{"id":38102,"date":"2025-08-31T09:48:58","date_gmt":"2025-08-31T09:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/falimentojne-700-biznese-ne-6-muaj-ne-kosove-shkak-shtrenjtimi-i-energjise-dhe-mungesa-e-punetoreve\/"},"modified":"2025-08-31T09:48:58","modified_gmt":"2025-08-31T09:48:58","slug":"falimentojne-700-biznese-ne-6-muaj-ne-kosove-shkak-shtrenjtimi-i-energjise-dhe-mungesa-e-punetoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/31\/falimentojne-700-biznese-ne-6-muaj-ne-kosove-shkak-shtrenjtimi-i-energjise-dhe-mungesa-e-punetoreve\/","title":{"rendered":"Falimentojn\u00eb 700 biznese n\u00eb 6 muaj n\u00eb Kosov\u00eb, shkak shtrenjtimi i energjis\u00eb dhe mungesa e pun\u00ebtor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Rreth 700 biznese jan\u00eb mbyllur n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kosov\u00eb. Rritja e importit, shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, konkurrenca jo e drejt\u00eb dhe mungesa e nj\u00eb ligji p\u00ebr mbrojtjen e bizneseve, konsiderohen disa nga faktor\u00ebt q\u00eb ndikuan n\u00eb mbylljen e qindra bizneseve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse, ka edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb bizneseve t\u00eb reja t\u00eb regjistruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, vler\u00ebsohet se kjo shif\u00ebr e shuarjes duhet t\u00eb jet\u00eb sinjal alarmues p\u00ebr qeverin\u00eb dhe institucionet e vendit.<\/p>\n<p>Me falimentimin e bizneseve, konsiderohet se po shuhen shum\u00eb vende t\u00eb pun\u00ebs, \u00e7ka rrjedhimisht ndikon n\u00eb rritjen e shkall\u00ebs s\u00eb varf\u00ebris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb Kosov\u00eb, Kushtrim Ahmeti, thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress se n\u00eb vend t\u00eb mbylljes, Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr hapjen e bizneseve t\u00eb reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese, por p\u00ebrballja me sfida t\u00eb shumta, si\u00e7 potencon ai, po e v\u00ebshtir\u00ebson k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ahmeti thekson se kostoja e lart\u00eb e pun\u00ebs, inflacioni, var\u00ebsia nga importi dhe rritja e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb po rrezikojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e bizneseve.<\/p>\n<p>Ai shtoi se konkurrenca e ashp\u00ebr nga produktet e importuara, rritja e \u00e7mimeve dhe mungesa e nj\u00eb ligji q\u00eb mbron bizneset vendore, po e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mbijetes\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem serioz, sipas Ahmetit, p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, \u00ebsht\u00eb edhe largimi i atyre me p\u00ebrvoj\u00eb, gj\u00eb q\u00eb po e d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb tregun vendor.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb (MINT) thon\u00eb se n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025 jan\u00eb mbyllur 698 biznese. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, numri i mbylljes s\u00eb bizneseve ishte 833, ndon\u00ebse krahasuar me periudh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vitit t\u00eb 2024, k\u00ebt\u00eb vit ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb bizneseve q\u00eb jan\u00eb shuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025 jan\u00eb shuar\/mbyllur 698 biznese, p\u00ebr derisa, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb kohore, n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb shuar\/mbyllur 833 biznese. P\u00ebr periudh\u00ebn kohore, Janar \u2013 Dhjetor 2024 jan\u00eb shuar\/mbyllur 1633 biznese\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e MINT-it d\u00ebrguar p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Adem Qorrolli, thot\u00eb se mbyllja e bizneseve viteve t\u00eb fundit nuk po ndodh vet\u00ebm tek bizneset sezonale, si\u00e7 ishte m\u00eb par\u00eb, por sipas tij po prek edhe nd\u00ebrmarrjet e m\u00ebdha me shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thekson Qorrolli, shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb jan\u00eb kostot e larta nga importi, shpenzimet institucionale dhe presionet nga borxhet publike.