{"id":38421,"date":"2025-09-02T10:48:19","date_gmt":"2025-09-02T10:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/shpresa-u-arrestua-per-mashtrim-dritan-agolli-i-jep-1-miliard-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte\/"},"modified":"2025-09-02T10:48:19","modified_gmt":"2025-09-02T10:48:19","slug":"shpresa-u-arrestua-per-mashtrim-dritan-agolli-i-jep-1-miliard-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/shpresa-u-arrestua-per-mashtrim-dritan-agolli-i-jep-1-miliard-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte\/","title":{"rendered":"Shpresa u arrestua p\u00ebr mashtrim, Dritan Agolli i jep 1 miliard lek\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>U arrestua p\u00ebr mashtrim me taksat n\u00eb 2019, por m\u00eb pas k\u00ebt\u00eb njoll\u00eb Shpresa Joanidhi e hoqi shpejt nga biznesi i saj thjesht duke i nd\u00ebrruar emrin. Pas k\u00ebsaj erdhi nj\u00eb ngritje e fuqishme n\u00eb biznesin me tenderat publik\u00eb. Drejtori q\u00eb ka firmosur tenderat me shifra t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Joanidhin \u00ebsht\u00eb Dritan Agolli i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, m\u00eb 15 gusht 2021, Agolli i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb \u201cDION-AL\u201d nj\u00eb kontrat\u00eb mbi 1 miliard lek\u00eb me nj\u00eb tender t\u00eb dyshimt\u00eb. \u00a0Objekti i prokuruar quhet \u201cInkubatori i biznesit n\u00eb arkitektur\u00eb dhe nd\u00ebrtim\u00a0 n\u00eb Tiran\u00eb. Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ishte 106,211,259 lek\u00eb pa TVSH. Duke qen\u00eb se ky fond shkon n\u00eb llogarit\u00eb e biznesit t\u00eb paracaktuar, komisioni i toleron vetes t\u00eb shkel\u00eb procedurat.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e ka klasifikuar Open Data Albania tenderin e m\u00ebsip\u00ebrm. Madje procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Ky tender \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sken\u00eb fiktive ku marrin pjes\u00eb\u00a0 si \u201ckonkurerrent\u00eb\u201d ish-partner\u00eb biznesi q\u00eb kan\u00eb fituar m\u00eb par\u00eb tenderat n\u00eb bashkime operator\u00ebsh me DION-AL shpk. K\u00ebshtu \u201cErgi\u201d shpk dhe \u201cEd Konkstruksion\u201d q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb oferta n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, kan\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb par\u00eb kontrata publike n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanis\u00eb e Shpresa Joanidhit. Nd\u00ebrsa \u201cKevin Construction\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb zero lek\u00eb. Me sa duket, kompania ka arsyetuar se nuk ia vlen t\u00eb b\u00ebsh propozim kur fituesi dihet.<\/p>\n<p>Kompania e Shpresa Joanidhit u shpall fituese megjith\u00ebse kishte oferta t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Fal\u00eb komisionit t\u00eb tenderit q\u00eb ka fshir\u00eb oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, nuk kishte m\u00eb pengesa p\u00ebr \u201cDION-AL\u201d shpk q\u00eb t\u00eb merrte kontrat\u00ebn.<\/p>\n\n<p>\u201cDION-AL\u201d fitoi me ofert\u00ebn \u00a076,208,976 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa \u00a0\u201cINERTI\u201d sh.p.k propozonte vler\u00ebn 70,923,908 lek\u00eb pa tvsh. Po ashtu \u201cNIKA\u201d sh.p.k kishte ofert\u00eb me vler\u00eb 73,184,152.85 lek\u00eb pa tvsh. Propozim ekonomik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nga kompania \u201cMF INVEST GROUP\u201d sh.p.k, me vler\u00eb 71,993,092 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Skualifikimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u201cgabime aritmetike\u2019, apo duke i klasifikuar si oferta \u201canomalisht t\u00eb ul\u00ebta\u201d ose p\u00ebr \u201cmunges\u00eb kapaciteti\u201d. \u00a0Sipas komisionit t\u00eb Agollit, mes 20 operator\u00ebve ekonomik\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender, kapacitetet i paska pasur vet\u00ebm kompania e Shpresa Joanidhit! N\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt duhen minimalisht 25 punonj\u00ebs dhe nj\u00eb list\u00eb me 19 mjete dhe pajisje.