{"id":38168,"date":"2025-08-31T15:07:47","date_gmt":"2025-08-31T15:07:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/the-guardian-dialog-mes-lea-ypit-dhe-elif-shafak\/"},"modified":"2025-08-31T15:07:47","modified_gmt":"2025-08-31T15:07:47","slug":"the-guardian-dialog-mes-lea-ypit-dhe-elif-shafak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/the-guardian-dialog-mes-lea-ypit-dhe-elif-shafak\/","title":{"rendered":"The Guardian\/ Dialog mes Lea Ypit dhe Elif Shafak"},"content":{"rendered":"<p><span><span>Kujtimet e Lea Ypi n\u00eb librin e saj \u201cT\u00eb lir\u00eb\u201d evokojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, para dhe pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. <\/span><span>Libri <\/span><span>Indignity, (del ne treg ne Angli ne 4 shtator-shenim i Lapsi.al)<\/span><span> rind\u00ebrton jet\u00ebn e gjyshes s\u00eb saj, e cila mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb nga Selaniku si nj\u00eb grua e re dhe u p\u00ebrfshi n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit. Aktualisht, ajo kontribuon tani n\u00eb katedr\u00ebn \u201cRalph Miliband\u201d p\u00ebr politik\u00eb dhe filozofi n\u00eb London School of Economics. Nd\u00ebrsa shkrimtarja turke Elif Shafak \u00ebsht\u00eb autore e m\u00eb shum\u00eb se 20 librave, si fiksion ashtu edhe jofiksion.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dyja k\u00ebto shkrimtare biseduan p\u00ebrmes videocall-it \u2013 Ypi duke udh\u00ebtuar p\u00ebr n\u00eb Indi nd\u00ebrsa Shafak n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Lond\u00ebr \u2013 n\u00eb bashk\u00ebbisedim mbi k\u00ebrc\u00ebnimin e censur\u00ebs dhe ngritjen e populizmit, sfidat e t\u00eb qenit shkrimtare me identitete t\u00eb shumta dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb ngjarjeve historike komplekse n\u00eb veprat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Intervistoi p\u00ebr The Guardian Alex Clark. Pergatiti p\u00ebr Lapsi.al T \u00c7ela<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Elif Shafak<span>: Kjo \u00ebsht\u00eb epoka e ankthit. Ka kaq shum\u00eb pasiguri, n\u00eb lindje apo n\u00eb\u00a0 per\u00ebndim, tek t\u00eb rinjt\u00eb apo t\u00eb moshuarit, kaq shum\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e ndjen n\u00eb aj\u00ebr. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mendoj se n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e art\u00eb p\u00ebr demagogjin\u00eb, p\u00ebr demagog\u00ebt populist\u00eb q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sken\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \u201cBesoni tek un\u00eb. Do t\u2019ua b\u00ebj gj\u00ebrat t\u00eb thjeshta.\u201d<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Lea Ypi<span>: Ajo q\u00eb m\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb kontrasti mes jet\u00ebs v\u00ebrtet t\u00eb pasur q\u00eb gjen n\u00eb let\u00ebrsi ose n\u00eb mjediset akademike, dhe banalitetit t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb let\u00ebrsi eksperimentohet me gjinit\u00eb, me kulturat, me gjuh\u00ebt, dhe krijohet kjo ndjenj\u00eb kompleksiteti. Nd\u00ebrsa n\u00eb politik\u00eb ndodh pothuajse e kund\u00ebrta, gjith\u00e7ka ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me thjesht\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrq\u00ebndrimi tek mesazhi, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet shum\u00eb kompleks. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb i shkurt\u00ebr. Duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb, deri n\u00eb kufijt\u00eb e banalitetit. Dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrjashtues. Ka nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb diskursin politik bashk\u00ebkohor p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: OK, t\u00eb d\u00ebbojm\u00eb migrant\u00ebt \u2013 sikur vet\u00ebm nj\u00eb shoq\u00ebri homogjene mund t\u00eb sjell\u00eb drejt\u00ebsi.