{"id":38011,"date":"2025-08-30T13:48:18","date_gmt":"2025-08-30T13:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/kuvendi-i-kosoves-deshton-te-zgjedhe-nenkryetarin-serb-vendi-futet-ne-krize-te-re\/"},"modified":"2025-08-30T13:48:18","modified_gmt":"2025-08-30T13:48:18","slug":"kuvendi-i-kosoves-deshton-te-zgjedhe-nenkryetarin-serb-vendi-futet-ne-krize-te-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/kuvendi-i-kosoves-deshton-te-zgjedhe-nenkryetarin-serb-vendi-futet-ne-krize-te-re\/","title":{"rendered":"Kuvendi i Kosov\u00ebs d\u00ebshton t\u00eb zgjedh\u00eb n\u00ebnkryetarin serb, vendi futet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re"},"content":{"rendered":"<p>Dy deputet\u00eb e List\u00ebs Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk mor\u00ebn asnj\u00eb vot\u00eb n\u00eb tri runde votimi secili, pasi u hodh\u00ebn n\u00eb votim p\u00ebrmes shortit nga kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha.<\/p>\n<p>Deputeti tjet\u00ebr nga pakica serbe, Nenad Rashiq, nuk arriti t\u00eb zgjidhej n\u00ebnkryetar, pasi i mori 56 vota p\u00ebr, pes\u00eb m\u00eb pak se 61 votat e nevojshme p\u00ebr t\u2019u zgjedhur.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi p\u00ebr ta zgjedhur nj\u00ebrin nga deputet\u00ebt e hedhur n\u00eb votim sot n\u00ebnkupton se Kuvendi nuk ka m\u00eb ask\u00ebnd nga pakica serbe p\u00ebr ta votuar p\u00ebr n\u00ebnkryetar.<\/p>\n<p>Kryetari Basha e nd\u00ebrpreu seanc\u00ebn konstituive duke th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb shterur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb pest\u00eb, i cili vjen nga pakica serbe.<\/p>\n<p>Pakica serbe ka 10 ul\u00ebse t\u00eb garantuara n\u00eb Kuvend dhe gjat\u00eb votimit, tet\u00eb prej deputet\u00ebve nuk u mor\u00ebn votat e mjaftueshme, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb nuk pranuan t\u00eb ishin kandidat p\u00ebr n\u00ebnkryetar.<\/p>\n<p>\u201cNe si Kuvend nuk kemi mund\u00ebsi tjet\u00ebr se si t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb lidhje me n\u00ebnkryetarin q\u00eb vjen nga pakica serbe, prandaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, konsideroj\u00eb se e kemi ezaruar edhe pik\u00ebn e kat\u00ebrt t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, konsideroj se kjo seanc\u00eb konstituive \u00ebsht\u00eb e mbyllur\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>Kuvendi e zgjodhi kryetarin dhe kat\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Votimi ndaras p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt nga pakicat ka nxitur dyshime se mund t\u00eb jet\u00eb shkelur Kushtetuta e vendit, pasi n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ata jan\u00eb votuan n\u00eb nj\u00eb pako.<\/p>\n<p>Jurist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrkushtetuese, por se p\u00ebr ta konfirmuar k\u00ebt\u00eb dikush duhet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para seanc\u00ebs, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, u b\u00ebri thirrje partive parlamentare ta gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vendit p\u00ebr t\u2019i themeluar Kuvendin dhe Qeverin\u00eb e re sa m\u00eb par\u00eb q\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo kriz\u00eb disamujore vjen si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnj\u00ebra parti nuk e fitoi shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, i fitoi 48 ul\u00ebse, duke i l\u00ebn\u00eb mbrapa Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs me 24 ul\u00ebse; Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs me 20, List\u00ebn Serbe me 9, dhe koalicioni mes Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs Socialdemokrate, me 8.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 11 ul\u00ebse tjera jan\u00eb t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Si erdhi deri te shorti p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt nga pakicat?<\/p>\n<p>Ndryshe nga vitet e kaluara, kur p\u00ebr k\u00ebta dy n\u00ebnkryetar\u00ebt nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej n\u00eb pako, k\u00ebt\u00eb vit votimi \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb. Jurist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrkushtetuese, por se p\u00ebr ta konfirmuar k\u00ebt\u00eb dikush duhet t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e komuniteteve t\u00eb tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh n\u00ebnkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e n\u00ebnkryetarit nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>Lista Serbe, e cila n\u00eb Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara p\u00ebr serb\u00ebt, k\u00ebmb\u00ebnguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithat\u00eb, ai nuk arriti t\u00eb siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Pasi Lista Serbe nuk pranoi t\u00eb propozonte dik\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00ebnkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi t\u00eb hidhte short, sipas Rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 disa deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe P\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb, aktualisht minist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e Albin Kurtit.<\/p>\n<p>As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme kur u hodh n\u00eb votim dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Rregullorja parasheh q\u00eb \u201ckandidati p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit serb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kushtetuta e Kosov\u00ebs thot\u00eb se n\u00ebnkryetari \u201cdo t\u00eb jet\u00eb nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit q\u00eb mbajn\u00eb vendet e rezervuara ose t\u00eb garantuara t\u00eb komunitetit serb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb gjithashtu se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e hedhur n\u00eb votim nga tri her\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u2019i marrin votat p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe Kuvendi d\u00ebshton ta ket\u00eb n\u00ebnkryetarin e pest\u00eb.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, deklaroi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nuk ka dispozit\u00eb q\u00eb lejon votimin e ri nga fillimi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebj\u00ebt kandidat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse asnj\u00eb kandidat nuk merr 61 vota, at\u00ebher\u00eb vijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re, q\u00eb n\u00ebnkupton se Kuvendi ka d\u00ebshtuar t\u00eb konstituohet. Nuk ka dispozit\u00eb q\u00eb lejon votimin e ri nga fillimi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt kandidat\u00eb\u201d, tha Miftaraj.<\/p>\n<p>Lista Serbe njoftoi t\u00eb shtun\u00ebn se tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese me ankes\u00eb.<\/p>\n<p>Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, tha se \u201cpo b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e qart\u00eb se vendi po shtyhet me vet\u00ebdije drejt nj\u00eb krize t\u00eb re kushtetuese, edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se ajo p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Kuvendit\u201d.\/rel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/kuvendi-i-kosoves-deshton-te-zgjedhe-nenkryetarin-serb-vendi-futet-ne-krize-te-re\/\">Kuvendi i Kosov\u00ebs d\u00ebshton t\u00eb zgjedh\u00eb n\u00ebnkryetarin serb, vendi futet n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy deputet\u00eb e List\u00ebs Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk mor\u00ebn asnj\u00eb vot\u00eb n\u00eb tri runde votimi secili, pasi u hodh\u00ebn n\u00eb votim p\u00ebrmes shortit nga kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha. Deputeti tjet\u00ebr nga pakica serbe, Nenad Rashiq, nuk arriti t\u00eb zgjidhej n\u00ebnkryetar, pasi i mori 56 vota p\u00ebr, pes\u00eb m\u00eb pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38011","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=38011"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/38011\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=38011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=38011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=38011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}