopulluara t\u00eb Evrop\u00ebs; nd\u00ebrkoh\u00eb, shtimi i masave t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit ka rritur rreziqet e rrug\u00ebve direkte transatlantike nga Amerika e Jugut n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 me kapjet e drog\u00ebs n\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb q\u00eb u rrit\u00ebn nga 201.9 ton n\u00eb vitin 2019 n\u00eb nj\u00eb rekord prej 424.1 ton n\u00eb vitin 2023. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kontrolli i dob\u00ebt n\u00eb portet afrikane do t\u00eb thot\u00eb se m\u00eb pak se dy p\u00ebr qind e kontenier\u00ebve kontrollohen rregullisht.<\/p>\n<p>Ndryshimet n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut po e shtyjn\u00eb gjithashtu k\u00ebt\u00eb zhvendosje drejt Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore. Nd\u00ebrsa autoritetet braziliane rrit\u00ebn kontrollet n\u00eb porte t\u00eb m\u00ebdha si Santos, trafikant\u00ebt filluan t\u00eb ridrejtojn\u00eb ngarkesat n\u00eb uj\u00ebrat m\u00eb pak t\u00eb monitoruara t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore. Dhe grupet nga Ballkani Per\u00ebndimor \u2013 me struktura fleksib\u00ebl, t\u00eb decentralizuara dhe rrjete t\u00eb besueshme logjistike \u2013 ishin n\u00eb pozita ideale p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrmjet\u00ebsit q\u00eb nd\u00ebrtuan nj\u00eb perandori kokaine<\/strong><\/p>\n<p>Gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe lidhjet kulturore sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim mes grupeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Dy rrjete kryesore dominojn\u00eb: nj\u00ebri p\u00ebrb\u00ebhet nga grupet shqipfol\u00ebse dhe tjetri nga grupet sllavishtfol\u00ebs \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb serb\u00ebt, kroat\u00ebt, boshnjak\u00ebt dhe malazez\u00ebt.<\/p>\n<p>Aktualisht, k\u00ebto rrjete funksionojn\u00eb p\u00ebrmes strukturave t\u00eb adaptueshme q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e gjer\u00eb. Zakonisht p\u00ebrb\u00ebhen nga grupe t\u00eb vogla dhe t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, me an\u00ebtar\u00ebsi elastike q\u00eb zakonisht varion nga 10 deri n\u00eb 20 individ\u00eb.<\/p>\n<p>Klanet Kavac dhe Skaljari jan\u00eb dy grupet kryesore sllavisht-fol\u00ebse q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore, s\u00eb bashku me aleat\u00ebt e tyre. T\u00eb bazuara n\u00eb Mal t\u00eb Zi, k\u00ebto grupe ruajn\u00eb lidhje t\u00eb gjera me organizata n\u00eb Serbi, Kroaci, Slloveni dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Klanin Kavac ka ngritur nj\u00eb rrjet n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore, nd\u00ebrsa klani Skaljari operon kryesisht p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve nga Bosnje Hercegovina dhe Shqip\u00ebria, duke d\u00ebshmuar nj\u00eb prani m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Afrika Per\u00ebndimore mbetet kryesisht nj\u00eb territor i panjohur p\u00ebr grupet shqiptare, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rrjetit t\u00eb lidhur me Armando Pacanin.<\/p>\n<p>Fillimisht, d\u00ebrgesat e Pacanit shkonin direkt n\u00eb portet evropiane p\u00ebrmes kontenier\u00ebve. Pas humbjeve t\u00eb sasive t\u00eb kokain\u00ebs dhe urdh\u00ebr-arresteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rrjeti i tij kaloi n\u00eb transportimin e ngarkesave shum\u00ebton\u00ebshe nga verilindja e Brazilit drejt Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore me anije peshkimi, n\u00eb mesin e vitit 2022. Rrjeti dyshohet se u mb\u00ebshtet te nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs afrikan. Pacani dhe avokat\u00ebt e tij mohojn\u00eb \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb aktivitete kriminale.<\/p>\n<p>Struktura organizative e grupeve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafikimin e kokain\u00ebs n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore p\u00ebrfshin role t\u00eb ve\u00e7anta, zakonisht lider\u00eb, nd\u00ebrmjet\u00ebs dhe ekzekutor\u00eb.