{"id":38356,"date":"2025-09-01T18:57:37","date_gmt":"2025-09-01T18:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/01\/nga-mikepritja-te-hetimi-birn-historia-e-nderlikuar-e-opozites-iraniane-ne-shqiperi\/"},"modified":"2025-09-01T18:57:37","modified_gmt":"2025-09-01T18:57:37","slug":"nga-mikepritja-te-hetimi-birn-historia-e-nderlikuar-e-opozites-iraniane-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/01\/nga-mikepritja-te-hetimi-birn-historia-e-nderlikuar-e-opozites-iraniane-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Nga mik\u00ebpritja te hetimi\/ BIRN: Historia e nd\u00ebrlikuar e opozit\u00ebs iraniane n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><span>Edhe pse lufta 12 ditore q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb qershor n\u00eb Lindjen e Mesme mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar, Republika Islamike e Iranit konsiderohet sot nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo u b\u00eb e qart\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb gushtit p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb 14 shteteve Per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cilat denoncuan p\u00ebrpjekjet e sh\u00ebrbimeve inteligjente iraniane p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekur disident\u00eb, politikan\u00eb, gazetar\u00eb dhe minoritete fetare n\u00eb territoret e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNe jemi t\u00eb bashkuar n\u00eb kund\u00ebrshtimin e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb sh\u00ebrbimeve inteligjente t\u00eb Iranit p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb, marr\u00eb peng apo p\u00ebrndjekur njer\u00ebz n\u00eb Europ\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara n\u00eb dhunim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb sovranitetit ton\u00eb,\u201d thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00ebtare simbolike e k\u00ebsaj deklarate.<\/span><\/p>\n<p><span>Prej vitit 2013, kur vendosi t\u00eb strehonte an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb ekzil t\u00eb opozit\u00ebs iraniane, pjes\u00eb e organizat\u00ebs Mojahedin-e-Khalq, MEK, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb targetuar vazhdimisht nga Irani p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe dizinformimit, planeve p\u00ebr sulme terroriste apo nj\u00eb lufte hibride kibernetike.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, problemet e siguris\u00eb nuk kufizohen vet\u00ebm tek Irani.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, institucionet ligjzbatuese shqiptare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb hetim kompleks edhe ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb sulme kibernetike ndaj Iranit n\u00eb shkelje t\u00eb marr\u00ebveshjes q\u00eb u jep atyre mbrojtje humanitare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria e Posa\u00e7me po i heton an\u00ebtar\u00ebt e MEK p\u00ebr veprat penale t\u00eb provokimit t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrgjimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike dhe nd\u00ebrhyrjes n\u00eb sisteme kompjuterike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cJemi n\u00eb faz\u00ebn e vijimit t\u00eb hetimeve t\u00eb thelluara, kryesisht ekspertimet e qindra pajisjeve q\u00eb jan\u00eb sekuestruar,\u201d i tha BIRN prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Vladimir Mara. \u201cMund t\u2019u them q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hetim jan\u00eb involvuar edhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb,\u201c shtoi ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria strehon aktualisht rreth 2500 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs Mojahedin-e-Khalq n\u00eb kampin e st\u00ebrmadh Ashraf 3 n\u00eb Manz\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Edhe pse statusi i tyre i mbrojtjes nuk ka ndryshuar, Ministria e Brendshme i tha BIRN se \u201cpo i shqyrtonte rast pas rasti k\u00ebrkesat p\u00ebr rinovimin e lejeve t\u00eb q\u00ebndrimit\u201d nga ana e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndon\u00ebse nuk ishin t\u00eb paparashikuara, implikimet e siguris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb strehimit t\u00eb MEK e ekspozojn\u00eb vendin ndaj nj\u00eb rreziku afatgjat\u00eb, pasi