{"id":37968,"date":"2025-08-30T08:52:55","date_gmt":"2025-08-30T08:52:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/nga-like-te-ligji-audienca-33-milione-euro-e-vip-ave-te-rrjeteve-sociale\/"},"modified":"2025-08-30T08:52:55","modified_gmt":"2025-08-30T08:52:55","slug":"nga-like-te-ligji-audienca-33-milione-euro-e-vip-ave-te-rrjeteve-sociale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/30\/nga-like-te-ligji-audienca-33-milione-euro-e-vip-ave-te-rrjeteve-sociale\/","title":{"rendered":"Nga \u201clike\u201d te ligji, audienca 33 milion\u00eb euro e VIP-ave t\u00eb rrjeteve sociale!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rrjetet sociale shqiptare, \u00e7do m\u00ebngjes fillon me nj\u00eb \u201dstory\u201d. Nj\u00eb kafe n\u00eb drit\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, nj\u00eb \u201cunboxing\u201d, nj\u00eb urim me z\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr ndjek\u00ebsit, nj\u00eb bashk\u00ebpunim i koduar si dashuri e sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb produkt t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb sip\u00ebrfaqe, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ritual modern, nj\u00eb form\u00eb komunikimi e p\u00ebrditshme, intime dhe e pad\u00ebmshme. Por pas k\u00ebtij rr\u00ebfimi minimalist fshihet nj\u00eb realitet financiar shum\u00eb m\u00eb i madh sesa duket: nj\u00eb ekonomi n\u00eb hije, q\u00eb funksionon n\u00ebp\u00ebrmjet shikimeve, p\u00eblqimeve dhe nj\u00eb audience q\u00eb konvertohet n\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ku shumica e t\u00eb rinjve jan\u00eb p\u00ebrdorues aktiv\u00eb t\u00eb rrjeteve sociale dhe ku tregu reklamues dixhital \u00ebsht\u00eb rritur me mbi 25 p\u00ebr qind \u00e7do vit pas pandemis\u00eb, fenomeni i influencuesve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb trend i pakic\u00ebs, por nj\u00eb pjes\u00eb qendrore e m\u00ebnyr\u00ebs sesi konsumohet, reklamohet dhe shitet gjith\u00e7ka, nga kremi p\u00ebr fytyr\u00ebn te mendimi p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>Dhe po, shitet edhe \u201cmendja\u201d! Dhe megjithat\u00eb, p\u00ebr vite me radh\u00eb, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb logjik\u00ebn fiskale t\u00eb shtetit, duke krijuar nj\u00eb vakum t\u00eb rreziksh\u00ebm: nga nj\u00ebra an\u00eb kemi qytetar\u00eb q\u00eb fitojn\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00eb euro n\u00eb vit; nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb shtet q\u00eb deri dje nuk dinte as ku t\u2019i k\u00ebrkonte.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e disa muajve m\u00eb par\u00eb nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve, i bazuar n\u00eb verifikime me bankat, thuhej se mbi 33 milion\u00eb euro jan\u00eb gjeneruar nga individ\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet platformave dixhitale si Meta, Facebook, YouTube, Google, etj.<\/p>\n<p>Shifra \u00ebsht\u00eb zyrtare, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb tregun, ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maja e nj\u00eb ajsbergu t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pamatshme, t\u00eb cilat, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb decentralizuar dhe t\u00eb paformalizuar t\u00eb sektorit, nuk jan\u00eb as t\u00eb dokumentuara, as t\u00eb kontrolluara.<\/p>\n<p>Ky realitet po ndryshon. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, individ\u00ebt q\u00eb gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura nga platformat sociale jan\u00eb ftuar t\u00eb deklarojn\u00eb fitimet e tyre n\u00eb formularin vjetor DIVA 2024.