{"id":37904,"date":"2025-08-29T17:48:19","date_gmt":"2025-08-29T17:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/29\/baleti-per-te-kaluar-oqeanin-roli-i-shba-ne-politiken-shqiptare\/"},"modified":"2025-08-29T17:48:19","modified_gmt":"2025-08-29T17:48:19","slug":"baleti-per-te-kaluar-oqeanin-roli-i-shba-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/29\/baleti-per-te-kaluar-oqeanin-roli-i-shba-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"Baleti p\u00ebr t\u00eb kaluar oqeanin: Roli i SHBA n\u00eb politik\u00ebn shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb mitike e viteve 50 e napolitanit Renato Carosone i ka q\u00ebndruar koh\u00ebs edhe sot, mjaft popullore kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTu voo\u2019 fa\u2019 l\u2019american, ma e sorde de Camel, chi te li da? La borsetta di mamma\u201d (Do t\u00eb b\u00ebsh amerikanin, po parat\u00eb e cigareve kush t\u2019i jep? \u00c7anta e mamit) Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb filozofike e mesazhit q\u00eb p\u00ebrhap kjo k\u00ebng\u00eb, e cila i ka rezistuar koh\u00ebs.<\/p>\n<p>E cila duket sikur i drejtohet nj\u00eb s\u00ebre t\u00eb zhurmshme q\u00eb po shtohen k\u00ebto koh\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb katolik se Papa, duke mos l\u00ebn\u00eb gj\u00eb pa i shar\u00eb George Sorrosit dhe t\u00eb birit Alex-it. Prej koh\u00ebsh tashm\u00eb, n\u00eb rrjetet tona ka nj\u00eb tabjat t\u00eb pasur sharjesh nga m\u00eb t\u00eb frikshmet q\u00eb i drejtohen familjes s\u00eb njohur hebreo-amerikane.<\/p>\n<p>Madje jan\u00eb krijuar dhe \u201cshkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb kompletuar\u201d q\u00eb rendisin p\u00ebrfundimet e \u201cdijeve\u201d t\u00eb tyre mbi sorosologjin\u00eb, ku p\u00ebrshkruhet familja n\u00eb fjal\u00eb m\u00eb keq se Verzevuli n\u00eb Sk\u00ebterr\u00eb.<\/p>\n<p>Roli i Soros n\u00eb SHBA<\/p>\n<p>E gjitha kjo nuk ka asnj\u00eb lidhje me pasionin e madh t\u00eb k\u00ebtyre personave me teorit\u00eb e nxjerra n\u00eb SHBA n\u00eb lidhje me Sorosin dhe sorroizmin. Kjo ndodh, si nj\u00eb rrug\u00eb qorre p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb frustrimin politik, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb ideologjin\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ideologji inati, e cila edhe pse l\u00ebvrohet nga mjaft njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb poste, apo edhe nga militant\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ajo u lind dhe u ngjiz nga lart. Si nj\u00eb alibi e past\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndaluar, bllokuar e d\u00ebshtuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi e krijimin e SPAK, q\u00eb u b\u00eb me mb\u00ebshtetjen primare t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Soros (i vjetri dhe i biri), p\u00ebrve\u00e7se sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe filantrop\u00eb, jan\u00eb aktor\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb politik\u00ebn amerikane. Prej vitit 2016 kur Donald Trump u zgjodh president n\u00eb mandatin e par\u00eb, Soros, nisi nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb grupve politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs radikale n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Grupe, t\u00eb cilat ishin deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pa nj\u00eb pesh\u00eb specifike n\u00eb politik\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, por ekzistonin si z\u00ebra t\u00eb margjinalizuar social e politik n\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta dhe territore specifike.<\/p>\n<p>K\u00ebto grupe, jan\u00eb aktivist\u00ebt radikal\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb me ngjyr\u00eb, aktivist\u00ebt e grupeve radikale t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, grupe minoritare komunitetesh t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsive gjinore apo si\u00e7 quhen LGBTQ e shkronja t\u00eb tjera q\u00eb i shtoheshin \u00e7do vit, emigrant\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo l\u00ebvizje politike ndodhi pas humbjes s\u00eb hidhur t\u00eb Hillary Clintonit n\u00eb 2016, ku edhe pse mori vot\u00ebn popullore, ajo humbi n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs \u201cs\u00eb brendshme\u201d q\u00eb em\u00ebrtohet si \u201cRust Bel\u201d, ku p\u00ebrfshihen shtetet e Pennsylvania, West Virginia, Ohio, Indiana, Michigan, Illinois, Wisconsin, si dhe pjes\u00eb e shtetit t\u00eb New Yorkut.