{"id":38028,"date":"2025-08-30T15:48:31","date_gmt":"2025-08-30T15:48:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/bbc-cfare-ndodh-nese-tarifat-e-vendosura-nga-donald-trump-shpallen-te-paligjshme\/"},"modified":"2025-08-30T15:48:31","modified_gmt":"2025-08-30T15:48:31","slug":"bbc-cfare-ndodh-nese-tarifat-e-vendosura-nga-donald-trump-shpallen-te-paligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/bbc-cfare-ndodh-nese-tarifat-e-vendosura-nga-donald-trump-shpallen-te-paligjshme\/","title":{"rendered":"BBC: \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen t\u00eb paligjshme?"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb Gjykat\u00eb Federale e Apelit ka shpallur se shumica e tarifave t\u00eb Donald Trump jan\u00eb nj\u00eb tejkalim i p\u00ebrdorimit t\u00eb pushteteve emergjente nga ana e tij si president.<\/p>\n<p>Tarifat e quajtura reciproke t\u00eb vendosura ndaj pothuajse \u00e7do shteti me t\u00eb cilin SHBA ka tregti, jan\u00eb t\u00eb paligjshme, ka th\u00ebn\u00eb Gjykata e Apelit e SHBA-ve t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Ky vendim mb\u00ebshtet nj\u00eb vendim t\u00eb muajit maj nga Gjykata e Tregtis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila gjithashtu hodhi posht\u00eb argumentin e Trump se tarifat e tij globale ishin t\u00eb lejuara sipas nj\u00eb ligji p\u00ebr fuqit\u00eb emergjente ekonomike.<br \/>\nShumica e tarifave q\u00eb do t\u00eb preken nga ky vendim jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00eb njoftim t\u00eb b\u00ebri Trump n\u00eb prill p\u00ebr nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb shesht\u00eb prej 10% mbi importet nga t\u00eb gjitha vendet, q\u00eb ai tha se do t\u00eb balanconte marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare \u201ct\u00eb padrejta\u201d me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata nuk e ndaloi zbatimin e tarifave, por tha se ato do t\u00eb mbeten n\u00eb fuqi deri n\u00eb mes t\u00eb tetorit, duke hapur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb SHBA. Ka ende shum\u00eb pasiguri, por k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb dim\u00eb deri tani rreth k\u00ebtij vendimi dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb tek politika kryesore e presidentit amerikan.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tha gjykata e apelit?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim 7-4, Gjykata e Apelit mb\u00ebshteti gjetjen e nj\u00eb gjykate m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb Trump nuk kishte autoritetin p\u00ebr t\u00eb vendosur tarifa globale.<\/p>\n<p>Ky ishte kryesisht nj\u00eb rezultat i ligjit q\u00eb Trump p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb justifikuar politikat e tij, Akti p\u00ebr Fuqit\u00eb Emergjente Ekonomike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (IEEPA), t\u00eb cilin gjyqtar\u00ebt e quajt\u00ebn t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb presidentit \u201cpushtetin p\u00ebr t\u00eb vendosur tarifa, taksa, ose \u00e7far\u00ebdo ngjashme me to\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit e SHBA hodhi posht\u00eb argumentin e Trump se tarifat ishin t\u00eb lejuara sipas pushteteve emergjente ekonomike, duke i quajtur ato \u201ct\u00eb pavlefshme pasi jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>Trump e kritikoi menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, duke e quajtur gjykat\u00ebn e apelit \u201cthell\u00ebsisht t\u00eb politizuar\u201d dhe vendimin nj\u00eb \u201ckatastrof\u00eb\u201d p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb IEEPA?<\/p>\n<p>Ky akt ligjor, i miratuar dekada m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur shpesh nga Trump gjat\u00eb t\u00eb dyja periudhave t\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb dhe i jep presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb autoritet t\u00eb konsideruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj nj\u00eb emergjence komb\u00ebtare ose nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb madh nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji i vitit 1977 thot\u00eb se presidenti mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash ekonomike \u201cp\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb pazakonta dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb kan\u00eb burimin kryesisht jasht\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, politik\u00ebn e jashtme ose ekonomin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky ligj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga president\u00ebt Barack Obama dhe Joe Biden, q\u00eb e kan\u00eb invokuar p\u00ebr t\u00eb vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb pas aneksimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb Krimes\u00eb n\u00eb vitin 2014, dhe m\u00eb pas, pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs tet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Por, gjykata e apelit tha se ky ligj \u201cnuk e jep presidentin pushtetin e gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur tarifa\u201d.<\/p>\n<p>IEEPA \u201cnuk p\u00ebrmend tarifat (ose sinonimet e tyre), dhe as ka mbrojtje procedurale q\u00eb t\u00eb caktojn\u00eb kufij t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr pushtetin e presidentit p\u00ebr t\u00eb vendosur tarifa\u201d, theksuan gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Trump argumentoi kur shpalli tarifat globale se nj\u00eb mosp\u00ebrputhje tregtare d\u00ebmtonte sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por gjykata e vendosi se vendosja e tarifave nuk \u00ebsht\u00eb brenda mandatit t\u00eb presidentit dhe se \u201cpushteti i ark\u00ebs (p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb taksuar) i p\u00ebrket Kongresit\u201d.