{"id":37888,"date":"2025-08-29T15:48:21","date_gmt":"2025-08-29T15:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/29\/shoku-enver-do-jape-doreheqjen-zbulohet-dokumenti-i-sigurimit-per-konferencen-e-tiranes-ne-56-en-cfare-ndodhi-ne-plenumin-e-komitetit-qendror\/"},"modified":"2025-08-29T15:48:21","modified_gmt":"2025-08-29T15:48:21","slug":"shoku-enver-do-jape-doreheqjen-zbulohet-dokumenti-i-sigurimit-per-konferencen-e-tiranes-ne-56-en-cfare-ndodhi-ne-plenumin-e-komitetit-qendror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/29\/shoku-enver-do-jape-doreheqjen-zbulohet-dokumenti-i-sigurimit-per-konferencen-e-tiranes-ne-56-en-cfare-ndodhi-ne-plenumin-e-komitetit-qendror\/","title":{"rendered":"\u2018Shoku Enver do jap\u00eb dor\u00ebheqjen\u2019, zbulohet dokumenti i Sigurimit, p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb \u201956-\u00ebn! \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Plenumin e Komitetit Qendror"},"content":{"rendered":"<p>Konferenca e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb rrethit t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila i zhvilloi punimet nga data 14, deri m\u00eb 19 prill t\u00eb vitit 1956, u mbajt n\u00ebn frym\u00ebn e kongresin e XX-t\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik t\u00eb udh\u00ebhequr nga Nikita Hrushovi, q\u00eb ishte zhvilluar n\u00eb shkurtin e atij viti, ku udh\u00ebheq\u00ebsit e rinj t\u00eb Kremlinit, d\u00ebnuan kultin e Stalinit dhe krimet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga udh\u00ebheqja kryesore e Partis\u00eb. Ashtu si\u00e7 dihet tashm\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb, u mobilizuan totalisht, duke goditur e d\u00ebnuar t\u00eb gjitha ata q\u00eb kishin diskutuar apo ngritur z\u00ebrin n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, p\u00ebr kultin e individit dhe privilegjet e udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb, kryesisht atyre q\u00eb banonin n\u00eb lagjen e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb re, t\u00eb quajtur \u201cBllok\u201d.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas mbarimit t\u00eb konferenc\u00ebs, me porosi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb n\u00ebn drejtimin e Hysni Kapos, hartoi nj\u00eb list\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin diskutuar apo b\u00ebr\u00eb pyetje gjat\u00eb konferenc\u00ebs, \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me vij\u00ebn e Partis\u00eb\u201d, duke i konsideruar \u201celement\u00eb antiparti\u201d, ku m\u00eb kryesor\u00ebt ishin; P\u00ebllumb Dishnica, Hulusi Spahiu, Pajo Islamaj, Niazi Jaho, Nesti Zoto, Vehip Demi, Pe\u00e7o Fidhi, Vandush Vin\u00e7ani, Ihsan Budo, Iljaz Ahmeti, Taho Sejko, etj..<\/p>\n<p>Enver Hoxha dhe udh\u00ebheqja e lart\u00eb e PPSH-s\u00eb, nuk u mjaftua vet\u00ebm me d\u00ebnimin e 21 personave q\u00eb u akuzuan si \u201celement\u00eb antiparti\u201d, t\u00eb cil\u00ebt u burgos\u00ebn apo u internuan, por e vazhduan luft\u00ebn dhe spastrimet ndaj \u201celement\u00ebve antiparti\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjetur inspiruesit e v\u00ebrtet\u00eb dhe ata q\u00eb mendohej se fshiheshin pas atyre q\u00eb kishin diskutuar n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb. E gjitha kjo b\u00ebhej, edhe si nj\u00eb parap\u00ebrgatitje n\u00eb prag t\u00eb kongresit t\u00eb III-t\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb zhvillonte punimet n\u00eb n\u00ebntorin e atij viti. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, kjo gj\u00eb b\u00ebhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor me sigl\u00ebn \u201csekret\u201d q\u00eb po publikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, i cili mban dat\u00ebn 9 gusht 1956, ku Sigurimi i Shtetit, vazhdonte ndjekjen, p\u00ebrgjimet dhe hetimet, ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre kuadrove komunist\u00eb, etj., p\u00ebr t\u00eb zbuluar e d\u00ebnuar \u201corganizator\u00ebt\u201d e Konferenc\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe ata q\u00eb e kishin mb\u00ebshtetur apo solidarizuar me t\u00eb.<\/p>\n<p>DOKUMENTI SEKRET I GUSHTIT 1956, ME KOMUNIKAT\u00cbN OPERATIVE T\u00cb MINISTRIS\u00cb S\u00cb PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME, LIDHUR ME REAGIMET E DISA KUADROVE E KOMUNIST\u00cbVE, NDAJ KONFERENC\u00cbS S\u00cb TIRAN\u00cbS<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb                                      SEKRET<\/p>\n<p>MINISTRIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME                                  Tiran\u00eb, m\u00eb 9.VIII.1956<\/p>\n<p>DREJTORIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME<\/p>\n<p> -Ana e Sigurimit-<\/p>\n<p> -132<\/p>\n<p>Landa: Komunikat\u00eb Operative, dat\u00eb 9. VIII. 1956<\/p>\n<p>MINISTRIS\u00cb S\u00cb PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME<\/p>\n<p>Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Major Petro Vidhima, njofton organizat\u00ebn baz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb t\u00eb M.L.K.A. se kishte m\u00ebsuar nga an\u00ebtari i Partis\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj organizate, kapiten Thoma Godelli, se sipas Thomajt, do t\u00eb mblidhej plenumi i Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb Pun\u00ebs Shqip\u00ebris\u00eb, se do t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nj\u00eb i madh. K\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Thomait ja kishte th\u00ebn\u00eb Pandeli Skrami, profesor n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cSk\u00ebnderbeg\u201d.