{"id":38136,"date":"2025-08-31T13:48:26","date_gmt":"2025-08-31T13:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/analiza-a-ia-vlen-te-investosh-ne-blerjen-e-pronave-tregu-mund-ta-kete-arritur-majen\/"},"modified":"2025-08-31T13:48:26","modified_gmt":"2025-08-31T13:48:26","slug":"analiza-a-ia-vlen-te-investosh-ne-blerjen-e-pronave-tregu-mund-ta-kete-arritur-majen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/analiza-a-ia-vlen-te-investosh-ne-blerjen-e-pronave-tregu-mund-ta-kete-arritur-majen\/","title":{"rendered":"Analiza\/ A ia vlen t\u00eb investosh n\u00eb blerjen e pronave, tregu mund ta ket\u00eb arritur \u201cmaj\u00ebn\u201d?"},"content":{"rendered":"<p>Tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme pritet t\u00eb ndikohet nga masat kufizuese p\u00ebr kredin\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime investimi dhe tendenca drejt stabilizimit e numrit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj. Pasurit\u00eb e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku mungon nj\u00eb treg i zhvilluar kapitalesh, nd\u00ebrsa aksesi n\u00eb tregjet e huaja \u00ebsht\u00eb ende i kufizuar.<\/p>\n<p>Pas pandemis\u00eb, tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme ka ndjekur nj\u00eb cik\u00ebl rritjeje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve. K\u00ebrkesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga rritja e turizmit, oferta e lart\u00eb e kredis\u00eb bankare dhe interesi n\u00eb rritje p\u00ebr blerje nga subjekte t\u00eb huaja ose jorezidente.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vler\u00ebsimet e sakta p\u00ebr ecurin\u00eb e \u00e7mimeve ngelen ende t\u00eb v\u00ebshtira. I vetmi indeks periodik i \u00e7mimeve t\u00eb banesave \u00ebsht\u00eb ai i publikuar me frekuenc\u00eb 6-mujore nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb. Indeksi Fischer tregoi q\u00eb \u00e7mimi mesatar i banesave t\u00eb shitura gjat\u00eb 6-mujorit t\u00eb dyt\u00eb 2024 u rrit me 23.6% n\u00eb krahasim me 6-mujorin e kaluar, dhe me 44.5% n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Indeksi i \u00e7mimeve p\u00ebr shitjet n\u00eb Tiran\u00eb u rrit me 26.2% ndaj periudh\u00ebs paraardh\u00ebse dhe 56% ndaj nivelit t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i agjent\u00ebve p\u00ebr situat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tregut ishte disi m\u00eb pozitiv n\u00eb krahasim me 6-mujorin e par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes \u201cSi e vler\u00ebsoni situat\u00ebn e tregut n\u00eb krahasim me periudh\u00ebn (6-mujorin) e m\u00ebparshme?\u201d, balanca neto e p\u00ebrgjigjeve ishte pozitive p\u00ebr rreth 5%, me p\u00ebrgjigje ve\u00e7an\u00ebrisht optimiste p\u00ebr zon\u00ebn e qyteteve bregdetare, ku vlera e balanc\u00ebs ishte duksh\u00ebm m\u00eb pozitive sesa mesatarja afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti tregues i vler\u00ebsuar vet\u00ebm p\u00ebr subjektet q\u00eb kan\u00eb raportuar shitje rezultoi ndjesh\u00ebm m\u00eb pozitiv gjat\u00eb periudh\u00ebs, me nj\u00eb balanc\u00eb neto rreth 17%.<\/p>\n<p>Balanca e treguesit t\u00eb numrit t\u00eb banesave t\u00eb reja t\u00eb regjistruara nga agjent\u00ebt ka r\u00ebn\u00eb leht\u00eb ndaj periudh\u00ebs paraardh\u00ebse. Balanca neto e atyre q\u00eb raportojn\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb banesave t\u00eb regjistruara dhe atyre q\u00eb raportojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb tyre ishte -5%.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, numri i pronave t\u00eb pashitura, si p\u00ebr banesa, ashtu edhe p\u00ebr godinat tregtare, ka vijuar t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb r\u00ebnie p\u00ebr disa gjasht\u00ebmujor\u00eb radhazi.<\/p>\n<p>Koha mesatare e shitjes s\u00eb banesave n\u00eb rang vendi ra n\u00eb 9.3 muaj nga 10.5 muaj n\u00eb vrojtimin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Tiran\u00ebs, koha mesatare e shitjes u ul ndjesh\u00ebm n\u00eb 7.1 nga 9.7 muaj. Koha mesatare p\u00ebr shitjet n\u00eb zonat bregdetare u rrit, duke u kthyer n\u00eb vlerat e nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 10 muaj, nd\u00ebrsa p\u00ebr zonat e tjera, koh\u00ebzgjatja e shitjes ishte pak m\u00eb e ul\u00ebt sesa n\u00eb 6-mujorin e kaluar, duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb 11.6 nga 12.9 muaj.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb sipas vrojtimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pritjet p\u00ebr t\u00eb ardhmen paraqiten pozitive. Agjent\u00ebt kan\u00eb pritje pozitive p\u00ebr ecurin\u00eb e tregut n\u00eb territorin ku ata veprojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen afatshkurt\u00ebr dhe p\u00ebr periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb (deri n\u00eb dy vjet).