<\/p>\n<p><strong>Kompania e Joanidhit merr dy tendera nj\u00ebher\u00ebsh<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kompania \u201cDION-AL\u201dshpk \u00ebsht\u00eb e angazhuar paralelisht edhe n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr publike, q\u00eb e ka lidhur me Bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 mars 2025, kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani, i ka dh\u00ebn\u00eb Shpresa Joanidhit tenderin \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u201cNd\u00ebrtim i shkoll\u00ebs 9-vjecare, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMuharrem Caushi, Nj\u00ebsia Strukturore KA\/253\u201d me\u00a0 fondin limit 368 652 533,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Kjo kontrat\u00eb q\u00eb zgjat deri n\u00eb mars 18 mars 2026, k\u00ebrkon nj\u00eb pun\u00ebsim mesatar t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 100 personave. Gjithashtu k\u00ebrkohet angazhimi i 22 mjeteve si kamion\u00eb, betoniere, buldozer\u00eb, vin\u00e7a, fadroma, etj.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb jet\u00eb befasi q\u00eb firma fituese t\u00eb mos i mbaroj\u00eb n\u00eb afat dhe me cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkuar k\u00ebto projekte. Kuptohet se mbules\u00eb p\u00ebr shkeljet e kontratave do t\u00eb b\u00ebhen autoritetet.<\/p>\n<p><strong>Miliarda lek\u00eb nga Dritan Agolli n\u00eb favor t\u00eb Joanidhit <\/strong><\/p>\n<p>Dy vitet e fundit kurba e grafikut t\u00eb tenderave t\u00eb fituar nga Shpresa Joanidhi merr nj\u00eb ngritje vertikale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb rritje ka tenderi me num\u00ebr reference REF-74254-07-04-2023 dhe me objekt \u201cNd\u00ebrhyrje Rigjeneruese n\u00eb blloqet e banimit: Rigjenerimi i stokut t\u00eb banesave n\u00eb Rajonin 1&amp;2\u201d. Vihet re se n\u00eb gar\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 13 kompani nga t\u00eb cilat fituese \u00ebsht\u00eb shpallur firma e Shpresa Joanidhit, DION-AL p\u00ebr vler\u00ebn 432,064,160 lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH ose rreth 5.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me TVSH. Por duke krahasuar ofertat shikohet se oferta e Joanidhit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2023, kompania \u201cDION-AL\u201d shpk ka p\u00ebrfituar mbi 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Agjencia e Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara i ka falur dy kontrata n\u00eb fush\u00ebn e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me vlera marramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Fillimisht kompania DION-AL \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb tenderin p\u00ebr sh\u00ebrbim gatimi dhe shp\u00ebrndarje ushqimi p\u00ebr Spitalin e Durr\u00ebsit me vler\u00eb fituese mbi 1.8 miliard lek\u00eb dhe po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb i ka marr\u00eb 800 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebr tenderin me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt prokurimi p\u00ebr Spitalin e Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy tenderat jan\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb Kuq\u201d nga Open Data Albania p\u00ebr munges\u00eb konkurrence.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Shpresa Joanidhi?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2019, Shpresa Joanidhi u arrestua bashk\u00eb me disa biznesmen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb u akuzuan nga prokuroria si shkaktar\u00eb t\u00eb nj\u00eb d\u00ebmi prej disa miliona eurosh ndaj shtetit. Ndaj saj dhe bashk\u00ebshortit Alfred Joanidhin u mor masa arrest me burg p\u00ebr skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm shtetit shqiptar. M\u00eb pas kaluan n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe nis\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfitonin tendera publik\u00eb.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrdor\u00ebn kontrata fiktive me kompani t\u00eb cilat pas nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar ose kishin kaluar n\u00eb aktivitet pasiv ose kishin deklaruar zero xhiro vjetore.<\/p>\n<p>Disa kompani q\u00eb zbatonin k\u00ebt\u00eb skem\u00eb kishin deklaruar se nuk kishin pasur asnj\u00eb aktivitet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shmangej kontrolli tatimor p\u00ebr rastet kur k\u00ebrkohej k\u00ebqyrja e mbylljes s\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>Madje b\u00ebhet e ditur se p\u00ebr t\u00eb krijuar kompanit\u00eb fantaz\u00ebm ishin p\u00ebrdorur individ\u00eb q\u00eb nuk kishin t\u00eb ardhura apo q\u00eb banonin n\u00eb zona t\u00eb larg\u00ebta. Pasi identifikoheshin, organizator\u00ebt e skem\u00ebs u merrnin kartat e identitetit dhe me to krijonin kompanit\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoreshin m\u00eb pas t\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfituar nga vlera e TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera e faturave fiktive t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb biznesmen\u00ebve mashtrues t\u00eb kapur n\u00eb shkelje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 182.