{"id":38367,"date":"2025-09-02T05:48:14","date_gmt":"2025-09-02T05:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/mehmet-shehun-e-vrau-enver-hoxha-zbulohen-dokumentet-e-sigurimit-brenda-qershorit-ne-komitetin-qendror-do-kercase-pushka-dhe-i-pari-qe\/"},"modified":"2025-09-02T05:48:14","modified_gmt":"2025-09-02T05:48:14","slug":"mehmet-shehun-e-vrau-enver-hoxha-zbulohen-dokumentet-e-sigurimit-brenda-qershorit-ne-komitetin-qendror-do-kercase-pushka-dhe-i-pari-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/02\/mehmet-shehun-e-vrau-enver-hoxha-zbulohen-dokumentet-e-sigurimit-brenda-qershorit-ne-komitetin-qendror-do-kercase-pushka-dhe-i-pari-qe\/","title":{"rendered":"\u201cMehmet Shehun e vrau Enver Hoxha\u201d- Zbulohen dokumentet e Sigurimit: Brenda qershorit n\u00eb Komitetin Qendror, do k\u00ebrcas\u00eb pushka dhe i pari q\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i\/ N\u00eb mesin e muajit tetor t\u00eb vitit 1982, menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Kadri Hazbiu (asokohe minist\u00ebr i Mbrojtjes Popullore) dhe z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb tij, Fe\u00e7or Shehu, (asokohe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, arrestuar m\u00eb 22 mars 1982), me porosi t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe me urdh\u00ebr t\u00eb Hekuran Isait, u krijua \u201cGrupi Operativ Special\u201d, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilit ishte zv\/ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit, Zylyftar Ramizi, ku si ndihm\u00ebsa t\u00eb tij, ishin Enver Zeneli dhe Hasan Ulqinaku. Detyra kryesore e k\u00ebtij grupi, ishte; \u201czbulimi dhe hetimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb grupit armiq\u00ebsor\u201d, t\u00eb kryesuar nga Kadri Hazbiu, ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Fe\u00e7or Shehu, Llambi Zi\u00e7ishti, Nesti Nase, Mihallaq Zi\u00e7ishti, Llambi Pe\u00e7ini, Fiqret Shehu, etj., si dhe lidhjet q\u00eb ata kishin pasur me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 detyrave t\u00eb tjera, si\u00e7 ishin; rishikimi, studimi dhe analiza e nj\u00eb numri t\u00eb madh dosjesh dhe dokumentesh arkivore, q\u00eb i p\u00ebrkisnin nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb kohe, (1945-1982), \u201cGrupi Operativ Special\u201d, u b\u00ebri thirrje dhe u k\u00ebrkoi edhe disave prej ish-funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb PPSH-s\u00eb dhe ish-kuadrove t\u00eb lart\u00eb drejtues t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, oficer\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, etj., q\u00eb t\u00eb jepnin me shkrim, ato q\u00eb ata dinin apo kishin dyshime, lidhur me \u201cveprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore\u201d, t\u00eb Kadri Hazbiut, Fe\u00e7or Shehut, apo dhe personave t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ata i kishte lidhur puna apo jo, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ata kishin sh\u00ebrbyer pran\u00eb asaj ministrie, apo n\u00eb Deg\u00ebt e Brendshme n\u00eb rrethe, n\u00eb sektorin e Zbulimit Politik, pran\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsive tona diplomatike t\u00eb akredituara n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, me urdh\u00ebr t\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Hekuran Isai (an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb), u krijuan pes\u00eb \u201cgrupe pune\u201d, me ekspert\u00eb t\u00eb fushave dhe dikastereve p\u00ebrkat\u00ebse, nga ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes Popullore (p\u00ebr Kadri Hazbiun, Fe\u00e7or Shehun dhe Llambi Pe\u00e7inin), nga ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, (p\u00ebr Llambi Zi\u00e7ishtin) nga rrethi i Durr\u00ebsit dhe ai i Kor\u00e7\u00ebs, (p\u00ebr Mihallaq Zi\u00e7ishtin, ish-sekretar i par\u00eb n\u00eb ato dy rrethe). T\u00eb pest\u00eb k\u00ebto \u201cgrupe