<\/p>\n<p>Sipas informacionit mbi metodologjin\u00eb e vrojtimit, informacioni mbi ecurin\u00eb e \u00e7mimeve dhe vler\u00ebsimin e situat\u00ebs nga ana e agjent\u00ebve n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme merret n\u00ebp\u00ebrmjet vrojtimit n\u00eb terren t\u00eb nj\u00eb kampioni t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 230 subjekte, q\u00eb kan\u00eb si aktivitet kryesor tregtimin e pronave t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Subjektet e zgjedhura jan\u00eb agjent\u00eb t\u00eb zyrave t\u00eb tregtimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi, shitjet e t\u00eb cilave p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 75-80% t\u00eb xhiros s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nd\u00ebrmjet\u00ebsit e pasurive t\u00eb paluajtshme dhe shoqata e tyre p\u00ebrfaq\u00ebsuese, NAREA, kan\u00eb rezerva t\u00eb m\u00ebdha rreth k\u00ebtij indeksi. Sipas tyre, vrojtimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb bazohet n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar subjektesh dhe transaksionesh.<\/p>\n<p>Ky indeks shfaq luhatshm\u00ebri t\u00eb konsiderueshme, i ndikuar shpesh edhe nga zonat ku raportohen transaksionet. Periudhat me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb transaksionesh n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi reflektohen me rritje t\u00eb fort\u00eb t\u00eb indeksit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb banesave.<\/p>\n<p>Sipas agjent\u00ebve, ecuria e \u00e7mimeve n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme \u00ebsht\u00eb larg asaj q\u00eb tregon ndryshimi m\u00eb i fundit i Indeksit Fischer t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Aktor\u00ebt e tregut vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb ka nj\u00eb ngadal\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pronave, nd\u00ebrsa tregu ngelet m\u00eb dinamik n\u00eb zonat bregdetare.<\/p>\n<p>Sipas tyre, tregu ka shitje sidomos p\u00ebr pronat e reja, q\u00eb hidhen n\u00eb treg nga nd\u00ebrtuesit dhe ku n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Agjent\u00ebt shprehen se ecuria m\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtij tregu mund t\u00eb shpjegohet me nj\u00eb prani m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb bler\u00ebsve me para n\u00eb dor\u00eb dhe sidomos nga jasht\u00eb, me faktin q\u00eb shpesh, nd\u00ebrtuesit mund\u00ebsojn\u00eb pages\u00eb graduale me k\u00ebste, q\u00eb ndjek avancimin e projektit t\u00eb nd\u00ebrtimit, por edhe me munges\u00ebn e ng\u00ebr\u00e7it q\u00eb lidhet me rivler\u00ebsimin dhe q\u00eb po ndikon sidomos tregun e rishitjes.<\/p>\n<p>Sipas tyre, k\u00ebta faktor\u00eb po b\u00ebjn\u00eb q\u00eb transaksionet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb orientuara sidomos te nd\u00ebrtimet e reja dhe kjo pjes\u00ebrisht krijon iden\u00eb e nj\u00eb rritjeje shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Ata mendojn\u00eb se deri n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, tregu i rishitjes do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tranzicioni, me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt transaksionesh dhe me nj\u00eb luhatje t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, rivler\u00ebsimi mund t\u00eb sjell\u00eb shtim t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb pronave n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim i till\u00eb n\u00eb teori do t\u00eb ulte m\u00eb shum\u00eb presionet rrit\u00ebse mbi \u00e7mimet e pasurive t\u00eb paluajtshme, por, sipas agjent\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet n\u00ebse duhet t\u00eb presim nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e paluajtshme kryesuan Investimet e Huaja Direkte edhe p\u00ebr 2024<\/strong><\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e paluajtshme kryesuan investimet e huaja n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr vitin e kaluar, investimet e t\u00eb huajve n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri arrit\u00ebn vler\u00ebn e 325 milion\u00eb eurove, n\u00eb rritje me 17% krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e paluajtshme soll\u00ebn pothuajse 24% t\u00eb vler\u00ebs totale t\u00eb Investimeve t\u00eb Huaja Direkte p\u00ebr vitin e kaluar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se investimet e huaja n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme po vazhdojn\u00eb rritjen edhe k\u00ebt\u00eb vit. P\u00ebr tremujorin e par\u00eb, ato arrit\u00ebn vler\u00ebn e 104 milion\u00eb eurove, 24% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Cikli i rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet pas pandemis\u00eb po mb\u00ebshtetet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme prej k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb vjen nga investitor\u00ebt e jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb 6-mujorin e dyt\u00eb t\u00eb vitit 2024, rreth 18% t\u00eb banesave t\u00eb shitura jan\u00eb raportuar t\u00eb blera nga shtetas jorezident\u00eb.