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>ES<span>: \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb flasim edhe p\u00ebr censur\u00ebn. Jo vet\u00ebm p\u00ebr presionet q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb ose nga lart, por edhe nga brenda: pra p\u00ebr autocensur\u00ebn. Si e kap\u00ebrcejm\u00eb at\u00eb? Un\u00eb vij nga nj\u00eb vend ku fjal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb shkruan \u2013 p\u00ebr seksualitetin, gjinin\u00eb, kujtes\u00ebn, historin\u00eb \u2013 mund t\u00eb ofendoj\u00eb autoritetet. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrjetova kur nj\u00eb nga romanet e mi, \u201c<\/span><span>Bastardja e Stambollit\u201d<\/span><span>, u padit n\u00eb gjyq: ai tregon historin\u00eb e nj\u00eb familjeje armene amerikane dhe nj\u00eb familjeje turke p\u00ebrmes syve t\u00eb grave, por trajton kujtes\u00ebn, amnezin\u00eb dhe tabun\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Turqi ende edhe sot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjenocidi armen. Kur romani u botua, prokurori k\u00ebrkoi tre vjet burg. Fjal\u00ebt e personazheve imagjinar\u00eb u soll\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb si prova. Dhe gjat\u00eb atyre koh\u00ebve, kishte njer\u00ebz q\u00eb digjnin flamuj t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebshtynin mbi fotografin\u00eb time, e digjnin at\u00eb, m\u00eb quanin tradh\u00ebtare.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>Vite m\u00eb von\u00eb, dy nga librat e mi u hetuan p\u00ebr krimin e \u201cpornografis\u00eb\u201d: \u201c<\/span><span>10 minuta 38 Sekonda n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme\u201d, <\/span><span>sepse ka p\u00ebr personazh nj\u00eb pun\u00ebtore seksi n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrsa tek \u201cShikimi\u201d sepse trajton tema si abuzimi ndaj f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb vend ku kemi nuse f\u00ebmij\u00eb \u2013 q\u00eb sipas meje do t\u00eb thot\u00eb abuzim ndaj f\u00ebmij\u00ebve. Arsyeja pse e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb sepse k\u00ebto jan\u00eb realitetet e shoq\u00ebrive nga vijm\u00eb. Duhet t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr veten ku i harrojm\u00eb k\u00ebto. Sepse po t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb: \u201cA do t\u00eb ofendohen njer\u00ebzit? A do t\u00eb m\u00ebrziten autoritetet?\u201d \u2013 at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb shkruajm\u00eb asnj\u00eb fjali.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>LY<span>: Ajo q\u00eb ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, duke u rritur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe duke kaluar nga komunizmi n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se t\u00eb jetosh n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri totalitare t\u00eb b\u00ebn jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u00e7do lloj propagande, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Un\u00eb e kap\u00ebrceva pa traum\u00eb momentin e kap\u00ebrcimit nga nj\u00eb bot\u00eb e palir\u00eb, n\u00eb t\u00eb qenit pjes\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Gjithmon\u00eb ka qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje vigjilence \u2013 p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ku ka censur\u00eb, manipulim ideologjik apo propagand\u00eb, madje edhe kur ndodh n\u00eb vende q\u00eb n\u00eb fillim duken krejt\u00ebsisht t\u00eb pad\u00ebmshme.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Gjithmon\u00eb duhet menduar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mungon n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku jeton: ku \u00ebsht\u00eb boshll\u00ebku n\u00eb demokraci? Ne mburremi me lirin\u00eb ton\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb me politikan\u00eb dhe vendimmarr\u00ebs q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb qart\u00eb kufizojn\u00eb lirin\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve kudo.