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja me nj\u00eb d\u00ebm prej 25.7 milion\u00eb si rimbursim TVSH-je p\u00ebr buxhetin e shtetit. Pas k\u00ebtij incidenti, Shpresa Joanidhi u detyrua t\u00eb ndryshoj\u00eb emrin e kompanis\u00eb s\u00eb saj nga \u201cSHPRESA\u201d SHPK\u201d ne \u201cDION-AL\u201d.<\/p>\n<p><strong>Lek\u00ebt e korrupsionit shkojn\u00eb p\u00ebr resorte<\/strong><\/p>\n<p>Lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb kullave dhe resorteve q\u00eb jep Edi Rama po dalin nj\u00eb skem\u00eb masive p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb pista t\u00eb korrupsionit me tenderat. N\u00eb 20 n\u00ebntor 2024, u mblodh K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb miratuar kullat dhe resortet e radh\u00ebs. P\u00ebrpos t\u00eb tjerave, KKTU ka miratuar lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi vilash n\u00eb Jal\u00eb nga kompania Dion-Al shpk. Kompleksi i vilave n\u00eb Jal\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet me para t\u00eb dyshimta mbi prona publike dhe private.<\/p>\n<p><strong>Dritan Agolli n\u00ebn hetim nga SPAK<\/strong><br \/>\nKujtojm\u00eb se Drejtori i FShZH, Dritan Agolli, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK, nd\u00ebr t\u00eb t\u00eb tjera edhe p\u00ebr tenderat e projektit \u201c100 fshatrat\u201d. Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb SPAK n\u00eb n\u00ebntor 2024. Ai \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr nj\u00eb tender me vler\u00eb 500 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb FSHZH-s p\u00ebr nj\u00eb menu t\u00eb projektit \u201c100 fshatrat\u201d.<\/p>\n<p>Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb djalit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Dritan Agolli \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb kompanie e quajtur \u2018Magnum Opus\u2019 group me objekt studime n\u00eb nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulenc\u00eb, sh\u00ebrbime administrative etj.<\/p>\n<p>Kompania rezulton q\u00eb ka marr\u00eb para publike. Agolli ka siguruar para publike p\u00ebrmes n\u00ebnkontraktimeve dhe kompanin\u00eb q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb tendera publik.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb kreu i FSHZH ka kryer me kompani private, me t\u00eb cil\u00ebt i ka lidhur interesi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pasi Agolli \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe gati 1550 metra\/katror, nd\u00ebrsa Agolli ka deklaruar n\u00eb institucionin kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave se ka shitur nj\u00eb apartament 360 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e tij ka qen\u00eb gjysm\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e blerjes.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pron\u00eb t\u00eb tij. B\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb do t\u2019ia kalonte biznesit t\u00eb djalit t\u00eb tij, 400 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com<\/strong><br \/>\n<strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shpresa-u-arrestua-per-mashtrim-dritan-agolli-i-jep-1-miliard-leke-me-oferten-me-te-shtrenjte\/\">Shpresa u arrestua p\u00ebr mashtrim, Dritan Agolli i jep 1 miliard lek\u00eb me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U arrestua p\u00ebr mashtrim me taksat n\u00eb 2019, por m\u00eb pas k\u00ebt\u00eb njoll\u00eb Shpresa Joanidhi e hoqi shpejt nga biznesi i saj thjesht duke i nd\u00ebrruar emrin. Pas k\u00ebsaj erdhi nj\u00eb ngritje e fuqishme n\u00eb biznesin me tenderat publik\u00eb. Drejtori q\u00eb ka firmosur tenderat me shifra t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Joanidhin \u00ebsht\u00eb Dritan Agolli i Fondit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38421","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38421","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38421"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38421\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}