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebta, rreth 77% rezultojn\u00eb shtetas t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pesha e transaksioneve n\u00eb t\u00eb cilat bler\u00ebsit jan\u00eb jorezident\u00eb ka shfaqur prirje n\u00eb rritje gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Investimet e huaja n\u00eb prona jan\u00eb tipike sidomos p\u00ebr zonat bregdetare, ku, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, ato ngelen mjaft konkurruese krahasuar edhe me vendet e tjera bregdetare t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Rritja e fort\u00eb e \u00e7mimeve t\u00eb pronave n\u00eb vitet e fundit i ka b\u00ebr\u00eb pasurit\u00eb e paluajtshme edhe nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse dhe ka rritur numrin e bler\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb prona p\u00ebr q\u00ebllime investimi.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb vler\u00ebson se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri arriti n\u00eb 2.04 miliard\u00eb euro, n\u00eb rritje me 30% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. N\u00eb dekad\u00ebn e fundit, stoku i investimeve t\u00eb huaja n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme pothuajse \u00ebsht\u00eb rritur me 27 her\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb metodologjit\u00eb e p\u00ebrdorura p\u00ebr matjen e investimeve t\u00eb huaja, flukset e tyre vler\u00ebsohen me kursin e k\u00ebmbimit mesatar t\u00eb periudh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb stoku vler\u00ebsohet me kursin e dit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb periudh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rritja n\u00eb stokun e investimeve nuk ka ardhur vet\u00ebm nga flukset e reja, por n\u00eb t\u00eb duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i k\u00ebmbimit, ndryshimet nga \u00e7mimi dhe ndryshimet e tjera.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se stoku i investimeve t\u00eb huaja rivler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e \u00e7mimit t\u00eb aseteve.<\/p>\n<p><strong>Shtr\u00ebngimi i kredis\u00eb mund t\u00eb frenoj\u00eb ciklin \u201ce art\u00eb\u201d t\u00eb pronave<\/strong><\/p>\n<p>Financimi n\u00ebp\u00ebrmjet kredis\u00eb bankare ka vijuar t\u00eb figuroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shitjeve t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Sipas vrojtimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, gjysma e pronave p\u00ebr banim dhe e atyre p\u00ebr p\u00ebrdorim tregtar t\u00eb shitura n\u00eb 6-mujorin e dyt\u00eb 2024 jan\u00eb bler\u00eb me hua bankare. Nga k\u00ebto, n\u00eb 72% t\u00eb rasteve, kredia ka mbuluar deri n\u00eb 60% t\u00eb vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndikimi i konsideruesh\u00ebm i kredis\u00eb n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme ilustrohet edhe nga statistikat e huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kredia p\u00ebr sht\u00ebpi u rrit p\u00ebr t\u00eb pestin vit radhazi n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se kredia e re p\u00ebr blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 54.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ose rreth 545 milion\u00eb euro, t\u00eb llogaritura me kursin mesatar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Kredia e re p\u00ebr banesa u rrit me 13% krahasuar me vitin 2023.<\/p>\n<p>Vlera e portofolit aktiv ose tepric\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 arriti n\u00eb pothuajse 208.7 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje vjetore prej 15.5%.<\/p>\n<p>Ritmet e rritjes t\u00eb portofolit t\u00eb kredis\u00eb jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm krahasuar me nivelin prej 6.3% t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gatishm\u00ebria e lart\u00eb e sektorit bankar p\u00ebr t\u00eb financuar blerjen e pronave ka qen\u00eb nj\u00eb faktor mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve. Kjo ka ndikuar q\u00eb n\u00eb vitet e fundit, vlera e pronave t\u00eb rritet dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ato kan\u00eb rezultuar investime t\u00eb leverdishme.<\/p>\n<p>Por, duke filluar nga gjysma e dyt\u00eb e k\u00ebtij viti, gj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb, me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb masave kufizuese t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lidhur me kredin\u00eb bankare p\u00ebr blerje banesash.<\/p>\n<p>Vendimi parashikon p\u00ebrcaktimin e niveleve tavan p\u00ebr treguesit \u201cRaporti i kredis\u00eb ndaj vler\u00ebs\u201d dhe \u201cRaporti i sh\u00ebrbimit t\u00eb borxhit ndaj t\u00eb ardhurave\u201d, p\u00ebr kredit\u00eb q\u00eb japin bankat p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme rezidenciale.