an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebsaj organizate \u201cnuk mund t\u00eb d\u00ebbohen apo t\u00eb riatdhesohen\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShqip\u00ebria e ka ditur k\u00ebt\u00eb rrezik t\u00eb aktivitetit politik q\u00eb n\u00eb fillim, kur pranoi t\u2019i strehonte [MEK], por duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb e paaft\u00eb p\u00ebr ta mbajtur n\u00ebn kontroll p\u00ebr t\u00eb mos cenuar sigurin\u00eb\u201d tha Endri Tafani, analist i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Drejtuesit e organizat\u00ebs MEK nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>\u201cProvokimi i luft\u00ebs\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Hyrja e kampit \u201cAshraf 3\u201d n\u00eb Manz\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Foto: LSA.<\/p>\n<p><span>Mojahedin-e-Khalq, MEK, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup me nj\u00eb histori t\u00eb nd\u00ebrlikuar. I themeluar n\u00eb vitin 1965 nga student\u00eb marksist\u00eb kund\u00ebr regjimit t\u00eb Shahut t\u00eb Iranit, ai u kthye kund\u00ebr Republik\u00ebs Islamike pas revolucionit t\u00eb vitit 1979 dhe udh\u00ebhoqi nj\u00eb fushat\u00eb sulmesh.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb mesin e viteve \u201880 disa mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MEK-ut u zhvendos\u00ebn nga Irani p\u00ebr n\u00eb Irak, ku ish-diktatori Saddam Hussein i p\u00ebrdori ata si nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb armatosur gjat\u00eb luft\u00ebs Iran-Irak. SHBA-ja e listoi MEK-un si organizat\u00eb terroriste n\u00eb vitin 1997, por e hoqi nga lista e zez\u00eb n\u00eb vitin 2012, pasi grupi deklaroi se hiqte dor\u00eb nga dhuna dhe arm\u00ebt p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqendruar tek advokimi politik kund\u00ebr regjimit iranian.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas pushtimit t\u00eb Irakut t\u00eb udh\u00ebhequr nga SHBA-ja n\u00eb vitin n\u00eb 2003, forcat aleate ofruan mbrojtje p\u00ebr MEK-un dhe n\u00eb vitin 2012, filluan t\u2019i zhvendosin ata n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Tafani e krahason historin\u00eb e tanishme t\u00eb opozit\u00ebs iraniane n\u00eb ekzil me komunitetin antikomunist shqiptar n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, q\u00eb me kalimin e viteve u rudh n\u00eb numra dhe n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi politike.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNjer\u00ebzit shk\u00ebputen nga komunitetit dhe ndjekin interesa duke b\u00ebr\u00eb zgjidhjet e tyre n\u00eb jet\u00eb t\u00eb ligjshme ose jo. N\u00eb k\u00ebto kushte, b\u00ebhet e leht\u00eb dhe p\u00ebr sh\u00ebrbimet sekrete iranian\u00eb t\u00eb penetrojne brenda organizat\u00ebs dhe t\u00eb rekrutojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj,\u201d theksoi Tafani.<\/span><\/p>\n<p><span>Prej vitit 2018, an\u00ebtar\u00ebt e MEK n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb strehuar n\u00eb kampin \u201cAshraf 3\u201d \u2013 nj\u00eb qytez\u00eb e fortifikuar prej 127 godinash, e shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr prej gati 40 hektar\u00ebsh n\u00eb Manz\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit. Nga rreth 3000 shtetas iranin\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, rreth 450 persona vler\u00ebsohet se jan\u00eb larguar deri m\u00eb tani nga kampi dhe nga vendi, nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilegale.<\/span><\/p>\n<p><span>Grupi opozitar shpesh p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb sekt nga kritik\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb adhurimit ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb tij t\u00eb zhdukur, Masoud Rajavi, dhe gruas s\u00eb tij, Maryam. Q\u00eb nga vitet 1980, an\u00ebtar\u00ebt e MEK-ut deklarojn\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga lidhjet familjare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet intime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ata e p\u00ebrshkruajn\u00eb si nj\u00eb jet\u00eb revolucionare.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga kompleksi i tyre n\u00eb Man\u00ebz, p\u00ebrmes internetit dhe konferencave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, an\u00ebtar\u00ebt MEK-u agjitojn\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb mullah\u00ebve n\u00eb Iran.