<\/p>\n<p>E n\u00ebse p\u00ebr shumic\u00ebn e profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb, kjo dat\u00eb ishte e pritur dhe e pranuar, p\u00ebr shum\u00eb influencues ajo p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb dilem\u00eb ekzistenciale: t\u00eb pranojn\u00eb se jan\u00eb biznese dhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sistem, apo t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb hijen e fam\u00ebs, pa llogari e pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Aneid Kaloti, themelues i platform\u00ebs \u201cSHET Industry\u201d, q\u00eb ndjek nga af\u00ebr zhvillimet e tregjeve kreative, shprehet se aktualisht, menaxhimi b\u00ebhet nga agjenci t\u00eb mir\u00ebfillta, por edhe formalizimi total i tregut \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe. \u201cNe jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb ri ekonomik q\u00eb po e sfidon modelin tradicional t\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb ardhurat e nj\u00eb vajze q\u00eb publikon nj\u00eb video \u2018morning routine\u2019 kalojn\u00eb t\u00eb ardhurat e nj\u00eb biznesi t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb paguan qiran\u00eb, sigurimet dhe taksat, shteti nuk mund t\u00eb mbyll\u00eb m\u00eb syt\u00eb. E nj\u00ebjta logjik\u00eb duhet t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb: n\u00ebse fiton, kontribuo\u201d, \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Influencuesit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb motor\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb komunikimit tregtar dhe shpesh edhe kulturor. Ata ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet p\u00ebr blerje, n\u00eb vlerat q\u00eb promovohen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si t\u00eb rinjt\u00eb e shohin veten, suksesin, trupin, mod\u00ebn dhe identitetin.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb ndikim e ushtrojn\u00eb pa ndonj\u00eb mbik\u00ebqyrje institucionale, pa trajnime p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi sociale, pa etik\u00eb t\u00eb detyrueshme. Ata jan\u00eb nj\u00eb media alternative me ndikim masiv, por pa struktur\u00eb llogaridh\u00ebnieje.<\/p>\n<p>Tomi Kallanxhi, themelues i \u201cBig Media Expert\u201d, e artikulon m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk: \u201cN\u00eb \u00e7do treg serioz, influencuesit nuk jan\u00eb thjesht persona me shum\u00eb ndjek\u00ebs, ata jan\u00eb subjekte tregtare.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb marr\u00ebveshje, kontrata, detyrime ligjore. N\u00eb Shqip\u00ebri, ndodh e kund\u00ebrta. Fama perceptohet si e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhura t\u00eb pamatshme. Kjo ka deformuar m\u00ebnyr\u00ebn sesi shihet puna, suksesi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Ka deformuar edhe tregun e agjencive t\u00eb marketingut dixhital, jo t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb formalizuara\u201d, \u2013 pohon ai.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb influencues nuk jan\u00eb thjesht t\u00eb pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm; ata funksionojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekosistem ku informaliteti \u00ebsht\u00eb norm\u00eb. Pagesat p\u00ebr bashk\u00ebpunime shpesh b\u00ebhen \u201ccash\u201d ose p\u00ebrmes platformave t\u00eb pallogaritura n\u00eb sistemin tatimor shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre edhe me shk\u00ebmbime klering. Asnj\u00eb kontrat\u00eb, asnj\u00eb fatur\u00eb, asnj\u00eb deklarim. Po a \u00ebsht\u00eb influenceri shqiptar shpesh viktim\u00eb e nj\u00eb sistemi t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb nxitur fshehjen dhe jo transparenc\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00eb vendet per\u00ebndimore, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat i kaluar. Franca, Italia, Gjermania e kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prej koh\u00ebsh industrin\u00eb dixhitale n\u00eb sistemin e vet t\u00eb tatimeve dhe s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas ligjit t\u00eb ri t\u00eb 2024 t\u00eb Bashkimit Europian, influencuesit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb etiketojn\u00eb qart\u00eb p\u00ebrmbajtjen e sponsorizuar, t\u00eb deklarojn\u00eb partneritetet tregtare dhe t\u00eb paguajn\u00eb kontribute sociale si \u00e7do profesionist tjet\u00ebr i pavarur. N\u00eb Shqip\u00ebri, kjo etik\u00eb \u00ebsht\u00eb ende larg, duke qen\u00eb nj\u00eb sektor shum\u00eb i ri dhe i pastrukturuar.