<\/p>\n<p>Raporti i kredis\u00eb ndaj vler\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqindja e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb banes\u00ebs q\u00eb banka merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb financoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti tavan i kredis\u00eb ndaj vler\u00ebs n\u00eb monedh\u00ebn Lek do t\u00eb jet\u00eb 85% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb dhe 80% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj, 75% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb dhe 70% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa raporti i sh\u00ebrbimit t\u00eb borxhit ndaj t\u00eb ardhurave p\u00ebrfaq\u00ebson raportin mes k\u00ebstit ose k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr prona, n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat e huamarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Raporti i sh\u00ebrbimit t\u00eb borxhit ndaj t\u00eb ardhurave p\u00ebr kredit\u00eb n\u00eb Lek do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nivelin 40% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb dhe 35% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj, niveli tavan do t\u00eb jet\u00eb 35% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb dhe 30% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zbatimi i k\u00ebtyre kufijve do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb uljen e rrezikut t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb kredimarr\u00ebsve dhe pak\u00ebsimin e humbjeve bankare t\u00eb lidhura me k\u00ebto kredi, si pasoj\u00eb e zhvillimeve t\u00eb pafavorshme n\u00eb \u00e7mimet e pronave t\u00eb paluajtshme dhe n\u00eb kuadrin makroekonomik t\u00eb vendit, si rritja e papun\u00ebsis\u00eb, r\u00ebnia e t\u00eb ardhurave, rritja e normave t\u00eb interesit, etj.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb argumenton se k\u00ebta kufij marrin n\u00eb konsiderat\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale rrezikun, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tipit t\u00eb pron\u00ebs dhe monedh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jepet kredia.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vendimi parashikon nj\u00eb rekomandim lidhur me afatin maksimal t\u00eb maturimit t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb paluajtshme rezidenciale, i cili mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb bankave p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar profilin e rrezikut t\u00eb nj\u00eb ekspozimi t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Vendosja e masave shtr\u00ebnguese p\u00ebr kredin\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi erdhi edhe si rezultat i rekomandimeve t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb kishte shprehur q\u00eb vitin e kaluar shqet\u00ebsimin e saj p\u00ebr rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi. Fillimisht, ky shqet\u00ebsim u tentua t\u00eb adresohej n\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes s\u00eb nj\u00eb shtese t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb raportin e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit t\u00eb sektorit bankar.<\/p>\n<p>Shtesa kund\u00ebrciklike e kapitalit u vendos p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb qershor, n\u00eb nivelin 0.25% (p\u00ebr t\u2019u zbatuar nga 30 qershori 2025) dhe u rrit n\u00eb dhjetor n\u00eb nivelin 0.5% (p\u00ebr t\u2019u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb niveleve t\u00eb larta faktike t\u00eb kapitalizimit t\u00eb sektorit bankar, nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb deri tani nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndikime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ngadal\u00ebsimin e kreditimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka vendosur t\u00eb ndjek\u00eb rekomandimin e FMN-s\u00eb dhe t\u00eb vendos\u00eb kufizime direkte n\u00eb standardet e administrimit t\u00eb rrezikut, t\u00eb lidhura me kredin\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Efektet reale t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb qarta gjat\u00eb muajve n\u00eb vazhdim, por megjithat\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e para t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tregut jan\u00eb q\u00eb k\u00ebto masa do t\u00eb ndikojn\u00eb kryesisht blerjet e sht\u00ebpive t\u00eb dyta dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb atyre p\u00ebr q\u00ebllime investimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se ky segment vler\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb pasur nj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb transaksionet e tregut n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, rritja e turizmit ka nxitur blerjet e sht\u00ebpive p\u00ebr qiradh\u00ebnie ditore n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Edhe