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2023, departamenti i Krimit Kompjuterik dhe ai i Antiterrorit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit nis\u00ebn nj\u00eb hetim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK, me dyshimin se ata ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete politike dhe sulme kibernetike p\u00ebrkundrejt disa institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi u bazua fillimisht n\u00eb monitorimin e rrjeteve sociale, kryesisht n\u00eb Telegram, dhe kulmoi me nj\u00eb aksion kontrolli n\u00eb kampin \u201cAshraf 3\u201d n\u00eb Manz\u00eb m\u00eb 20 qershor 2023, n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me.<\/span><\/p>\n<p><span>Hyrja e forcave t\u00eb policis\u00eb n\u00eb kampin e Manz\u00ebs u prit me revolt\u00eb dhe p\u00ebrplasje nga an\u00ebtar\u00ebt e MEK, duke sjell\u00eb si rrjedhoj\u00eb plagosjen e 15 punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb dhe 21 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kampit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund t\u00eb operacionit u sekuestruan 96 nj\u00ebsive kompjuterike, dhjetra lap-top\u00eb, tableta si dhe materiale t\u00eb bollshme shkresore, t\u00eb cilat sipas policis\u00eb, disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb MEK tentuan q\u00eb t\u2019i asgj\u00ebsonin pa sukses me zjarr.<\/span><\/p>\n<p><span>Operacioni policor n\u00eb kampin e Manz\u00ebs, dy vjet m\u00eb par\u00eb, ishte nj\u00eb akt i detyruar p\u00ebr t\u00eb minimizuar k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumenteve hetimore, p\u00ebr shkak t\u00eb strehimit t\u00eb MEK, Shqip\u00ebria u kthye n\u00eb nj\u00eb target p\u00ebr sh\u00ebrbimet inteligjente Iraniane, t\u00eb cilat p\u00ebrmes aktiviteteve propagandistike dhe ato t\u00eb dezinformimit synonin q\u00eb t\u00eb shk\u00ebpusnin sa m\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj, me q\u00ebllim shp\u00ebrb\u00ebrjen e plot\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet paraprake tregojn\u00eb se organizata MEK ishte duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ndaj Iranit.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cOrganizata \u201cMEK\u201d \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb dhe nga ana e tyre kan\u00eb rritur aktivitetin p\u00ebr t\u2019ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj strategjie,\u201d thuhet n\u00eb dokument.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Munges\u00eb strategjie<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Forcat speciale t\u00eb policis\u00eb shqiptare hyjn\u00eb n\u00eb mjediset e ambasad\u00ebs s\u00eb Iranit n\u00eb Tiran\u00eb, pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike. Foto:LSA<\/p>\n<p><span>Historia e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Iranit \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr dhe e mbushur me tensione. Ato u lidh\u00ebn n\u00eb vitin 1999 dhe u shk\u00ebput\u00ebn n\u00eb vitin 2022 me d\u00ebbimin e diplomat\u00ebve iranian\u00eb nga ambasada n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2019, Policia shqiptare n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb zbuluan nj\u00eb celul\u00eb terroriste t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb jashtme t\u00eb forcave iraniane, QUDS, e cila u akuzua se kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb kryente sulme ndaj l\u00ebvizjes opozitare MEK.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022, Irani akuzohet se nd\u00ebrmorri nj\u00eb seri sulmesh kibernetike ndaj portalit shtet\u00ebror \u201cE-Albania\u201d dhe infrastruktur\u00ebs digjitale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb sipas Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme ishte \u201cn\u00eb nivelin e nj\u00eb lufte kibernetike\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cVendi yn\u00eb i konsideroi k\u00ebto sulme n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn dhe shkronj\u00ebn e Konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet Diplomatike t\u00eb vitit 1961, duke u ngjitur n\u00eb nivelin e nj\u00eb lufte kibernetike t\u00eb nisur nga Republika Islamike e Iranit kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,\u201d tha Ministria e Jashtme p\u00ebr BIRN.