<\/span><\/p>\n<p><span>Ne kemi nj\u00eb shprehje n\u00eb Shqip\u00ebri: \u201cStambolli digjet dhe kurva krihet.\u201d Ke frik\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebn \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e par\u00ebnd\u00ebsishme, por i thua vetes: puna ime \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb jem kritike, t\u00eb ushtroj presion, t\u00eb mbaj mend, t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i b\u00ebj njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si e kaluara form\u00ebson t\u00eb ardhmen, si k\u00ebto ide p\u00ebrs\u00ebriten, dhe si k\u00ebto konflikte politike n\u00eb t\u00eb tashmen kan\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00eb histori, q\u00eb vjen nga trauma t\u00eb pazgjidhura t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>ES<span>: Ne kemi kaq shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: temat, subjektet q\u00eb trajtojm\u00eb, gjeografit\u00eb nga vijm\u00eb, por edhe heshtjet ku g\u00ebrmojm\u00eb. Mendoj se p\u00ebr t\u00eb dyja kujtesa \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 jo p\u00ebr t\u00eb mbetur t\u00eb ngujuara n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por sepse pa kujtuar nuk mund ti ndreqim gj\u00ebrat.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>LY<span>: Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7do z\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb rezultat i nj\u00eb raporti forcash. Kjo ishte p\u00ebrvoja ime me shkrimin e <\/span><span>librit tim t\u00eb fundit<\/span><span>, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjyshen time. Duke q\u00ebmtuar n\u00eb arkiva vura re se ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hulumtoje p\u00ebr nj\u00eb grua q\u00eb kishte jetuar n\u00eb vitet 1920 dhe 1930. Ajo u rrit n\u00eb Selanik, nj\u00eb qytet q\u00eb vazhdonte t\u00eb ishte shum\u00eb kulturisht osman. Ai sapo ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e shtetit t\u00eb ri grek, i cili kishte p\u00ebrcaktuar plot\u00ebsisht diskursin e asaj q\u00eb donte t\u00eb tregonte dhe dhe si duhej t\u00eb tregohej.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse mb\u00ebshtetesh tek burimet zyrtare, t\u00eb gjitha kan\u00eb agjendat e tyre \u2013 dhe m\u00ebnyra se si e nd\u00ebrtojn\u00eb arkivin, m\u00ebnyra se si e shkruajn\u00eb historin\u00eb, madje edhe m\u00ebnyra se si form\u00ebsojn\u00eb tradit\u00ebn letrare \u2013 gjithmon\u00eb ka nj\u00eb agjend\u00eb, zakonisht at\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb pushtet. Pra, si ta sfidosh k\u00ebt\u00eb? Mendoj se vet\u00ebm kur let\u00ebrsia b\u00ebhet rezistenc\u00eb mund ta sfidoj\u00eb, por duhet t\u00eb ket\u00eb q\u00ebllimisht k\u00ebt\u00eb synim.<\/span><\/p>\n<p><span>ES<span>: Mendoj se t\u00eb jesh shkrimtar \u00ebsht\u00eb pak si t\u00eb jesh arkeolog gjuh\u00ebsor: duhet t\u00eb g\u00ebrmosh midis shtresash t\u00eb rr\u00ebfimeve, por edhe midis shtresave t\u00eb harresave. Sigurisht, kur flasim p\u00ebr perandorin\u00eb osmane, kemi parasysh nj\u00eb perandori multietnike, shum\u00ebgjuh\u00ebshe, multireligjioze q\u00eb zgjati mbi 600 vjet. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht komplekse, dhe natyrisht rr\u00ebfimi ndryshon sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb atij q\u00eb e tregon, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb gjithashtu duhet t\u00eb pyesim: kush nuk \u00ebsht\u00eb lejuar ta tregoj\u00eb historin\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb\u00a0 q\u00ebllimi q\u00eb na intereson.