ekspert\u00ebsh\u201d, pasi do t\u00eb \u201czbulonin dhe hetonin veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore\u201d, p\u00ebr pes\u00eb t\u00eb arrestuarit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre, n\u00eb fund, do t\u2019i paraqisnin nj\u00eb raport t\u00eb detajuar \u201cGrupit Operativ Special\u201d, q\u00eb si\u00e7 theksuam m\u00eb lart, drejtohej nga zv\/ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit, Zylyftar Ramizi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ish-funksionar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, ish-kuadro drejtuese e oficer\u00ebt e Sigurimit t\u00eb Shtetit, etj., q\u00eb u detyruan dhe iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre me shkrim, pran\u00eb \u201cGrupit Operativ Special\u201d, ishin: Liri Belishova, (ish-an\u00ebtare e Byros\u00eb Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb p\u00ebr propagand\u00ebn, artin dhe kultur\u00ebn), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), Xhule \u00c7iraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv\/minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe zv\/minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe zv\/minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesis\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb Shtetit, kryetar Dege t\u00eb Brendshme n\u00eb disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit t\u00eb Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege t\u00eb Brendshme n\u00eb disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtoris\u00eb s\u00eb Kuadrit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuad\u00ebr i lart\u00eb, i d\u00ebnuar me burg politik, s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Ali Kubati, ish-n\u00ebnkryetar i Komitetit Ekzekutiv t\u00eb Tiran\u00ebs, shok dhe miq t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Myslym Ket\u00ebs), Mark Dodani (ish-n\u00ebnkryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme t\u00eb rrethit Sarand\u00ebs me grad\u00ebn n\u00ebnkolonel, oficer i lart\u00eb i Sigurimit t\u00eb Shtetit) etj., etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa d\u00ebshmit\u00eb e personave t\u00eb sip\u00ebrcituar, i kemi botuar n\u00eb disa nga numrat e kaluar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim po publikojm\u00eb disa dokumente arkivore t\u00eb nxjerra nga nj\u00eb dosje voluminoze q\u00eb gjendet n\u00eb fondin arkivor t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin e Dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. N\u00eb dokumentin e par\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb e dh\u00ebna nga bashk\u00ebpun\u00ebtori i Sigurimit me pseudonimin \u201cQershiza\u201d, i cili informon p\u00ebr bised\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nj\u00eb ish-funksionar t\u00eb lart\u00eb, lidhur me Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs t\u00eb vitit 1956.<\/p>\n<p>Si dhe nj\u00eb bised\u00eb tjet\u00ebr me nj\u00eb shofer nga Tepelena, (t\u00eb raportuar me shkrim nga oficeri i Sigurimit Moisi Nushi), p\u00ebr ato q\u00eb p\u00ebrfliteshin n\u00eb ministrin\u00eb e Mbrojtjes Popullore dhe zyr\u00ebn e Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Veli Llakaj, pas arrestimit t\u00eb Kadri Hazbiut, p\u00ebr eliminimin e Mehmet Shehut. Nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentin e tret\u00eb, i hartuar nga oficeri i Sigurimit t\u00eb Shtetit, Koli Sallaku, (pjes\u00eb e \u201cGrupit Operativ Special\u201d), b\u00ebhet fjal\u00eb lidhur me p\u00ebrgjimet e b\u00ebra me teknik\u00eb operative n\u00eb burgun e Burrelit, p\u00ebr bisedat e b\u00ebra aty nga disa t\u00eb d\u00ebnuar, ish-ushtarak\u00eb dhe funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb kryesuar nga Mehmet Shehu, si Ki\u00e7o Ngjela, etj. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre etj., na njohin dokumentet n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cilat publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe me faksimilet e fotot p\u00ebrkat\u00ebse, nga Memorie.al<\/p>\n<p>INFORMACIONI SEKRET I DY PUN\u00cbTOR\u00cbVE OPERATIV T\u00cb SIGURIMIT, ENVER ZENELI DHE KOLI SALLAKU, D\u00cbRGUAR MINISTRIT T\u00cb BRENDSH\u00cbM HEKURAN ISAI, LIDHUR ME D\u00cbSHMIT\u00cb E AGJENTIT \u201cQERSHIZA\u2019 P\u00cbR KONFERENC\u00cbN E TIRAN\u00cbS N\u00cb 1956, SI DHE BISEDAT E B\u00cbRA NGA VELI LLAKAJ, P\u00cbR MEHMET SHEHUN, KADRI HAZBIUN, ETJ.<\/p>\n<p>S E K R E T<\/p>\n<p>                                              Ekzemplar Nr. 1<\/p>\n<p>                                         Tiran\u00eb, m\u00eb 11.10.1982<\/p>\n<p>                                               INFORMACION<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen formulare dhe at\u00eb t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb (\u2026\u2026\u2026) gjet\u00ebm k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb paraqesin interes:<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e dat\u00ebs 14.8.1957, bashk\u00ebpun\u00ebtori \u201cQershiza\u201d, ka raportuar se (\u2026\u2026\u2026) i ka th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n\u201c\u2026N\u00eb Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs u ekspozuan pak shok\u00eb, nd\u00ebrsa shumica d\u00ebrmuese ishin jasht\u00eb saj. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, kishte dhe nga t\u00eb Sigurimit dhe t\u00eb Ushtris\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy kapiten\u00eb q\u00eb rrin\u00eb me shokun Enver dhe shokun Mehmet, q\u00eb jan\u00eb tan\u00ebt, un\u00eb kam biseduar me ta dhe i kam shok\u00eb. Mbas Konferenc\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb kan\u00eb kapur oficer\u00eb, bile dhe kolonel\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb; aman Pe\u00e7o, mos fol\u2026\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e dat\u00ebs 18.2.1982, Pe\u00e7ua ka raportuar se (\u2026.n\u00eb 2\/A p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, ndiqet nga Fieri), i ka th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n\u201cMehmetin e vran\u00eb, e vrau udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor, ashtu si\u00e7 i ka vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt. Ustai nuk \u00ebsht\u00eb imperializmi, apo dikush tjet\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor, sepse ai e detyroi t\u00eb vras\u00eb veten.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt, bile brenda qershorit, n\u00eb mbledhjen e Komitetit Qendror, do k\u00ebrcas\u00eb pushka brenda p\u00ebr brenda. Ai q\u00eb do e k\u00ebrcas\u00eb i pari, do jet\u00eb ministri i Mbrojtjes, sepse nuk mund t\u00eb pajtohet me akuz\u00ebn p\u00ebr tradhti t\u00eb Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>Mos harrojm\u00eb se ministri i Mbrojtjes, \u00ebsht\u00eb rritur te Mehmet Shehu\u2026! Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb Ushtris\u00eb, se \u00e7orrushjot\u00ebt jan\u00eb budallenj q\u00eb nuk veprojn\u00eb?! Po shefi \u00e7far\u00eb t\u00eb tha, e pyeti ai (\u2026\u2026.)? Shefi qeshi tha (\u2026\u2026)\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimin operativ t\u00eb dat\u00ebs 3.5.1982, b\u00ebr\u00eb nga Pun\u00ebtori Operativ, Moisi Nushi, thuhet se (\u2026\u2026) ka raportuar:<br \/>\n\u201c\u2026.M\u00eb dat\u00ebn 16.4.1982, jam takuar me (\u2026..) i cili n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr m\u00eb tha: Doli fjala ime. Udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor po qan nat\u00eb e dit\u00eb p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb po ndodhin. Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme po pastrohet, do t\u00eb dalin rreth 40-50 kuadro t\u00eb d\u00ebnuar, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb dali dhe nj\u00eb lib\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Isha k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb bashk\u00eb me gruan time dhe i shkova n\u00eb zyr\u00eb Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb (\u2026\u2026\u2026.). N\u00eb zyr\u00ebn e tij ndodhej edhe nj\u00eb shok tjet\u00ebr, (emrin e t\u00eb cilit nuk ma tregoj), q\u00eb edhe ky dikur ka qen\u00eb m\u00eb funksion, por tani ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>U thash\u00eb: \u201c\u00c7far\u00eb po b\u00ebni\u201d? Veli Llaka m\u00eb shikoi me buz\u00ebqeshje dhe m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201c\u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, presim\u201d?! Un\u00eb u thash\u00eb: \u201c\u00c7far\u00eb prisni, s\u2019ka m\u00eb andej e k\u00ebndej, burr\u00eb ishte vet\u00ebm ai (Mehmet Shehu). Po ministri, \u00e7far\u00eb po b\u00ebn\u201d? Shefi i Shtabit, m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cLe t\u00eb veproj\u00eb, pse, ne do e m\u00ebsojm\u00eb at\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim (S\u2026\u2026..), m\u00eb tha se shkova edhe tek (\u2026\u2026), por m\u00eb tha t\u00eb pres dhe nuk e takova sepse isha me gruan dhe nuk mund t\u00eb prisja gjat\u00eb. Aranitin e njoh se kam qen\u00eb shofer i tij\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Sqarim: (Sh\u2026\u2026), \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Tepelena, shtres\u00eb e varf\u00ebr, punon shofer. N\u00eb vitin 1979, \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar nga Dega e Fierit, p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb. N\u00eb ngarkim t\u00eb tij ka 2 prova p\u00ebr aktivitet armiq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mendimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar nj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb sqaruar ato q\u00ebndrimet q\u00eb ngre bashk\u00ebpun\u00ebtori \u201cLundra\u201d, ky t\u00eb arrestohet.<\/p>\n<p>                               PUN\u00cbTOR\u00cbT OPERATIV<\/p>\n<p>                            ENVER ZENELI   KOLI SOLLAKU<\/p>\n<p>RELACIONI SEKRET I PUN\u00cbTORIT OPERATIV, KOLI SOLLAKU, D\u00cbRGUAR GRUPIT OPERATIV SPECIAL, MBI P\u00cbRGJIMET E B\u00cbRA N\u00cb BURGUN E BURRELIT, LIDHUR ME BISEDAT P\u00cbR D\u00cbNIMIN E \u201cGRUPIT ARMIQ\u00cbSOR\u201d T\u00cb BEQIR BALLUKUT, MEHMET SHEHUT DHE KADRI HAZBIUT<\/p>\n<p>E X T R A T<\/p>\n<p>NGA INFORMACIONI ME TEKNIK\u00cb OPERATIVE DAT\u00cb 3.4. DHE 5.7.1982<\/p>\n<p>MBI BISEDAT E T\u00cb D\u00cbNUARVE (\u2026\u2026\u2026) BURREL<\/p>\n<p>I d\u00ebnuari (\u2026\u2026..) duke folur rreth goditjeve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb ushtri me rastin e zbulimit t\u00eb grupit komplotist t\u00eb Beqir Ballukut me shok\u00eb, n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr me Ki\u00e7o Ngjel\u00ebn, i thot\u00eb: \u201cSi mbeti (\u2026\u2026\u2026.) p\u00ebrjashta, q\u00eb kishte shkruar t\u00eb gjitha, dhe p\u00ebr Kryeministrin (Mehmet Shehun) e t\u00eb gjitha i kish shkruar dhe mbeti p\u00ebrjashta (\u2026\u2026\u2026), dhe asnj\u00eb nga sektori i tij, disa t\u00eb d\u00ebnuar, disa i hoqi, por n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e k\u00ebshtu nuk dol\u00ebn gj\u00ebkundi, dhe shkuan e zun\u00eb nga nj\u00eb qoshe\u2026e (\u2026\u2026..) p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb\u2026.por vajt\u00ebn n\u00ebp\u00ebr pun\u00ebra k\u00ebshtu\u2026.sekretar Komitete Partie.<\/p>\n<p>Na e prun\u00eb p\u00ebr ballafaqim ne, nga Drejtoria Politike, i kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat dhe i kan\u00eb nxjerr\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb! Po at\u00ebhere kur ish Vaska n\u00eb shkoll\u00eb, u ngrit me t\u00eb madhe atje, se e shp\u00ebtoi (\u2026\u2026\u2026), Ushtrin\u00eb. Pra sektori politik, e ruajti at\u00eb\u2026\u201d!