{"id":38070,"date":"2025-08-30T20:29:06","date_gmt":"2025-08-30T20:29:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/birn-lejet-e-ndertimit-bien-ne-pikiate-pas-arrestimit-te-veliajt\/"},"modified":"2025-08-30T20:29:06","modified_gmt":"2025-08-30T20:29:06","slug":"birn-lejet-e-ndertimit-bien-ne-pikiate-pas-arrestimit-te-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/birn-lejet-e-ndertimit-bien-ne-pikiate-pas-arrestimit-te-veliajt\/","title":{"rendered":"BIRN: Lejet e nd\u00ebrtimit bien n\u00eb pikiat\u00eb pas arrestimit t\u00eb Veliajt"},"content":{"rendered":"<p>Aktiviteti i sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, i matur nga sasia e metrave katror\u00eb t\u00eb autorizuar n\u00eb lejet e reja t\u00eb dh\u00ebna nga bashkit\u00eb, p\u00ebsoi nj\u00eb r\u00ebnie dramatike n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me arrestimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i nd\u00ebrtimit ka pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga Instituti i Statistikave b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se bashkit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhan\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr 278 mij\u00eb metra katror\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn prill-qershor, me r\u00ebnie 67% kundrejt t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe shifra m\u00eb e ul\u00ebt e sh\u00ebnuar q\u00eb nga periudha e bllokimit t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitet 2015-2018 nga qeveria \u201cRama\u201d. R\u00ebnia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e theksuar, n\u00eb mas\u00ebn 83%, n\u00eb kategorin\u00eb e nd\u00ebrtimeve rezidenciale.<\/p>\n<h4>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj u arrestua m\u00eb 10 shkurt nga Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00ebn dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se po p\u00ebrndiqet nga prokuror\u00ebt.<\/h4>\n<p>N\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, r\u00ebnia e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit sipas sip\u00ebrfaqes ishte vet\u00ebm 6% nd\u00ebrsa n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb, u thellua n\u00eb 67%. Instituti i Statistikave nuk ka publikuar tabel\u00ebn p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb dh\u00ebna sipas qarqeve p\u00ebr dy tremujor\u00ebt e fundit, gj\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb praktika e zakonshme deri n\u00eb publikimin p\u00ebr tremujorin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tipike, Qarku Tiran\u00eb ka pasur vitet e shkuara 70 deri n\u00eb 80% t\u00eb t\u00eb gjitha lejeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vend.<\/p>\n<h4>N\u00eb 13 maj, K\u00ebshilli i Ministrave mori vendim p\u00ebr t\u2019i kaluar K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit, nj\u00eb institucion i drejtuar nga Rama, t\u00eb drejt\u00ebn ekskluzive p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn bregdetare p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e nd\u00ebrtesave si dhe p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit, n\u00eb rastet kur nd\u00ebrtesat jan\u00eb mbi gjasht\u00eb kate. Vendimi, i kritikuar si nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr e parimit t\u00eb autonomis\u00eb vendore dhe nj\u00eb p\u00ebrqendrim tjet\u00ebr pushteti n\u00eb duart e kryeministrit, nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb statistikat e publikuara nga INSTAT.<\/h4>\n<p>Sipas INSTAT, \u201cinstitucionet e tjera\u201d nuk kan\u00eb raportuar t\u00eb dh\u00ebnat. Faqja n\u00eb internet e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi t\u00eb miratuara p\u00ebrve\u00e7se disa stacioneve t\u00eb plazhit.<\/p>\n<p>Mungesa e ankesave nga sektori i nd\u00ebrtimit p\u00ebr lejet shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb tremujorin e fundit duket se sugjeron se p\u00ebr momentin nuk ka ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr projekte t\u00eb reja prej tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb projekte t\u00eb nisura vite m\u00eb par\u00eb duket sikur nuk po ecin me shum\u00eb nxitim.<\/p>\n<h4>Ng\u00ebr\u00e7 nd\u00ebrtimi?<\/h4>\n<p>Sip\u00ebrfaqet nd\u00ebrtimore t\u00eb autorizuara p\u00ebrmes lejeve t\u00eb reja t\u00eb bashkive p\u00ebr vitet 2021-2025.