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt negociojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me prodhuesit e kokain\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, l\u00ebshojn\u00eb urdhra p\u00ebr transportin dhe mbik\u00ebqyrin \u00e7\u00ebshtjet financiare, p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet dhe fitimet. Nd\u00ebrmjet\u00ebsit koordinojn\u00eb rrug\u00ebt e kontraband\u00ebs, lidhen me kontaktet n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore dhe menaxhojn\u00eb transferimet financiare, gjithmon\u00eb duke garantuar sigurin\u00eb operacionale. Ekzekutor\u00ebt \u2013 zakonisht individ\u00eb lokal\u00eb nga zonat ku zhvillohen operacionet \u2013 jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbledhjen dhe dor\u00ebzimin e drog\u00ebs, sigurimin e ambienteve t\u00eb magazinimit dhe mir\u00ebmbajtjen e sht\u00ebpive t\u00eb sigurta.<\/p>\n<p>Fuqia e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb q\u00ebndron pas operacioneve t\u00eb kokain\u00ebs nuk jan\u00eb vet\u00ebm grupet kriminale, por edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsit \u2013 qoft\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb apo p\u00ebr periudha t\u00eb kufizuara. K\u00ebta nd\u00ebrmjet\u00ebs kan\u00eb lidhje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore dhe jan\u00eb t\u00eb lidhur, drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi, me rrjete mbrojtjeje n\u00eb rajon. Identifikimi i nd\u00ebrmjet\u00ebsve \u00ebsht\u00eb shpesh i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb identiteteve t\u00eb falsifikuara dhe nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbrojtjes q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga \u201cbos\u00ebt\u201d e duksh\u00ebm t\u00eb epokave t\u00eb m\u00ebparshme, nd\u00ebrmjet\u00ebsit e sot\u00ebm operojn\u00eb n\u00eb hije dhe me nj\u00eb imazh t\u00eb besuesh\u00ebm q\u00eb mohon p\u00ebrfshirjen direkte. Ata l\u00ebvizin shpejt, shmangin zbulimin dhe p\u00ebrdorin rrjetet e nd\u00ebrmjet\u00ebsve lokal\u00eb. Kjo krijon nj\u00eb model kriminal shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u identifikuar, por edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkat\u00ebrruar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb mish\u00ebron rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit \u00ebsht\u00eb Mario Krezic, nj\u00eb shtetas kroato-boshnjak i lidhur me disa rrjete kriminale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Emri i tij shfaqet n\u00eb disa akt-akuza n\u00eb Serbi dhe Kroaci, dhe mesazhe t\u00eb koduara t\u00eb kapura nga platforma si Sky ECC dyshohet se e lidhin at\u00eb me ngarkesa t\u00eb m\u00ebdha kokain\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Burime nga institucionet ligjzbatuese besojn\u00eb se Krezic operonte nga Freetawn, Sierra Leone, duke koordinuar logjistik\u00ebn p\u00ebrtej Atlantikut. Ai akuzohet p\u00ebr organizimin e transferimeve nga anija n\u00eb anije, mbik\u00ebqyrjen e importeve n\u00eb zonat bregdetare, menaxhimin e magazinimit dhe futjen e drog\u00ebs n\u00eb kontenier\u00eb si dhe organizimin e d\u00ebrgesave drejt porteve evropiane, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ant\u00eberp.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, Krezic dyshohet se ka sh\u00ebrbyer si pika ky\u00e7e e nj\u00eb zinxhiri global furnizimi, duke lidhur furnizuesit e Amerik\u00ebs Latine, nd\u00ebrmjet\u00ebsit afrikan\u00eb dhe bler\u00ebsit evropian\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndryshonte vazhdimisht partner\u00ebt lokal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur zbulimin.<\/p>\n<p>Rasti i tij pasqyron rolin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsve si figura t\u00eb shkath\u00ebta, me profil t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb udh\u00ebheqin tregtin\u00eb e kokain\u00ebs nga prapaskena. Krezic vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb autoriteteve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb vjen m\u00eb pas<\/strong><\/p>\n<p>Grupet nga Ballkani Per\u00ebndimor po zgjerojn\u00eb pranin\u00eb e tyre n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore. Ato pritet t\u00eb operojn\u00eb me m\u00eb shum\u00eb pavar\u00ebsi, duke u larguar nga var\u00ebsia ndaj aleancave me organizata kriminale n\u00eb Brazil dhe, n\u00eb disa raste, n\u00eb Itali. K\u00ebto grupe pritet t\u00eb investojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe mbrojtje lokale.