{"id":38030,"date":"2025-08-30T15:48:32","date_gmt":"2025-08-30T15:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/nga-padrejtesia-nuk-lind-e-drejta-beteja-per-territorin-dhe-shqiperine-europiane\/"},"modified":"2025-08-30T15:48:32","modified_gmt":"2025-08-30T15:48:32","slug":"nga-padrejtesia-nuk-lind-e-drejta-beteja-per-territorin-dhe-shqiperine-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/nga-padrejtesia-nuk-lind-e-drejta-beteja-per-territorin-dhe-shqiperine-europiane\/","title":{"rendered":"Nga padrejt\u00ebsia nuk lind e drejta: beteja p\u00ebr territorin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb europiane!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ulsi Manja<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb momentin kur nisi prishja e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb Theth, shum\u00ebkush mendoi se kjo ishte nj\u00eb tek\u00eb vere e Edi Ram\u00ebs. Nj\u00eb loj\u00eb politike, nj\u00eb manov\u00ebr p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut nga temat e dit\u00ebs apo aktualiteti politik.<br \/>\nPor koha po tregon, dhe do t\u00eb tregoj\u00eb deri n\u00eb fund, se nuk \u00ebsht\u00eb as k\u00ebshtu e as ashtu. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb vizioni. Nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me horizontin e Shqip\u00ebris\u00eb 2030 n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo e din\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb prej dekadash n\u00eb vendet e BE-s\u00eb: n\u00eb Europ\u00eb nuk hyhet me nd\u00ebrtime pa leje, me kioska dhe tenda metalike q\u00eb zaptojn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, q\u00eb bllokojn\u00eb hyrjet e pallateve, me qoftehane mbi trotuar\u00eb, me tarraca pallatesh t\u00eb kthyer n\u00eb bah\u00e7e apo pemtore t\u00eb paligjshme, me nd\u00ebrtues q\u00eb shesin tre her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin apartament, me kasap\u00eb q\u00eb therin bag\u00ebti pas dyqanit n\u00eb mes t\u00eb qytetit, me varreza makinash, me karburante t\u00eb braktisura buz\u00eb \u00e7do rruge komb\u00ebtare, me plehra q\u00eb hidhen sa andej e k\u00ebtej n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pa pyetur fare p\u00ebr ndotje mjedisi apo prishje imazhi turizmi. Shkurt, n\u00eb BE nuk shkohet me shtet rrumpall\u00eb, por me shtet rregullash, institucione t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe sundim ligji.<\/p>\n<p>Prandaj t\u00eb gjith\u00eb ata \u201cvajtues publik\u00eb\u201d q\u00eb p\u00ebrpiqen ta paraqesin k\u00ebt\u00eb operacion si nj\u00eb konflikt personal mes kryeministrit dhe qytetar\u00ebve, mes qeveris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, apo si hakmarrje politike ndaj individ\u00ebve e bizneseve, nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se helmojn\u00eb publikun. N\u00eb fakt, ata jan\u00eb tregtar\u00ebt e paligjshm\u00ebris\u00eb, q\u00eb duan t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb kaosin, sepse vet\u00ebm aty gjejn\u00eb oksigjenin e tyre politik dhe ekonomik. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr: n\u00eb territor sot po ndeshen dy pal\u00eb dhe vet\u00ebm dy \u2014 interesi publik dhe paligjshm\u00ebria e kthyer n\u00eb mentalitet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, Edi Rama ka mandat popullor p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krahun e s\u00eb mir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ai i ka ftuar t\u00eb gjith\u00eb: prokurorin\u00eb, gjyq\u00ebsorin, \u00e7do qytetar q\u00eb beson se nuk ka Shqip\u00ebri europiane mbi themelet e kaosit. Ai nuk po sulmon ask\u00ebnd; p\u00ebrkundrazi, po i th\u00ebrret t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr paligjshm\u00ebris\u00eb. Sepse nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm edhe n\u00eb pron\u00ebn t\u00ebnde, jo m\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt apo n\u00eb pron\u00ebn e tjetrit.<\/p>\n<p>Si mundet, pra, q\u00eb dikush q\u00eb ngrihet n\u00eb krah t\u00eb ligjit t\u00eb akuzohet si intimidues? Si mund t\u00eb quhet cenim i drejt\u00ebsis\u00eb kur thua thjesht: mos na pengoni t\u00eb pastrojm\u00eb vendin nga nd\u00ebrtimet pa leje dhe nga \u00e7dolloj paligjshm\u00ebrie tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Q\u00eb nga Roma e lasht\u00eb kemi trash\u00ebguar nj\u00eb postulat t\u00eb hekurt: \u201cEx iniuria ius non oritur\u201d \u2013 nga padrejt\u00ebsia nuk lind e drejta. Dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi: nj\u00eb gj\u00eb e paligjshme, nj\u00eb pron\u00eb e grabitur, nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kurr\u00eb e ligjshme, kurr\u00eb jotja.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00ebse ka p\u00ebrplasje sot, ajo nuk \u00ebsht\u00eb Rama kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb, as Rama kund\u00ebr qytetar\u00ebve, por e mira kund\u00ebr s\u00eb keqes. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, mandati i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb zotimi p\u00ebr t\u00eb vendosur kontroll mbi territorin me \u00e7do mjet ligjor, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund kaosit dhe ndotjes \u2014 jo vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsirat publike, por edhe n\u00eb mentalitetin e atyre q\u00eb ende mendojn\u00eb se jan\u00eb mbi ligjin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb krejt!<\/p>\n<p>Dhe sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm beteja e qeveris\u00eb. \u00cbsht\u00eb beteja e \u00e7do qytetari q\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend normal, n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb qytet\u00ebruar, t\u00eb barabart\u00eb me Europ\u00ebn. Kush mbron paligjshm\u00ebrin\u00eb, mbron prapambetjen. Kush ngrihet p\u00ebr ligjin, ngrihet p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Shqip\u00ebria e 2030 nuk nd\u00ebrtohet mbi rrumpall\u00eb, por mbi drejt\u00ebsi, rregulla dhe respekt t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/nga-padrejtesia-nuk-lind-e-drejta-beteja-per-territorin-dhe-shqiperine-europiane\/\">Nga padrejt\u00ebsia nuk lind e drejta: beteja p\u00ebr territorin dhe Shqip\u00ebrin\u00eb europiane!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ulsi Manja Q\u00eb n\u00eb momentin kur nisi prishja e nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb Theth, shum\u00ebkush mendoi se kjo ishte nj\u00eb tek\u00eb vere e Edi Ram\u00ebs. Nj\u00eb loj\u00eb politike, nj\u00eb manov\u00ebr p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut nga temat e dit\u00ebs apo aktualiteti politik. Por koha po tregon, dhe do t\u00eb tregoj\u00eb deri n\u00eb fund, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38030","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38030"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38030\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}