{"id":38114,"date":"2025-08-31T10:40:10","date_gmt":"2025-08-31T10:40:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/gropa-makina-luksi-dhe-enver-hoxha-die-welt-ne-shqiperi-mos-i-beso-google-maps\/"},"modified":"2025-08-31T10:40:10","modified_gmt":"2025-08-31T10:40:10","slug":"gropa-makina-luksi-dhe-enver-hoxha-die-welt-ne-shqiperi-mos-i-beso-google-maps","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/gropa-makina-luksi-dhe-enver-hoxha-die-welt-ne-shqiperi-mos-i-beso-google-maps\/","title":{"rendered":"Gropa, makina luksi dhe Enver Hoxha\/ \u201cDie Welt\u201d: N\u00eb Shqip\u00ebri mos i beso Google Maps"},"content":{"rendered":"<p><span><strong><em>Kushdo q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebtim me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri mund t\u00eb gjej\u00eb pamje marramend\u00ebse, por do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb p\u00ebr orientimin dhe p\u00ebr takime t\u00eb \u00e7uditshme. Nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb nj\u00eb vend ku makina \u00ebsht\u00eb simboli m\u00eb i lart\u00eb i statusit.<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Nga Teseo La Marca, \u201c<a href=\"https:\/\/www.welt.de\/reise\/nah\/article68add61c5d3e123a945ac0f6\/roadtrip-verlass-dich-nicht-auf-google-maps-sechs-lektionen-fuer-urlaub-in-albanien.html\">Die Welt<\/a>\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>4 or\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me gropa q\u00eb dukeshin si kratere guaskash. Asfalti ishte i pabarabart\u00eb ose nuk kishte fare. Shk\u00ebmbinj dhe deg\u00eb q\u00eb p\u00ebrplaseshin k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm mbi makin\u00eb. Tundimi p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer pas ishte i madh. Por pastaj papritmas: nj\u00eb asfalt t\u00ebreq\u00ebs, i teknologjis\u00eb s\u00eb fundit, i niveluar dhe i sh\u00ebnuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Marr frym\u00eb lirisht dhe shtyp pedalin e gazit deri n\u00eb fund.<\/span><\/p>\n<p><span>Asnj\u00eb shofer tjet\u00ebr nuk ka arritur deri k\u00ebtu; e kemi t\u00eb gjith\u00eb autostrad\u00ebn p\u00ebr vete. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb dhurat\u00eb nga qielli? Apo thjesht vep\u00ebr e nj\u00eb zyrtari t\u00eb korruptuar q\u00eb ka shpenzuar k\u00ebtu ndonj\u00eb sasi parash p\u00ebr zhvillim? Pas disa minutash, vjen p\u00ebrgjigjja: autostrada papritur dhe pa asnj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb \u00e7on n\u00eb nj\u00eb shteg t\u00eb pashtruar t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb me mushka, t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb nga kanione t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb vogla t\u00eb krijuara nga rrebeshi i fundit. Frenoj me forc\u00eb tamam n\u00eb koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gropa dhe nj\u00eb rrug\u00eb shtet\u00ebrore e sh\u00ebnuar gabimisht n\u00eb Google Maps: Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb prisni kur nisni nj\u00eb udh\u00ebtim me makin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. E megjithat\u00eb, ia vlen ta eksploroni me makin\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl ballkanik, jo m\u00eb t\u00eb madh se Brandenburgu. Nj\u00eb vend i vog\u00ebl q\u00eb ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar, nga plazhet me r\u00ebr\u00eb n\u00eb Adriatik deri te malet e larta alpine, nga kishat ortodokse deri te xhamit\u00eb osmane.<\/span><\/p>\n<p><span>Marrja me qira e nj\u00eb makine n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb dhe relativisht e lir\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shum\u00eb shqiptar\u00eb flasin gjermanisht, italisht ose anglisht n\u00eb hotele dhe restorante. Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballen me trafikun e zhurmsh\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs ose t\u00eb Durr\u00ebsit dhe rrug\u00ebt me gropa n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendit do t\u00eb shp\u00ebrblehen bujarisht: me fshatra piktoreske, shk\u00ebmbinj t\u00eb friksh\u00ebm dhe pamje marramend\u00ebse t\u00eb Rivier\u00ebs Shqiptare. