{"id":38330,"date":"2025-09-01T16:47:27","date_gmt":"2025-09-01T16:47:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/01\/pak-kemi-mesuar-nga-adriani\/"},"modified":"2025-09-01T16:47:27","modified_gmt":"2025-09-01T16:47:27","slug":"pak-kemi-mesuar-nga-adriani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/09\/01\/pak-kemi-mesuar-nga-adriani\/","title":{"rendered":"Pak kemi m\u00ebsuar nga Adriani!"},"content":{"rendered":"<p>Udhetimet n\u00eb Jug ishin galdimi i Borgesit. Ai njihte n\u00eb ato fluturime shume vende, zakone e kultura. Gezonte si femij\u00eb atyre visoreve, adhuronte ve\u00e7anerisht Japonin\u00eb, edhe pse e kishte humbur pothuajse fare shikimin.<\/p>\n<p>Shtegtime t\u00eb tilla t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb njohesh m\u00eb s\u0113 shumti veten, pohonte argjentinasi.<\/p>\n<p>Vajtja n\u00eb Jug k\u00ebtu shpesh nuk sjell t\u00ea njejten kenaqesi, jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin shpirt\u00ebror. Lefteria q\u00eb ka nj\u00eb market t\u00eb vogel n\u00eb Himar\u00eb e di ku \u00ebsht\u00eb problemi.<\/p>\n<p>\u201cMarrin nj\u00eb paket\u00eb makarona k\u00ebtu te un\u00eb o bir 1 mij\u00eb e 200 lek, e shesin 15 atje n\u00eb restorant\u201d, e thot\u00eb me z\u00eb bu\u00e7it\u00ebs 70 vje\u00e7arja. Po mundohet t\u00eb shpjegoj\u0113 pse ka r\u00ebn\u00eb puna.<\/p>\n<p>Por bregu \u00ebsht\u0113 nj\u00eb lloj \u00e7ertifikimi. Nj\u00eb kod. Shum\u00eb t\u00eb rinj duhet ta deshmojn\u00eb se e kan\u00eb kryer ritualin. Sidomos n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>Marku n\u00eb Velipoj\u00eb \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb me grabujen q\u0113 ngul n\u00eb r\u00ebr\u00eb e pastron plazhin. Ngre shezlongjet n\u00eb perendim, ben gati ploj\u00ebn e madhe t\u00eb s\u00eb nesermes. Ai s\u2019ka shum\u00eb derte t\u00eb ketilla, vramendje p\u00ebr ikje, leshime e zhvendosje. E ka gjetur destinacionin n\u00eb Veri. Mesues n\u00eb Tropoj\u00eb, po muajt e ver\u00ebs punon k\u00ebtu. Shtatorin e pret pa pezmin e shum\u00ebkujt q\u00eb hyn n\u00eb vjesht\u00eb si pa busull, pa energji, pa ide.<br \/>\nKa hallin se nxenesit jan\u00eb \u00e7do vit e m\u00eb t\u00eb paket. Bashkimi i klasave nuk menaxhohet leht\u00eb.<\/p>\n<p>**<\/p>\n<p>Inkursionet n\u00eb Jug ishin t\u00eb preferuarat e Perandorit Adrian. Nj\u00eb nga 5 sunduesit e mir\u00eb t\u00eb Rom\u00ebs.<br \/>\nI pasionuar pas atyre kerleshjeve e atij diversiteti q\u00eb gjente. Grindjet e vazhdueshme t\u00eb hebrenjve me greket, apo kombet q\u00ea ngrinin krye mes Eufratit dhe Tigrit. Armenet m\u00eb nj\u00eb an\u00eb, e sirianet n\u00eb anen tjet\u00ebr. Buz\u00eb Nilit apo n\u0113 Mesopotami, ai projektonte boten q\u00eb vijon tregtin\u00eb e mendafshit, e shkembimin e gjakut dhe ideve. Asnj\u00ebher\u00eb nuk kthehej pa vendosur paqe. Pax Romana.<\/p>\n<p>K\u00ebto kujtime dhe reflektime na vijn\u00eb nga Marguerite Yourcenar. Mes trillit e kronikes historike. Po mjaft t\u00eb vlefshme edhe sot p\u00ebr t\u0113 shuajtur at\u00eb zjarr q\u0113 s\u2019ka t\u0113 sosur n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rruzullit, 2 mij\u00eb vite m\u00eb pas.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Kujtimet e Adrianit, \u00ebsht\u0113 nj\u00eb liber vere. Ka shum\u0113 drit\u00eb, ka enderrim, e sidomos udh\u00ebtime. Kur perandori nisej me bezdi p\u00ebr t\u00eb ruajtur kufinjt\u00eb n\u0113 veri e n\u0113 Danub, mezi priste dalldin\u00eb e zbritjes n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>Athina ndalesa e preferuar. Ai besonte se e kishte realizuar martesen e kesaj kulture me ate romake. Nj\u0113 fill q\u00eb vinte nga larg e do vijonte dhe pas tij<\/p>\n<p>E shpalli qytetin e perjetshem, aty ku sundoi, jo thjesht prej ngrehinave. Jo vetem pse kasollet prej kashte apo llomishtet po shnd\u00ebrroheshin n\u00eb Kolose e Panteon<\/p>\n<p>Po sidomos p\u00ebr idene e drejt\u00ebsis\u00eb e humanizmit, t\u00eb arsyes e rregullit. Ndaj Roma do t\u00eb ishte gjithnj\u00eb sa koh\u00eb n\u00eb cepin m\u00eb t\u00eb larg\u00eat t\u00eb bot\u00ebs do jetohej me k\u00ebto norma e me parimet; Humanitas, felicitas, libertas.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb sot Roma jon\u0113. N\u0113 cilin polis, n\u00eb cilen shembelltyr\u00eb? Pak kemi mesuar nga Adriani!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/01\/pak-kemi-mesuar-nga-adriani\/\">Pak kemi m\u00ebsuar nga Adriani!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udhetimet n\u00eb Jug ishin galdimi i Borgesit. Ai njihte n\u00eb ato fluturime shume vende, zakone e kultura. Gezonte si femij\u00eb atyre visoreve, adhuronte ve\u00e7anerisht Japonin\u00eb, edhe pse e kishte humbur pothuajse fare shikimin. Shtegtime t\u00eb tilla t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb njohesh m\u00eb s\u0113 shumti veten, pohonte argjentinasi. Vajtja n\u00eb Jug k\u00ebtu shpesh nuk sjell t\u00ea njejten [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38330","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38330\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}