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shtete tradicionalisht demokrate, pasi zhvillimi i madh industrial i tyre b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb madhe pun\u00ebtore, e cila ishte determinante n\u00eb votime(q\u00eb n\u00eb SHBA ka disa llojesh) e nuk preferonin q\u00eb t\u00eb votonin p\u00ebr republikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Donald Trump, kur vendosi t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, me nj\u00eb grup mjaft t\u00eb aft\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebsh politik\u00eb vendos\u00ebn ta rr\u00ebzonin ekuilibrin e vjet\u00ebr elektoral n\u00eb SHBA, duke rritur numrin e votuesve nga ekstremet, apo t\u00eb margjinalizuar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk votonin. P\u00ebrjashto ndonj\u00eb sherif ekstremist, gjykat\u00ebs konservator, apo kongresmen garip.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb operacion kirurgjikal t\u00eb nisur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, ekipi me disa nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb politolog\u00ebve amerikan\u00eb, b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb armat\u00eb gjigande elektorale nga qoshet m\u00eb t\u00eb margjinalizuara t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Armat\u00eb e cila p\u00ebrmbante prej adhuruesve t\u00eb Ku klus Klanit, konspiracionist\u00ebve t\u00eb \u00e7artur, ekstremist\u00ebve t\u00eb arm\u00ebve, e \u00e7far\u00ebdolloj sekti, pacifist, antiglobalist\u00eb, majtist\u00eb t\u00eb irrituar me demokrat\u00ebt, pakrikant\u00eb fanatik\u00eb fetar\u00eb, radikal\u00eb e t\u00eb frustruar nga e gjith\u00eb Amerika.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt u mobilizuan n\u00eb nj\u00eb korpus elektoral, i cili sot ka pushtuar Grand Old Party, si\u00e7 i th\u00ebrrastin Partis\u00eb Republikane dhe b\u00ebjn\u00eb ligjin kudo. Ky korpus elektoral quhet MAGA (Make America Great Again). Ata e konsiderojn\u00eb veten ultrakonservator\u00eb, edhe pse shumica nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me konservatorizmin.<\/p>\n<p>Ky korpus elektoral nisi t\u00eb ngjizet pas fitores s\u00eb Barack Obama-s n\u00eb 2008-n, i cili mobilizoi numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave prej pasluft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb zgjedhjet Presidenciale.<\/p>\n<p>Obama, me an\u00eb t\u00eb kontributit t\u00eb financuesve t\u00eb m\u00ebdhenj, ku Soros ka nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, por nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ai, arrit\u00ebn t\u00eb mobilizojn\u00eb grupe radikale t\u00eb majta si Occupy Wall Street, q\u00eb mbahen mend p\u00ebr trazirat n\u00eb kompanit\u00eb dhe bankat e m\u00ebdha, duke sulmuar  gjigand\u00ebt ekonomik\u00eb shum\u00ebkomb\u00ebshe.<\/p>\n<p>Ishin t\u00eb majt\u00ebt radikal\u00eb, q\u00eb t\u00eb par\u00ebt mor\u00ebn flamurin e antiglobalizmit, q\u00eb prej fundit t\u00eb shekullit 20, ku digjnin me zjarr e me hekur sheshet ku mblidhej Organizata Bot\u00ebrore e Treg\u00ebtis\u00eb apo takimet e G7-s, ku u involvua edhe e majta radikale europiane n\u00eb shtetet e kontinentit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebta radikal\u00eb t\u00eb majt\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb demonstatat e dhunshme n\u00eb Genova t\u00eb G7-s, pas disa viteve u b\u00eb kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb dhe quhet Alexis Tsipras.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet amerikane t\u00eb vitit 2020, nj\u00eb rol kryesor n\u00eb rritjen e votave p\u00ebr kandidatin demokrat Joe Biden kishin kauzat e njer\u00ebzve me ngjyr\u00eb, ku grupi Black Live Matter luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sidomos pas vdekjes s\u00eb George Floyd, nd\u00ebrsa po ndalohej nga policia.<\/p>\n<p>Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, pasi pati nj\u00eb mobilizim t\u00eb papar\u00eb deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb grupeve radikale dhe minoritare t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs. T\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas arrit\u00ebn t\u00eb ken\u00eb fuqi potenciale n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, n\u00eb krahasim me grupet e tjera t\u00eb interesit apo fraksionet tradicionale politike. Jo m\u00eb kot Barack Obama \u00ebsht\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite politikani m\u00eb influent brenda Partis\u00eb Demokratike Amerikane, ngaq\u00eb ka p\u00ebrkrahje n\u00eb grupet radikale, minoritare dhe identitare.