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, ka mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb zgjeruar horizontet tuaja.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>M\u00ebsimi 1: Mos u mb\u00ebshtetni te Google Maps<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Rrug\u00ebt e k\u00ebqija t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk dol\u00ebn krejt\u00ebsisht nga hi\u00e7i. Vendi ka nj\u00eb histori t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb trazuar, ndonj\u00ebher\u00eb tragjike. Kur diktatura staliniste e Enver Hoxh\u00ebs u shemb n\u00eb vitin 1990, vendi mesdhetar u zhyt n\u00eb nj\u00eb kaos t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb luft\u00ebs civile, nga i cili u rikuperua ngadal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sot, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, ku progresi i shpejt\u00eb dhe kushtet para-industriale p\u00ebrplasen pa m\u00ebshir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse rrug\u00ebt e shtruara mir\u00eb nuk ekzistojn\u00eb as n\u00eb Google Maps, nd\u00ebrsa shtigjet e mushkave ndonj\u00ebher\u00eb sh\u00ebnohen si autostrada. Megjithat\u00eb, turizmi \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vitet e fundit. Edhe pse marketingu profesional i destinacioneve \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim e sip\u00ebr, vendi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb destinacion jo aq sekret p\u00ebr pushime, fal\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb zellshme t\u00eb informacionit goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 peizazhit, udh\u00ebtar\u00ebt shprehin entuziaz\u00ebm p\u00ebr \u00e7mimet e p\u00ebrballueshme dhe mikpritjen n\u00eb dukje t\u00eb pakufishme shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebshtu q\u00eb e vizitova destinacionin t\u00ebrheq\u00ebs edhe p\u00ebr gruan time. S\u00eb pari mor\u00ebm tragetin nga Italia p\u00ebrtej Adriatikut p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs, ku do t\u00eb merrnim me qira nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksploruar jugun e vendit. Destinacioni yn\u00eb i par\u00eb \u00ebsht\u00eb Berati, nj\u00eb qytet me arkitektur\u00eb osmane. Rruga m\u00eb pas na \u00e7on p\u00ebrtej Vjos\u00ebs (lumi i fundit i madh i eg\u00ebr i Evrop\u00ebs) deri te burimet termale pran\u00eb P\u00ebrmetit. Prej andej, jan\u00eb vet\u00ebm disa kalime p\u00ebr n\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb e Rivier\u00ebs Shqiptare me plazhet e saj t\u00eb gjata.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, nuk duhet t\u00eb mb\u00ebshteteni vet\u00ebm te hartat dixhitale, por duhet t\u00eb d\u00ebgjoni edhe k\u00ebshillat e vendasve her\u00eb pas here.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>M\u00ebsimi 2: Makinat e shtrenjta jan\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ndjeshme<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Mjeti yn\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Citro\u00ebn C1 i vog\u00ebl, i kuq. Me t\u00eb bie pak n\u00eb sy n\u00eb qytetet shqiptare \u2013 dukesh si nj\u00eb i varf\u00ebr. N\u00eb rrug\u00ebn drejt Beratit t\u00eb dalin p\u00ebrpara thuajse vet\u00ebm furoristrada luksoze t\u00eb l\u00ebmuara. Markat gjermane si Mercedes, BMW dhe Audi jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb p\u00eblqyera. Nd\u00ebrsa n\u00eb fshatra has ende shum\u00eb \u201crrangalla\u201d t\u00eb vjetra.