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Pra, m\u00ebnyra si m\u00ebsohet historia osmane n\u00eb shkolla \u2013 dhe un\u00eb kam ndjekur shkolla turke \u2013 ka boshll\u00ebqe, dhe ato boshll\u00ebqe pothuajse gjithmon\u00eb mbushen me ultranacionaliz\u00ebm, ndonj\u00ebher\u00eb ultrafetari, apo nostalgji perandorake q\u00eb flet p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e dikurshme. Ajo mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb deviz\u00ebn: kudo q\u00eb shkonim sillnim drejt\u00ebsi dhe civilizim. Por sapo pyet: mir\u00eb, po p\u00ebr grat\u00eb? Si ishte perandoria osmane p\u00ebr nj\u00eb prostitut\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb konkubin\u00eb n\u00eb harem, p\u00ebr nj\u00eb fshatare pa qasje n\u00eb pushtet apo autoritet? Heshtje e madhe. Ose kur pyet p\u00ebr minoritetet: ndoshta nj\u00eb mullixhi hebre, nj\u00eb fshatar kurd, nj\u00eb fermer arab, nj\u00eb marinar grek. Si ishte perandoria p\u00ebr ta? Ose nj\u00eb argjendar armen? P\u00ebrs\u00ebri, heshtje e madhe.<\/span><\/p>\n<p><span>Lea Ypi<span>: Mund t\u00eb shtoj se mua nuk m\u00eb p\u00eblqen kur shkrimtar\u00ebt predikojn\u00eb apo japin leksione. ndaj k\u00ebsaj duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm. Let\u00ebrsia ka nj\u00eb funksion demokratik vet\u00ebm sepse ajo nuk predikon. Po t\u00eb predikonte, do ta humbiste at\u00eb. Po ti thuash lexuesit: \u201cJa si duhet ta shoh\u00ebsh bot\u00ebn, kjo \u00ebsht\u00eb e drejta, kjo \u00ebsht\u00eb e gabuara\u201d, at\u00ebher\u00eb b\u00ebhesh autoritar. Dhe n\u00eb at\u00eb moment, let\u00ebrsia humb fuqin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb vazhduar me lexuesin. Un\u00eb nuk mendoj se nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrfundon kur shkrimtari e shkruan; ai vazhdon t\u00eb shkruhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si pritet, si diskutohet, si temat e tij ushqejn\u00eb debatet shoq\u00ebrore e kulturore m\u00eb gjer\u00eb.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>Kur <\/span><span>Free<\/span><span> doli, njer\u00ebzit m\u00eb d\u00ebrgonin nj\u00eb foto t\u00eb [presidentit turk] Erdogan me librin gjat\u00eb nj\u00eb samiti p\u00ebr traktatin e paqes Armeni\u2013Azerbajxhan. Ishte e pak\u00ebndshme, sepse e shihje librin dhe e dije si e kishe shkruar, \u00e7far\u00eb kishe dashur t\u00eb shprehje, e gjitha kishte t\u00eb b\u00ebnte me lirin\u00eb \u2013 dhe papritur e shihje n\u00eb duart e figurave thell\u00ebsisht autoritare. N\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri ka politikan\u00eb q\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb artin, por prirja ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb them: \u201cPo, por kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb librit.\u201d<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i paqart\u00eb, dhe un\u00eb vet\u00eb kam nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb paqart\u00eb ndaj saj; mua nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb jem vet\u00ebm shkrimtarja q\u00eb shkruan p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr komunizmin, p\u00ebr jet\u00ebn n\u00ebn totalitariz\u00ebm dhe m\u00eb pas n\u00eb kapitaliz\u00ebm. Ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua \u2013 dhe jam e sigurt se k\u00ebshtu do ishte p\u00ebr k\u00ebdo \u2013 \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl nga ku mund t\u00eb rind\u00ebrtosh bot\u00ebn. Shqip\u00ebria ka qen\u00eb pjes\u00eb e perandoris\u00eb osmane, por qyteti im i lindjes, Durr\u00ebsi, ishte qytet romak. Ka nj\u00eb nga amfiteatrot m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Ballkan. Para k\u00ebsaj ishte qytet helenik. M\u00eb pas u b\u00eb qend\u00ebr bizantine. U pushtua nga Venediku. Pra, n\u00eb k\u00ebta 100 metra katror\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, ke mij\u00ebra vite histori evropiane.