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se kostoja nga energjia elektrike dhe sh\u00ebrbimet e tjera q\u00eb vijn\u00eb nga importi po e r\u00ebndojn\u00eb ndjesh\u00ebm situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe Qorrolli potencon se mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb funksionuar me staf t\u00eb reduktuar po e shtojn\u00eb pasigurin\u00eb, nd\u00ebrsa kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb ato q\u00eb po p\u00ebrballen me rrezikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mbylljes.<\/p>\n<p>Krahas p\u00ebrgjigjes p\u00ebr mbylljen e bizneseve, MINT-i thot\u00eb se nga janari deri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti jan\u00eb hapur mbi 6 mij\u00eb e 600 biznese t\u00eb reja. Shif\u00ebr kjo m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>\u201cJanar \u2013 qershor 2024 jan\u00eb hapur gjithsej 6065 biznese t\u00eb reja. Janar \u2013 qershor 2025 jan\u00eb hapur gjithsej 6642 biznese t\u00eb reja\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e MINT-it.<\/p>\n<p>Lidhur me profilizimin e bizneseve t\u00eb reja, Kushtrim Ahmeti drejtor ekzekutiv n\u00eb DHTIK thot\u00eb se pjesa d\u00ebrrmuese e bizneseve t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb hapur vitet e fundit jan\u00eb sh\u00ebrbyese ose tregtare, por jo prodhuese.<\/p>\n<p>Ai potencon se mungesa e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur biznese prodhuese po ndalon rritjen e prodhimit vendor, krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe fuqizimin ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, eksperti i ekonomis\u00eb, Adem Qorrolli, thot\u00eb bizneset e reja po hapen kryesisht me nga 5 deri n\u00eb 10 pun\u00ebtor\u00eb, e q\u00eb sipas tij nuk ofrojn\u00eb siguri p\u00ebr zhvillim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kur k\u00ebto biznese t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr zgjerim, ato po p\u00ebrballen me sfida t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u2019i pengoj\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb.<\/p>\n<p>KosovaPress ka pyetur MINT-in edhe p\u00ebr natyr\u00ebn (profilin) e bizneseve q\u00eb jan\u00eb mbyllur dhe atyre q\u00eb jan\u00eb hapur, porse nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb mbyllur mbi 1 mij\u00eb e 600 biznese. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitin 2023 kan\u00eb falimentuar afro 1 mij\u00eb e 500 biznese.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ministri n\u00eb detyr\u00eb i Financave, Hekuran Murati shkroi n\u00eb Facebook se numri i bizneseve t\u00eb reja ka sh\u00ebnuar edhe nj\u00eb rekord t\u00eb ri n\u00eb vitin e kaluar. Sipas Muratit, n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb regjistruar 12,051 biznese t\u00eb reja, q\u00eb sipas tij p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.<\/p>\n<p>\u2018\u2019Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se viti 2025 pritet ta tejkaloj\u00eb vitin 2024 me rekord t\u00eb ri. Deri n\u00eb muajin qershor 2025 jan\u00eb regjistruar 6,642 biznese, dhe me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm shifra p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vitin pritet ta tejkaloj\u00eb numrin 13 mij\u00eb p\u00ebr bizneset e reja t\u00eb regjistruara\u2019\u2019, ka shkruar ai. KosovaPress.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/falimentojne-700-biznese-ne-6-muaj-ne-kosove-shkak-shtrenjtimi-i-energjise-dhe-mungesa-e-punetoreve\/\">Falimentojn\u00eb 700 biznese n\u00eb 6 muaj n\u00eb Kosov\u00eb, shkak shtrenjtimi i energjis\u00eb dhe mungesa e pun\u00ebtor\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 700 biznese jan\u00eb mbyllur n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kosov\u00eb. Rritja e importit, shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike, mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, konkurrenca jo e drejt\u00eb dhe mungesa e nj\u00eb ligji p\u00ebr mbrojtjen e bizneseve, konsiderohen disa nga faktor\u00ebt q\u00eb ndikuan n\u00eb mbylljen e qindra bizneseve. Ndon\u00ebse, ka edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38102\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}