<\/span><\/p>\n<p><span>Makina e bos\u00ebve krijojn\u00eb nj\u00eb kontrast t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm me fasadat e rr\u00ebnuara t\u00eb sht\u00ebpive q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr peizazh. Shqip\u00ebria, me nj\u00eb prodhim t\u00eb brendsh\u00ebm bruto p\u00ebr frym\u00eb rreth 10.000 dollar\u00eb amerikan\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Evrop\u00ebs; 4,5% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e kequshqyer, nd\u00ebrsa shum\u00eb sht\u00ebpi mbeten skelete t\u00eb pap\u00ebrfunduara p\u00ebr munges\u00eb parash. \u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span>Nga vjen, pra, kjo \u201cbegati makinash\u201d? Kush mund ta dij\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa ata q\u00eb l\u00ebvizin me k\u00ebto makina luksoze rreth e rrotull? Nga nj\u00eb BMW X5 i bardh\u00eb para nesh zbresin tre t\u00eb rinj me shpatulla t\u00eb gjera dhe nofulla t\u00eb forta. Shoferi nuk e merr me humor pyetjen time disi t\u00eb turpshme: \u201cShiko rrug\u00ebt. Duhet t\u00eb kesh makina t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb forta.\u201d Nj\u00eb argument bind\u00ebs. Dhe duke par\u00eb shtatin e tyre e shikimet e ashpra, pyetje t\u00eb tjera nuk kishin m\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>M\u00ebsimi 3: Mos merr njer\u00ebz n\u00eb autostop nat\u00ebn<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb mbr\u00ebmje, jemi af\u00ebr Beratit dhe e kuptojm\u00eb se ka njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rrug\u00ebt e k\u00ebqija ndoshta jan\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. Sa m\u00eb shum\u00eb err\u00ebsohet, aq m\u00eb shum\u00eb shfaqen ata n\u00eb drit\u00ebn e fener\u00ebve. T\u00eb p\u00ebrkulur e t\u00eb vetmuar ecin p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs. Ndonj\u00ebher\u00eb gra, por m\u00eb s\u00eb shumti burra t\u00eb moshuar, t\u00eb thar\u00eb nga jeta. Nga vijn\u00eb dhe ku shkojn\u00eb, nuk di ta shpjegoj\u00eb as plaku pran\u00eb t\u00eb cilit m\u00eb n\u00eb fund ndalojm\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ofruar nj\u00eb vend n\u00eb makin\u00eb. Dikur edhe un\u00eb kam udh\u00ebtuar me autostop dhe e di se sa mir\u00eb b\u00ebn kur t\u00eb marrin disa kilometra rrug\u00eb me vete.<\/span><\/p>\n<p><span>Na duhet pak koh\u00eb derisa n\u00eb hart\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb ting\u00ebllon si fjala q\u00eb plaku, me xhaket\u00ebn e grisur, p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht. Nj\u00eb gisht i ngritur, nj\u00eb buz\u00ebqeshje \u2013 k\u00ebshtu funksionon komunikimi n\u00eb raste t\u00eb tilla. Q\u00eb plaku nuk flet shum\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb keq, sepse ka nj\u00eb er\u00eb t\u00eb tmerrshme alkooli.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vendmb\u00ebrritje, plaku fal\u00ebnderon. S\u00ebrish nj\u00eb re fryme q\u00eb p\u00ebrzien birr\u00ebn me ver\u00ebn. Pastaj ai t\u00ebrheq e shtyn fort dorez\u00ebn e der\u00ebs, p\u00ebrpiqet kot ta hap\u00eb. Vet\u00ebm kur di\u00e7ka k\u00ebrcet, m\u00eb kujtohet se duhet t\u00eb jet\u00eb aktivizuar mbrojtja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Dal jasht\u00eb dhe i hap der\u00ebn plakut. Ai fal\u00ebnderon edhe nj\u00eb her\u00eb, pastaj largohet shpejt duke \u00e7aluar. N\u00eb tapetin e k\u00ebmb\u00ebve la pas dorez\u00ebn e k\u00ebputur t\u00eb der\u00ebs. Lamtumir\u00eb, garanci e makin\u00ebs me qira.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>M\u00ebsimi 4: Enver Hoxha njeri i mir\u00eb?<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Tomori, mikprit\u00ebsi yn\u00eb n\u00eb Berat, e ka nj\u00eb shpjegim. \u201cJan\u00eb ata krejt t\u00eb varfrit q\u00eb ende ecin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga nj\u00eb fshat n\u00eb tjetrin,\u201d na thot\u00eb ai, \u201cnjer\u00ebz t\u00eb moshuar si un\u00eb, me pension rreth 200 euro n\u00eb muaj.