<\/span><\/p>\n<p><span>Un\u00eb gjithmon\u00eb qesh kur d\u00ebgjoj diskutimet p\u00ebr hyrjen n\u00eb BE, sepse them: kur nuk kemi qen\u00eb t\u00eb prekur nga Evropa? Kur na ka l\u00ebn\u00eb Evropa vet\u00ebm?<\/span><\/p>\n<p><span>ES<span>: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb jesh romancier n\u00eb Turqi, por grua romanciere \u00ebsht\u00eb akoma edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, sepse duhet t\u00eb p\u00ebrballesh me doza shtes\u00eb t\u00eb mizogjinis\u00eb dhe patriarkatit. Nuk dua t\u00eb jap nj\u00eb tablo krejt\u00ebsisht t\u00eb zymt\u00eb, por dua t\u00eb jem e sinqert\u00eb: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn faqe t\u00eb godasin, dhe ti ndjen dhembe gjithmon\u00eb; ama nga faqja tjet\u00ebr ju puthin, sepse lexuesit vijojn\u00eb ti\u2019u lexojn\u00eb. E shkruara ka r\u00ebnd\u00ebsi, sidomos n\u00eb vende ku demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. N\u00ebse nj\u00eb vend ec\u00ebn mbrapsht, paradoksalisht let\u00ebrsia dhe arti b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebshtu q\u00eb ekzistenca \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb mes dhimbjes dhe shpres\u00ebs.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>LY<span>: Nuk e di n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb dekurajuese e koh\u00ebve tona fakti q\u00eb kemi kaq shum\u00eb debate interesante n\u00eb bot\u00ebn e kultur\u00ebs, por q\u00eb nuk pasqyrohen n\u00eb asgj\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00ebn politike, ku p\u00ebrkundrazi, mbizot\u00ebrojn\u00eb thjesht\u00ebsia, reduktimi dhe p\u00ebrjashtimi. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ende nuk kemi gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019i lidhur t\u00eb dyja?<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>ES<span>: Un\u00eb nuk mund ta harroj kurr\u00eb faktin q\u00eb jam emigrante n\u00eb Britani. Por nj\u00ebsoj, un\u00eb besoj fort n\u00eb identitete t\u00eb shum\u00ebfishta. Sigurisht, t\u00eb qenit turke \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e pun\u00ebs sime dhe e asaj q\u00eb jam, por Britania m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb. Gjuha angleze m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb, dhe shkruaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 20 vitesh. Si mund ta mohoj q\u00eb m\u00eb dha nj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsie? Por un\u00eb dua ta mendoj veten si nj\u00eb qytetare e njer\u00ebzimit, nj\u00eb qytetare e bot\u00ebs \u2013 di\u00e7ka q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb t\u00eb demagogjis\u00eb populiste \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7muar. Na thuhet se n\u00ebse je qytetar i bot\u00ebs, je qytetar i askundit. Dhe un\u00eb dua ta sfidoj k\u00ebt\u00eb. Mendoj se \u00ebsht\u00eb e gabuar. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb shum\u00eb komplekse. Sfida t\u00eb m\u00ebdha globale na presin, dhe gjith\u00e7ka \u2013 nga kriza klimatike, te mund\u00ebsia e nj\u00eb tjet\u00ebr pandemie, te thellimi dhe zgjerimi i pabarazive \u2013 tregon sa thell\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrlidhur jemi.<\/span><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/31\/the-guardian-dialog-mes-lea-ypit-dhe-elif-shafak\/\">The Guardian\/ Dialog mes Lea Ypit dhe Elif Shafak<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtimet e Lea Ypi n\u00eb librin e saj \u201cT\u00eb lir\u00eb\u201d evokojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, para dhe pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Libri Indignity, (del ne treg ne Angli ne 4 shtator-shenim i Lapsi.al) rind\u00ebrton jet\u00ebn e gjyshes s\u00eb saj, e cila mb\u00ebrriti n\u00eb Tiran\u00eb nga Selaniku si nj\u00eb grua e re dhe u p\u00ebrfshi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38168","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38168\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}