<\/p>\n<p>Formalizimi i k\u00ebsaj industrie nuk duhet t\u00eb filloj\u00eb me frik\u00eb, por me edukim, thot\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Selami Xhepa, ekspert i ekonomis\u00eb. Sipas tij, shteti nuk mund t\u00eb vij\u00eb me gjoba pa ofruar m\u00eb par\u00eb mjete p\u00ebr orientim dhe strukturim.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta individ\u00eb duhet t\u00eb kuptojn\u00eb si t\u00eb hapin nj\u00eb NIPT, si t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb, si t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebdeklarim online, si t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb skemat e sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor n\u00eb sistemin tatimor do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb kulturore, ku fama p\u00ebrplaset me burokracin\u00eb, dhe ku viktimizimi mediatik mbizot\u00ebron mbi logjik\u00ebn fiskale\u201d, \u2013 thot\u00eb z. Xhepa.<\/p>\n<p>Fitime t\u00eb majme?<\/p>\n<p>Aneid Kaloti thekson se pagesa q\u00eb merr nj\u00eb influencues nuk p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga numri i ndjek\u00ebsve, por nga nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh q\u00eb lidhen me korrekt\u00ebsin\u00eb ndaj publikut dhe m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb thjesht figur\u00eb publike apo nd\u00ebrvepron realisht me audienc\u00ebn, duke ndar\u00eb momente nga jeta e p\u00ebrditshme, si veshje, gatime, pushime apo evente t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto elemente e b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me ndjek\u00ebsit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe m\u00eb autentike, duke rritur vler\u00ebn e influencuesit n\u00eb syt\u00eb e bizneseve.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb tjet\u00ebr tregues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb analiza e numrave, q\u00eb p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm ndjek\u00ebsit, por edhe nivelin e angazhimit, shikueshm\u00ebrin\u00eb dhe ndikimin real q\u00eb ka influencuesi n\u00eb audienc\u00eb. K\u00ebto matje ndihmojn\u00eb markat t\u00eb kuptojn\u00eb n\u00ebse investimi n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb i justifikuar dhe cilat jan\u00eb p\u00ebrfitimet q\u00eb mund t\u00eb marrin n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Z. Kaloti shton se figurat publike, ve\u00e7an\u00ebrisht ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb ekranet mediatike, zakonisht paguhen m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja, sipas tij, lidhet me imazhin q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe reputacionin e tyre t\u00eb konsoliduar, i cili e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr markat t\u00eb lidhin produktin ose sh\u00ebrbimin e tyre me nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb besueshme dhe t\u00eb njohur nga nj\u00eb audienc\u00eb e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Tomi Kallanxhit, drejtues i \u201cBig Media Expert\u201d, tregu i influencuesve n\u00eb Shqip\u00ebri ka evoluar duksh\u00ebm me kalimin e koh\u00ebs. Agjencit\u00eb aktualisht luajn\u00eb rol ky\u00e7 si ur\u00eb nd\u00ebrmjet influencuesve dhe kompanive, duke strukturuar bashk\u00ebpunimet dhe duke ndihmuar n\u00eb profesionalizimin e lidhjeve mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai thekson se marketingu dixhital tashm\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u201ctort\u00ebs\u201d nga ai tradicional, kompanit\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb orientuara drejt k\u00ebtij modeli. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, format e bashk\u00ebpunimit jan\u00eb zhvilluar n\u00eb paketa q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb story, postime dhe reels n\u00eb Instagram, dhe pagesat variojn\u00eb nga 50 euro p\u00ebr nj\u00eb foto deri n\u00eb mbi 5 000 euro p\u00ebr paket\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas z. Kallanxhi, pagesat nuk varen nga numri i ndjek\u00ebsve, por nga reagimet q\u00eb influencuesi gjeneron, specifikisht nga sa her\u00eb postimet u shfaqen ndjek\u00ebsve n\u00eb ekran gjat\u00eb nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb produkti t\u00eb pasqyroj\u00eb audienc\u00ebn e influencuesit; p.sh., nj\u00eb modele nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr reklamimin e produktit p\u00ebr bebe, pasi audiencat duhet t\u00eb p\u00ebrputhen p\u00ebr t\u00eb maksimizuar efektivitetin, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>Pagesat p\u00ebr influencer\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>\u2013 Foto e vetme n\u00eb Instagram<br \/>\nShpesh p\u00ebrdoret p\u00ebr promovime t\u00eb shpejta dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb produkteve ose sh\u00ebrbimeve. \u00c7mimi fillon nga 50 euro dhe rritet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb audienc\u00ebs dhe nivelit t\u00eb angazhimit.<\/p>\n<p>\u2013 Story t\u00eb sponsorizuar<br \/>\nNj\u00eb nga format m\u00eb popullore, pasi lejon komunikim t\u00eb shpejt\u00eb dhe interaktiv me ndjek\u00ebsit. Pagesat variojn\u00eb zakonisht nga 50 deri n\u00eb 150 euro p\u00ebr nj\u00eb story, me mund\u00ebsi shtes\u00eb n\u00ebse p\u00ebrfshihet edhe link drejt produktit ose nj\u00eb seri storiesh.<\/p>\n<p>\u2013 Reels \/ Video t\u00eb shkurtra<br \/>\nSh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar produktin n\u00eb veprim, duke gjeneruar m\u00eb shum\u00eb shikueshm\u00ebri organike. \u00c7mimi zakonisht \u00ebsht\u00eb 100 deri n\u00eb 500 euro, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ides\u00eb kreative, koh\u00ebzgjatjes s\u00eb videos dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>\u2013 Paketa t\u00eb plota (postime + reels + story)<br \/>\nP\u00ebr fushata t\u00eb strukturuara marketingu, kompanit\u00eb zgjedhin paketa t\u00eb kombinuara q\u00eb ofrojn\u00eb ekspozim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. K\u00ebto paketa mund t\u00eb arrijn\u00eb mbi 5 000 euro, sidomos kur p\u00ebrfshihet nj\u00eb figur\u00eb publike e njohur ose kur bashk\u00ebpunimi zgjat p\u00ebr disa jav\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Faktor\u00ebt q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb pages\u00eb<br \/>\n\u00c7mimet nuk varen vet\u00ebm nga numri i ndjek\u00ebsve, por m\u00eb shum\u00eb nga angazhimi real q\u00eb gjeneron influencuesi (p\u00eblqime, komente, shp\u00ebrndarje) dhe p\u00ebrputhja e produktit me audienc\u00ebn e tij. Nj\u00eb audienc\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb dhe e besueshme \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb suksessh\u00ebm.<a href=\"https:\/\/monitor.al\/nga-like-te-ligji-audienca-33-milione-euro-e-vip-ave-te-rrjeteve-sociale\/\">\/Monitor<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/30\/nga-like-te-ligji-audienca-33-milione-euro-e-vip-ave-te-rrjeteve-sociale\/\">Nga \u201clike\u201d te ligji, audienca 33 milion\u00eb euro e VIP-ave t\u00eb rrjeteve sociale!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rrjetet sociale shqiptare, \u00e7do m\u00ebngjes fillon me nj\u00eb \u201dstory\u201d. Nj\u00eb kafe n\u00eb drit\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, nj\u00eb \u201cunboxing\u201d, nj\u00eb urim me z\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr ndjek\u00ebsit, nj\u00eb bashk\u00ebpunim i koduar si dashuri e sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb produkt t\u00eb ri. N\u00eb sip\u00ebrfaqe, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ritual modern, nj\u00eb form\u00eb komunikimi e p\u00ebrditshme, intime dhe e pad\u00ebmshme. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37968","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37968\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}