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb kjo e r\u00ebnd\u00ebsishme?<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb nga politikat kryesore t\u00eb Trump, vendimi i gjykat\u00ebs federale mund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb amerikane, me efekte q\u00eb mund t\u00eb ndihen edhe n\u00eb tregjet globale.<\/p>\n<p>Tarifat jan\u00eb taksa q\u00eb kompanit\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr importimin e produkteve nga shtetet e huaja \u2013 dhe ato mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb shitjet dhe marzhet e fitimit.<\/p>\n<p>\u201cBizneset do t\u00eb p\u00ebrballen me pasiguri,\u201d tha Dr. Linda Yueh, ekonomiste n\u00eb Universitetin e Oksfordit dhe Shkoll\u00ebn e Biznesit n\u00eb Lond\u00ebr, p\u00ebr BBC Radio 4.<\/p>\n<p>Tarifat synojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb firmat vendase q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb produkte t\u00eb huaja, duke ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si\u00e7 po presin shtetet t\u00eb shohin n\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb e SHBA do t\u00eb marr\u00eb \u00e7\u00ebshtjen (dhe kjo duket se \u00ebsht\u00eb e mundshme), ato mund t\u00eb vendosin t\u00eb presin para se t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ndodh kjo, tha Dr. Yueh, mund t\u00eb \u201cngadal\u00ebsohet aktiviteti ekonomik\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb fush\u00ebn politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebrmbys vendimin e gjykat\u00ebs federale dhe e mb\u00ebshtet administrat\u00ebn Trump, kjo mund t\u00eb krijonte nj\u00eb precedent q\u00eb e inkurajon presidentin t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb IEEPA m\u00eb agresivisht sesa ka b\u00ebr\u00eb deri tani.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh?<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja do t\u00eb shkoj\u00eb tani n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb SHBA, nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb Trump e lajm\u00ebroi n\u00eb Truth Social.<\/p>\n<p>\u201cTarifat u lejuan t\u00eb p\u00ebrdoren kund\u00ebr nesh nga politikan\u00ebt tan\u00eb t\u00eb pakujdessh\u00ebm dhe t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm,\u201d shkroi Trump. \u201cTani, me ndihm\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, do t\u2019i p\u00ebrdorim ato p\u00ebr dobin\u00eb e Kombit ton\u00eb dhe do ta b\u00ebjm\u00eb Amerik\u00ebn t\u00eb pasur, t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb fuqishme p\u00ebrs\u00ebri!\u201d<\/p>\n<p>Me shumic\u00ebn konservatore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, mund\u00ebsia q\u00eb ky organ t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb pik\u00ebpamjen e presidentit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb nga n\u00ebnt\u00eb gjyqtar\u00ebt jan\u00eb em\u00ebruar nga president\u00ebt republikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb tre q\u00eb Trump i zgjodhi gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por Gjykata ka qen\u00eb gjithashtu kritike ndaj president\u00ebve kur ata duken se po kalojn\u00eb kufijt\u00eb e pushtetit t\u00eb tyre n\u00eb politikat q\u00eb nuk jan\u00eb miratuar drejtp\u00ebrdrejt nga Kongresi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse tarifat shpallen t\u00eb paligjshme?<\/p>\n<p>Gjykata federale e apelit u nda 7-4 n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb shpallur tarifat e Trump t\u00eb paligjshme. Ajo i ka dh\u00ebn\u00eb administrat\u00ebs amerikane deri n\u00eb mes t\u00eb tetorit p\u00ebr t\u00eb apeluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb SHBA p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka pasoja p\u00ebr ekonomin\u00eb e SHBA dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj tregtare me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb vendim, mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasiguri n\u00eb tregjet financiare. Do t\u00eb ngrihen pyetje mbi n\u00ebse SHBA do t\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb miliarda dollar\u00eb q\u00eb jan\u00eb mbledhur nga taksat doganore.<\/p>\n<p>Po ashtu, mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim n\u00ebse ekonomit\u00eb kryesore, p\u00ebrfshir\u00eb MB-n\u00eb, Japonin\u00eb dhe Koren\u00eb e Jugut, jan\u00eb t\u00eb lidhura me marr\u00ebveshjet tregtare q\u00eb ata siguruan me SHBA para afatit t\u00eb gushtit. Marr\u00ebveshjet e tjera q\u00eb jan\u00eb duke u negociuar gjithashtu mund t\u00eb p\u00ebrballen me kaos.<br \/>\nN\u00ebse vendimi i Gjykat\u00ebs Federale q\u00ebndron, do t\u00eb ishte nj\u00eb goditje e madhe p\u00ebr autoritetin dhe reputacionin politik t\u00eb Trump si nj\u00eb negociator i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/bbc-cfare-ndodh-nese-tarifat-e-vendosura-nga-donald-trump-shpallen-te-paligjshme\/\">BBC: \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen t\u00eb paligjshme?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb Gjykat\u00eb Federale e Apelit ka shpallur se shumica e tarifave t\u00eb Donald Trump jan\u00eb nj\u00eb tejkalim i p\u00ebrdorimit t\u00eb pushteteve emergjente nga ana e tij si president. Tarifat e quajtura reciproke t\u00eb vendosura ndaj pothuajse \u00e7do shteti me t\u00eb cilin SHBA ka tregti, jan\u00eb t\u00eb paligjshme, ka th\u00ebn\u00eb Gjykata e Apelit e SHBA-ve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38028","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38028","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38028"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38028\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38028"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38028"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38028"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}