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNisur nga kjo situat\u00eb, n\u00eb muajin shtator 2022, K\u00ebshilli i Ministrave i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendosi nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me Republik\u00ebn Islamike t\u00eb Iranit, me efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Q\u00eb nga nd\u00ebrprerja e tyre marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe me Iranin mbeten t\u00eb ngrira dhe kjo situat\u00eb nuk ka ndonj\u00eb ndryshim edhe aktualisht,\u201d shtoi Ministria e Jashtme.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor 2022, Gjykata e Posa\u00e7me d\u00ebnoi me 15 vjet burg p\u00ebr terroriz\u00ebm Bijan Pooladrag, nj\u00eb ish-an\u00ebtar i MEK, i akuzuar p\u00ebr pjesmarrje n\u00eb nj\u00eb komplot n\u00eb tentativ\u00eb ndaj kampit Ashraf 3 p\u00ebr llogari t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete iraniane. Pooladrag i mohoi akuzat dhe theksoi p\u00ebrmes nj\u00eb avokati se ishte viktim\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb kampit.<\/span><\/p>\n<p><span>Historiku i konflikteve me Iranin rrit shqet\u00ebsimet p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vihen n\u00eb dyshim edhe kapacitetet p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll an\u00ebtar\u00ebt e grupit MEK.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cShqip\u00ebria e pranoi MEK kryesisht p\u00ebr arsye humanitare dhe me presion nga SHBA dhe OKB, por mungesa e infrastruktur\u00ebs s\u00eb avancuar t\u00eb siguris\u00eb dhe kapaciteteve p\u00ebr t\u00eb monitoruar aktivitetet e kampit ka krijuar sfida,\u201d thot\u00eb Redi K\u00eblli\u00e7i, jurist dhe njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjes.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, Shqip\u00ebria nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb e vetme k\u00ebt\u00eb situat\u00eb delikate, ndaj \u00e7do vendim do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cVendi varet nga mb\u00ebshtetja e huaj p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebrc\u00ebnimet komplekse, si sulmet kibernetike ose operacionet e sh\u00ebrbimeve sekrete,\u201d shtoi K\u00eblli\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Endri Tafani n\u00ebnvizon se Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me komunitetin e MEK, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi i lejoi ata q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb qytet m\u00eb vete, duke e v\u00ebshtir\u00ebsuar integrimin e tyre n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cProblemi \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse Shqip\u00ebria do vepronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, at\u00ebher\u00eb binte gjith\u00eb organizata politike dhe kjo nuk pranohet as nga nj\u00eb pjes\u00eb e mire e komunitetit, por as nga shtete t\u00eb tjera aleate, q\u00eb e shikojn\u00eb organizat\u00ebn politike si nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs iraniane q\u00eb duhet mb\u00ebshtetur si nj\u00eb arm\u00eb kund\u00ebr regjimit Iranian,\u201d tha Tafani.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 strategjik dhe thjesht mundohet t\u00eb minimizoj\u00eb pasojat q\u00eb vijn\u00eb nga kjo situat\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/09\/01\/nga-mikepritja-te-hetimi-historia-e-nderlikuar-e-opozites-iraniane-ne-shqiperi\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/01\/nga-mikepritja-te-hetimi-birn-historia-e-nderlikuar-e-opozites-iraniane-ne-shqiperi\/\">Nga mik\u00ebpritja te hetimi\/ BIRN: Historia e nd\u00ebrlikuar e opozit\u00ebs iraniane n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse lufta 12 ditore q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb qershor n\u00eb Lindjen e Mesme mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar, Republika Islamike e Iranit konsiderohet sot nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo u b\u00eb e qart\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb gushtit p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb 14 shteteve Per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":38357,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38356","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38356\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}