<\/p>\n<p>Pandeli Skrami, gjat\u00eb pyetjeve n\u00eb hetuesi p\u00ebr disa or\u00eb, nuk pranoj asgj\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb, duke u ballafaquar me kapiten Thoman\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deklaroj:<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 23 korrik, me kapiten Thoman\u00eb, kam biseduar se s\u00eb shpejti do t\u00eb mblidhet plenumi i Komitetit Qendror dhe atje do t\u00eb bisedohet p\u00ebr dor\u00ebheqjen e nj\u00eb nga kuadrove kryesor\u00eb t\u00eb Partis\u00eb, p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00ebra tha Pandeliu, i kam d\u00ebgjuar nga Lili Naska, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb profesion kafexhi privat, ish-oficer i Xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Zogut.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb Lilit, deklaroj se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se i kam th\u00ebn\u00eb profesor Pandeli Skramit, se si\u00e7 kam d\u00ebgjuar, do t\u00eb mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror dhe do t\u00eb ket\u00eb ndryshime, mbasi shoku Enver Hoxha, do t\u00eb caktohet me pun\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>K\u00ebto gj\u00ebra tha Lili, i kam m\u00ebsuar nga Avni G., i cili m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se Gjeneral-major Tahir Kadareja ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe tani do t\u00eb mblidhet Plenumi dhe do t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb qeveri. Avni Goxhi, nga Golemi i Kurveleshit, sot motorist, p\u00ebr nj\u00eb k aka qen\u00eb xhandar i Zogut, ish-B.p. i organeve t\u00eb Sigurimit, i p\u00ebrjashtuar si i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga deponimet e Avniut, del se fjal\u00ebt i kam m\u00ebsuar nga dy burime. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb thot\u00eb Avniu, se un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb Lili Nask\u00ebs dhe k\u00ebto un\u00eb i kam m\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:<\/p>\n<p>Nj\u00eb far\u00eb Saliko Civili nga Gjirokastra, m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb se kishte marr\u00eb vesh se, Gjeneral-major Tahir Kadareja, u shkarkua nga detyra, kurse disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, i quajturi Ali Bajram Karaj, q\u00eb punonim n\u00eb nj\u00eb kantier me t\u00eb, dhe e njeh si person, por nuk ka shoq\u00ebri t\u00eb shumt\u00eb me t\u00eb, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb mblidhet Plenumi i Komitetit Qendror dhe shoku Enver Hoxha do t\u00eb shkarkohet, si dhe tre apo kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ali Bajram Karaj nga Preza dhe banues prej koh\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb, i d\u00ebnuar n\u00eb vitin 1951, me 6 muaj burg politik p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, n\u00eb pyetjet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb dhe nga ballafaqimet me Avni Goxhi, nuk pranon n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Ali Karajt, Avni Goxhi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb, Ali Karaj, pranoi se i kishte th\u00ebn\u00eb Avniut, kur ky m\u00eb pyeti se \u00e7far\u00eb kemi, ky i ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Hungari \u00ebsht\u00eb mbledhur Komiteti Qendror dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime, si n\u00eb Parti, ashtu dhe n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Avniu i ka th\u00ebn\u00eb; po k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7far\u00eb do t\u00eb kemi? Aliu i ka th\u00ebn\u00eb se edhe k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb mblidhet plenumi i Komitetit Qendror dhe patjet\u00ebr do t\u00eb ket\u00eb ndryshime n\u00eb parti dhe n\u00eb Qeveri, pa i caktuar personat se kush do ulej dhje kush do ngrihej.<\/p>\n<p>K\u00ebto gj\u00ebra deponon Aliu, un\u00eb ja kam th\u00ebn\u00eb nga vetja time, duke shikuar ndryshimet q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb vendet e demokracive popullore. Ali Karaj \u00ebsht\u00eb ndaluar nga ana jon\u00eb dhe me t\u00eb po vazhdon hetuesia e rregullt.\/ Memorie.al<\/p>\n<p>N\u00cb MUNGES\u00cb T\u00cb DREJTORIT DHE ME AUTORIZIM T\u00cb TIJA<\/p>\n<p>ZV. DREJTORI I PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME<\/p>\n<p>Major Manol Milo\/Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/shoku-enver-do-jape-doreheqjen-zbulohet-dokumenti-i-sigurimit-per-konferencen-e-tiranes-ne-56-en-cfare-ndodhi-ne-plenumin-e-komitetit-qendror\/\">\u2018Shoku Enver do jap\u00eb dor\u00ebheqjen\u2019, zbulohet dokumenti i Sigurimit, p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb \u201956-\u00ebn! \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb Plenumin e Komitetit Qendror<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konferenca e Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb rrethit t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila i zhvilloi punimet nga data 14, deri m\u00eb 19 prill t\u00eb vitit 1956, u mbajt n\u00ebn frym\u00ebn e kongresin e XX-t\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Bashkimit Sovjetik t\u00eb udh\u00ebhequr nga Nikita Hrushovi, q\u00eb ishte zhvilluar n\u00eb shkurtin e atij viti, ku udh\u00ebheq\u00ebsit e rinj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-37888","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37888\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}