\u201d Fati i tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb hijshme n\u00eb qendr\u00ebn historike t\u00eb Beratit. Sot aty jep dhoma me qira p\u00ebr turist\u00eb. Me ato para ka bler\u00eb nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb dhe i ka financuar djalit studimet n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cEdhe un\u00eb do t\u00eb kisha dashur t\u00eb udh\u00ebtoja gjat\u00eb jet\u00ebs sime,\u201d thot\u00eb Tomori nga tarraca e tij me pamje nga qendra e Beratit. P\u00ebr shkak t\u00eb sht\u00ebpive karakteristike t\u00eb bardha me shum\u00eb dritare t\u00eb vendosura simetrikisht, Berati quhet edhe \u201cQyteti i 1 mij\u00eb dritareve.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span>Tomori do t\u00eb kishte dashur t\u00eb shihte Italin\u00eb, ose SHBA-t\u00eb, shton ai. Por p\u00ebr shkak t\u00eb kostove kjo ishte e pamundur. Dikur, n\u00ebn diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, ishte radioja ajo q\u00eb ia ushqente kureshtjen p\u00ebr bot\u00ebn e madhe. N\u00eb fsheht\u00ebsi, n\u00eb dhom\u00ebn e tij, d\u00ebgjonte stacionet italiane; i donte shum\u00eb k\u00ebng\u00ebt e Adriano Celentano dhe Caterina Caselli.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai flet rrjedhsh\u00ebm italisht. \u201cPor at\u00ebher\u00eb ruhesha q\u00eb askush t\u00eb mos e kuptonte,\u201d tregon Tomori. Po t\u00eb kishin marr\u00eb vesh njer\u00ebzit e gabuar q\u00eb ai d\u00ebgjonte radio italiane, do ta kishin arrestuar si spiun.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Enver Hoxh\u00ebn, diktatorin paranojak t\u00eb asaj kohe, ai prap\u00eb e quan \u201cnjeri t\u00eb mir\u00eb\u201d. N\u00eb socializ\u00ebm, t\u00eb pakt\u00ebn secili kishte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb siguruar; djali i tij nuk do t\u00eb ishte dashur t\u00eb largohej. As drog\u00eb e as kriminalitet nuk kishte at\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Sot, p\u00ebrkundrazi, k\u00ebto jan\u00eb. Prandaj p\u00ebr Tomorin edhe puna me makinat e bos\u00ebve \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: \u201cT\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta djem t\u00eb rinj me fuoristrada t\u00eb shtrenjta \u2013 \u00e7\u2019mendoni ju, nga e kan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb para? T\u00eb gjith\u00eb flen\u00eb me arm\u00ebn n\u00ebn jast\u00ebk.\u201d P\u00ebr t\u00eb, bi\u00e7ikleta mbetet m\u00eb e dashura.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>M\u00ebsimi 5: Edhe makinat e vjetra vlejn\u00eb si simbole statusi<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Nga Berati udh\u00ebtimi vazhdon drejt maleve t\u00eb egra t\u00eb P\u00ebrmetit, ku k\u00ebmb\u00ebt e lodhura nga udh\u00ebtimi i gjat\u00eb \u00e7lodhen s\u00ebrish n\u00eb ujin termal t\u00eb burimeve t\u00eb B\u00ebnj\u00ebs, me temperatur\u00eb 25 deri n\u00eb 30 grad\u00eb. N\u00eb sfond q\u00ebndron ura prej guri me harqe e Ur\u00ebs s\u00eb Katiut nga shekulli XVIII, q\u00eb t\u00eb jep ndjesin\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><\/span><\/p>\n<p><span>Malet e ashpra z\u00ebvend\u00ebsohen shpejt nga kodrat bukolike. Rruga nga P\u00ebrmeti deri n\u00eb Adriatik kalon pran\u00eb tufave t\u00eb deleve dhe mureve t\u00eb vjetra prej guri. Interesante \u00ebsht\u00eb se, sa m\u00eb thell\u00eb futesh n\u00eb provinc\u00ebn shqiptare, aq m\u00eb pak shihen fuoristrada. Dhe megjithat\u00eb, k\u00ebtu do t\u00eb duhej t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb tyre, has njer\u00ebz mbi gomar\u00eb ose mbi traktor\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb kullosin e tymosin.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00ebse pyet njer\u00ebzit e thjesht\u00eb k\u00ebtu, secili ka teorin\u00eb e vet p\u00ebr prejardhjen e makinave luksoze. Disa, si Tomori, e lidhin me tregtin\u00eb e drog\u00ebs; t\u00eb tjer\u00eb flasin p\u00ebr korrupsion. Dhe ai, thon\u00eb, e ka qendr\u00ebn larg, n\u00eb kryeqytet.<\/span><br \/>\n<span>E vetmja gj\u00eb e padiskutueshme \u00ebsht\u00eb se makinat n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Edhe kush drejton nj\u00eb Mercedes-Benz t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb g\u00ebrvishtur, e mban at\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm. Thuajse n\u00eb \u00e7do oborr, n\u00eb \u00e7do parking gjenden lavazhe t\u00eb vegj\u00ebl.