<\/p>\n<p>Grupet identitare dhe organizatat radikale, q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb aktivitetin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje e financime. T\u00eb cilat i procedon kryesisht trusti financiar i Soros. Pik\u00ebrisht dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Donald Trump e konsideron George Soros si kund\u00ebrshtarin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb politik t\u00eb tij. Dhe p\u00ebr ta justifikuar sulmin e tij, e ka demonizuar kund\u00ebrshtarin e tij me narracione nga m\u00eb t\u00eb frikshmet, pasi baza e MAGA vdes p\u00ebr armiq dhe sh\u00ebnjestra p\u00ebr t\u2019i gjuajtur. Duke shpikur k\u00ebshtu legjenda me vapir\u00eb, pedofil\u00eb dhe p\u00ebrbindsha, n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb propaganda q\u00eb ka kaluar \u00e7do cak. Kaq \u00ebsht\u00eb e gjitha, \u00ebsht\u00eb politik\u00eb e brendshme amerikane, q\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb vend super t\u00eb madh, super t\u00eb zhvilluar dhe me institucione t\u00eb forta demokratike dhe zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb e gjitha kjo, politika e jashtme amerikane nuk ndryshon n\u00eb thelbin e saj nga ndryshimet e administrat\u00ebs, thjeshte ndryshojn\u00eb tonalitetet e teatralitetit t\u00eb k\u00ebsaj politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar m\u00eb qart\u00eb: Donald Trump kur ishte President n\u00eb mandatin e par\u00eb, i dha Ukrain\u00ebs at\u00ebher\u00eb sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ndihm\u00ebs ushtarake. Duke p\u00ebrfshir\u00eb raketat Javelin. Arsenal q\u00eb m\u00eb pas Ukraina e p\u00ebrdori n\u00eb luft\u00ebn e eg\u00ebr me Rusin\u00eb, e cila tentoi ta pushtoj\u00eb edhe Kievin n\u00eb veri, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs lindore dhe jugore. Luft\u00eb e cila filloi me Presidentin Biden.<\/p>\n<p>Donald Trump nisi negociatat sekrete me taleban\u00ebt n\u00eb Afganistan, duke shtruar rrug\u00ebn e largimit t\u00eb SHBA nga atje. Akt q\u00eb e kreu Presidenti Joe Biden. Trump n\u00eb mandatin e par\u00eb kishte prioritet p\u00ebrballjen strategjike me Kin\u00ebn, e cila vijoi edhe gjat\u00eb mandatit t\u00eb Biden. N\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb Biden, administrate e CIA, Pentagonit dhe Siguris\u00eb Komb\u00ebtare arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta shk\u00ebputur Rusin\u00eb nga Kina, duke nisur negociatat me Putinin. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb fluturuan n\u00eb Mosk\u00eb personazhet t\u00eb njohur t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret dhe aarateve amerikane. Gj\u00eb q\u00eb m\u00eb pas u shty nga Trump tani n\u00eb mandatin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Po le t\u00eb vijm\u00eb te Shqip\u00ebria. SHBA, menj\u00ebher\u00eb pas firmosjes s\u00eb partneritetit strategjik me Shqip\u00ebrin\u00eb, nisi k\u00ebtu nj\u00eb investim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb, duke e par\u00eb jo vet\u00ebm territorin, por edhe shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb territoret shtet\u00ebror si aleat\u00eb strategjik\u00eb.<\/p>\n<p>Ambasada e SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb mjaft e madhe n\u00eb lidhje me popullsin\u00eb, pasi aty punojn\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm diplomat\u00ebsh e ekspert\u00ebsh t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha fushave. SHBA hyri n\u00eb Shqip\u00ebri me investime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb siguri, n\u00ebp\u00ebrmjet agjencive t\u00eb saj t\u00eb specializuara si Pentagoni, CIA etj, duke ngritur nj\u00eb partneritet t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzor dhe logjistik t\u00eb madh. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri aktiviteti u rrit me Fondin e Nd\u00ebrmarrjeve, q\u00eb u krijuar nga presidenti Bill Clinton, IFDC-ja, USAID, q\u00eb u vijua m\u00eb pas me ICITAP-in, misionin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar policin\u00eb shqiptaret dhe forcat e Siguris\u00eb. OBDAT p\u00ebr t\u00eb ndihmuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe u b\u00eb determinant n\u00eb hartimin e reofrm\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe ngritjen e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si SPAK, GJKKO, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e lart\u00eb etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek politika shqiptare, pasi kjo \u00ebsht\u00eb kle\u00e7ka m\u00eb e madhe. SHBA, gjat\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit Bush (i vjetri), kishte prioritet kryesor rr\u00ebzimet e regjimeve komuniste. Rr\u00ebzimi i Murit t\u00eb Berlinit dhe r\u00ebnia e Perandoris\u00eb Sovjetike ndodhi n\u00eb mesin e mandatit t\u00eb tij, \u00e7ka konsiderohej edhe si nj\u00eb bonus i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin e dyt\u00eb. Marr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vet\u00ebm nga mesi i vitit 1991 deri n\u00eb zgjedhjet e vitit 1992, ka pasur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr nj\u00eb ndryshim politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Q\u00eb u vu re qart\u00eb edhe me p\u00ebrfshirjen n\u00eb disa raste t\u00eb ambasadorit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm William Ryerson n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Administrata e Bushit t\u00eb madh, mb\u00ebshteti hapur udh\u00ebheqjen e re t\u00eb vendit q\u00eb erdhi nga PD, pasi ishte dialektike nj\u00eb aksion i till\u00eb. Por m\u00eb von\u00eb, sidomos me ardhjen n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb t\u00eb Presidentit Bill Clinton n\u00eb janar 1993, pati nj\u00eb affirm t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs amerikane edhe me socialist\u00ebt dhe forcat e tjera t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb PD-s\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga politikan\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb PS, PSD e PAD shkuan n\u00eb SHBA, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb trajnime, takime apo aktivitete t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb pyetja shtorohet, a ka ndihmuar direkt SHBA politikan\u00eb nga Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 1993, pak or\u00eb para arrestimit, Fatos Nano, lider i opozit\u00ebs socialiste mbajti nj\u00eb fjalim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb sall\u00ebn e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve me mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb partis\u00eb. Aty ai akuzoi ambasadorin e SHBA Ryerson dhe diplomatin Chris Hill se kan\u00eb gisht n\u00eb montimin e akuz\u00ebs ndaj tij. Akuz\u00eb q\u00eb Chris Hill e ka kund\u00ebrshtuar prerazi gjat\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb ju b\u00eb nga Ilva Tare, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb emisionin e saj. Fatos Nano, n\u00eb vitin 2004, hyri n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb si Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, i ftuar nga George Bush(I biri).<\/p>\n<p>SHBA nuk ka pasur preferenc\u00eb apo politikan\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb Shqip\u00ebri, megjithat\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb karrier\u00eb, kan\u00eb pasur mb\u00ebshtetjen e SHBA.<\/p>\n<p>Sali Berisha nuk do t\u00eb vinte kurr\u00eb n\u00eb pushtet n\u00ebse nuk do t\u00eb kishte mb\u00ebshtetjen e SHBA n\u00eb vitin 1992. N\u00eb vitin 2005, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb SHBA edhe pse nuk mb\u00ebshteti hapur ask\u00ebnd, ishte e mendimit se vendi kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndryshim politik, ku t\u00eb qeverisnin me koalicion e bashk\u00ebpunim disa forca politike. N\u00eb vitin 1997, SHBA ka p\u00ebrkrahur ndryshimin politik q\u00eb solli r\u00ebnien e Sali Berish\u00ebs dhe ardhjen e socialist\u00ebve n\u00eb pushtet. SHBA ka nxitur ardhjen e politikan\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb qeverisje si Pandeli Majko apo Ilir Meta, por jo se ka pasur nj\u00eb preferenc\u00eb personale.<\/p>\n<p>Si\u00e7 n\u00eb 2013, SHBA ka mb\u00ebshtetur fort r\u00ebnien e Sali Berish\u00ebs dhe ardhjen e Edi Ram\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin e saj n\u00eb lidhje me temperaturat politike dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, SHBA e ka krijuar gjithmon\u00eb duke pasur nj\u00eb panoram\u00eb perfekte t\u00eb njohjes dhe matjes s\u00eb pulsit t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb vend. Sipas t\u00eb gjitha gjasave, SHBA, p\u00ebrkat\u00ebsisht ambasada e saj n\u00eb Tiran\u00eb, apo edhe zyra e posa\u00e7me n\u00eb Uashington, jan\u00eb njoh\u00ebset m\u00eb t\u00eb sakta t\u00eb sondimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare deri n\u00eb cepat e saj m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, pasi kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fuqi planetare, e cila nuk \u00ebsht\u00eb kot lideri bot\u00ebror n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. N\u00eb lidhje me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr shembull, SHBA ka pasur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb nj\u00eb mat\u00ebs preciz t\u00eb perceptimit popullor, q\u00eb sipas gjasave e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe p\u00ebr politik\u00ebn dhe klas\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Sali Berisha ka qen\u00eb njeriu m\u00eb i p\u00ebrkrahur nga SHBA p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe, por mb\u00ebshtetja ju nd\u00ebrpre, pik\u00ebrisht kur ai ka c\u00ebnuar parimet e partneritetit dhe filozofin\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Kur Yuri Kim doli n\u00eb oborrin e PD-s\u00eb me t\u00eb famshmen fraz\u00eb t\u00eb \u201cbarit\u201d, ai q\u00ebndrim nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb opinion i mir\u00ebmenduar i qeveris\u00eb s\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb ndihmuar opozit\u00ebn shqiptare. Nj\u00eb opinion q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga matja kirurgjikale e perceptimit popullor.<\/p>\n<p>Sali Berisha s\u00eb bashku me Ilir Met\u00ebn, tentuan gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb ta kthejn\u00eb betej\u00ebn e tyre \u00ebr t\u00eb mos ndodhur ato q\u00eb ndodh\u00ebn, si nj\u00eb \u201cbetej\u00eb p\u00ebr sovranitet\u201d kund\u00ebr SHBA. Nj\u00eb betej\u00eb, e cila ishte e humbur q\u00eb n\u00eb fillim dhe nuk ka ndryshuar n\u00eb asnj\u00eb faz\u00eb perceptimin popullor, sidomos at\u00eb t\u00eb votuesve t\u00eb opozit\u00ebs dhe Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Pasi humbi keqas k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, Sali Berisha ndryshoi g\u00ebzof dhe tentoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb trumpistin, duke lobuar fort n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb hequr Non Grata-n, si dhe duke marr\u00eb si konsulent nj\u00eb strategjist elektoral t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb Trump. Duke paguar miliona USD.<\/p>\n<p>Dhe nisi t\u00eb bombardoj\u00eb opinionin q\u00eb ardhja e Trump do t\u00eb largoj\u00eb edhe Edi Ram\u00ebn, madje q\u00eb n\u00eb janar. Kaluan muaj dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ndodhi por Rama mori mandatin e kat\u00ebrt. Ja nis\u00ebn prap\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se Trump nuk e ka njohur 11 majin dhe pushtetin q\u00eb doli nga zgjedhjet. Edhe pse DASH hartoi nj\u00eb deklarat\u00eb superkorrekte kur tha q\u00eb \u201cp\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb popullin shqiptar p\u00ebr vot\u00ebn e 11 majit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas certefikimit zyrtar t\u00eb zgjedhjeve, diplomatja e par\u00eb e SHBA n\u00eb Tiran\u00eb takon Edi Ram\u00ebn. Filluan sulmet dhe ndaj saj, e kushedi sa avaze t\u00eb tjera do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur alibira. Gjithsesi fakt \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse SHBA nuk e do nj\u00eb pushtet t\u00eb caktuar n\u00eb Shqip\u00ebri, por  edhe vendet e tjera mike t\u00eb saj, i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb  e mjetet p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb e p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb.\/TEMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/baleti-per-te-kaluar-oqeanin-roli-i-shba-ne-politiken-shqiptare\/\">Baleti p\u00ebr t\u00eb kaluar oqeanin: Roli i SHBA n\u00eb politik\u00ebn shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb mitike e viteve 50 e napolitanit Renato Carosone i ka q\u00ebndruar koh\u00ebs edhe sot, mjaft popullore kudo n\u00eb bot\u00eb. \u201cTu voo\u2019 fa\u2019 l\u2019american, ma e sorde de Camel, chi te li da? La borsetta di mamma\u201d (Do t\u00eb b\u00ebsh amerikanin, po parat\u00eb e cigareve kush t\u2019i jep? \u00c7anta e mamit) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37904","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37904","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37904"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37904\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37904"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37904"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37904"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}