<br \/>\nSektori i nd\u00ebrtimit ka lul\u00ebzuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb befasuese, me pallate t\u00eb shumta t\u00eb nd\u00ebrtuara dhe me \u00e7mime t\u00eb rritura me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse n\u00eb kushtet kur popullsia e vendit \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar. Bumi i nd\u00ebrtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevje\u00e7ar t\u00eb lejeve nga ana e qeveris\u00eb \u201cRama\u201d, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur plane t\u00eb reja urbanistike, nd\u00ebrsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliard\u00eb eurove t\u00eb taksapaguesve vend\u00ebs dhe t\u00eb huaj n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Pas vitit 2020, nd\u00ebrtimi furnizoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb rritjes ekonomike t\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sektor\u00ebt e tjer\u00eb si industria apo bujq\u00ebsia p\u00ebsuan r\u00ebnie. Kombinimi i bumit t\u00eb nd\u00ebrtimit me r\u00ebnien e popullsis\u00eb dhe rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para t\u00eb pista t\u00eb aktiviteteve kriminale t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane, kryesisht n\u00eb trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<h4>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, lejet e nd\u00ebrtimit t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2021-2024, k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb investim n\u00eb mas\u00ebn 408 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 4 miliard\u00eb euro, p\u00ebrllogaritur kjo nga sasia e metrave katror\u00eb t\u00eb parashikuar p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe kostos s\u00eb zakonshme t\u00eb nd\u00ebrtimit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb llogaritura nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7mimet e pronave jan\u00eb rritur me rreth 140% n\u00eb periudh\u00ebn mes viteve 2019 dhe 2024.<\/h4>\n<p>Aktualisht tregu i nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 p\u00ebr shkak t\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb shkaktuara q\u00eb nga viti i kaluar nga nj\u00eb propozim i qeveris\u00eb p\u00ebr bonus fiskal p\u00ebr fitimet kapitale. Taksimi i zakonsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 15% p\u00ebr fitimet e realizuara nga shitja e nj\u00eb prone me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga sa e ke bler\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb n\u00ebnt\u00ebmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar p\u00ebr t\u00eb shitur do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb njohur si \u201crivler\u00ebsimi\u201d n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit do t\u00eb mund t\u00eb paguajn\u00eb 5%.<\/p>\n<p>Ky proces \u00ebsht\u00eb realizuar disa her\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn me sukses p\u00ebr ark\u00ebn e qeveris\u00eb, por procesi i ri pritet t\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb p\u00ebr shkak se, krahas vendimit p\u00ebr ulje t\u00eb p\u00ebrkohshme tatimi, qeveria ka marr\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit, \u00e7mimet referenc\u00eb minimale me t\u00eb cilat mundet t\u00eb shitet ligj\u00ebrisht nj\u00eb pron\u00eb, jan\u00eb rritur. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb qytetar q\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn ka kryer proces rivler\u00ebsimi me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmang\u00eb tatimin, n\u00ebse do ta shes\u00eb pron\u00ebn do t\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ri rivler\u00ebsimi dhe t\u00eb paguaj\u00eb s\u00ebrish nga e para.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/30\/birn-lejet-e-ndertimit-bien-ne-pikiate-pas-arrestimit-te-veliajt\/\">BIRN: Lejet e nd\u00ebrtimit bien n\u00eb pikiat\u00eb pas arrestimit t\u00eb Veliajt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktiviteti i sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, i matur nga sasia e metrave katror\u00eb t\u00eb autorizuar n\u00eb lejet e reja t\u00eb dh\u00ebna nga bashkit\u00eb, p\u00ebsoi nj\u00eb r\u00ebnie dramatike n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me arrestimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i nd\u00ebrtimit ka pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb aktivitetit. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38070","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38070\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}