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me tendencat e v\u00ebrejtura n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut, ndikimi i tyre n\u00eb rritje mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shtim t\u00eb korrupsionit, dhun\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar dhe fragmentim n\u00eb grupe m\u00eb t\u00eb vogla dhe m\u00eb autonome.<\/p>\n<p>Evropa ka reaguar ngadal\u00eb ndaj sfid\u00ebs s\u00eb trafikimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut dhe nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim me Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore. Aktualisht, bashk\u00ebpunimi mes Ballkanit Per\u00ebndimor, Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore dhe BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb ligjit \u00ebsht\u00eb i fragmentarizuar. Nuk ekzistojn\u00eb rrjete t\u00eb dedikuara p\u00ebr shk\u00ebmbimin e informacionit, nd\u00ebrsa kapacitetet lokale n\u00eb shtetet afrikane mbeten t\u00eb pafinancuara.<\/p>\n<p>Pasojat mund t\u00eb jen\u00eb serioze.<\/p>\n<p>Kokaina me destinacion Evrop\u00ebn mund t\u00eb blihet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga magazinat n\u00eb Afrik\u00ebn Per\u00ebndimore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, Afrika Per\u00ebndimore nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb zon\u00eb tranziti, por do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb kokain\u00ebs. Edhe tregjet n\u00eb zhvillim si Azia dhe Australia kan\u00eb filluar t\u00eb raportojn\u00eb d\u00ebrgesa q\u00eb gjurmohen deri n\u00eb Gjirin e Guines\u00eb. N\u00ebse kjo situat\u00eb nuk adresohet, ajo mund t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb fragmentimin e rrjeteve t\u00eb trafikimit t\u00eb kokain\u00ebs, t\u00eb shkaktoj\u00eb val\u00eb t\u00eb reja dhune dhe t\u00eb krijoj\u00eb enklava kriminale t\u00eb rr\u00ebnjosura n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e Atlantikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb skenar t\u00eb keq, BE-ja dhe Ballkani Per\u00ebndimor duhet t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim afatgjat\u00eb nd\u00ebrkontinental me partner\u00ebt afrikan\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm p\u00ebrmes seminareve t\u00eb financuara nga donator\u00ebt, por edhe p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit kuptimplot\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb inteligjenc\u00ebs, operacioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta detare dhe sanksioneve t\u00eb koordinuara kund\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsve kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>Inteligjenca financiare duhet t\u00eb ec\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hap me luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjurmimi i rrug\u00ebs s\u00eb parave t\u00eb k\u00ebtyre rrjeteve k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsi nga strukturat e zbatimit t\u00eb ligjit. Objektiv strategjik duhet t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsit dhe zinxhir\u00ebt e tyre t\u00eb furnizimit. Shum\u00eb shpesh, kapjet e drog\u00ebs festohen nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb arkitekt\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb trafikut mbeten t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrprerja e logjistik\u00ebs njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij tregu \u2013 jo vet\u00ebm kapja e drog\u00ebs \u2013 \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndalur vrullin e tij.\/Birn<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/krimi-i-organizuar-ballkanik-po-e-kthen-afriken-e-veriut-ne-nje-qender-kokaine\/\">Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrik\u00ebn e Veriut n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kokaine<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb, portet n\u00eb zhvillim t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore dhe n\u00ebntoka kriminale e Ballkanit Per\u00ebndimor duken si dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb i af\u00ebrt brenda nj\u00eb kontenieri me l\u00ebvozhga kakaoje \u2013 nj\u00eb nga eksportet kryesore t\u00eb Afrik\u00ebs Per\u00ebndimore \u2013 zbulon nj\u00eb ngarkes\u00eb tjet\u00ebr: kokain\u00ebn. Q\u00eb nga viti 2019, grupet kriminale me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38422","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38422\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}