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb pronar i nj\u00eb lavazhi t\u00eb till\u00eb e shpjegon k\u00ebshtu dashurin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr makin\u00ebn: \u201cNj\u00eb vetur\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb pasuria m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Ata punojn\u00eb jasht\u00eb, jetojn\u00eb her\u00eb k\u00ebtu, her\u00eb atje. Sht\u00ebpia mbetet dyt\u00ebsore, makina b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.\u201d Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend tipik emigracioni \u2013 d\u00ebrgesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs drejt atdheut jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme p\u00ebr ekonomin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb vend ku jeta e mir\u00eb ka varur prej dekadash nga sa i l\u00ebvizsh\u00ebm je, automobili merr pashmangsh\u00ebm nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>M\u00ebsimi 6: Ki besim te mikpritja<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fund t\u00eb udh\u00ebtimit ton\u00eb me makin\u00eb na ndodh megjithat\u00eb t\u00eb hasim n\u00eb nj\u00eb kontroll policie. \u00cbsht\u00eb pasdite von\u00eb dhe dritat tona nuk ishin ndezur. \u201cYour driving license\u201d, thot\u00eb polici nga dritarja e hapur, kur kupton q\u00eb un\u00eb nuk flas shqip. M\u00eb kap ankthi. Patent\u00ebn time italiane e kisha humbur pak para k\u00ebtij udh\u00ebtimi, ndaj kam vet\u00ebm nj\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme drejtimi italiane, q\u00eb k\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb vlefshm\u00ebri. Polici m\u00eb shikon me v\u00ebmendje. \u201cTourist?\u201d pyet. Un\u00eb tund kok\u00ebn. \u201cYou can go.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Ja ku ishte s\u00ebrish ajo mikpritje legjendare shqiptare. Edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb na shp\u00ebtoi. P\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr peizazhin dhe p\u00ebr kuzhin\u00ebn e n\u00ebnvler\u00ebsuar shqiptare ia ka vlejtur pa dyshim ky udh\u00ebtim.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, policia nuk kursen vet\u00ebm turist\u00ebt. Pavar\u00ebsisht kontrolleve t\u00eb shpeshta n\u00eb rrug\u00eb, nuk pam\u00eb asnj\u00eb fuoristrad\u00eb t\u00eb ndaluar; gjithmon\u00eb ishin makinat e vogla si e jona. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb p\u00ebr keq. Un\u00eb, si turist i paditur, mund t\u00eb b\u00ebja pyetje naive e prap\u00eb pronar\u00ebt e fuoristradave t\u00eb m\u00eb linin rehat \u2013 k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon mikpritja shqiptare. Por p\u00ebr polic\u00ebt vendas nuk do t\u00eb ishte kaq e leht\u00eb t\u00eb dilnin pa pasoja. <strong>\u00a9P\u00ebrshtati n\u00eb shqip LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/31\/gropa-makina-luksi-dhe-enver-hoxha-die-welt-ne-shqiperi-mos-i-beso-google-maps\/\">Gropa, makina luksi dhe Enver Hoxha\/ \u201cDie Welt\u201d: N\u00eb Shqip\u00ebri mos i beso Google Maps<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kushdo q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebtim me makin\u00eb n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri mund t\u00eb gjej\u00eb pamje marramend\u00ebse, por do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgatitur mir\u00eb p\u00ebr orientimin dhe p\u00ebr takime t\u00eb \u00e7uditshme. Nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb nj\u00eb vend ku makina \u00ebsht\u00eb simboli m\u00eb i lart\u00eb i statusit. Nga Teseo La Marca, \u201cDie Welt\u201d 4 or\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":38115,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38114","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38114\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38115"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}