<\/p>\n<p>Sqarim plot\u00ebsues: (\u2026\u2026\u2026.) n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb u godit grupi i Beqir Ballukut me shok\u00ebt, ishte Zv\/Drejtor i Drejtoris\u00eb Politike dhe si i till\u00eb, ai u ngarkua me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ngjarjet n\u00eb Ushtri. Edhe t\u00eb d\u00ebnuarit dhe t\u00eb ekzekutuarit (\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026) dhe mbiu baz\u00ebn e k\u00ebtyre materialeve, ai u muarr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb p\u00ebrpunim, duke q\u00ebndruar n\u00eb radh\u00ebt e Partis\u00eb, q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb dhe sot.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kur u shk\u00ebput\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb personat e implikuar n\u00eb komplot, nga Tirana u shp\u00ebrngul edhe (\u2026\u2026..) por u \u00e7ua n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs dhe mbas nj\u00eb kohe u hoq nga p\u00ebrpunimi, duke mbajtur n\u00eb ruajte materialet komprometuese, q\u00eb sot i ka Dega e Brendshme Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet se kur shkoja si oficer drejtimi n\u00eb Deg\u00ebn e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Kruj\u00eb, kryetari i k\u00ebsaj Dege, shoku Hamit Myhyrdari, duke biseduar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e (\u2026\u2026.) thoshte se k\u00ebtu n\u00eb Kruj\u00eb (\u2026\u2026.) e trajtojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, q\u00ebndrojn\u00eb dhe shoq\u00ebrohen me t\u00eb kuadro me p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb rreth, aq sa dhe jet\u00ebn e Partis\u00eb e b\u00ebn n\u00eb Komitetin Ekzekutiv t\u00eb rrethit, ku ishte caktuar si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr problemet e Mbrojtjes n\u00eb Komitet.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb n\u00eb kontakt me kuadro t\u00eb tilla t\u00eb rrethit (\u2026\u2026.), fliste sa me nj\u00ebrin dhe tjetrin me mburrje, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cIsha n\u00eb Tiran\u00eb, qesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Kadri Hazbiut, takova shokun Kadri, i cili tha k\u00ebt\u00eb ose at\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ai demonstron p\u00ebrkrahjen q\u00eb i b\u00ebhej nga Kadri Hazbiu, ndoshta kjo mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar edhe n\u00eb trajtimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga Partia dhe pushteti n\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet theksuar k\u00ebtu se gruaja e Kadri Hazbiut, \u00ebsht\u00eb fis i af\u00ebrt me (\u2026\u2026.), v\u00ebllai i t\u00eb cilit (\u2026\u2026\u2026), \u00ebsht\u00eb (\u2026\u2026..), n\u00eb Turqi. Mendoj t\u00eb studiohen materialet n\u00eb ruajtje t\u00eb (\u2026\u2026..). Memorie.al <\/p>\n<p>                            PUN\u00cbTORI OPERATIV<\/p>\n<p>                               Koli Sollaku<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/09\/mehmet-shehun-e-vrau-enver-hoxha-zbulohen-dokumentet-e-sigurimit-brenda-qershorit-ne-komitetin-qendror-do-kercase-pushka-dhe-i-pari-qe\/\">\u201cMehmet Shehun e vrau Enver Hoxha\u201d- Zbulohen dokumentet e Sigurimit: Brenda qershorit n\u00eb Komitetin Qendror, do k\u00ebrcas\u00eb pushka dhe i pari q\u00eb\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i\/ N\u00eb mesin e muajit tetor t\u00eb vitit 1982, menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Kadri Hazbiu (asokohe minist\u00ebr i Mbrojtjes Popullore) dhe z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb tij, Fe\u00e7or Shehu, (asokohe minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, arrestuar m\u00eb 22 mars 1982), me porosi t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe me urdh\u00ebr t\u00eb Hekuran Isait, u krijua \u201cGrupi Operativ [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38367","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38367\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}