agjent\u00ebt e pasurive t\u00eb paluajtshme nuk mendojn\u00eb se rregullat e reja t\u00eb vendosura nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ken\u00eb ndikim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kufizimin e kreditimit p\u00ebr blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme dhe n\u00eb ecurin\u00eb e tregut t\u00eb pronave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sekretari i Shoqat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme (NAREA), Reinaldo Pipiria, u shpreh p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se, mb\u00ebshtetur n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e deritanishme t\u00eb sektorit dhe n\u00eb kontaktet me sektorin bankar, kredit\u00eb p\u00ebr blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme jepen me kushte q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb brenda limiteve t\u00eb vendosura nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, z. Pipiria mendon se efektet mund t\u00eb vijn\u00eb kryesisht nga perceptimi q\u00eb krijojn\u00eb aktor\u00ebt e tregut dhe ve\u00e7an\u00ebrisht shit\u00ebsit pas miratimit t\u00eb masave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Sipas tij, sinjalet se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb po tenton t\u00eb shtr\u00ebngoj\u00eb kreditimin mund t\u00eb sjellin m\u00eb shum\u00eb hezitime t\u00eb shit\u00ebsve ndaj atyre bler\u00ebsve potencial\u00eb q\u00eb duan ta financojn\u00eb blerjen me kredi.<\/p>\n<p>Ai shprehet se shitjet me kredi, sidomos n\u00eb vitin 2024 e n\u00eb vazhdim, jan\u00eb d\u00ebmtuar disi edhe nga shtyrja e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, duket se agjent\u00ebt e tregut t\u00eb pronave i druhen m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb efekti psikologjik, se sa nj\u00eb ndikimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb masave t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p><strong>Oferta e pronave ngelet e lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb masat e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u201cngopja\u201d e turizmit mund ta frenojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, oferta n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme duket se vazhdon t\u00eb rritet.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, vitin e kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri u dhan\u00eb 1336 leje nd\u00ebrtimi, n\u00eb r\u00ebnie me 16.6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb thuhet se lejet p\u00ebr pallate (nd\u00ebrtesa me lart\u00ebsi mbi tre kate) ishin n\u00eb nivele t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Vitin e kaluar u dhan\u00eb 219 leje t\u00eb tilla, nga 218 nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Numri i lejeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori ka qen\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, duke reflektuar oreksin e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pallate dhe kulla n\u00eb periudh\u00ebn pas pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tendenc\u00eb e till\u00eb konfirmohet edhe nga rritja e sip\u00ebrfaqes s\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. N\u00eb vitin 2024, sip\u00ebrfaqja totale e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr nd\u00ebrtesa t\u00eb reja arriti n\u00eb af\u00ebrsisht 2.5 milion\u00eb m\u00b2, n\u00eb rritje me 18.1% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se oferta e re e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb treg, kryesisht atyre rezidenciale, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme.\/<strong>Monitor.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/analiza-a-ia-vlen-te-investosh-ne-blerjen-e-pronave-tregu-mund-ta-kete-arritur-majen\/\">Analiza\/ A ia vlen t\u00eb investosh n\u00eb blerjen e pronave, tregu mund ta ket\u00eb arritur \u201cmaj\u00ebn\u201d?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregu i pasurive t\u00eb paluajtshme pritet t\u00eb ndikohet nga masat kufizuese p\u00ebr kredin\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime investimi dhe tendenca drejt stabilizimit e numrit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj. Pasurit\u00eb e paluajtshme ngelen alternativa kryesore ndaj investimeve financiare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku mungon nj\u00eb treg i zhvilluar kapitalesh, nd\u00ebrsa aksesi n\u00eb tregjet e huaja \u00ebsht\u00eb ende [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38136","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38136","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38136"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38136\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38136"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38136"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38136"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}